♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mungesa e testosteronit,e lidhur me obezitetin

2 posters

Shko poshtė

Mungesa e testosteronit,e lidhur me obezitetin Empty Mungesa e testosteronit,e lidhur me obezitetin

Mesazh nga Tetovarja Sun Nov 23, 2008 2:33 pm

Sindroma e mungesės sė testosteronit, ėshtė njė nga shqetėsimet e meshkujve pas moshės 45 vjeē. Ndryshimet hormonale qė ndodhin me kalimin e viteve, bėhen shkak pėr shfaqjen e mjaft shqetėsimeve qė pėrkufizohen me atė qė njihet si “andropauzė”. Ku shqetėsimi mė i parė qė shfaqet ėshtė obeziteti, qė dihet qė ndikon nė njė sėrė sėmundjesh tė tjera, serioze pėr jetėn. Po ēfarė mund tė bėhet pėr trajtimin e kėtyre shqetėsimeve dhe a pėrbėn rrezik injektimi i testosteronit, qė ėshtė mėnyra mė e mirė kurative:
Doktor, ēfarė ėshtė sindroma e mungesės sė testosteronit?
Sindroma e deficitit tė testosteronit apo siē njihet TDS ėshtė njė sindrom klinik e biokimik, qė rezulton nė uljen domethėnėse tė cilėsisė sė jetės sė njė mashkulli dhe prek funksionin e sistemeve tė shumė organeve tė trupit. TDS karakterizohet nga ulja e testosteronit dhe e hormoneve tė tjera dhe shoqėrohet me ndryshime nė indeksin e masės trupore, obezitet, osteoporozė, gjumė dhe ērregullime tė humorit,
Si ndikon ky sindromė nė obezitet?
Obeziteti mendohet tė jetė i pari ndryshim qė ndodh me shfaqjen e deficitit tė testosteronit, mbasi adipocitet (qeliza) sekretojnė leptinėn, qė rezulton nė njė rėnie tė testosteronit. Sindromi metabolik (HTA + Hiperlipidemia + D.M TIP II) ndėrthuren me TDS). Veē kėsaj ėshtė parė se obeziteti dhe rritja e testosteronit qė ai sjell, shoqėrohet me njė risk tė lartė pėr kancer tė prostatės te meshkujt, qė kanė vlera tė testosteronit mė pak se 200 mg/dl (6.9 nmol/l). Eshtė parė se kėta kanė 2 herė mė tė shtuar riskun pėr vdekje, 3 herė mė tė shtuar riskun pėr vdekje nga kanceri dhe dy herė mė shumė riskun e vdekjes nga probleme kardiovaskulare, pėr njė periudhė 17-vjeēare, nė krahasim me atė me nivel testosteroni 410-509 mg/dl (14.2-17.7 mol/l).
Ēfarė duhet tė bėhet sapo shfaqen problemet me deficitin e testosteronit?
Sė pari, rekomandohet tė bėhen analiza e gjakut, qė bėn tė mundur pėrcaktimin e nivelit tė testosteronit. Vlera ndėrmjet 12 dhe 15 n.mol/l, konsiderohen normale. Ndėrsa vlerat nėn 12 n.mol/l duhet trajtuar nėse janė prezent simptomat tipike tė mungesės sė testosteronit. Veē analizave tė gjakut duhen bėrė: urinė komplet, uroculturė, PSA-testosteroni, spermograma, analizat e mėlēisė, lipidograma, echo e prostatės dhe testeve. Kjo bėhet pėr tė parė nivelet e tyre dhe korrigjuar nivelet e testosteronit.
Ēfarė rekomandohet nė kėto raste, pėr trajtimin e problemit?
Meshkujt qė kanė probleme tė tilla rekomandohet tė trajtohen me injeksion depo ēdo 3 muaj (Nebido), qė ėshtė mėnyra mė moderne e trajtimit tė kėtij problemi. Avantazhi i tij ėshtė fakti qė niveli i testosteronit nė gjak, mbetet nė nivele normale pėr rreth 12 javė. Nė kėtė mėnyrė janė tė mjaftueshme vetėm 4 injeksione nė vit. Pėrgjatė 3 mujorit pas injeksionit mashkulli fiton me tepėr konfidencė, pavarėsi dhe njė cilėsi mė tė mirė jetese sesa me injeksionet tradicionale tė testosteronit, tė cilat janė efektive vetėm pėr 2-3 javė.
Ėshtė e vėrtetė qė injektimi i testosteronit pėr ta ēuar atė nė vlerė normale, mund tė ndikojė nė shfaqjen e kancerit tė prostatės?
Studime tė shumta tė kryera nė botė, kanė treguar se nuk ka pasur progresion tė kancerit tė prostatės nga administrimi i testosteronit, madje u vu re lehtėsim i dhimbjes sė kockave nė kėta pacientė. Po ashtu u bėnė studime dhe u pa se administrimi i testosteronit nuk shton riskun pėr kancer tė prostatės, u pa se testosteroni ulet tek meshkujt me plakjen dhe incidenca e kancerit tė prostatės shtohet dukshėm, meshkujt me kancer tė prostatės mė agreseve kishin nivele serike tė testosteronit tė ulėta, pra kjo nuk e mbėshtet teorinė se testosteroni sjell kancer tė prostatės. Shumica e preparateve tė testosteronit i.m, transdermal, oral, janė efektive dhe nėse pėrdoren si duhet sidoqoftė duhet tė preferohen ato qė bėhen efekt afatshkurtėr (transdermal, oral, bukal) nė krahasim me ato afatgjatė.
Para fillimit tė testosteronit duhet bėrė PSA dhe DRE ekotransrektale duhet bėrė vetėm nėse PSA dhe DRE rezultojnė tė alternuara.
Ēfarė duhet bėrė, pėr tė pasur sukses?
Niveli i testosteronit te burrat duhet monitoruar ēdo 3 muaj, gjatė vitit tė parė tė pėrdorimit tė Nebido dhe mė pas duhet monitoruar ēdo vit.

Ēfarė ėshtė testosteroni
Testosteroni ėshtė hormon seksual mashkullor, qė ndikon nė zhvillimin e njė mashkulli gjatė pubertetit. Ky ėshtė njė hormon mjaft i nevojshėm pėr shėndetin dhe cilėsinė e jetės sė tij. Ky hormon ndikon nė zhvillimin e qimeve nė mjekėr dhe trup, zhvillimin e fizikut dhe libidon (dėshirė seksuale). Rritja e hormonit ndikon nė shtimin e oksigjenit nė tru, pėrmes tė cilit pėrmirėsohet fuqia e pėrqendrimit, memoria dhe humori. Nė kėtė mėnyrė mungesa e kėtij hormoni, ndikon nė shfaqjen e problemeve fizike dhe psikike tė njė burri. Po ashtu, testosteroni rregullon fuqinė muskulore dhe masėn dhjamore tė njė mashkulli.
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mungesa e testosteronit,e lidhur me obezitetin Empty Re: Mungesa e testosteronit,e lidhur me obezitetin

Mesazh nga ARBRI Sun Dec 28, 2008 2:59 pm

Perse duhet te quhet "andropauza" nje problem dhe menopauza jo. Per mendimin tim kjo gje eshte e gabuar sepse andropauza eshte nje "problem" aq normal sa eshte menopauza te femrat.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi