♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhembja e kokes, ja si qetesohet

3 posters

Shko poshtė

Dhembja e kokes, ja si qetesohet Empty Dhembja e kokes, ja si qetesohet

Mesazh nga Tetovarja Fri Nov 21, 2008 3:44 pm

Prek njė ndėr katėr gra dhe njė ndėr 12 burra dhe pėr shumė njerėz nė botė ėshtė njė arsye e fortė pėr t‘u takuar shpesh me neurologun. Kulmin e arrin mes moshės 30-39 vjeē, por pas nuk ngelen edhe fėmijėt. Kur bėhet fjalė pėr migrenėn, gjėrat nuk janė aq tė thjeshta sa duken. Njerėzve qė u dhemb koka nė mėnyrė kronike, ashtu si specialistėt, e dinė shumė mirė se kėto dhimbje nuk largohen kollaj, nėse pėr njė kohė tė gjatė ėshtė abuzuar me ilaēe tė llojeve tė ndryshme pėr tė gjetur qetėsi. Aq i madh ėshtė numri i atyre qė vuajnė, sa nė shumė vende tė botės mjaft pacientė kanė krijuar edhe shoqatat e tyre, me qėllimin e vetėm pėr tė sensibilizuar njerėzit pėr njė sėmundje qė shpesh nėnvlerėsohet, ose kurohet keq. E nė fakt, shifrat janė vėrtet alarmante. Dhimbja e rastėsishme e kokės prek rreth 8 milionė evropianė ēdo ditė, ku 3 milionė vuajnė nga ajo e formės kronike, qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve e kėrkojnė shpėtimin tek abuzimi me ilaēe, qė ndikon drejtpėrdrejt nė shndėrrimin kronik tė problemit. Ndoshta jo rastėsisht OBSH-ja e ka renditur dhimbjen e kokės, e sidomos migrenėn, nė listėn e sėmundjeve qė janė tė vėshtira tė shėrohen. Pacientėt nė tė gjithė Evropėn, sipas tė dhėnave tė publikuara nė “Europian Journal of Neurology”, shpenzojnė mė shumė se 27 miliardė euro ēdo vit, ku pėrfshihen ilaēet dhe trajtimet e ndryshme tė lidhura me tė. Kjo sėmundje prek zakonisht njerėzit qė e kanė tė trashėguar gjenetikisht, por jo vetėm ata. Stresi, tensioni, mėnyrat jo korrekte tė tė jetuarit, ndryshimet klimatike, ushqime tė caktuara, janė faktorė tė rrezikshėm, qė ndikojnė nė shfaqjen e saj. Specialistėt kėshillojnė se duhet trajtuar mirė qė nė fillim, pėr tė evituar qė krizat tė bėhen periodike. “Ta diagnostikosh nuk ėshtė e lehtė”, shpjegon doktor Lorenzo Pinessi, qė ka udhėhequr njė ekip pune pėr studimin e kėsaj sėmundjeje. “Dhimbja e kokės prek 18 pėr qind tė grave, 25 pėr qind tė atyre nė moshė pjellore dhe 6-7 pėr qind tė burrave. Mesatarisht vuan 13 pėr qind e popullsisė sė pėrgjithshme. Rezultatet tregojnė se njė e katėrta e personave me migrenė kalojnė nga gjendja sporadike nė atė kronike, pėr shkak tė abuzimit me ilaēet, sepse terapia e gabuar e favorizon mė shumė kėtė gjė. “Tek ata qė kanė dhimbje koke ēdo javė ose ēdo ditė, dhimbja shpėrthen nė bazė tė stimujve qė sa vijnė e bėhen gjithmonė e mė tė vogla. Ilaēi ul pėrgjigjen ndaj dhimbjes, por jo ndjeshmėrinė ndaj stimulit, ndaj sapo pėrfundon mjekimi dhimbja rikthehet sėrish, madje mė keq se mė parė”. Kėtė gjė e konfirmon plotėsisht fakti se te personat me dhimbje koke sporadike, zakonisht tre-katėr herė nė muaj, intensiteti dhe shpeshtėsia e krizave rritet me konsumin e ilaēeve. Nga ana tjetėr, mjafton tė navigosh paksa online pėr tė zbuluar se ata qė vuajnė nga migrena ankohen se dhimbja nuk kalon me pėrdorimin e ilaēeve. “Kam dhimbje kokė qė kur isha fėmijė. Nė fillim pėrdorja fans, ndėrsa tani paracetamol, e megjithatė asnjė pėrmirėsim”, shkruan njė vajzė 30-vjeēare Anne B. Edhe Xhoni, 35 vjeē nga Britania e Madhe, tregon: “Nė fillim pėrdorja aulin pastaj tachpirina, nuk kam lėnė mė ilaēe pa pėrdorur. Vetėm pak lehtėsi, pastaj ēdo gjė si mė parė. Pėr fat tė keq, tashmė mė ėshtė kthyer nė njė zakon, me tė cilin jam i detyruar tė bashkėjetoj”. Ndaj doktorėt paralajmėrojnė qė tė mos merret asnjė qetėsues pa kėshillėn e tyre. “E kemi parė nga studimet e ndryshme se kush abuzon me qetėsuesit ka njė sjellje analoge me ata qė marrin drogė. I pinė nė fshehtėsi, mos t‘i shohin tė tjerėt, e dinė se po bėjnė gabim, por e kanė tė pamundur tė veprojnė ndryshe. Mė kujtohet se si njė grua qė vuante nga migrena prej njėzet vjetėsh erdhi te ne kur pinte rreth 4 qetėsues nė ditė dhe asgjė nuk i bėnte efekt”, tregojnė mjekėt. Nėse ky ėshtė si njė rreth i mbyllur, tė dalėsh qė andej ėshtė thuajse e pamundur. Sė pari, tė duhet njė diagnozė e saktė pėr dhimbjen e kokės. “Llojet mė tė zakonshme tė dhimbjeve tė kokės janė ato nga tensioni i lartė dhe migrena me tė vjella e shqetėsime ndaj dritės, por ėshtė shumė e zakonshme qė njė person t‘i ketė tė dyja pa i dalluar mirė. Ndaj, marrja e ilaēeve na e bėn mė tė vėshtirė punėn pėr tė dalluar njė dhimbje koke qė lind nga kontraktimi muskulor i qafės dhe shpatullave e migrenės sė vėrtetė”, tregon njė neurologe angleze. Nė Romė dhe nė Paris janė dy qendrat e vetme nė Evropė tė ndihmės sė shpejtė pėr tė sėmurėt me migrenė. Sipas shifrave, tė dala prej tyre, nė 30 pėr qind tė rasteve pacientėt paraqiten pėr shkak tė abuzimeve me ilaēet dhe dhimbjet qė nuk kalojnė, pasi kanė provuar gjithēka, ose pėr shkak tė ndonjė dhimbjeje tė fortė tė pa hasur ndonjėherė”. Nė kėto qendra pacientėt trajtohen me njė kujdes tė veēantė. Shumė prej tyre shtrohen dhe u nėnshtrohen etapave tė caktuara pėr tė arritur shėrimin e plotė. Nė fillim e rėndėsishme ėshtė diagnoza. “Kjo pėrcaktohet pėrmes analizave tė ndryshme neurologjike dhe rezonancės manjetike pėr tė parė me kujdes arteriet dhe venat e ndryshme tė trurit, analizat e gjakut dhe funksionin e veshkave, mėlēisė e tiroideve. Pastaj hiqen nga lista tė gjitha ilaēet qė pacienti pėrdorte mė parė pėr t‘u zėvendėsuar me tė tjerė qė ndihmojnė nė parandalimin e krizave dhe uljen e shpeshtėsisė”, tregon ai. E nė fakt, vitet e fundit lista e substancave me funksion parandalues ėshtė zgjatur. Mė parė specialistėt, nė varėsi tė rasteve pėrdornin ilaēe tė ndryshme, duke vlerėsuar rreziqet dhe tė mirat e tyre. Mė tė kėshillueshmit ishin antidepresivėt, sepse migrena konsiderohet njė pėrbėrės i depresionit, betabllokuesit dhe antiepileptikėt qė i ndalojnė qelizat nervore tė eksitohen. Pastaj, janė edhe injeksionet qė bėhen pėr tė qetėsuar tensionet muskulore, hapi i fundit drejt qetėsimit tė dhimbjeve, ėshtė ai ku sė bashku me specialistin tė gjendet ilaēi i duhur sapo e kupton qė mund tė tė zėrė dhimbja e kokės. Nė ndihmė mund tė na vijnė edhe terapitė pa ilaēe si: joga, vrapi nė ajėr tė pastėr, teknika qetėsimi dhe ndryshimi i stilit tė jetesės, apo ushqimit. Por, pėr tė zhdukur plotėsisht migrenėn kronike, sipas kėtyre strategjive, duhen disa javė. “Migrena kronike ėshtė si njė tėrmet, ku para sė gjithash duhen eliminuar gėrmadhat. Tė heqėsh zakonin e pėrdorimit tė ilaēeve dhe tė braktisėsh zakonet e vjetra, vetėm pas kėsaj mund tė shohėsh rezultatet”.
Sėmundja
Njerėzit qė preken nga migrena konsiderohen si njerėz me tru shumė tė ndjeshėm, sepse sėmundja lidhet shpesh me pakėsimin e lėndės gri nė disa zona cerebrale, pėrgjegjėse pėr dhimbjen. Tė paktėn ky ėshtė rezultati i asaj qė ka dalė nga njė studim i kryer prej njė grupi shkencėtarėsh. Kėshtu, pas mė shumė se disa dekadash studimesh, njė grup neurologėsh anglezė, pėr herė tė parė nė botė, kanė parė migrenėn me njė version special tė rezonancės manjetike cerebrale, e aftė pėr tė evidentuar edhe ndryshimet mė tė vogla tė lėndės gri, ose tė bardhė, nė zona tė veēanta qė nuk mund tė shihen me analizat tradicionale. “Nė rastet mė tė rėnda kemi arritur tė shohim pakėsimin e lėndės gri, ose tė bardhė nė qendrat pėrgjegjėse pėr dhimbjen, shpjegon njė neurolog i Universitetit tė Harvardit. Pėr herė tė parė kemi treguar se migrena nuk ėshtė vetėm njė shqetėsim funksional, por njė sėmundje e vėrtetė me bazė nė strukturėn e trurit”. Megjithatė, mė shumė se njė javė mė parė, njė tjetėr kėrkim i “Havard Medical School” tregonte se migrena provokonte njė trashje tė kores sė trurit nė zonat e lidhura me shikimin. Njė rezultat vėrtet i rėndėsishėm pėr tė shpjeguar se pėrse nė disa raste krizat shoqėrohen me shenja epilepsie, duke shkaktuar ndryshime edhe nė pamje. Pakėsimi i lėndės gri, i vėzhguar nga ekipi i mjekėve, ėshtė i lidhur me pėrkeqėsimin e sėmundjes dhe me shpeshtėsinė e krizave. “Sa mė shumė ėshtė evident fenomeni, aq mė shumė e aq mė tė rėnda dhe mė tė shpeshta janė dhimbjet, por akoma nuk ka tė dhėna nėse kjo atrofi e lehtė ndryshon funksionet konjektive”, thonė ata. Specialistėt kanė treguar gjithashtu edhe pėr raportin e ngushtė mes dhimbjes sė kokės (vetėm nė rastet mė tė rėnda me 3 deri nė 4 herė nė muaj) dhe obezitetit. Por nėse ata qė vuajnė nga dhimbjet mė tė forta mund tė gjejnė shpėtim veēse te ilaēet, kush vuan nga dhimbjet mė tė lehta mund tė gjejė qetėsi edhe me metoda tė ndryshme natyrale, pėr shkak tė efektit qetėsues qė japin. “Pėr kėtė u kėshillojmė tė gjithė pacientėve njė dietė tė kombinuar mirė”, tregojnė mjekėt. Kėshtu, nė praktikė, pėrveēse duhet ndjekur njė mėnyrė ushqyerje shumė e varfėr me yndyra, duhet hequr dorė edhe nga disa pėrbėrės ushqimorė si: djathi, ēokollata, vera, banania, prodhimet e detit, frutat e thata, agrumet dhe domatet. Gjithashtu ėshtė zbuluar se nga migrena vuajnė mė shumė gratė se burrat (nė njė raport pesė me njė) rreth moshės 30-40 vjeē dhe siē e thamė mė lart, personat nė mbipeshė. Ndėrsa pėr sa u pėrket fėmijėve, vetėm 5-6 pėr qind e tyre preken nga migrena pa ndryshime tė mėdha mes sekseve. Origjina e sėmundjes ėshtė e trashėguar, ndėrsa ilaēet pėr shėrimin e plotė tė saj nuk janė gjetur akoma.
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dhembja e kokes, ja si qetesohet Empty Re: Dhembja e kokes, ja si qetesohet

Mesazh nga Akili Fri Nov 21, 2008 5:35 pm

i fut nje murit me kok dhe kaq nuk ke pse te lexoshe gjithe keto qe ka shkruar tetovarja
Akili
Akili
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 2353
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dhembja e kokes, ja si qetesohet Empty Re: Dhembja e kokes, ja si qetesohet

Mesazh nga Geri Fri Nov 21, 2008 7:29 pm

lexoje me lal se kot se ka shkru nejse.une dhimbjenh e kokes e kam gjet me cfar me e sheru me nji sms tetovares me u fut ne msn ene sherohem direkt :love:
Geri
Geri
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 08/06/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4201
Vendndodhja Vendndodhja : Tirone
Hobi Hobi : futbolli
Humor Humor : ik re pilu
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

http://hapesira.forumotions.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dhembja e kokes, ja si qetesohet Empty Re: Dhembja e kokes, ja si qetesohet

Mesazh nga Vizitor Fri Nov 21, 2008 9:11 pm

Tetovare te pergezoj per temen .

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dhembja e kokes, ja si qetesohet Empty Re: Dhembja e kokes, ja si qetesohet

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi