♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbreti Bardhyli

Shko poshtė

Mbreti Bardhyli Empty Mbreti Bardhyli

Mesazh nga Vizitor Fri Apr 24, 2009 4:28 pm

Bardhyli ishte mbreti ilir jetoi mbi 90 vjetė si pasardhės i tij, nė bazė tė letrave antike mirret mbreti Grabo. Nga kjo lė tė kuptohet se ai duhet tė ketė vdekur rreth viti 356 p.e.s .

Megjithėse emri i tij shfaqet nė burimet shumė mė vonė, nė ngjarjet e vitit 359 p.e.sonė, prapė se prapė duket se ai i udhėhiqte ilirėt shumė kohė pėrpara. Sipas kėtyre burimeve Bardhyli jetoi njė kohė tė gjatė dhe kur u ndesh me Filipin II (359 p.e.sonė), ose pak mė vonė, ishte nė njė moshė tė thyer, 90 vjeēare. Interes tė veēantė lidhur me figurėn e tij kanė lajmet qė e paraqesin si njė mbret me prejardhje tė ulėt, nė fillim qymyrxhi e pastaj kryengritės (latro), qė e pat fituar pushtetin me forcė dhe qė gėzonte simpatinė e luftėtarėve, meqenėse nė ndarjen e plaēkės ishte i drejtė e i paanshėm. Kėto njoftime e paraqesin atė jo si njė trashėgimtar tė Syras, por si njė pėrmbysės tė tij. Vetėm duke pranuar kėtė fakt, mund t’i jepet njė shpjegim ndryshimit qė ndodhi nė marrėdhėniet e ilirėve me maqedonėt nė vitin 393 p.e.sonė. Duket se nė Iliri forca tė reja, nė tė cilat rol tė rėndėsishėm ka pasur Bardhyli, e kundėrshtuan marrėveshjen me Amyntėn II, rrėzuan Syrėn dhe invaduan Maqedoninė.


Betejat e Bardhylit
Beteja kundėr Aleksandrit II dhe Perdikės III

Bardhyli udhėhoqi ilirėt nė fushatėn e vitit 393 p.e.s kundėr Amyntės dhe e detyroi atė t’i paguante tribut vjetor. Qe pėrsėri ai qė theu pėrpjekjet e Aleksandrit II nė vitin 369 p.e.s dhe tė Perdikės III mė 360 p.e.s pėr t’u ēliruar nga kjo gjendje. Tentativa e Perdikės pėrfundoi me dėshtim tė plotė. Ai mbeti nė fushėn e betejės sė bashku me 4 000 maqedonė tė tjerė. Kjo qe humbja mė e rėndė qė pėsuan maqedonėt nė vargun e pėrpjekjeve tė tyre pėr t’u ēliruar nga ilirėt.

Kthimi i Alketės nė fronin molos

Gjatė gjysmės sė parė tė shek. IV p.e.sonė burimet pėrmendin edhe njė ngjarje tjetėr me rėndėsi. Nė vitin 385 p.e.sonė ilirėt pėrfunduan njė aleancė me tiranin e Syrakuzės, Dionizin. Ndėrmjetės pėr kėtė u bė mbreti i molosėve, Alketa, i cili qe dėbuar nga vendi i tij prej partisė filospartane dhe qe strehuar nė Sirakuzė. Qėllimi i marrėveshjes ishte rivendosja e Alketės nė fronin molos. Tė dyja palėt qenė tė interesuara pėr kėtė, sepse ilirėve kjo aleancė u siguronte dobėsimin e ndikimit spartan dhe rrjedhimisht tė atij maqedon nė Epir, kurse Dionizit i jepte mundėsi tė forconte pozitat e tregtisė sirakuzane nė brigjet e Adriatikut e tė Jonit. Nė tregimin e tij Diodori vinte nė dukje se Dionizi u dėrgoi ilirėve njė ndihmė ushtarake prej 2 000 vetash dhe 5 000 armė meqenėse ilirėt ishin nė luftė. Por nuk thotė se me cilėt luftonin ilirėt nė kėtė kohė. Ėshtė supozuar se Diodori e ka fjalėn pėr luftėn qė pėrfundoi me dėbimin e Amyntės, por kjo ngjarje me tė drejtė ėshtė datuar nė vitin 393 dhe jo mė 385. Nuk qėndron as pikėpamja se ilirėt qenė duke luftuar me molosėt, kur Dionizi u dėrgoi ndihmėn dhe se ky e shfrytėzoi kėtė luftė vetėm pėr tė kthyer Alketėn. Vetė Diodori e ka sqaruar kėtė fakt kur pohon se ilirėt hynė nė Epir pasi u erdhi kjo ndihmė dhe “pasi mblodhėn njė fuqi tė madhe. Nė kėtė rast duhet tė jetė fjala pėr faktin se ilirėt ishin nė gjendje lufte pothuajse tė pandėrprerė me fqinjėt e tyre, maqedonėt. Ndihma ushtarake e Dionizit duket se i lehtėsonte pak ilirėt nga kjo barrė. Ky fakt dhe pjesėmarrja aktive nė aksion kundėr molosėve tė dirigjuar nga maqedonia pėr tė sjellė nė fronin e tyre Alketėn e vuri Sirakuzėn nė pozitėn e aleatit tė ilirėve kundėr armiqve tradicionalė tė tyre, maqedonėve. Megjithatė forcat kryesore nė kėtė aksion ishin ato ilire, ushtarėve tė Dionizit nuk iu caktua ndonjė rol i pavarur, pėrkundrazi Diodori thotė se ushtrinė qė u erdhi nė ndihmė ilirėt e pėrzien me trupat e tyre. Ndėrmarrja pėrfundoi me sukses tė plotė. Diodor totė: Ilirėt dualėn fitimtarė mbasi mbytėn 15 000 molosė nė njė betej tė rreptė. Ndihma qė u dėrguan spartanėt nuk u solli ndonjė dobi molosėve dhe Alketa zuri pėrsėri fronin e vet nė Mbretėrinė Molose.

Kjo ngjarje sqaron politikėn qė Bardhyli ndiqte me fqinjėt perėndimorė. Me sa duket, aleanca me Syrakuzėn ishte pėr tė njė mbėshtetje e shėndoshė nė luftėn kundėr Maqedonisė. Vetė angazhimi aq i madhė i Ilirėve, natyrisht me vete sjell ndikime politike nė kėto pjesė qė ndodheshin nė kufirin e mbretėris sė tyre.

Beteja e liqenit

Nė vitin 359 Maqedonia mundi tė dalė pėrsėri nė fushė tė betejės kundėr ilirėve, por tani ajo e kishte kapėrcyer gjendjen e kaosit tė brendshėm politik dhe kishte mėnjanuar rrezikun e sulmit nga kundėrshtarėt e tjerė. Sundimtari i ri i saj, Filipi II, filloi fushatėn kundėr Mbretėrisė Ilire pasi ishte pajtuar me Athinėn dhe kishte larguar rrezikun trak e paion. I ēliruar, nė kėtė mėnyrė, Filipi II u sul kundėr ilirėve me njė ushtri tė madhe, tė pėrbėrė prej 10 000 kėmbėsorėsh tė armatosur rėndė dhe 600 kalorėsish. Bardhyli i doli pėrpara armikut me njė ushtri po kaq tė madhe, 10 000 kėmbėsorė tė zgjedhur dhe 500 kalorės. Megjithatė, mbreti plak e ēmoi kėtė radhė tė pafavorshme ndeshjen e armatosur me maqedonėt dhe bėri pėrpjekje pėr marrėveshje. Ai i propozoi Filipit II paqe, me kusht qė tė dy palėt tė mbanin qytetet qė kishin nė zotėrim nė atė kohė, Filipi II nuk e pranoi dhe kėrkoi qė ilirėt t’i lironin tė gjitha qytetet qė i kishin pushtuar Maqedonisė. Meqenėse nuk u arrit marrėveshja, filloi pėrleshja. Tė dy ushtritė u ndeshėn me ashpėrsi tė madhe. Ushtria ilire i pėrballoi pėr mjaft kohė sulmet e armikut. Goditjeve tė falangės maqedone Bardhyli u kundėrvuri formacionin luftarak me radhė tė shtrėnguara nė trajtė kuadrati. Nė krye, - shkruan Diodori, - fitorja nuk anoi as nga njėra, as nga tjetra palė, dhe kėshtu vazhdoi pėr njė kohė tė gjatė, sepse tė dy ushtritė luftuan me njė trimėri tė rrallė. Nga tė dy anėt u vranė shumė veta dhe ca mė shumė u plagosėn. Megjithėse maqedonėt e fituan mė nė fund betejėn, Filipi II e pa se nuk qe nė gjendje ta ndiqte armikun. Mė vonė ilirėt dėrguan pėrfaqėsues dhe pėrfunduan paqen, pasi liruan tė gjitha qytetet e Maqedonisė qė kishin pushtuar. Diodori bėn tė qartė edhe faktin se pėr cilat toka ishte fjala, kur thotė se, pasi i vuri nėn zotėrimin e tij gjithė banorėt gjer nė liqenin Lyhnid, Filipi II u kthye nė Maqedoni. Me kėtė betejė, ai zgjidhi pėrfundimisht ēėshtjen e Lynkestisė dhe e ndryshoi gjendjen nė kufijtė perėndimorė nė favor tė Maqedonisė. Nė kushtet e krijuara rishtas ilirėt u pėrpoqėn tė dilnin nga gjendja e krijuar duke kėrkuar aleatė kundėr Maqedonisė.

Sulmet nė tokat e molosve

Nė vitet e fundit tė jetės sė tij Bardhyli u drejtua nė jug, kundėr molosėve, tė cilėt ndėrkaq ishin afruar me Filipin II, duke synuar qė t’i shkėpuste nga ndikimi maqedon. Ushtria ilire invadoi tokat molose, por ndeshi nė njė qėndresė tė fortė dhe u detyrua tė tėrhiqej. Nė vitin 356 p.e.sonė ky synim u pėrsėrit nė pėrpjekjen pėr njė aleancė tė gjerė antimaqedone. Kėtė ngjarje Diodori e pėrshkruan kėshtu: tre mbretėr, ai i Trakisė, i Paionisė dhe i Ilirisė, ishin bashkuar pėr tė sulmuar Filipin II . Kėta mbretėr fqinjė e shikonin tėrė smirė rritjen e fuqisė tė Filipit II dhe duke qenė se nuk ishin aq tė fortė pėr ta luftuar veēmas, u lidhėn ndėrmjet tyre me shpresė qė t’ia arrinin mė lehtė qėllimit . Por ata ishin tė zėnė me grumbullimin e ushtrisė, kur ai i zuri nė befasi dhe i theu para se tė bashkonin forcat e tyre. Ky lajm vėrtetohet edhe me njė mbishkrim antik, qė pėrkujton pėrfundimin e njė koalicioni midis Athinės dhe tre mbretėrve tė pėrmendur mė lart. Nė kėtė akt zyrtar mbreti i ilirėve quhet Grabo. Midis mendimeve tė ndryshme qė janė shfaqur rreth figurės sė tij, duket mė i pranueshėm supozimi sipas tė cilit Grabo ka qenė pasardhės i Bardhylit, qė nė kėtė kohė duhet tė ketė vdekur.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi