♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Aleancės punisto-mafioze, do t’i shkulim dhėmbėt

Shko poshtė

Berisha: Aleancės punisto-mafioze, do t’i shkulim dhėmbėt Empty Berisha: Aleancės punisto-mafioze, do t’i shkulim dhėmbėt

Mesazh nga Barbi Fri Nov 27, 2009 10:05 am

Kryeministri Berisha ashpėrson tonet ndaj opozitės: “Rama le tė merret me ultimatume sa tė dojė”
TIRANĖ – Hapja ose jo e kutive tė votimit, nuk ėshtė mė ēėshtja kryesore e kryeministrit Sali Berisha. Pas deklaratės pėr organizimin e njė feste, mė 8 Dhjetor, tre ditė pas protestės sė paralajmėruar tė opozitės, Kryeministri Berisha ka ashpėrsuar tonet ndaj opozitės, pas njė mbledhje krejtėsisht formale tė zhvilluar dje me deputetėt e Partisė Demokratike nė selinė blu.
Nė njė deklarim pėr mediat, menjėherė pas takimit tė zhvilluar me deputetėt, Kryeministri Berisha injoroi ultimatumet e vendosura nga opozita, duke pėrdorur njė gjuhė tė ashpėr, sipas tė cilit, ligji do tė veprojė mbi kėtė aleancė mafioze-puniste, siē e cilėsoi ai. Berisha nuk hezitoi tė pėrmendė nė fjalorin e tij edhe darėt e “ligjit” pėr shkuljen e dhėmbėve mafias.
“Aleanca puniste-mafioze, tė cilės i gėnjen mendja se do tė mund tė dhunojė rendin demokratik, legjitimitetin e institucioneve kushtetuese tė vendit, le tė merret me mbledhje dhe ultimatume sa tė dojė. Atė ēka unė i garantoj aleancės punisto-mafioze ėshtė se me darėt e ligjit njė nga njė do t’u shkulim dhėmbėt dhe pastaj dhėmballėt.
Nuk do t’u mbetet gjė nė gojė. Qendra e Tiranės u ēlirua, po vazhdon pak mė tutje e kėshtu me radhė. Ultimatumet e aleancės punisto-mafioze i marr si nder, mė bėjnė nder mua, rendit kushtetues dhe ne do tė vazhdojmė projektin tonė evropian”, – tha dje Berisha.
Kryeministri Berisha mori pėrsipėr tė sqarojė se mitingu i 8 Dhjetorit, nuk do tė jetė antimiting, por festa e gjithė shqiptarėve nė 20-vjetorin e rrėzimit tė regjimit komunist nė Shqipėri.
Berisha adresoi akuza edhe ndaj medieve, duke shtuar se qėllimi i tij nuk ishte zhvillimi i njė antimitingu, edhe pse pėr ēudinė e madhe, ky propozim i Berishės vjen vetėm pas ultimatumit 10-ditor tė vendosur nga opozita. “Ky pėrvjetor gjen nė pushtet ata qė pėrmbysėn diktaturėn dhe shembėn “Murin e Berlinit”.
Nuk mund ta lė pa theksuar se ata tė cilėt nė vitin ‘90 na quajtėn antimiting apo mitingashė, nė refleksin e etėrve qė u pėrmbysėn nė ‘90, kanė hapur gazetat e tyre me germa kapitale dhe vlerėsuan 8 dhjetorin si njė antimiting. 8 dhjetori ėshtė festa e tė gjithė shqiptarėve dhe e idealeve evropiane tė shqiptarėve”, – u shpreh Berisha.
Nė tė njėjtėn kohė, mazhoranca nuk e cilėson tė nevojshme edhe ndėrhyrjen e Presidentit tė Republikės, Bamir Topi. Ky i fundit, dy ditė mė parė deklaroi se ishte i gatshėm tė negocionte pėr zgjidhjen e krizės politike nė vend, porse kjo varej nga vullneti i partive politike.
Ndryshe nga gatishmėria e opozitės pėr t’ju bashkuar rolit qė mund tė luajė kreu i shtetit, mazhoranca deri mė tani ka injoruar tė japė njė qėndrim. Kėtė bėri dje edhe kryeministri Berisha, teksa u pyet nga gazetarėt, nėse ishte e nevojshme ndėrhyrja e Presidentit tė Republikės. Berisha nuk u pėrgjigj, duke shprehur haptazi edhe shenja bezdisjeje ndaj medias lidhur me pyetjen nė fjalė.
Prefekti Kruja, nė vend tė Nishanit
TIRANĖ – Prefekti i Tiranės, Keltis Kruja, emėrohet nė postin e sekretarit tė Pėrgjithshėm nė Partinė Demokratike, pėr qarkun e Tiranės. Ky vendim u mor dje nė mbledhjen e deputetėve demokratė nė selinė blu, e kryesuar nga lideri i saj, Sali Berisha.
Keltis Kruja, i cili aktualisht zotėron postin e prefektit tė Tiranės, mori dje pozicionin e sekretarit tė Pėrgjithshėm nė PD pėr qarkun e Tiranės, post i cili mė parė mbahej nga Bujar Nishani, aktualisht ministėr i Drejtėsisė.
Duket se hapja e debatit pėr ndarjen e posteve ministrore nga ato partiake, ka sjellė zėvendėsimin e ministrit Nishani me prefektin Kruja. Sipas burimeve nga selia blu, ky vendim vjen nė prag tė Kongresit tė Partisė Demokratike, i cili duket se do tė ēojė mė tej ndarjen e posteve ministrore nga ato partiake.( 25 November 2009 Shekulli)


Berisha: Aleancės punisto-mafioze, do t’i shkulim dhėmbėt 5042d1259177037-berisha-aleances-punisto-mafioze-do-t-i-shkulim-dhembet-berisha
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi