♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007 (Pjesa II)

Shko poshtė

Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007 (Pjesa II) Empty Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007 (Pjesa II)

Mesazh nga Vizitor Fri May 22, 2009 3:01 pm

Internimi i burrave ēam, 4 gusht 1940
Pas shpėrnguljes dhe terrorit ndaj popullsisė ēame, grekėt pėr tė evituar protesta ndoqėn dhe rrugėn e internimeve. Qeveria greke krijoi komisione qė pėrzgjidhnin popullsinė ku veēonin meshkujt qė ishin pėr luftė dhe i internuan nė ishujt e humbur tė detit Egje. Sipas dėshmive, trajtimi i tyre ishte i njėjtė me atė qė nazistėt u bėnin hebrenjve. Dhe si pėr ironi pushtimi gjerman i Greqisė nė 6 prill 1941 i liroi ēamėt e internuar, por kur u kthyen nė fshatrat e tyre nuk kish mbetur askush.


Shqipėria nė Luftėn Italo-Greke, 1940
Pak e ēuditshme, por lufta Italo-Greke ka nisur pas vrasjes sė njė shqiptari. Daut Hoxha ishte njė nga kapedanėt ēamė mė popullor qė luftonte kundėr Greqisė. Pėr kokėn e tij Athina kish vėnė 500 mijė dhrami. Hoxha u vra nga disa patriotė tė paguar nga grekėt, dhe Italia e cila kėrkonte njė shkak e cilėsoi kėtė si njė dhunim tė tė drejtave ēame. Pėr Italinė ishte njė udhėheqės popullor, ndėrsa pėr Greqinė “kryetar i njė bande plaēkitėse”


Greqia shpall Ligjin e Luftės, 10 nėntor 1940
Gjatė luftės italo-greke, Parlamenti helen miratoi ligjin 2636/1940 ose siē njihet ndryshe Ligji i Luftės me Shqipėrinė, pėr shkak se vendi ynė u pėrdor nga Italia pėr nisjen sulmeve ndaj Greqisė. Mė vonė kėtij ligji ju shtuan dhe shumė amendamente qė kishin tė bėnin me pronat e ēamėve, tė cilat kapnin vlerėn e 350 milionė dollarėve. Ky ligj u bllokon pronėn gjithė personave grekė me kombėsi shqiptare, duke pėrjashtuar nė kėtė mėnyrė komunitetin ēam. Edhe sot ky ligj mban peng ēėshtjen e ēamėve.


Vrasja e Xhaferr Ypit, 17 nėntor 1940
Sulmet greke nė territorin shqiptar shkaktuan jo pak viktima mes civilėve shqiptarė. Mė 17 nėntor 1940, gjatė njė bombardimi grek nė zonėn e Kolonjės, u vra afėr fshatit tė lindjes, ministri i Drejtėsisė sė Shqipėrisė, Xhaferr Ypi. Patriotėt shqiptarė reaguan, por ushtria greke nuk mbajti pėrgjegjėsi duke e cilėsuar si njė incident anėsor qė ishte bėrė pėr shkak tė keqllogaritjeve tė sulmit.


Protesta e shqiptarėve pėr pushtimin, 28 nėntor 1940
Pas tėrheqjes sė forcave italiane, ushtria greke fillon tė pėrparojė nė Jug tė Shqipėrisė, brenda njė jave, Korēa, Saranda dhe Himara ranė nė duart e ushtrisė greke. Gjeneralėt i cilėsuan kėto zona si greke dhe filluan ndėshkimin e popullatės vendase. Nacionalistėt shqiptarė organizuan njė demonstratė nė qytetin e Korēės, ku kėrkonin qė qeveria greke tė njihte integritetin e Shqipėrisė. Demonstrata u pėrpoq qė ndalohej nga forcat greke. Nė ēdo qytet forcat greke hoqėn flamurin shqiptar dhe vendosėn atė helen.


Shifrat e terrorit ēam, 1940
Mė shumė sesa incident mund tė cilėsohet si njė luftė. Por nėse nė njė anė ishin ushtarėt grekė, nė krahun tjetėr ishin civilė tė pafajshėm. Ushtria greke vrau nė Ēamėri 4300 njerėz, rezultojnė tė zhdukur 3500 njerėz, u dogjėn 102 fshatra, u shkatėrruan plotėsisht 57 fshatra si dhe 7280 shtėpi. Shumica e njerėzve u ekzekutuan, por pati masakra kolektive ku fėmijėt dhe gratė u therėn me thika, u dogjėn, madje dhe veprime makabre si djegie dhe rrjepje tė gjallė tė njerėzve. Askush deri mė sot nuk ka mbajtur pėrgjegjėsi pėr krimet. Sipas zyrtarėve greke, u ekzekutuan bashkėpunėtorėt me italianėt, qė nė kėtė rast paskan qenė edhe gra dhe fėmijė.


Masakra e Napolon Zervės, 25 qershor 1944
Napolon Zerva ishte njė nga gjeneralėt grekė qė bashkėpunoi me pushtuesin gjerman. Kėta tė fundit i lanė dorė tė lirė pėr masakrat ndaj popullsisė ēame. Nė fakt masakrat e tij ndaj popullsisė shqiptare do t’i kishin zili dhe gjermanėt. Nė 25 qershor ‘44, forcat e Zervės ekzekutuan nė mėnyrė barbare 2000 ēamė brenda njė nate nė qytetin Paramithia. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fėmijė, tė cilėt u therėn me thika dhe u dogjėn. Kjo ishte njė nga masakrat mė tė egra tė grekėve.


Ankesa e grekėve nė SHBA, dhjetor 1944
Grekėt nuk e njohėn qeverinė e Enver Hoxhės me pretendimin se ai ishte njė mysliman qė do tė persekutonte minoritetin ortodoks nė jug tė vendit. Madje, ata shprehėn mendimin nė qarqet ndėrkombėtare qė as nuk duhet tė krijohej fare. Nė dhjetor tė 1944-s grekėt iu drejtuan Departamentit Amerikan tė Shtetit, me notė proteste ku pretendohej se forcat qeveritare shqiptare keqtrajtonin minoritetin grek. Nė kėtė mėnyrė pala greke po pėrgatiste territorin pėr njė sulm dhe aneksim tė Vorio Epirit.


Incidentet nė Konispol, 1944
Nė linjėn e mosnjohjes sė qeverisė qė po krijohej, grekėt vazhduan me njė seri sulmesh nė jug tė vendit edhe pse Lufta e Dytė Botėrore nuk kish pėrfunduar. Nė kėtė kohė do tė regjistroheshin 58 incidente nė kufirin shqiptaro-grek. Nė 1 shtator, artileria greke e vendosur goditi Konispolin. Territori shqiptar u shkel nė disa pika duke u shoqėruar me goditje tė armatosura dhe reprezalje ndaj popullsisė civile.


Ministri grek: Tė rrėzohet Hoxha, Uashington, 9 korrik 1945
Ministri i Jashtėm i Greqisė, Andreas Sofianopulos, do ta shtronte ēėshtjen e Vorio Epirit edhe nė takimin qė pati me Sekretarin e Shtetit nė SHBA, Grew, nė vitin 1946. Veē kėsaj pėrfaqėsuesi i qeverisė greke edhe kėtė herė gjatė bisedės pėr synimet territoriale tė shtetit tė tij, nuk harroi tė paraqesė edhe kėrkesėn pėr mosnjohjen nga SHBA-ja tė regjimit tė Hoxhės, pasi sipas tij udhėheqėsi komunist shqiptar nuk pėrfaqėsonte shumicėn e popullit.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007 (Pjesa II) Empty Re: Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007 (Pjesa II)

Mesazh nga Vizitor Fri May 22, 2009 3:02 pm

Greqia kėrkon kufijtė, Paris 1946
Pėrveē incidenteve, Greqia nė pėrfundim tė Luftės sė Dytė Botėrore u pėrpoq ta shtronte ēėshtjen e Vorio Epirit dhe nė qarqet diplomatike. Duke shpresuar nė ndihmėn e SHBA-sė e anglezėve, diplomatėt grekė u pėrpoqėn ta ngrinin dhe shtronin pėr diskutim kėtė ēėshtje. Ndėrkohė qė ndėrkombėtarėt nuk kishin kohė tė merreshin me ndarje te reja nė Ballkan, duke u pėrqendruar mė shumė nė zgjerimin qė po bėnin shtetet komuniste nė Evropė. Ndėrkohė Greqia u kėrkoi ndėrkombėtarėve marrjen e masave pėr ndėrhyrjet, qė sipas saj, po bėnte Shqipėria nė punėt e brendshme tė Athinės.


Greqia kundėr pranimit tė Shqipėrisė nė OKB, 12 shkurt 1946
Pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, Shqipėria kėrkoi nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara anėtarėsimin si anėtare me tė drejta tė plota. Pėrveē mbėshtetjes qė qeveria jonė kishte nga shtetet komuniste dhe linjės jo tė qartė nė diplomaci, edhe faktori grek luajti kartėn kundėr hyrjes sė Shqipėrisė. Nė 12 shkurt ministri i Jashtėm grek dėrgon njė letėr nė OKB, ku argumentonte se ēėshtja e Shqipėrisė nuk duhet tė diskutohet, pasi Greqia ėshtė ende nė gjendje lufte me tė dhe Shqipėria nuk ka plotėsuar tė drejtat e minoritetit.


Sulmi nė Radat, gusht 1946
Nė 1946-n nisin dhe planet ushtarake tė Greqisė pėr pushtimin e Vorio Epirit. Njė nga sulmet mė tė rėnda gjatė kėtij viti ishte ai i 200 ushtarėve, tė cilėt kaluan kufirin shqiptar dhe hynė nė fshatin Radat. Sulmi u bė me mitraloza dhe murtaja, ku ngelėn tė vrarė shumė civilė. Kjo ishte seria e njė sėrė sulmesh qė forcat greke kishin planifikuar nė gjithė shtrirjen e territorit greko-shqiptar. Nė ato kohė ushtria shqiptare nuk ishte organizuar nė nivelet e duhura.


Greqia, nuk njeh luftėn shqiptare, 1946
Marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Greqisė pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore kanė qenė mjaft tė tensionuara. Shteti grek i cilėsonte shqiptarėt si njerėzit qė bashkėpunonin me Italinė nė luftėn italo-greke. Ndėrkohė qė shqiptarėt u pėrpoqėn tė ēliroheshin vetė nga Italia. Po ashtu nuk ishin dakord qė Shqipėria tė renditej nė koalicionin fitues tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe e kėrkuan kėtė publikisht.


Propaganda e zyrtarėve grekė, 20 shkurt 1948
Veē sulmeve sporadike qarqet greke u pėrpoqėn qė tė pėrgatisnin edhe opinionin e lėkundur pėr ēėshtjen e Vorio Epirit. Njė zyrtar grek deklaronte nė 1948-n, nė radion e Athinės se, “Tani duhet tė mbarojmė punė me Shqipėrinė. Greqia tani duhet tė luftojė me tė gjitha mjetet, gjer nė frymėn e fundit. Sinjali u dha tani nė Epir, ku ushtarėt tanė janė duke luftuar me parullat, Morava, Korēa, Delvina, Saranda, Gjirokastra tė “Vorio-Epirit” ende tė paēliruara. Duhet tė mbarojmė hesapet me Shqipėrinė”.


Propaganda pėr pushtimin e Shqipėrisė, 1949
Lufta civile nė Greqi solli jo pak probleme dhe pėr Shqipėrinė. Qeveria greke akuzonte shtetin shqiptar se po ndihmonte partizanėt kundėr ushtrisė demokratike greke. Gjatė kėsaj kohe janė hedhur parulla, libra e broshura tė ndryshme qė bėnin thirrje kundėr qeverisė shqiptare. Robėrit grekė pranojnė se komandantėt bėnin propagandė anti-shqiptare, duke pėrmendur Vorio Epirin dhe krijonin mes radhėve tė ushtarėve psikozėn e njė sulmi tė shpejtė kundėr territorit shqiptar. Ushtria shqiptare shtoi forcat e saj nė kufirin greko-shqiptar.


Robėrit grekė nė Shqipėri, 1949
Njė skuadėr e ushtrisė greke hyri nė territorin shqiptar. Forcat shqiptare pas njė shkėmbimi zjarri arritėn tė kapin rob disa ushtarė dhe oficerin grek Skuros Dhimitris, i cili kishte hyrė 300 metra nė territorin tonė. Oficeri grek dha informacionin pėr planet e Greqisė. Ai tregoi se kishte marrė urdhra pėr tė goditur me armė kundėr rojeve shqiptare. Ai pranoi se ushtria greke duhet tė jetė gati pėr tė hyrė nė tokat shqiptare pėr tė shfarosur komunistėt dhe mė pas tė merrej Vorio Epiri.


7 orė luftė nė Vidohovė-Devoll,2 gusht 1949
Artileria greke qėllon me armėn nė tokat shqiptare dhe predhat bien 300-500 metra nė tokėn tonė. Forcat greke nisin dhe njė sulm ajror duke angazhuar 3 batalione. Nė postėn shqiptare ishte vetėm njė skuadėr e armatosur me automatikė dhe mitraloza. Forcat greke vranė ushtarėt Tafil Ferhati, Memo Nexhipi, Ferid Bregasi, Shyqyri Avdia, Ibrahim Fetahu, Hasan Ramadani dhe u plagosėn 6 tė tjerė. Vetėm pasditen e 2 gushtit ushtria shqiptare arriti tė zmbrapsė atė greke, e cila kish hyrė nė territorin tonė. Nga ana e grekėve u vranė 100 ushtarė dhe u kapėn rob 3.


Kėrcėnimi i gjeneralit grek, Aleksandėr Papagos, 3 gusht 1949
Qėllimet greke pėr Vorio Epirin nuk ishin vetėm fantazi e qarqeve tė veēanta, por edhe e zyrtarėve tė lartė tė cilėt jepnin vazhdimisht deklarata anti-shqiptare. Ish-ministri i Mbrojtjes, Aleksandėr Papagos, deklaroi nė Athinė se pas shkatėrrimit tė Andarteve, ”Pastaj do t’i biem Shqipėrisė”. Kjo ishte dhe deklarata mė e rėndė e lėshuar nga njė gjeneral lufte, sė cilės qeveria shqiptare iu pėrgjigj me njė notė proteste.


Incidenti i Leskovikut, 4 gusht 1949
Pas Vidohovės, ushtria greke i shtriu sulmet nė pjesėt e tjera tė kufirit. Sulme sporadike u regjistruan nė sektorin e Bozhigradit dhe nė drejtim tė Leskovikut, nė afėrsi tė piramidave Nr. 11, 12, 13 dhe 14. Grekėt tė mbėshtetur nga artileria dhe aviacioni, me forca tė shumta sulmuan kuotat 1425 dhe 309. Kundėrsulmet e forcave kufitare shqiptare i zmbrapsėn grekėt. Nė kėtė kohė ushtria greke filloi pėrdorimin e predhave tė kalibėr tė lartė, tė cilat lėshoheshin nga pikė larg kufirit, si dhe pėrdori avionėt gjuajtės.


Bombardimi i Menkulasit, 5 gusht 1949
Vetėm gjatė dy ditėve, nė gushtin e 1949-s ushtria greke ka hedhur mė shumė sesa 1500 predha artilerie. Nė komunikatėn e Ministrisė sė Mbrojtjes shqiptare thuhej se njė pjesė e mirė e kėtij municioni ka rėnė nė fshatin Menkulas (Devoll). I ndodhur nė kėto kushte, shteti shqiptar mori vendimin pėr mobilizimin e ushtrisė nė gjithė kufirin jugor. Masat e marra pėr kėtė mbrojtje nė njė urdhėr tė lėshuar nga Enver Hoxha “Mbi moslejimin e kalimit tė forcave monarko-fashiste nė tokėn Shqiptare”.


Beteja e Vidohovės, 7 gusht 1949
Vidohova u shndėrrua nė njė arenė tė pėrplasjes shqiptaro-greke. Nė piramidėn I-55 trupat ushtarake greke kishin mundur tė mblidheshin nė territorin shqiptar dhe zhvilluan njė betejė tė ashpėr me ato shqiptare, tė pėrbėra nga njė togė dhe njė nėnrepart i ushtrisė popullore. Ishte njė betejė frontale ku forcat greke kishin zėnė pikat kyēe. Brenda njė dite forcat shqiptare arritėn tė merrnin pikat e zėna nė kufirin shqiptar, po nuk mundėn t’i mbanin dot deri nė mbrėmje. Vetėm njė ditė mė vonė forcat shqiptare arritėn tė largonin togėn greke.


Rrėzimi i avionit grek, gusht 1949
Pėrveē forcave tokėsore, ushtria greke pėrdori dhe aviacionin. Njė aeroplan ngrihej nga Korfuzi, duke depėrtuar nė zonėn shqiptare pėr tė bėrė zbulim. Me gjithė mungesėn e armėve kundėrajrore, ushtria shqiptare arriti qė me anė tė njė trekėndėshi me armė tė lehta tė vendosura nė Ēukė, Manastir, Ksamil ta detyronte tė largohej atė. Nė njoftimin Ministrisė sė Mbrojtjes sė asaj kohe raportohet se aeroplani u rrėzua nė fushėn e Finiqit dhe piloti u kap rob.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007 (Pjesa II) Empty Re: Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007 (Pjesa II)

Mesazh nga Vizitor Fri May 22, 2009 3:04 pm

Sulmi grek i 12 gushtit 1949
Pėrreth gjashtė orė nė mėngjesin e 12 gushtit forcat greke dhe ato shqiptare kanė zhvilluar njė luftė tė vėrtetė nė zonėn e Gurit-Bilisht. Njė brigadė e mbėshtetur nga artileria dhe katėr aeroplanė tė tipit “Spitfire” sulmojnė tokėn shqiptare nė drejtim tė Bilishtit, ku arrijnė tė zmbrapsin rojėn kufitare. Luftimet u zhvilluan nė afėrsi tė postės kufitare, ku repartet e ushtrisė shqiptare i thyen forcat greke me gjithė armėt moderne qė kishin. Ushtria greke kishte nė pėrdorim 36 gryka zjarri tė artilerisė, madje u pėrdorėn dhe predha me napalm qė digjnin ēdo gjė pėrreth.


Vrasja e komisarit Nasi Remaēka, 13 gusht 1949
Mėngjesin e 13 gushtit forcat greke prej dy brigadash, tė mbėshtetura nga artileria, kaluan kufirin shqiptar nė piramidėn I-33, sektori i Bilishtit. Qėllimi ishte qė tė pėrqendroheshin nė Malin e Palikut nga ku mund tė sulmonin Bilishtin. Nė kėtė betejė u vra komisari i batalionit tė kufirit Bilisht, Nasi Remaēka, sė bashku me korrierin e tij, Dane Zeneli. Ndėrkohė robėrit grekė deklaronin se nė betejėn e njė dite mė parė kishin tėrhequr 50 ushtarė grek tė vrarė, ndėrkohė qė atė ditė u vranė 26 ushtarė grekė.


Vrasjet e civilėve, 14 gusht 1949
Mėngjesin e 14 gushtit forcat greke nisin njė tjetėr ofensivė. Brigada e 41-tė, e mbėshtetur me njė regjiment artilerie dhe njė skuadrilje aeroplanėsh “Spitfirė”, vazhduan sulmet e tyre kundėr Shqipėrisė. Nė kėtė ditė grekėt hodhėn mė shumė se 2.000 predha artilerie nė tokėn shqiptare nė katundet Trestenik, Kapshticė e Cangonj-Devoll si dhe nė qytetin e Bilishtit. Nga goditjet e artilerisė mbetėn 5 civilė tė vrarė dhe u shkaktuan dėme materiale nė disa shtėpi tė katundeve tė mėsipėrme.


Bilanci i njė lufte tė pashpallur, gusht 1949
Nė bazė tė komunikatave tė Ministrisė Mbrojtjes nė vitet 1950, nga rreth 49 provokacionet e ushtrisė greke nė kufirin jugor tė Shqipėrisė mbetėn vrarė 29 ushtarė dhe oficerė tė ushtrisė tonė. Por duke llogaritur dhe dėmet qė u shkaktuan nė civilė tė paarmatosur, kjo shifėr duhet tė ketė qenė mė e lartė. Ndėrkohė qė nė komunikatė thuhet se nė bazė tė dėshmive tė mbledhura nga robėrit e luftės, forcat tona i kanė shkaktuar ushtrisė greke mbi 300 tė vrarė dhe 500 tė plagosur, ndėrsa 270 tė tjerė u kapėn robėr.


Tanket greke nė kufirin shqiptar, 1949
Arsyetimi grek ishte se nė tokat shqiptare fshiheshin partizanėt qė sulmonin qeverinė greke. Nė “incidentet” nė kufi u vunė nė pėrdorim tė gjitha armėt. Nė sulmin e 25 gushtit forcat greke sulmuan me avion artileri dhe 3 tanke. Sipas komunikatės operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes, ky ka qenė njė nga sulmet mė tė mirė organizuar nga ushtria greke, por qė u arrit tė ndalej nga pala jonė dhe ushtria greke u zmbraps nė tokėn e saj.


Shėrbimet sekrete greke, gjyqi i Bozhigradit, 1950
Pėrveē incidenteve, shėrbimet greke filluan dhe infiltrimin e agjentėve sekretė nė territoret shqiptare. Nė fshatin Bozhigrad, sot Miras, Korēė u zhvillua gjyqi kundėr disa tė tė ashtuquajturve agjentė, megjithėse ky gjyq u shndėrrua nė njė “shou” popullor, ku askush nuk mund tė vėrtetonte implikimin e banorėve. U cilėsuan si agjentė grekė Qazim Sina, Qani Seskollari dhe Myslim Biskallari, sepse kishin hyrė nė tokėn tonė dhe zhvilluan aktivitet spiunazhi. Madje ata u akuzuan dhe pėr njė plan pėr tė vrarė kolonelin Petrit Dume.


Krijimi i organizatės antishqiptare “MAVI”
Nė linjėn e spiunazhit, gjenerali grek, Vasil Mellaj, rekruton njė sėrė minoritarėsh shqiptarė dhe krijon organizatėn anti-shqiptare “MAVI” (Fronti pėr Ēlirimin e Vorio Epirit). Sipas ish-oficerit tė Sigurimit Bekim Budo, minoritarėt Spiridhon Vllahoni, Pandelejmon Kotokoni, Vasil Shahini dhe Jani Diamanti ishin themeluesit e organizatės. Qėllimi ishte riaktivizimi i shėrbimeve greke pėr ēėshtjen e Vorio Epirit nė kushtet e njė Shqipėrie ku sundonte regjimi komunist.


Rrėmbimi i postės nė Pogon, 18 shkurt 1950
Provokacionet dhe sulmet sporadike vazhduan edhe gjatė vitit 1950. Nė 18 shkurt njė grup ushtarėsh grekė nė zonėn e postės sė Sopikut u futėn 600 metra nė tokėn shqiptare dhe i bėnė pritė njėsitit tė shėrbimit tė postės qė shkonte nė pikėn e vrojtimit. Nė kėtė incident mbeti i vrarė ushtari Bendo Buzo, ndėrsa njė ushtar tjetėr u zu rob nga grekėt. Pas ardhjes sė pėrforcimeve nga repartet shqiptare njėsiti grek u largua.


Incidenti nė malin e Gramozit, 24 maj 1950
Provokacioni i 24 majit ishte njė nga mė agresivėt e atyre viteve. Njė batalion grek i pėrforcuar me artileri kėrkoi tė merrte majėn e Ēukapecit nga ku mund tė kontrollonte territorin e Ersekės. Reparti shqiptar dispononte vetėm 50 forca me armatim tė lehtė. Ushtarėt grekė u futėn deri nė 150 metra nė territorin tonė. Pas njė luftimi disa orėsh forcat greke u tėrhoqėn duke lėnė 6 tė vrarė dhe 7 tė plagosur, ndėrkohė qė pati humbje dhe nė bazėn materiale.


Memorandumi i Ministrisė sė Jashtme greke, 7 gusht 1952
Nė arkivat e Departamentit Amerikan tė Shtetit gjendet njė dokument i qeverisė greke, ku parashtrohet ndarja e Shqipėrisė. Dokumenti ėshtė hartuar nė vitin 1952 nga Ministria e Jashtme greke. Plani ishte qė, Greqia tė merrte “ok” pėr tė rrėzuar regjimin komunist dhe mė tej synohej ndarja e Shqipėrisė. Pjesa e jugut deri nė Shkumbin, sipas “Megali Idesė” (e hedhur nga ministri grek Venizellos qė nė vitin 1919), i takonte Greqisė, ndėrsa veriu Jugosllavisė. Varianti tjetėr ishte njė protektorat ndėrkombėtar mbi Shqipėrinė.


Pėrplasja Tiranė-Athinė pėr Ligjin e Luftės, 1955
Shteti shqiptar me anė tė kanaleve tė ndryshme diplomatike kėrkon nga qeveria greke shfuqizimin e Ligjit tė Luftės. Kėrkesa u bė dhe publikisht nė gazetėn ”Zėri i Popullit” tė atij vitit. Ndėrkohė nga qeveria e Athinės pėrgjigjja ishte se pėr kėtė gjė duhet tė vendoste Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Greke. Njė pėrgjigje qė fare mirė mund tė merrej si njė provokim i hapur. Nė kėtė kohė masat nė kufirin greko-shqiptar u shtuan mė shumė sesa zakonisht.


Agjenti “Papastrati”, 1971
Nė vitet 1971, nė duart e Shėrbimeve Sekrete Shqiptare do tė binte njė agjent grek qė kishte luajtur rolin kryesor nė ēėshtjen e Vorio Epirit. Sipas dėshmive tė njerėzve tė Shėrbimit Shqiptar, agjenti me emrin “Papastrati”, i cili ishte njė shqiptar me orgjinė greke, ka zbuluar njė pjesė tė planeve sesi vepronte organizata greke antishqiptare pėr “Ēlirimin” e Vorio Epirit.


Fondi i Ministrisė sė Jashtme greke pėr shqiptarėt, Athinė 1980
Thirrjet anti-shqiptare nuk kanė qenė sporadike. Shpeshherė mediat greke e kanė demonizuar faktorin shqiptar pėr ēėshtjen e Epirit. Sekreti i zbulohet vite mė parė nga kryeministri grek Kostandin Miēotaqis. Sipas tij, nė Ministrinė Jashtme tė Greqisė ekziston njė fond special qė u shpėrndahet mediave pėr tė ndryshuar raportimin e lajmeve mbi realitetin shqiptar. Ky fond veē parave shpėrndante dhe lajme pėr mediat nė lidhje me synimet e Shqipėrisė sė Madhe.


Parlamenti grek lė nė fuqi Ligjin e Luftės, 1987
Qeveria e Papandreut kėrkon qė tė nxjerrė jashtė pėrdorimit Ligjin e Luftės mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Por kjo nismė qė mund tė kish shkrirė akujt mes dy vendeve nuk u pranua nga Parlamenti helen. Presidenti i asaj kohe deklaron se edhe nėse ky ligj abrogohet nga Parlamenti, Presidenti nuk ka asnjė ndikim mbi tė pasi ai ėshtė dekretuar nga mbreti dhe Presidenti i Republikės ėshtė njė autoritet shumė i ndryshėm nga ai i mbretit.


Ramiz Alia, 1991
Njė intervistė e Presidentit tė asaj kohe, Ramiz Alia, u bė shkak i njė serie deklaratash dhe notash protestash mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Njė grup gazetarėsh grekė pyetėn Presidentin shqiptar nė lidhje me ēėshtjen e pakicave kombėtare, kryesisht pėr ato greke nė jug tė vendit. Alia u kujtoi gazetarėve se ka dhe pakica shqiptare nė Janinė dhe Ēamėri, tė drejta e tė cilave nuk janė zbatuar dhe nga njė shtet demokratik si Greqia. Ministria e Jashtme greke e cilėsoi kėtė si njė provokacion.


Incidenti me priftin grek,Tiranė, 28 qershor 1993
Nė vitet pas diktaturės ky mbahet mend dhe si fillimi i incidenteve tė rėnda me Greqinė. Prifti grek Kristostomu Maidonis u shpall persona “non grata” dhe u dėbua nga Shqipėria. Sipas autoriteteve shqiptare, shkak ishte propaganda antikombėtare qė bėri ky prift nė Gjirokastėr, duke shpėrndarė nė kishat ortodokse shqiptare harta tė Vorio-Epirit, ku Jugu i Republikės sė Shqipėrisė paraqitej si Greqi. Athina reagoi ashpėr duke akuzuar direkt Presidentin Berisha pėr kėtė incident.


Plani i Miēotaqisit,Athinė, 14 korrik 1993
Kryeministri grek, Kostandin Miēotaqis, paraqet njė plan pėr jugun e Shqipėrisė tė pėrbėrė nga 6 pika. Plani ishte hartuar nga kėshilltari i tij, Nikolas Gejxh. Nė dokument kėrkohej qė Shqipėria tė pėrmbushte tė drejtat e grekėve etnikė me banim nė Shqipėri, tė pranonte rikthimin pa kushte tė priftit, tė hapte shkolla greke nė Shqipėri edhe jo vetėm nė zonėn minoritare, tė regjistronte popullsinė si Epiri, tė merrte tė njėjtin status qė do tė merrte Kosova.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007 (Pjesa II) Empty Re: Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007 (Pjesa II)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi