♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si ndikon alkooli dhe duhani nė dhimbjen e kokes

2 posters

Shko poshtė

Si ndikon alkooli dhe duhani nė dhimbjen e kokes Empty Si ndikon alkooli dhe duhani nė dhimbjen e kokes

Mesazh nga daniela Sun Sep 07, 2008 5:20 pm


njė intervistė pėr “Panorama”, mjeku neurolog, Agron Islamaj, shpjegon
se si ndikojnė konkretisht dhe ēfarė mund tė bėhet nėse shfaqet dhimbja
e kokės:
Doktor, duhani konsiderohet si njė nga shkaktarėt e shfaqjes sė dhimbjes sė kokės. Si ndikon konkretisht nikotina?
Duhani mund tė ndikojė deri nė shfaqjen e njė krize tė dhimbjes sė
kokės, sidomos te personat qė janė predispozuar tė kenė cefale. Duhani,
ose mė saktė nikotina, vė nė qarkullim njė sasi tė madhe monoksidi
karboni, qė zėvendėson oksigjenin te rruazat e kuqe tė gjakut. Nė
mungesė tė oksigjenit, truri i nėnshtrohet fenomeneve vazodilatatore
(ngushtimi tė enėve tė gjakut), pra tė ndryshimeve tė kalibrit nė enėt
e gjakut, gjė qė provokon dhimbjen e kokės. Ndaj thuhet qė nėse lini
duhanin, ose pakėsonin numrin e cigareve qė pini nė ditė, arrini tė
qetėsoni apo eliminoni dhimbjen e kokės.
Si ndikon alkooli nė shfaqjen e dhimbjes sė kokės?
Alkooli ėshtė njė vazodilatator i fortė, qė ndikon nė shtimin e
prodhimit tė histaminės, njė substancė kjo qė ndikon nė shfaqjen e
dhimbjes sė kokės. Dhimbja e kokės qė ndjen pas dehjes me alkool, vjen
pikėrisht si pasojė e nivelit tė lartė tė alkoolit, qė shoqėrohet
gjithmonė me njė gjendje jo tė mirė tė pėrgjithshme fizike.
Gjumi i tepėrt apo i pakėt ndikon nė dhimbjen e kokės?
Po, sigurisht. Kjo lidhet me efektin qė ka nė luhatjet e ritmit natyral
tė gjumit dhe zgjimit, dhe pėr pasojė dhe nė prodhimin e disa
substancave qė ndikojnė nė mirėqenien e organizmit, si p.sh adrenalina.
Kur duhet tė shqetėsohemi dhe t’i drejtohemi mjekut pėr dhimbjen e kokės?
Te mjeku duhet tė shkohet pėr ēdo dhimbje koke qė zgjat nė kohė, (pėr
disa orė) dhe qė s’njihet njė shkaktar shpėrthyes. Por dhe kur
shoqėrohet me simptoma tė tjera si p.sh tė pėrziera, tė vjella,
probleme me shikimin etj. Nė ēdo rast duhet tė pėrcaktohet shkaktari nė
mėnyrė qė tė bėhet mjekimi dhe trajtimi i duhur i kėtij problemi.
Si mund tė trajtohet dhimbja e kokės?
Trajtimi i dhimbjeve tė kokės duhet bėrė vetėm nga mjeku specialist. I
sėmuri nuk duhet tė kėnaqet asnjėherė me qetėsimin nga njė paracetamol
apo njė qetėsues tjetėr, tė cilėt ndikojnė vetėm nė uljen e
intensitetit e dhimbjes pa u gjetur diagnoza. Nėse episodet e dhimbjes
sė kokės janė tė shpeshta, ėshtė e domosdoshme tė njihet dhe kuruar
burimi, pra nevojitet tė bėhet trajtimi i plotė dhe si duhet i
problemit. Kėtė mund ta bėjė vetėm njė mjek specialist.
Shkaqet

Shkaqet “banale” tė dhimbjes sė kokės
Njė pozicion i papėrshtatshėm i trupit apo qafės, mund tė provokojė njė
rritje tensioni tė muskujve tė kokės dhe tė qafės. Fenomen ky qė
pėrfaqėson njė nga shkaqet kryesore tė njė nga formave mė tė zakonshme
tė dhimbjes sė kokės.
Por jo vetėm kaq, qėndrimi nė timon kur drejton makinėn, apo pozicioni
qė mbahet duke lexuar apo duke punuar nė kompjuter, bėhen shpesh
arsyeja kryesore e shpėrthimit tė dhimbjes sė kokės. Por dhe qėndrimi
qė mbahet kur fle apo mbajtja e njė jastėku mjaft tė fortė, mund tė
provokojė njė dhimbje koke nė zgjim.
Si ndikon ushqimi nė dhimbjen e kokės

Nė disa raste, sidomos nė rastin e migrenės, ushqimi luan njė rol tė
rėndėsishėm nė shfaqjen e krizave. Ekzistojnė disa ushqime qė mendohet
se ndikojnė nė shfaqjen e dhimbjes sė kokės. Tė tilla janė: alkooli
(birra, vera e kuqe dhe pijet e forta alkoolike); qumėshti, kosi dhe
sidomos djathi i staxhionuar pėr njė kohė tė gjatė; ushqimet pikante
apo mishi i pėrpunuar; kafeina (qė gjendet nė: kafe, ēaj, ēokollatė);
nė ushqimet e konservuara (turshi, konservat e peshkut); nė agrumet
(portokallet, limonėt); sė fundi nė ushqimet e shpejta (sanduiē,
hotdog) etj.
Burimi: Gazeta Panorama
daniela
daniela
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 110
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 02/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Si ndikon alkooli dhe duhani nė dhimbjen e kokes Empty Re: Si ndikon alkooli dhe duhani nė dhimbjen e kokes

Mesazh nga ARBRI Tue Sep 09, 2008 2:47 pm

:frika:
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi