♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Mafiozet do ken

Shko poshtė

Berisha: Mafiozet do ken Empty Berisha: Mafiozet do ken

Mesazh nga Barbi Fri Dec 04, 2009 1:39 pm

Berisha: Mafiozėt e Edi Ramės do tė kenė fatin e Aldo Bares
03-12-2009 / Gazeta 55Berisha: Mafiozėt e Edi Ramės do tė kenė fatin e Aldo Bares

Kryeministri Berisha publikon listėn e biznesmenėve punisto-mafiozė qė drejtojnė Partinė Socialiste, duke paraqitur edhe dokumentacionin qė demaskon aferat antiligjore tė kryebashkiakut Edvin Rama. Kokėdhimėt, Dulakėt e Leskajt, nė krye tė listės sė klientėve qė kanė lėvruar pėrqindjet mafioze tė kryesocialistit, tė cilat sipas njė pėrllogaritjeje tė afėrt, kanė mbėrritur nė shumėn e 750 milionė eurove

Kryeministri Sali Berisha denoncoi dje nė mbrėmje gjatė njė konference pėr shtyp, aferėn galopante tė Edvin Ramės, Kokėdhimės, Dulakėve, Leskajve, Tom Doshit, Fidel Yllit dhe Besnik Sulės me parcelizimin e pronave publike nė kryeqytetin shqiptar. Kryeministri konstatoi dhėnien e mijėra lejeve ndėrtimi nė mėnyrė ekstra ligjore.
Kjo aleancė, siē e cilėsoi kryeministri Berisha, punisto-mafioze, ka shkelur nė mėnyrė flagrante ēdo ligj tė kėtij vendi, duke vendosur nė rend tė parė interesat mafioze, pėrfitimin vetjak dhe dėmtimin e ēdo qytetari shqiptar.
Ky klan mafioz, tha kryeministri ka vendosur tė mos njohė legjitimitetin e zgjedhjeve, vullnetin e qytetarėve shqiptarė, qeverinė dhe institucionet legjitime tė dala nga zgjedhjet e pėrgjithshme tė 28 qershorit. “Kėta punistė dhe mafiozė, njėlloj si nė kohėn e tyre, duan tė imponojnė pushtetin legjitim tė dalė nga vota e qytetarėve, shqyrtim politik nga komisionet parlamentare tė vendimeve tė gjykatės, pasi ata nuk arritėn me mjetet e tyre tė pėrcaktonin rezultatin njėlloj si nė kohėrat e shkuara. Hapja e kutive dhe numėrimi i votave ėshtė kėrkesa ultimative e kėtij grupi punist dhe mafioz qė kėrkon me ēdo kusht tė nxijė, njėrėn prej arritjeve tė mėdha nė rrugėn e demokracisė, zgjedhjet e 28 qershorit. Kėrkon tė bllokojė me njė donkishtotizėm aventuresk rrugėn e Shqipėrisė drejt Bashkimit Evropian, heqjen e vizave dhe procesin e integrimit nė tėrėsi. Ky grup punistėsh, dua tė theksoj se, nuk udhėheq Partinė Socialiste, por udhėheq klanet e mafies me tė rrezikshme nė Ballkan, qė ka shndėrruar Tiranėn nė njė lavatriēe gjigante parash tė pista, krimin monstruoz ekonomik. Udhėheq kupolėn e mafies shqiptare Tan Dulaku, Kokėdhima, Besnik Sula, Tom Doshi, Ylli i Partisė, apo Fidel Ylli, Dash Peza, Leskaj etj,. Kėta zotėrinj nuk kanė as edhe njė interes demokratik, kombėtar, njerėzor. Kėta qė shpenzuan me dhjetėra miliona euro, pėr tė dhunuar votėn, morėn bėrrylin. Ata kanė njė hall tė madh. Ju garantoj se nuk kanė hallin e kutive, por se perandorinė e tyre tė krimit e pret fati i Aldo Bares. Ky ėshtė zotimi im solemn. Nuk kanė kėta hallin e kutive. Jo. Kanė hallin e ekonomisė sė tyre tė bazuar nė punėn e tyre mbi krimin”, u shpreh kryeministri duke iu referuar dosjes voluminoze.
Berisha bėri publike dosjen e cila dėshmon se Tan Dulaku, Leskajt, Kokėdhima, Sula, Tom Doshi, Ylli i Partisė Socialiste, por edhe ndonjė tjetėr, vetėm 2-3 vitet e fundit kanė marrė duke dhunuar ligje dhe pronat, 500 mijė m2 sipėrfaqe ndėrtimi. Dhe kjo ėshtė akoma e pafinalizuar me njė vlerė totale duke filluar nga zemra e Tiranės e deri e gjitha brenda nė Unazė qė shkon nė 750 milionė euro. “Ilir Mata apo kunati i Dashit ka me firmėn e Edi Ramės 21 850 m2 leje ndėrtimi.
Tė gjitha nė dhunim tė pronave dhe ligjeve. Pas tij vjen ‘Nard konstruktori’. Keni parė ju ‘Nard Countructions’, demokristiani ka 27 743 m2, plotėsisht nė dhunim tė ligjeve dhe pronave. Koēo Kokėdhia apo Koēo Bashkia ka 24 800 m2 leje tė ndryshme ndėrtimi. Tom Doshi ka 29 600 m2 ndėrtimi. 15100 i ka marrė nė vitin 2007, kurse 14 500 m2 nė vitin 2008, tė dyja vendimet me firmėtar kryetarin Edi Rama. Fideli - Ylli i Partisė Socialiste - ka nė total 47 384 m2 leje ndėrtimi. Besnik Sula ka 45 977 m2. Sadri Abazi 53 800 m2.
Dhunime monstruoze nė pronat e qytetarėve tė Tiranės.
Edhe nė pronat publike ka mijėra e mijėra tė shitura nga Edi Rama me 3 euro m2. Arjan Leskaj ka nė total 61 840 m2, qė tė gjitha me firmėn e Edi Ramės. Tan Dulaku ka nė total 145 366 m2”, deklaroi kryeministri Berisha. Sipas kryeministrit Berisha, nė zemėr tė Tiranės Tan Dulaku ka pėrvetėsuar me firmėn e Edi Ramės plot 54 158 m2.




Kreu i mazhorancės Berisha, ofertė opozitės pėr kthimin nė parlament

“Opozita t’i drejtohet kuvendit, kompromisi pėr ndarje tė pushtetit siē kėrkon ai”

“Me pėrgjegjėsi tė plotė ftoj opozitėn nė kuvend. Nuk do tė jetė kurrė e anashkaluar. Do ketė vendin e saj qė i takon. Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė Evropė, ku njė pinjoll i Bllokut deklaron se nuk njeh zgjedhjet, do tė shkelė vullnetin e qytetarėve, kėrkon tė dalė mbi vendimet e gjykatave. Nesėr a pasnesėr do tė kėrkojė lirimin e Aldo Bares dhe Dritan Dajtit. Do tė kėrkojė tė marrė KRRTRSH-nė.
Ndaj edhe nuk ka dhe nuk do tė ketė asnjė lloj kompromisi pėr ndarje tė pushtetit siē kėrkon ai. Le tė vazhdojė tė gjitha pėrpjekjet, unė do tė vazhdoj betejėn time me zero tolerancė me mafian shqiptare. Ekzekutivi do tė pėrdorė tė gjithė forcėn e tij. Opozitės i ėshtė bėrė njė ofertė, por mafia kėrkon me ēdo kusht pushtetin. Kėrkon tė imponojė ndarjen e pushtetit me tė. Por, unė ju garantoj se kjo nuk do tė ndodhė”, u shpreh midis tė tjerave Kryemsitri Sali Berisha.


Lista e shkelėsve tė ligjit me firmėn e Edi Ramės

Ilir Mata -21 850 m2 leje ndėrtimi
“Nard Countructions” - 27 743 m2
Koēo Kėdhima- 24 800 m2
Tom Doshi - 29 600 m2
Fidel Ylli - 47 384 m2 leje ndėrtimi
Besnik Sula - 45 977 m2
Sadri Abazi- 53 800 m2
Arjan Leskaj- 44 896 m2
Tan Dulaku - 145 36>
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi