♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e flamurit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė

Shko poshtė

Historia e flamurit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė Empty Historia e flamurit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė

Mesazh nga Barbi Wed Jul 15, 2009 9:51 am

Si e ka pėrjetuar shqiptari i shquar ngjarjen e bujshme tė shpalljes sė Pavarėsisė kombėtare


Eqerem bej Vlora: E vėrteta e flamurit

“Ismail Qemalit i kėrkova flamurin qė mė fali Aleandro Kastrioti”


Eqerem bej Vlora, jep variantin e tij, pėr historinė e flamurit qė u ngrit nga plaku Ismail Qemali, mė 28 Nėntor tė vitit 1912.

Ai thotė shprehimisht: “E zgjata ca historinė e ngritjes sė flamurit, sepse vitet e fundit kanė qarkulluar variante krejt tė pavėrteta dhe unė dėshiroj qė ngjarja e saktė tė pėrshkruhet e tė mbetet njėherė e pėrgjithmonė”. Ja se ēfarė shkruan Eqerem Bej Vlora nė librin e tij.

Kthimi nė Vlorė

Me t’u kthyer nga Kuēi, unė shkova menjėherė nė shtėpinė e tim kushėriri, Xhemilit, pėr tė takuar Kryetarin e Qeverisė sė Pėrkohshme, shtėpia ishte kopje e zvogėluar e haramllėkut nuk kishte katėr, por tri kate. Pėrmes derės ndėrmjetėse hyra nė katin pėrdhes ku ishin shkallėt e mėdha. Oborri, sallat poshtė e lartė , shkallėt ishin mbushur plot nga njerėz me fytyra, sjellje e veshje qė nuk i kisha parė kurrė nė Vlorė. Tė gjithė bisedonin me zė tė lartė dhe kur mėrziteshin nė njė vend, lėviznin lirshėm dhe pateklif sikur tė ishin nė shtėpinė e tyre. Nė katin e sipėrm ishte njė sallon i madh i paijsur me mobilje tė bukura tė stilit bidermajer, dera e tė cilit ishte krejt e hapur. Pėrpara saj njerėzit ngjesheshin e shtyheshin pėr tė dėgjuar seē thuhej brenda. Unė ndalova pėr disa ēaste pėr tė pėrshėndetur njė mori tė njohurish dhe pastaj hyra nė sallon. Ismail beu po rrinte nė njė divan me njė pamje tė ligėshtuar, sa mua m’u dhimbs. Kisha tre vjet pa e parė dhe tani m’u duk mė i plakur dhe i drobitur. Ai vuante nė kėtė mjedis tė ri dhe tė huaj pėr tė. Pėr vite me radhė Ismail beu kishte qenė nėnpunės i lartė i administratės turke dhe vali, poste kėto, kur largėsia me tė lartit dhe tė ultit mbahej vetiu. Kėshtu, ai kishte rėnė nė njė kaos kontrastesh shoqėrore, tė cilit nuk po ja gjente dot anėn. Unė iu afrova i putha dorėn me nderim dhe u ula pranė tij. Tė paktėn divanin, njerėzit qė mbushnin hapsirėn kishin pasur mirėsinė t’ja linin. Ai mė bėri pyetje tė zakonshme: si ia ēoja, ku ishte im atė a kishte hequr keq nė Kuē me kėtė mot tė keq e kėshtu me radhė. Pastaj unė u ngrita pėr tė ikur. Por, ai mė mbajti dhe mė pyeti me zė tė ulėt: “ dua tė tė bėj njė vizitė. Ėshtė edhe te ty si kėtu?” Unė iu pėrgjigja se po tė donte tė vinte tek unė, do tė vija ta merrja vetė. “Jo, -tha ai. Xhemioli mė ka thėnė se dera ndėrmjetėse ėshtė ende. Unė vij vetė.” Sidoqoftė edhe tek unė nuk ishte mė mirė. Por falė manisė sime pėr protokoll, falė karakterit tė paafruar dhe tė mbyllur, largėsia sidoqoftė ruhej. Po pėrse tė shkaktohej kjo rrėmujė e kjo gjullurdi nė njė shtėpi private, mund tė pyesė ndokush. Nga koha atėrore dhe stėrgjyshore Ismail beu kishte mėsuar se banesa e sanxhakbeut ishte edhe seli qeveritare. Ndaj edhe selamllėku i shtėpive tė bejlerėve, quhej nė shqip zapana. Kėshtu edhe Ismail beut nuk i pėlqente tė rrinte nė bashki. Dhe njerėziut, qė me punė a pa punė, duhej tė takonin kryetarin e shtetit, vinin turma-turma nė banesėn e tij private. Ditėt qė pasuan, unė takova zyrtarėt e lartė tė qeverisė sė re , tė emėruar mė 4. 12. 1912, nga i pėrnderuari kryeministri Ismail beu dhe nėnkryeministri fort i nderuari dom Nikollė Kaēorri. Anėtarėt e qeverisė sė re ishin miq dhe tė njohur tė mirė, e mė duhej tė shtoj, se nė rrethanat e atėhershme vėshtirė tė bėhej ndonjė zgjedhje mė e mirė. Dhe nėse kjo nuk u pėrgjigjej aspak kėrkesave tė kohės, nuk ishte faji i saj. Pozita e ēdo qeverie pėrparimtare pas shkatėrrimit tė sundimit osman nuk mund tė ishte e lehtė; vetėm njė orė e fortė diktatoriale do tė kishte mundur mbase t’ia dilte mbanė qeverisjes. Po ku ishte ky diktator dhe fuqia pėr tė qenė i tillė? Nė qeverinė e Ismail Qemal beut dhe tė babaxhanit Don Nikollė Kaēorri nuk kishte vend pėr tiranė mesjetarė, ajo pėrbėhej krejtėsisht nga njerėz tė arsyeshėm. Kėshilli i Ministrave mblidhej nė shtėpinė e Ismail beut, por se ku i kishin selitė ministrat e tij, unė nuk e mora vesh kurrė edhe pse, them se e njihja shumė mirė atė ēerdhe mjerane , qė quhej asokohe Vlorė. Mė mirė nga tė tjerėt e kishte- kėtė e kam parė vetė - ministri i Postėtelegrafės: ai ishte zot i njė ministrie tė tėrė, i Zyrės Posttelegrafike tė Vlorės. Asambleja kombėtare qė shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė, mė 28. 11. 1912, u shpėrnda mė 7. 12. 1912, pasi zgjodhi mė parė, nė kėmbė tė saj, njė Kėshill Pleqsh, (senat) me 18 anėtarė.

Gjatė kohės qė qėndroja nė Kuē isha zgjedhur (nė mungesė) delegat, e tani u zgjodha senator i Vlorės. Dy nga ministrat ishin miqtė e mi, Myfit bej Libohova dhe Abi bej Toptani. Por nuk kishte dy njerėz mė tė ndryshėm, madje mė tė pėrkundėrt nga karakteri. Ndėrkohė qė Myfit beu i merrte me tė pėrqeshur tė gjitha kėto: mangėsitė e qeverisė sė pėrkohshme, papjekurinė e popullit shqiptar, madje tėrė kėto fyerje qė na kishin pllakosur, Abdi beu, pėrkundėr, pikėllohej dhe dėshpėrohej sa s’thuhej kur ishte i detyruar ta paguante me njė apo dy javė vonesė marrjen e rrogave nė shtetin e ri shqiptar. Po ku e mėsuan shqiptarėt, pyesnim mė shpesh me tallje, konceptin e rrogės mujore? Problemi i financave, qė unė do ta quaja me emrin e tij tė vėrtetė: vėshtirėsitė pėr tė siguruar paratė e nevojshme pėr tė mbajtur aparatin shtetėror dhe kėto mori tė shpėrngulurish mė dukeshin tė pazgjidhshme. Sipas koncepteve turko-shqiptare, Vlora dhe Berati ishin krahina tė pasura. Por tė ardhurat nga doganat nuk vileshin mė pėr shkak tė bllokadės detare greke dhe me afėrsisht 6000 -7000 napolonat qė qeveria e pėrkohshme mund tė siguronte nė muaj, Abdi beu duhej tė bėnte ēudira, duke pėrmendur kėtu se asnjė nga bejlerėt nuk mori kurrė asnjė grosh si rrogė apo si dėmshpėrblim. Myfit beu, ministri i Brendshėm, banoi disa javė tek unė, pastaj mori me qera njė shtėpizė tė kėndshme prapa avllisė sonė, ku jetoi gjatė kohės sė qėndrimit tė tij nė Vlorė. Stili nė tė cilin ai e drejtoi Ministrinė e Brendshme, tė kujtonte paksa kohėn e Dagobertit, Mbretit tė mirė tė Frankove: pakėz atėror, pakėz kalorsiak, por edhe pakėz despotik.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e flamurit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė Empty Re: Historia e flamurit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė

Mesazh nga Barbi Wed Jul 15, 2009 9:52 am

Pas njė jave

Njė javė pas kthimit tim nė Vlorė, ēova Murat bej Toptanin dhe Hydaj efendin tek Ismail Qemali, duke iu lutur tė mė kthente flamurin qė i pata huajtur. Mė premtuan tė ma kthenin atė menjėherė, sapo zonja Marigo Posjo (njė atdhetare e madhe demokrate, por qė i pėlqente reklama) ta kishte qepur e qėndisur flamurin e ri. E pra, mė 28 nėntor kryeobjekti i ditės, flamuri si simbol i pavarėsisė, me atė pakujdesin tipike shqiptaro-lindore ishte harruar. Pėr mė tepėr shumica nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush mė pėrpara as e kishte parė, as e kishte mbajtur. Askush nė Vlorė nuk kishte flamur nė shtėpi. Shtetformuesit ranė nė hall dhe vėshtruan njėri-tjetrin tė hutuar.
Atėherė ngrihet miku im Hydai efendiu dhe thotė se nė dhomėn e gjumit tė Eqrem beut varet nė mur njė flamur shqiptar, i futur nė njė kornizė tė bukur. Dhe pyeti se a mund tė merrej pa qenė aty i zoti? Ismail beu i dha leje dhe kėshtu flamuri qė dikur don Aleandro Kastrioti mė kishte dhuruar solemnisht nė Paris, shtegtoi nė konakun fqinj dhe ra nė duart e Ismail beut, i cili ia dorėzoi Murat bej Toptanit, me porosinė ta varte jashtė, ndėrkohė qė vetė qėndronte nė dritare. Mijėra njerėz u mblodhėn nė sheshin para shtėpisė dhe nė kopėsht, duke brohoritur “rroftė, rroftė “ edhe pse shumė prej tyre nuk e kuptonin edhe aq se ē’po bėhej. Mė vonė kur unė nė ditėt festive tė shpalljes sė pavarėsisė si shtet i lirė dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar nė ballin e shtėpisė sonė, disa kosovarė tė mirė mė thanė: “Shumė mirė e bėtė ju tė diturit qė ngritėt flamurin e babė Kralit (pra tė perandorit Franc Jozef) se tani nuk ka mė se ē’tė na bėjė as serbi i poshtėr, as malazezi morracak. Kur pyeta se ku e kam parė shqiponjėn e zezė m’u pėrgjigjėn krenarisht : “Tek ushtarėt e babė Kralit, nė Pazarin e Ri”. Por natyrisht, pati edhe tė tillė si njė farė Haxhi Muhamet efendiu, njė klerik i rėndėsishėm e fanatik nė Vlorė dhe ithtar i fortė i tim eti, i cili shprehej me zemėrim se Ismail beu kishte zgjedhur njė korb si simbol tė Shqipėrisė sė lirė. (Ah ta kishte bėrė Shqipėrinė Syria beu, ankohej ai,- tani do tė kishim nė flamur syret e bukura tė kuranit. Po ē’mund tė presėsh tjetėr nga Ismail beu, qė ka e kaluar tė gjithė jetėn nė vendin e frėngjve?)! Kur ia rrėfeva historinė Ismail beut, ai qeshi me tė madhe, por edhe mė kėrcėnoi me gisht se do t’i tregonte hoxhės qė flamurin nuk e kishte gjetur ai, por unė!
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e flamurit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė Empty Re: Historia e flamurit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė

Mesazh nga Barbi Wed Jul 15, 2009 9:52 am

Qeveria

Kryetar Shteti, kryeministėr dhe ministėr i Punėve tė Jashtme: Ismail Qemal bej Vlora
Zėvendėskryeministėr: dom Nikollė Kaēorri
Ministėr i Brendshėm: Myfit bej Libohova dhe Asllan Pashali
Ministėr i Drejtėsisė: Dr. Petro Poga
Ministėr i Bujqėsisė: Pandeli Cale
Ministėr i Financave: Abdi bej Toptani
Ministėr i Arsimit: Dr. Luigj Gurakuqi
Ministėr i Luftės: Gjeneral Mehmet pashė Dralla
Ministėr i Punėve Botėrore: Mitat Dume Frashėri
Ministėr i Postėtelegrafės: Lef Nosi
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e flamurit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė Empty Re: Historia e flamurit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė

Mesazh nga Barbi Wed Jul 15, 2009 9:52 am

Vazhdon polemika rreth flamurit kombėtar qė u ngrit mė 28 nėntor 1912 nė Vlorė

Flamuri i Skėnderbeut nė shtėpinė e Vlorajve


Nė kėtė shtėpi ka lindur dhe Ismail Qemali, emblema e Pavarėsisė

Bardhosh Gaēe

Dita e 28 Nėntorit ėshtė njė festė mbarė kombėtare e shqiptarėve, brenda kėsaj dite historike pėrmblidhen kujtimet e shkruara e tė pashkruara tė shqiptarėve.

Tek ajo ditė historike ringjallet jeta, luftėrat dhe pėrpjekjet e brezave tė tėrė shqiptarėsh pėr lirinė dhe pavarėsinė e atdheut tė tyre. Rrėnjėt e kėsaj dite historike duhen kėrkuar thellė nė kohėrat e gjėmimeve tė Skėnderbeut dhe trimave tė tij, tė cilėt u bėnė mbrojtės dhe emėrmėdhenj nė Evropė kundėr invazionit osman. Kur kujtojmė 28 Nėntorin apo lexojmė studime e shkrime pėr kėtė kohė tė bekuar, ne shqiptarėt ende duhet tė reflektojmė nė pėrmasat dhe vendin qė duhet tė zėrė ajo nė historiografi, pasi mjaft shkrime dhe studime janė tė zbehta dhe nuk japin njė tablo tė plotė tė kėtij akti historik. Vitet e fundit janė bėrė mjaft pėrpjekje qė akti i shpalljes sė Pavarėsisė Kombėtare tė lidhet ngushtė me tėrė ato lėvizje kombėtare qė zhvilloi Rilindja Shqiptare, e sidomos Lidhja Shqiptare e Prizrenit qė ishte njė nga vatrat qė e ngriti nė kushte tė reja kėtė lėvizje pėr ēlirimin nga zgjedha otomane dhe pėrcaktimin e programit polizoik tė saj. Ėshtė shumė domethėnėse qė Vlora u bė njė nga vatrat e zjarrta tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Nė kėtė qytet, Mustafa Pashė Vlora, qė Ismail Qemali e quante "mėsuesi im i kombėtarizmės", ishte nėnkryetar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, ashtu si edhe Abdyl Frashėri. Roli i tij nė mjaft dokumente angleze, turke, franceze e austriake, tregon qartė se ishte jo vetėm njė personalitet i Rilindjes Kombėtare, por edhe promotorr i gjithė asaj lėvizje nė jug tė Shqipėrisė, nė Vlorė, Janinė, Prevezė e Gjirokastėr. Vetė Abdyl Frashėri pati ardhur nė Vlorė nė vitin 1879 dhe organizoi njė kuvend tė madh pėr atdhetarėt pėr realizimin e kėrkesave themelore tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Kjo ngjarje e madhe historike la gjurmė tė thella nė ndėrgjegjen kombėtare tė Vlorės dhe tė mbarė Shqipėrisė sė Jugut. Nė Vlorė dhe nė krahinat e saj veprimtarėt mė tė shquar ishin figura tė njohura luftarake e intelektuale si: Odhise Kasneci, Zerbin Cakalli, Sulejman Aliko, Musa Bodo, Beqir Hallkokondi, Xhemil Vlora etj.


Pavarėsia dhe Ismail Qemali

Sigurisht, nė kėtė ngjarje madhore, shpalljen e Pavarėsisė shqiptare dhe ngritjen e flamurit nė Vlorė, figura kryesore ishte Ismail Qemali si politikan, atdhetar dhe njohės i thellė i Fuqisė sė Madhe, i gjendjes sė brendshme e tė jashtme tė Perandorisė osmane dhe Ballkanit. Por, Shpallja e Pavarėsisė kombėtare nuk mund tė kuptohet pa atė plejadė intelektualėsh, luftėtarėsh e diplomatėsh shqiptarė, tė cilėt luftuan e qėndruan nė krah tė njėri-tjetrit si: Hasan Prishtina, Isa Boletini, Rasif bej Dino, Luigj Gurakuqi, Aqif Pashė Elbasani, Mehmet Pashė Dėrralla, Vehbi Dibra, Syrja Vlora, Mitat Frashėri, Petro Poga, Pandeli Cala, Murat Toptani, Nikollė Kaēorri, Jani Minga, Dhimitėr Berati, Sali Gjoka etj. Qeveria e Pėrkohshme e Vlorės i kushtoi njė rėndėsi tė veēantė, krahas organizimit tė shtetit shqiptar, edhe njohjes sė Pavarėsisė Kombėtare nė Evropė e nė vende tė tjera. Siē shkruan edhe profesori i tė Drejtės Kombėtare baroni Dekamp dhe studiuesi i njohur italian, Antonio Baldaēi, nė mjaft shkrime e studime tė tyre e japin tė qartė Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe marrėdhėniet e qeverisė sė Vlorės me faktorin ndėrkombėtar. Mbi tė gjitha nė mjaft dokumente dhe vendime tė qeverisė sė Vlorės, vihet re pėrpjekja e saj pėr tė organizuar administartėn dhe jetėn politike, shoqėrore e ushtrake, sipas modeleve tė shteteve evropiane. Edhe Kanuni i pėrtashėm ishte njė akt juridik i mbėshtetur nė kėto parime evropiane.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e flamurit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė Empty Re: Historia e flamurit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė

Mesazh nga Barbi Wed Jul 15, 2009 9:57 am

Flamuri i Skėnderbeut nė ballkonin e shtėpisė sė Xhemil bej Vlorės

Do tė dėshiroja tė ndalesha edhe nė dy momente tė kėsaj ngjarjeje nė organizimin e Kuvendit tė Vlorės, kėsaj ngjarjeje madhore. Ismail Qemali me atdhetarėt shqiptarė, pas takimit me diplomatėt anglezė, italianė dhe ata tė Vjenės, shkuan nė Trieste ku i prisnin bashkatdhetarėt e tjerė. Atė kohė nė Shqipėri u krijua njė situatė dramatike, ushtria serbe kishte pushtuar Shqipėrinė Veriore dhe nga Shkodra po marshonte pėr nė Durrės. Nė kėtė moment Ismail Qemali i dėrgon telegram parisė sė Vlorės, ku u ngrit njė komision pėrgatitor pėr Shpalljen e Pavarėsisė Kombėtare. Nė kėtė telegram thuhej: "Mbledhja e pėrfaqėsuesve nė Durrės apo Vlorė ėshtė shumė e rėndėsishme. I thirrni tė gjithė. Gjersa tė arrij unė, mbani qetėsinė e ruani bashkimin. Ēėshtja jonė politike u sigurua…". Ky komision pėrgatitor luajti njė rol tė madh nė pėrgatitjen e shpalljes sė Pavarėsisė Kombėtare, ata ishin nga atdhetarėt mė tė shquar si: Qazim Kokoshi, Hasan Sharra, Ibrahim Abdullhu, Syrja bej Vlora, Abaz Mezini, dom Mark Vasa, Elmaz Xhaferri, Haziz Xhyheri, Leonidha Bezhani, Bektash Cakrani, Ethem bej Vlora, etj. Disa prej tyre nuk pėrmenden nė tubimet qė bėhen, por mendoj qė veprimtaria e tyre kombėtare duhet tė ndriēohet. Pa momentin e ngritjes sė Flamurit Kombėtar, pas fjalimit tė zjarrtė tė Ismail Qemalit dhe shpalosjes sė flamurit tė Skėnderbeut nė ballkonin e shtėpisė sė Xhemil bej Vlorės, nė atė shtėpi qė kishte lindur dhe Ismail Qemali, e cila ka qenė nė vendin ku sot ėshtė Monumenti i Pavarėsisė, e quaj njė akt tė madh shpirtėror edhe faktin qė, klerikėt mė tė mėdhenj tė kohės si: prifti ortodoks Marko Mocka, prifti katolik dom Mark Vasa, dhe kleriku mysliman Haxhi Muhameti, bekuan me fjalėt e zotit flamurin kombėtar. Kohėt e fundit nė disa artikuj vazhdon polemika qė ėshtė zhvilluar edhe mė parė rreth flamurit kombėtar. Nė mjegullat e kohės tė pushtimit osman u harrua edhe forma dhe ngjyra e flamurit shqiptar. Rilindasit tanė, siē mėsojmė prej Spiro Dines, e dinin qė flamuri i Skėnderbeut ishte me njė shqiponjė tė bardhė. Anėtarėt e shoqėrisė sė Stambollit vunė nė stamėn e tyre njė shqiponjė me kokė tė ulur mbi njė shkėmb. Ndėrmjet viteve 1880-1895, Zef Skiroi e mbas tij edhe Anselmo Lorekio, nė botimin e gazetės sė tyre, mbanin si emblemė flamurin e Skėnderbeut. Mbas vitit 1900, kėtė emblemė e mbante edhe Faik Konica, nė revistėn "Albania" qė botohej nė Bruksel. Po nė Bruksel, mė 1899 u prodhua flamuri i parė shqiptar, i cili ishte zhdukur qė nė kohėn e Skėnderbeut. Mė 1907, me flamurin e Skėnderbeut parakaloi njė grup shqiptarėsh nė rrugėt e Bostonit. Njė flamur tė tillė qėndisi edhe Said Najdeni nė burgun e Edmesė. Dervish Hima, mė 1908 solli njė flamur nė vendin tonė me fushė tė kuqe. Dritė tė plotė mbi flamurin tonė kombėtar hodhi Faik Konica, nė artikullin "Flamuri i Shqipėrisė" nė vitin 1909, nė revistėn "Albania", i cili thotė se: "Flamuri ynė, i cili ėshtė njė nga mė tė lavdėruerit nė botė, ėshtė padyshim edhe njė nga mė tė vjetrit".
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e flamurit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė Empty Re: Historia e flamurit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė

Mesazh nga Barbi Wed Jul 15, 2009 9:57 am

Historia e flamurit, sipas plakut tė menēur Eqerem Bej Vlorės


Tre variantet e flamurit qė u ngrit mė 28 nėntor 1912



Historia e flamurit shqiptar tretet nė mjegullėn e kohės. Nė veprėn e tij “Jetėt paralele” Plutarku thotė se Pirroja, mbreti i Epirit, pas betejės sė Herakles, kur dėgjoi luftėtarėt e tij qė po kėndonin njė kėngė qė e quanin shqiponjė, ai u thotė atyre: “Nė qofsha unė shqiponjė, ju jeni krahėt fitimtarė qė mė sollėt deri kėtu.”

Nė monedhat e qytetit iliro-epirot tė Orikumit, duket njė shqiponjė qė mban nė kthetra rrufetė e Zeusit. Po kėshtu, kalorėsit e Skėnderbeut, gjatė fushatės sė tij nė pulia, na ndihmė tė mbretit tė Napolit, mbanin flamuj tė vegjėl tė kuq me njė shqiponjė tė zezė dykrerėshė nė mes. Shqiponja dykrerėshe ėshtė simbol i pushtetit perandorak bizantin, gjerman, rus. Sundimtarėt e mėdhenj e tė vegjėl, qė u shkėputėn nga perandoria bizantine, vazhduan tė mbajnė kėtė simbol pushteti. Kėshtu, mbase ka bėrė edhe Skėnderbeu. Sidoqoftė nė gojėdhėnat e arbėreshėve ky kumt ruhet ende i gjallė. Mbi varrin e nipit tė Skėnderbeut nė kishėn e shėn Marisė sė ėngjėjve, nė Napoli, ėshtė vėnė stema e tij: njė shqiponjė heraldike me njė yll tė bardhė e vezėllitės pesėcepėsh mbi tė dy krerėt e saj. Midis viteve 1880 - 1895, Zef Skiroi e mė pas Anselmo Sorekio, nė tė pėrmuajshmen e tyre arbėreshe, e botuan , pothuajse nė ēdo numėr, kėtė emblemė si flamur tė Shqipėrisė. Pa 1900-ės atė e vė edhe Faik Konica nė tė pėrmuajshmen e tij “Albania” nė Bruksel. Nė shtator tė vitit 1909, sė bashku me djelmurinė e qytetit, unė organizova nė shtėpinė timė shfaqjen e dramės “Pirrua” tė Mihal Gramenos. Aty, ku kryepriftėresha e Orikumit i zgjat Pirros, qė po nisej pėr nė Itali, njė flamur, dhe me njė ton patetik e duke shkėrbyer legjendėn e Kostandinit i thotė: “Me kėtė shenjė ti do tė fitosh”, nė prani tė prefektit, oficerėve turq si edhe tė gjithė trupit konsullor me shaka, por edhe me njė farė kapadaillėku, unė ngrita pėr herė tė parė nė skenė flamurin shqiptar. Asnjė nga zyrtarėt e pranishėm turq nuk u ndi0e, ndėrkohė qė salla shpėrtheu nė duartrokitje. Euforia atdhetare krijoi njė gjendje tė nderur. Natyrisht qė u raportua menjėherė nė Stamboll, por qortimi i vetėm qė dėgjova unė pastaj, mė erdhi nga xhaxhai, Ferit pasha, asokohe ministėr i Brendshėm. Ai e quajti tė “pahijshme” kėtė sfidė nė shtėpinė time e para tė ftuarve tė mi. Ka pasur edhe raste tė tjera kur flamuri shqiptar ka luajtur role, madje shumė mė luftarake. Nė kohėn e kryengritjes sė malėsorėve katolikė, nė vitin 1911, nė Cetinj mbėrritėn vullnetarė arbėreshė pėr t’u bashkuar me kryengritėsit, e qė pėr herė tė parė mbanin njė flamur kombėtar. Njėri nga krerėt e kėtyre vullnetarėve quhej Terenc Toēi. Nė krye tė njė grupi vullnetarėsh e malėsorėsh, ai ēau deri nė Mirditė, ku edhe shpalli njė republikė shqiptare, doemos jetėshkurtėr, qė me ngritjen e flamurit shqiptar pėr disa ditė rresht ngriti fuqishėm moralin e popullit. Madhėshtore nė kėtė aksion, tė thuash operete, ishte besnikėria ndaj etnitetit shqiptar qė arbėreshėt dėshmuan me qėndrimin e tyre: “Ata luftuan me trimėri tė rrallė e pa asnjė mėdyshje, thuajse me gėzim, rrezikuan jetėn e tyre, duke u dhėnė kėshtu zemėr edhe vėllezėrve nė atdheun e lashtė e tė braktisur para aq kohėsh. Mė vonė Terenc Toēi, ky atdhetar i zjarrtė pati poste tė larta zyrtare nė Shqipėri, deri sa, pas njė procesi, ku u akuzua pėr mungesė patriotizmi, pushkatohet nga komunistėt nė vitin 1945.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e flamurit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė Empty Re: Historia e flamurit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė

Mesazh nga Barbi Wed Jul 15, 2009 9:58 am

Dy versione tė tjera pėr flamurin

Jemi mėsuar tė themi se flamurin e ka qėndisur Marigoja, e cila u largua nga vendlindja e saj Oēishti i Korēės dhe u vendos nė Vlorė. Shkak i braktisjes sė vendlindjes ishte persekutimi qė po i bėhej atdhetarėve nga reaksioni grek. Nė vitin 1904 bashkė me tė shoqin u vendos nė njė shtėpi tė lagjes Muradie, nė rrugėn qė mban emrin e gazetarit francez Justin Goda. Shpejt ajo u fut nė vatrat vlonjate me idetė e saj pėrparimtare, por edhe me qėndismat qė bėnte.

Gazeta “Arbėria” qė dilte nė Gjirokastėr, nė kohėn e saj shkruan se “Flamurin kombėtar qė u ngrit pėr herė tė parė nė Vlorė nga Ismail Qemali ėshtė qėndisur nga Marigo Posio mbi copėn e blerė te tregtari Diamant. Qėndisja ėshtė bėrė sipas modelit tė shqipes qė kishin vizatuar patriotėt don Mark Vasa dhe Petro Fotografi. Kėtė e dinin dhe shumė patriotė tė tjerė. Me tė hollat e saj punoi dhe 500 flamuj pėr zyrat e ndryshme tė shtetit tė parė shqiptar”.

Marigoja pėr kėtė gjest ėshtė dekoruar nė vitin 1960 “Urdhri i Lirisė sė Klasit tė Dytė”, me motivacion “ka punuar pa u lodhur nė pėrhapjen e gjuhės shqipe, ēlirimin dhe emancipimin e gruas shqiptare duke pėrjetėsuar kėshtu traditat e lavdishme tė grave shqiptare”. Mė pas ka marrė emrin e saj njė shkollė tetėvjeēare.

Njė tjetėr variant
“Flamurin qė ngriti Ismail Qemali nė Vlorė e kam sjellė unė nga Bukureshti, duke e mbajtur nė gji”, ka thėnė nė kujtimet e tij, Spiridon Ilo, njeri prej firmėtarėve tė aktit tė pavarėsisė. Pėr shumė vite me radhė, versioni zyrtar ishte: “Flamuri qė Ismail Qemali ngriti nė ballkonin e shtėpisė sė tij, u qėndis nga korēarja Marigo Posio, qė jetonte nė atė kohė nė Vlorė. Marigoja e qėndisi falmurin brenda natės”. Ky ėshtė pak a shumė shpjegimi zyrtar, qė jepet ndėr tė tjera edhe nė tekstin e Historisė sė Shqipėrisė. Por, versioni i shndėrruar nė legjendė, nuk i kėnaq tė gjitha interpretimet. Versioni mė i mundshėm dhe mė i vėrtetuari kohėt e fundit ėshtė ai qė del nga gjithė kujtimet e pjesėmarrėsve nė shpalljen e Pavarėsisė. Flamuri, qė Ismail Qemali ka ngritur nė Vlorė dhe qė simbolikisht shėnon pavarėsinė, ėshtė po ai qė zbukuronte podiumin e hotel “Kontinentalit” nė Bukuresht, mbrėmjen e 5 nėntorit 1912. Takimi i Ismail Qemalit me patriotėt Shqiptarė tė Bukureshtit, u bė vendimtar pėr shpalljen e pavarėsisė, qė u bė realitet 23 ditė me vonė nė Vlorė. Tė gjitha burimet shėnojnė se flamuri u mor nga Spiridon Ilo dhe gjatė gjithė udhėtimit, ai e ka mbajtur me vete. Por, Spiridon Ilo ishte djali i tezes i Marigo Pozios. Mbrėmjen e 27 nėntorit, ai ka bujtur nė shtėpinė e saj nė Vlorė dhe sipas dėshmive, Pozio ka qėndisur brenda natės thekėt e flamurit dhe zbukurimet e shqiponjės.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e flamurit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė Empty Re: Historia e flamurit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi