♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arbereshet e Greqise dhe greket e Shqiperise

Shko poshtė

Arbereshet e Greqise dhe greket e Shqiperise Empty Arbereshet e Greqise dhe greket e Shqiperise

Mesazh nga Barbi Fri Jul 10, 2009 11:30 pm

Arbėreshėt e Greqisė dhe grekėt e Shqipėrisė




Ballkani e Shqipėria si pjesė integrale e tij, kanė njė histori plot zig-zage e ndėrthurje. Lėvizjet masive e zhvendosjet e popllsive tė tyre nga njė vend nė tjetrin janė edhe ato njė pjesė e saj; copėz e kėsaj historie janė edhe arvanitasit e Greqisė ose ndryshe arbėreshėt e Greqisė, e nga ana tjetėr edhe grekėt apo minoritarėt, siē i njohim ndryshe nė Shqipėri. Pėrsa i pėrket kėtyre tė parėve, ne njohim (tė paktėn pas viteve nėntėdhjetė), edhe disa figura tė shquara si presidentin e arvanitasve tė Greqisė, studiuesin e shquar Aristidh Kola dhe fatin e tij tragjik. Por na tėrhoqi vėmendjen njė material nė gjermanisht i njė studiuesi tė mirėfilltė tė ēėshtjeve tė rajonit tonė dhe qė ėshtė dėshmuar e rekomanduar si njė njohės i mirė e i paanshėm i problemeve tė kėtyre trevave (Dr. Konrad Cleėing) mbi shqiptarėt dhe shqipfolėsit e Greqisė, e gjithashtu mbi grekėt e Shqipėrisė. Ai pėrpiqet ta japė me objektivitet e nė njė mėnyrė gjithsesi tė pėrmbledhur historinė dhe gjendjen e tyre nė tė dyja anėt e kufirit. Ne do mundohemi tā€˜i pėrmbahemi ēėshtjeve kryesore qė profesori gjerman ka trajtuar duke iu referuar thelbit dhe mesazhit qė ai ka dashur tė lerė nė kėtė studim. Materiali, pėr tė qenė mė tė saktė ėshtė marrė nga revista "Pogrom-popujt e kėrcėnuar", nr. 2/2001, me autor dr. Konrad Cleėing, specialist pėr ēėshtjet shqiptare nė Institutin e Evropės Juglindore tė Mynihut.


Le tė shohim mė tej se ēfarė konstaton profesori gjerman nė studimin e tij. Pjesėt e popullsisė shqipfolėse nė Greqi, tė ndara sipas historisė, gjuhės e ndėrgjegjes kombėtare nuk pėrbėjnė njė grupim unik. Pėr kėtė arsye pėrcaktimi i tyre nė greqisht si "arvanitas" ėshtė disi irritues pėr ta. Shkenca ndėrkombėtare i pėrcakton ata si arvanitas, si pjesėtarėt e vetėm tė komunitetit tė pasardhėsve tė emigrantėve nga zonat e Shqipėrisė sė Jugut. Vala e parė dhe e konsiderueshme e emigrimit tė tyre ndodhi me ftesė tė princave e zotėrve vendorė, duke filluar nga shekulli i 13-tė, mė pas me shekullin 14-tė e vazhdoi deri nė shekullin e 15-tė. Qysh prej asaj kohe, arvanitasit u ngulėn nė rreth 300 vende e zona nė jug tė Greqisė; kėshtu u vendosėn nė Boti, nė lindje, kufizuar nga Atika (rrethinat e Athinės), nė disa nga ishujt e Egjeut (ndėr tė tjerė edhe nė Euboa, Hidra) dhe nė Peloponez


Tendenca e asimilimit tė "arbėrorėve"

Nė fillim ata parapėlqenin tė cilėsoheshin me njė etnonim, njė emėr ky i pėrbashkėt pėr tė gjithė, e tė quheshin kėshtu "arbėrorė". Gjuha quhet edhe ajo me prejardhje prej kėsaj fjale, "arbėrisht". Pjesa mė e madhe iu pėrshtat me kalimin e kohės edhe pėrcaktimit nė greqisht pėr tė pėrcaktuar origjinėn e tyre gjuhėsore, pra (arvanitika-arbėrisht). Numri i arvanitasve, sipas kritereve tė pėrdorimit gjuhėsor apo tė vetėpėrcaktimit, sipas ndėrgjegjes, nė ditėt e sotme shkon nė 150 000-200 000 vetė. Gjithsesi, "arvanitika" ose "arbėrishtja" nuk parcelizohet vetėm nė dialekte nė mėnyrė shumė tė fortė, por edhe (bartėsit) folėsit e saj, ndėrkohė janė tė gjithė dygjuhėfolės e me njė tendencė nė rritje pėr ta humbur atė pėrfundimisht nė brezat pasues. Pėr asimilimin gjuhėsor ka ndikuar fakti se kultura arvanitase ka qenė plotėsisht fshatare. Ashtu sikurse edhe shoqėria greke nė pėrgjithėsi, ata prej kohėsh po orientohen tashmė drejt zonave urbane, duke iu referuar apo mė mire, duke iu larguar modelit tė jetės "arvanito-greke". Urbanizimi, migracioni dhe lėvizja sociale kanė ndikuar, qė nė mėnyrė tė vazhdueshme, tė humbė gjuha dhe dialekti i tyre e, bashkė me tė, edhe ndryshimi apo humbja e identitetit. Madje, edhe arvanitas tė ndėrgjegjshėm pėr prejardhjen e tyre e shohin veten tashmė si gjysmė grekė e gjysmė arvanitas, domethėnė, njė identitet politiko-etnik nuk ka. Pjesa tjetėr mė nacionaliste greke propagandon se mund tė jesh njėkohėsisht edhe grek edhe arvanitas. Mospėrkujdesja ndaj gjuhės arvanitase e kulturės sė saj, si dhe mospėrfillja pėr shekuj e dekada tė tėra nė tė gjitha aspektet, nga tė gjitha institucionet shtetėrore e religjoze, pra, nga kisha greke (tė cilės i pėrkasin edhe vetė arvanitasit) i kėtij grupimi etno-gjuhėsor tregon se nė thelb "marrėveshja" do tė pranohet pėr aq kohė sa gjuha arvanitase e mbetur, tė kuptohet si njė fazė kalimtare drejt asimilimit tė plotė nga bota greqishtfolėse. Kjo dhe mjedisi armiqėsor ndaj shqiptarėve nė Greqi pas viteve ā€˜90, ka ēuar nė atė qė klubet e grupimet arvanitase tė orientohen tashmė mė shumė tek ideja e "shqiptarizmės". Klubet e grupimet arvanitase u krijuan nga fundi i viteve 70.


Rizgjimi i ndėrgjegjes etnike shqiptare

Njė grup i dytė mė i vogėl shqipfolėsish pėrbėjnė banorėt e disa zonave e fshatrave nė zonėn e kufirit midis Greqisė, Bullgarisė e Turqisė apo, tė themi ndryshe, Thrakia. Ata janė mbetjet e fundit tė njė zhvendosje tė madhe popullsie gjatė viteve 1922-ā€˜23 qė u pėrqendruan me shumicė nė kėtė trekėndėsh kufitar e qė e folura e tyre ngjason me atė tė grupimeve tė tė ardhurve nė shekullin XVI. Nga fillimi i shekullit XX, kėtu erdhėn edhe disa pėrfaqėsues tė lėvizjes kombėtare shqiptare, ndėrsa sot nė pjesėn greke tė saj gjithsesi, ėshtė ruajtur gjuha shqipe ndėr tė rinjtė; nė ndėrgjegje te tė qenurit "arvanitas", por edhe grekė. Njė grupim i tretė shqipfolės sot ka mbetur vetėm i pjesshėm: kėta janė ēamėt (greqisht, tsamides) nė njė zonė tė thepisur e nė kufi me Shqipėrinė, nė veri tė Greqisė, qė zgjatet deri nė brigjet e Epirit. Ndryshe nga dy grupimet e tjera, ata si historikisht, ashtu edhe nė aspektin gjuhėsor, janė pjesė e njė zone tė mbyllur e kompakte shqipfolėse; kishin, domethėnė kanė, njė ndėrgjegje etnike kombėtare shqiptare. Pėr shembull, tek ata shqipja quhet po si nė Shqipėri, pra shqipe. Kur u krijua minoriteti dy pjesėt e tyre, gjysma myslimane e gjysma ortodokse, nėpėrmjet vendosjes sė kufinjve nė vitin 1913, pjesa myslimane nė mėnyrė zyrtare u pėrjashtua nga kėmbimi midis popullsive turke e greke, por, nė fakt, kjo popullsi myslimane u diskriminua. Si pasojė e bashkėpunimit tė pretenduar me forcat italiane e ato gjermane, dhe me vendosjen e nėpunėsve shqiptarė nė zonat e pushtuara gjatė Luftės sė Dytė, atėherė rreth 20 000 shqiptarėt myslimanė, tė mbetur nė vitin 1944, u pėrzunė nė mėnyrė masive nga trupat greke drejt Shqipėrisė. Ƈamėt e mbetur tė krishterė nuk njihen si tė tillė nga legjislacioni e Kushtetuta greke. Ata janė shumė pak tė studiuar, por duken tė kenė njė ndėrgjegje gjithnjė e mė shumė kombėtare dhe e zotėrojnė gjuhėn e tyre; qėndrojnė nėn njė presion tė madh e tė vazhdueshėm nga ana e shtetit grek. Por, ata nuk arrijnė tė shpallen zyrtarisht. Nė pėrgjithėsi, shteti grek nuk i ka mbėshtetur studimet pėr grupimet shqipfolėse e nuk i ka njohur ata, porse e ka pranuar identitetin e tyre tė veēantė kulturor. Nė disa zona ēame myslimane, vetėm nga viti 1936 deri mė 1939 janė bėrė disa pėrpjekje "me gjysmė zemre": tė ofrohej mėsimi nė gjuhėn amėtare. Deri mė sot Greqia, pra, pėr shkak tė politikės sė saj tė mangėt ndaj minoriteteve, nuk ka kontribuuar nė tejkalimin e problemeve e mirėkuptimin nė juglindje tė Evropės.


Ana tjetėr e medaljes: Minoriteti grek nė Shqipėri

Minoriteti grek nė Shqipėri, dhe ai shqiptar nė veriperėndim tė Greqisė, studiohen nė pėrgjithėsi duke u nisur nga ngjyrimet nacionaliste. Nė fakt, tė dyja grupimet e kėtyre minoriteteve janė pasojė e tė njėjtit fenomen: nė vazhdėn e luftrave ballkanike tė viteve 1912-ā€˜13 u vendosėn kufinj tė rinj nė zonat qė deri atėherė ndodheshin nėn zotėrimin e Perandorisė Osmane. Prej kėtej lindi njė grup minoritar grek nė jug tė Shqipėrisė, tė cilėt sot shtrihen nė njė zonė relativisht kompakte (nė jug tė Gjirokastrės), pjesėrisht tė pėrzier me popullsinė shqiptare (nė zonat fqinje bregdetare tė qytetit tė Sarandės). Nėpėrmjet migrimit tė brendshėm, me kohė minoritarėt grekė erdhėn edhe nė qytetin e Gjirokastrės, qytete tė tjera e kryeqytet. Kėtu duhet tė kemi parasysh se bėhet fjalė nė pėrgjithėsi pėr pjesėtarė tė minoritetit me njė shkallė mbi mesataren e arsimimit, tė cilėt janė shumė tė rėndėsishėm pėr pėrfaqėsimin e interesave tė tyre. Madje, edhe nė kohėn e regjimit komunist nė Shqipėri zonat minoritare ishin tė pėrcaktuara qartė. Ato pėrmblidhnin, pėrjashto Himarėn, tė gjithė rajonin e minoritetit greqishtfolės. Mbrojtja e minoritetit asokohe kufizohej gjithsesi vetėm nė ruajtjen rudimentare tė gjuhės amėtare e arsimimit tė tyre. Shkolla tė niveleve mė tė larta pėr mėsimdhėnie nė gjuhėn greke u ngritėn vetėm pas viteve nėntėdhjetė.


"Loja" greke me shifrat

Por sa grekė ka nė Shqipėri? Pėrgjatė periudhės midis dy luftėrave botėrore numėrohet numri mė i madh i tyre, numėr i dalė nga arkivat e Organizatės sė Lidhjes sė Kombeve. Kjo shifėr varion nga 35 000 -40 000 grekė. Regjistrimi i fundit i popullsisė nė Shqipėri nė kohėn e monizmit, ai i vitit 1989, nxorri njė numėr prej 58 758 grekėsh, ndėrsa qeveria greke, gjithsesi, nuk ka njė shifėr tė saktė qė e pretendon, por numri qė shpesh pretendohet publikisht nė shoqėrinė greke e media ėshtė 300 000-350 000 grekė minoritarė nė Shqipėri. Tė dyja statistikat janė shprehje e mendimit etnopolitik. Sipas rezultateve zgjedhore tė vitit 1992, sidomos tė Partisė sė tė Drejtave tė Njeriut, asokohe Omonia, numri (ende para se tė ndodhte vala e madhe e emigracionit dhe largimit masiv tė shqiptarėve, pėr shkaqe ekonomike, drejt Greqisė) pėrcaktohet si mė e sigurta nė 100 000-120 000 veta. Regjistrimi i numrit prej 300 000-350 000 pėrfshin aty edhe njė pjesė tė madhe tė shqiptarėve ortodoksė e tė komunitetit apo minoritetit arumun. Ky nocion, pothuajse ekspansiv, pėrdoret edhe nga pėrfaqėsuesit politikė tė minoritetit grek nė Shqipėri, duke kontribuar thelbėsisht nė shqetėsimin e shqiptarėve pėr rritjen artificiale tė minoritetit grek atje dhe ndikimin nė marrėdhėniet me Greqinė. Pasojat e mundshme tė gjithė kėsaj janė polarizime etnonacionale, si nė zgjedhjet lokale nė komunat e zonės sė Himarės, nė vjeshtėn e vitit 2000. Ƌshtė pėr tė ardhur keq, ndėrkohė, qė organizatat e minoritetit grek nė Shqipėri bėnė thirrje pėr bojkot tė regjistrimit tė popullsisė nė prill 2001. Debati mbi pėrcaktimin pėrfundimtar tė numrit tė minoritetit ėshtė edhe pėr vetė pjesėtarėt e pėrfaqėsuesit e tij: njė nga barrat e sfidat mė tė rėnda.




POLITIKANI E DIPLOMATI

Teodoros Pangallos: Gjuha arvanitase nuk duhet zhdukur

Mbas 17 vjet studimesh, kėrkimesh dhe udhėtimesh nėpėr trevat e Epirit, tė Follorinės, tė Konicės, tė Thrakisė, tė Korinthit, tė Atikės dhe Viotisė, ku banojnė arbėrorėt (arvanitasit) dhe kėndohet kėnga e tyre nė Greqi, shkrimtari muzikant dhe kėngėtari Thanasi Moraiti ka sjellė njė antologji me vlera tė mėdha shkencore, historike, gjuhėsore dhe muzikore, qė pėrmban mbi 140 materiale muzikore tė shkruara me tekste tė transkriptuara nė greqisht e tė pėrkthyera nė shqip. Nė kėtė prezantim tė fillimvitit 2003 ka folur dhe politikani grek Teodor Pangallos, i cili ndėr tė tjera pati thėnė se "Pėr ne qė u lindėm nė shtėpi, ku gjyshja jonė fliste ā€˜arvanitikaā€˜, kjo gjuhė, qė nuk ėshtė ashtu siē dėgjojmė tė thonė ca ā€˜karafilaā€˜, greqisht me ca fjalė tė tjera, por ėshtė shqip, shqipja e pastėr e shekullit XIV. Kėtė na e vėrtetojnė edhe emigrantėt e sotėm shqiptarė qė ndodhen nė Mesologjia e qė na thonė: "Ju flisni shqipen e vjetėr". Kjo ėshtė shumė e logjikshme nga pikėpamja gjuhėsore, pasi gjuha e shqiptarėve, tė cilėt u vendosėn kėtu nė shekullin XIV, e panė gjuhėn e tyre tė evoluojė nė greqisht, dhe ajo qė erdhi deri nė ditėt tona ishte idioma e vjetėr e shqipes. Pėr ne, humbja e gjuhės arvanitase ėshtė si tė kemi humbur atdheun, sepse pėrmban njė kulturė jo nė kushtet e njė shtypjeje, sepse arvanitasit nuk mund tā€˜i shtypte askush nė Greqi: ata udhėhiqnin Greqinė, ishin gjeneralė, kryeministra, presidentė dhe pronarė tė kryeqytetit, por vetė ata e ā€˜gėlltitėnā€˜ tė shkuarėn e tyre, sepse nė mėnyre fanatike qenė bindur se ishin grekė. Me ndihmėn edhe tė mėsuesve, arritėn ta zhdukin gjuhėn arvanitase qė askush nuk e flet sot, tė paktėn, nga mosha ime e poshtė. Tani, lavdi Zotit, na kanė mbetur ende ca gjyshėr e gjyshe qė e flasin. Mirėpo, ėshtė gjynah qė kjo gjuhė tė humbasė, dhe besoj se puna qė ka bėrė Thanasis Moraiti ndihmon qė tė mos jetė Arvanitia njė atdhe i humbur. Duhet tė dalin nė dritė gjuha, kultura, zakonet, doket, sepse pėrndryshe, po mbeti nė errėsirė, do tė jetė vėrtet njė atdhe i humbur". "Mos kujtoni se mund tā€˜i zhdukni arvanitėt. Greqi pa arvanitė e arvanitė pa Greqi nuk bėhet," thoshte Aristidh Kola.


KULTURA

Disk me kėngė arvanitase

Kėta 15 vjetėt e fundit, falė vullnetit dhe ambicies sė studiuesit arvanitas Aristidh Kola, Dhimitri Leka dhe kėngėtarit Thanasi Moraiti ėshtė bėrė e mundur tė prodhohen dy CD-tė e para me kėngėt arvanitase me titull "Kėngėt arvanitase" dhe "Trėndafilat e malit" qė kanė pėrmbledhjen e disa kėngėve arbėreshe tė Italisė sė Jugut dhe tė arvanitasve tė Greqisė. Kėto dy CD janė tė vetmet tė prodhuara nė historinė mbarėshqiptare nė gjuhėn arbėreshe.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi