♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

32 semundjet gjenetike qe prekin shqiptaret

Shko poshtė

32 semundjet gjenetike qe prekin shqiptaret Empty 32 semundjet gjenetike qe prekin shqiptaret

Mesazh nga EA Fri Aug 30, 2013 1:21 pm

1-HUMBJA E KUJTESES

Sėmundja e Alzheimerit ose ndryshe, humbja e kujtesės, lind pas moshės 65-vjeēare. Simptoma mė e njohur e kėsaj sėmundjeje ėshtė harresa. Zakonisht sėmundja fillon me harresa gjithmonė e mė tė mėdha, tė cilat nė fillim kanė karakter minimal dhe me kalimin e kohės bėhen gjithmonė e mė shqetėsuese. Duhet pasur kujdes tė mos ngatėrrohen harresat normale me ato harresa qė pėrbėjnė sėmundje. P.sh: Ėshtė harresė normale tė mos mbash mend ku ke parkuar makinėn nė parkingun e supermerkatės, por ėshtė njė harresė patologjike tė kthehesh nė shtėpi pa makinė sepse ke harruar qė kishe shkuar me makinė.

Trashėgimia

Skleroza konsiderohet si njė sėmundje femėrore. E cila zakonisht trashėgohet nga nėna tek vajza dhe shfaqet nė 90 pėr qind tė rasteve, gjithmonė nė moshėn e tretė. Kjo sėmundje prek tė gjitha shtresat e shoqėrisė dhe nuk lidhet aspak me kushtet e varfra apo me mirėqenien. Mjekėt kėshillojnė analizėn e pemės gjenalogjike tė familjes dhe evidentimin e rasteve, kjo pėr t’u trajtuar mė pas nė kohė.

Simptomat

1-Memoria humbet ēdo ditė e mė shumė

2-Personi ka probleme gjuhėsore

3-Pjesėn mė tė madhe tė kohės ėshtė konfuz

4-Gjėrat e reja i mban mend mė shumė vėshtirėsi

5-Mund tė ketė konfiguracione

6-Nuk arrin tė shkruajė normal





2- ZEMRA

Zemra ėshtė organ muskulor, i cili gjatė tkurrjes ritmike bėn tė mundur qarkullimin e gjakut nė tė gjitha organet e trupit tė njeriut. Zemra ėshtė njėra prej organeve tė para qė formohet nė trupin e njeriut gjatė zhvillimit embrional. Njė zemėr e shėndoshė peshon sa 0,5 % pėr qind e peshės sė trupit, ndėrmjet 300 dhe 350 gramė. 500 gramė ėshtė pesha kritike. Prej kėsaj peshe enėt e gjakut tė zemrės nuk janė nė gjendje ta furnizojnė mė atė me oksigjen.

Trashėgimia

Sipas studimeve tė bėra nė fushėn e mjekėsisė, ėshtė treguar se fėmijėt e prindėrve qė vuajnė nga zemra kanė mė shumė tė ngjarė tė preken nga sėmundje zemre. Madje, sipas studimit, mė i lartė ėshtė rreziku i prekjes nga sėmundja midis fėmijėve, se sa i trashėgimit tė saj nga prindėrit. Po ashtu, ekziston rreziku i prekjes nga sėmundje kardiovaskulare mes fėmijėve tė njė familjeje, se sa i trashėgimit tė saj nga prindėrit.

Simptomat

1- Marrja e frymės

2- Ėnjtje e kėmbėve

3- Nxirje e buzėve

4- Dhimbje si shenja infarkti

5- Bllokim

6- Shtrėngim ose dhimbje nė kraharor







3-TENSIONI

Tensioni i gjakut ėshtė shtypja e gjakut nė muret e enėve tė gjakut (arterieve) nė ēdo pjesė tė trupit. Gjaku rrjedh nėpėr enėt e gjakut pikėrisht sepse gjendet nėn tension tė tillė. Tensioni krijohet me punėn e zemrės si pompė. Gjatė secilės hedhje tė gjakut nga zemra (sistola), tensioni rritet, kurse gjatė derdhjes sė gjakut nė zemėr (diastola), tensioni ulet. Prandaj maten dy vlera tė tensionit tė gjakut, vlera e epėrme (sistolike) dhe vlera e ulėt (diastolike) e tensionit tė gjakut. Ndryshe sot nė mjekėsinė moderne hipertensioni ėshtė cilėsuar edhe si vrasės i heshtur. Kjo sepse tensioni i gjakut ėshtė sėmundje e heshtur, e cila mundet qė pėrgjatė viteve tė mos tregojė asnjė shenjė. Sėmundja pėrkeqėsohet gradualisht dhe kjo ndodh gjatė njė periudhe kohore dhe jo brenda pak ditėsh, prandaj ėshtė e vėshtirė qė tė kuptohet nga vetė personi qė nė fillim. Vetėm atėherė kur manifestohen dėmtime nė zemėr, nė tru, nė veshka apo nė sy.

Trashėgimia

Specialistėt janė tė gjithė njė mendje kur pėrmendet tensioni. Pėr ta sėmundja ėshtė e trashėgueshme dhe u shfaqet njerėzve kryesisht pas moshė 40 vjeēe, si dhe rėndohet edhe mė shumė nė moshėn e tretė. Mė tė prekura duket tė jenė gratė, megjithatė vitet e fundit po rritet numri i meshkujve qė kanė probleme me tensionin.

Simptomat

1-Dhimbje koke, sidomos nė mėngjes

2-Gumėzhitje tė veshėve

3-Marramendje

4-Nga njėherė del gjak nga hundėt

5-Depresion pa e ditur shkakun

6-Personi ėshtė i shqetėsuar dhe i irrituar

7-Skuqje e fytyrės

8-Ndjenja tė fikėti



4-PANKREASI



Pankreasi ėshtė njė gjėndėr nė bark qė lėshon njė lėng tretės (lėngun pankreasor) nė zorrėn dymbėdhjetėgishtore(duoden) pėrmes njė ose mė shumė tubave. Pankreasi prodhon edhe disa hormone tė rėndėsishme, duke pėrfshirė edhe insulinėn. Pankreasi ėshtė njė organ nė formė pyke me gjatėsi rreth 14-20 cm, gjerėsi 4 cm, shpesh 1,5-2cm dhe 65-80 gr i rėndė (te gratė peshon pak mė lehtė) dhe ka ngjyrė tė kuqėrremė ose tė pėrhirtė kur ėshtė nė fazėn e veprimtarisė sė dendur prodhuese. Ai gjendet pas shtyllės kurrizore.

Trashėgimia

Shfaqja e sėmundjes sė pankreasit ka vetėm dy mundėsi. E para ėshtė trashėgimia, ēka do tė thotė se personat lindin me kėtė sėmundje e cila u shfaqet atyre qė nė fėmijėri, ose rasti i dytė, ndodh kur sėmundja provokohet nga keqformime, fibroza cistike, trajtime kirurgjikale apo dhe disa medikamente si estrogenet, etj.

Simptomat

1-Dhimbje tė forta barku
2-Fryrje barku
3-Tė vjella
4-Rrahje tė shpejta tė zemrės
5-Temperaturė



5- ANEMIA

Mungesa e hekurit ėshtė shkaku mė i shpeshtė i anemisė, madje edhe shfaqja e saj ėshtė mė e shpeshtė tek femrat, dhe kjo pėr shkak tė menstruacioneve (qė natyrisht shoqėrohen me humbje gjaku dhe me humbje hekuri). Nė moshat e shtyra, anemia nga mungesa e hekurit ka shumė mundėsi tė jetė pasojė e kancerit nė gjak, ndėrkohė qė tek fėmijėt mundet qė mungesa e hekurit tė jetė pasojė e sasisė tė pamjaftueshme nė dietė. Kėtyre tė sėmurėve u kėshillohet pėrdorimi i frutave tė freskėta, qė pėrmbajnė vitaminė C, e cila ndihmon nė absorbimin ose marrjen e hekurit.

Trashėgimia

Tė gjithė ata persona tė cilėve u shfaqen probleme me aneminė qė nė muajt e parė tė lindjes, do tė thotė se e kanė tė trashėguar atė. Zakonisht kur sėmundja trashėgohet nga nėna tek fėmija, ajo nis tė shfaqet qė nė 6-mujorin e parė tė lindjes dhe njė ndėr simptomat kryesore pėrveē ngjyrės sė verdhė nė lėkurė ėshtė edhe se fėmijėt vjellin pa pushim, dhe kjo nuk ėshtė aspak e zakonshme.

Simptomat

1-Lodhje

2-Takikardi

3-Zbehje

5-Shpesh anemikėve ndodh t’u bien tė fikėt gjatė ecjes



6-DIABETI

Diabeti ėshtė ērregullimi i metabolizmit qė reflektohet nė paraqitjen e sasisė jonormale tė glukozės nė gjak, si pasojė e rezistencės sė qelizave tė gjakut ndaj insulinės apo si pasojė e sasisė sė vogėl tė insulinės sė sekretuar nga pankreasi. Janė dy gjendje qė mund tė shkaktohen nga diabeti i sheqerit (diabetes mellitus), hiperglicemia (niveli i lartė i glukozės) dhe hipoglicemia (niveli i ulėt i glukozės). Diabeti i sheqerit ėshtė njė sėmundje endokrino-metabolike, qė ka tė bėjė me mėnyrėn se si organizmi ynė e pėrpunon sheqerin, i cili merret me ushqimet e ndryshme. Defekti qėndron nė pamundėsinė e insulinės, pėr tė mbajtur nivelin e sheqerit nė gjak nė vlerat normale.

Trashėgimia

Specialistėt e shėndetėsisė kohėt e fundit kanė arritur tė zbulojnė se predispozicioni pėr t’u sėmurė nga diabeti ėshtė mė i madh tek ata persona qė kanė njė tė afėrm me diabet. Edhe pse kohė mė parė kjo teori nuk pranohej, pasi ende nuk kishte asgjė konkrete, tanimė ėshtė zbuluar se trashėgohen nga njėri brez nė tjetrin genet qė mbartin vetitė e organizmit tė sėmurė.

Simptomat

1– Tė sėmurėt me diabet kanė dhimbje barku
2- Frymėmarrje tė ngadalta e tė thella
3- Prani e ketoneve nė gjak dhe nė urinė
4- Pacientėt me diabet duhet tė kontrollojnė peshėn
5- Duhet tė kufizojnė sheqernat e rafinuara
6- Duhet tė rrisin sasinė e fibrės nė dietė
7- Yndyrat duhet tė jenė vajra me njė lidhje dyfishe
8- Duhet t’i shtojnė dietės sė tyre arra



7-DHIMBJET E SHPINĖS

Shumė njerėz pėr vite me radhė vuajnė nga dhimbjet e shpinės dhe tė kurrizit. Lumbalgjitė, shiatik, hernie… ajo qė njerėzit zakonisht e quajnė dhimbje tė mesit. Njė pėrqindje e madhe ankohen se vuajnė nga lumbalgjitė, e cila ėshtė dhimbje e mesit rreth veshkave. Shkaqet e shfaqjes sė sėmundjeve tė mesit janė disa, ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme lidhet me faktin se ato nuk duhen lėnė pas dore. Siē dihet, midis dy vertebrave tė shtyllės kurrizore ndodhet njė kėrc nė formė disku, i cili ndihmon pėr mosfėrkimin e sipėrfaqeve tė kockave me njėra-tjetrėn, duke siguruar njėkohėsisht elasticitetin, shpėrndarjen e peshės dhe lehtėsimin e lėvizjeve. Kur kjo mbėshtetje dėmtohet, ai zhvendoset dhe i humb funksionet e veta duke shtypur rrėnjėt e nervave dhe shkaktuar dhimbjet: Ky ėshtė shiatiku.





Trashėgimia

Ekziston njė origjinė gjenetike e dhimbjes sė mesit. Sipas njė studimi tė publikuar para disa vitesh me 400 binjakė, gjenet difektoze janė nė fakt shkak pėr 60% tė kėsaj sėmundjeje. Ky studim konfirmoi se binjakėt vuanin nga tė njėjtat probleme tė kurrizit. Ata kishin tė njėjtat simptoma dhe tė njėjtat sėmundje tė disqeve inter-vertebrale. Kjo tregon se dhimbjet e mesit thuajse gjithmonė janė tė trashėguar dhe kalojnė tek fėmijėt, shfaqja e sė cilės mund tė ndodhė edhe pas moshės 40-vjeēare.



Simptomat

1-Dhimbje mesi qė zgjat mė shumė se dy orė

2-Bllokim i shtyllės kurrizore

3-Dhimbje qė bllokon njėrėn anė tė veshkave

4-Shpesh njerėzit nuk mund tė lėvizin pėr javė tė tėra

5-Gjithmonė e ndjen shtyllėn kurrizore tė rėnduar

6-Nė disa raste dhimbjet fokusohen dhe nė zonėn e legenit



8-PARKINSON

Ėshtė sėmundje qė ndryshe njihet si sėmundja e duarve. Parkinsoni ėshtė shfaqje e ndryshme nga dridhja normale e pleqve. Tek pacientet me parkinson, dridhja ėshtė zakonisht veē nė duar, dridhja shfaqet edhe kur duart janė nė prehje (d.m.th, kur i kemi tė vendosur mbi prehėr). Zakonisht parkinsonianėt kur janė nė prehje bėjnė njė lėvizje qė quhet pill-roll movement. Ėshtė sikur kanė vėnė njė sasi shumė tė vockėl brumi midis mollėzave tė dy gishtėrinjve tė parė tė dorės dhe po mundohen ta bėjnė nė formė topi. Njerėzit qė vuajnė nga kjo sėmundje i kanė muskujt shumė rigid (tė ngurtė) dhe kanė vėshtirėsi tė fillojnė njė veprim. Madje nga kjo ngurtėsi, trungu i tyre ėshtė zakonisht i kėrrusur. Po kėta pacientė ecin me njė shuffling gait (sikur i tėrheqin kėpucėt zvarrė) sepse kanė degjenerim tė neuroneve tė Basal Ganglia. Nuk e mbajnė dot ekuilibrin dhe shpesh rrėzohen.



Trashėgimia
Sipas specialistėve tė mjekėsisė, kjo sėmundje trashėgohet nė mėnyrė dominante. Madje, nė tė gjitha rastet ka rezultuar se sapo janė pyetur pacientėt, nėse kanė pasur mė parė nė familje apo nė fis njė person me kėtė sėmundje, pėrgjigjja ka qenė pozitive. Megjithatė, kjo nuk e shmang shfaqjen e sėmundjes edhe tek persona tė tjerė qė nuk e kanė tė trashėguar, por nė kėtė rast, sipas mjekėve, kemi tė bėjmė me shumė me probleme nervore dhe humbje tė kontrollit nė pėrgjithėsi.



Simptomat

1-Dridhja ėshtė vetėm nė duar

2-Ndodh edhe nė gjendje qetėsie, d.m.th kur duart nuk po punojnė

3-Muskujt e dorės dhe tė krahut nė pėrgjithėsi janė tė ngurtė

4-Kėta pacientė kanė vėshtirėsi nė ecje

5-Nuk e mbajnė dot ekuilibrin

6-Nė faza tė rėnduara tė sėmundjes pacientėt rrėzohen shpesh



9-DISTROFIA MUSKULARE

Distrofia muskulare ėshtė ēdo sėmundje e trashėguar, e karakterizuar nga dobėsimi progresiv i muskujve tė skeletit. Specialistėt sqarojnė se ekzistojnė 5 forma kryesore tė sėmundjes. Ata janė klasifikuar sipas moshės, mėnyrės sė trashėgimisė dhe pjesės sė trupit, kryesisht tė prekur prej saj. Sėmundja fillon me dobėsimin e kėmbėve para moshės 3-vjeēare dhe avancon me shpejtėsi, duke ēuar shpesh nė vdekje para moshės 30-vjeēare, pėr shkak tė pėrfshirjes sė mushkėrive dhe muskujve tė zemrės. Studimet kanė treguar se geni jo normal nuk arrin tė prodhojė njė proteinė tė muskulit skeletor qė quhet distrofin. Distrofia muskulare Beker ėshtė e njėjtė me formė me Duchene, por shfaqet vonė nė jetė dhe avancon me ngadalė.





Trashėgimia

Tė gjitha rastet e sėmundjes shkaktohen nga dėmtimi i njė geni qė ka lidhje me seksin, nė kromozomin X dhe mbartet vetėm nga femrat. Ēdo djalė i njė mbartėseje ka 50 % mundėsi ta trashėgojė genin dhe tė zhvillojė sėmundjen. Nė raport me djemtė, ēdo vajzė ka 50 % mundėsi tė trashėgojė genin dhe tė bėhet mbartėse. Nė njė numėr sporadik rastesh nuk ka asnjė histori nė familje.





Simptomat

1-Dobėsi e muskujve skeletor

2-Dobėsi e shpatullave

3-Dhimbje nė pjesėn e sipėrme tė krahėve

4-Dobėsim i muskujve tė kofshėve

5-Dhimbje tė muskujve tė legenit

6-Kanė vėshtirėsi kur ngrihen nga karrigia



10-MIOPATIA



Miopatia ėshtė njė term i pėrgjithshėm qė i referohet ēdo sėmundjeje skeletore muskulore ose ērregullimi neuromuskular. Miopatia mund tė merret ose trashėgohet dhe mund tė ndodhė nė lindje ose mė vonė nė jetė. Miopatitė ndodhin si rezultat i ērregullimit tė endokrinės, infeksionit tė muskujve ose ėnjtjes, ilaēeve dhe mutacionit tė geneve. Sėmundjet e muskujve skeletorė ose miopatitė janė ērregullime me ndryshime strukturore ose ērregullim i funksionit tė muskujve. Kėto kushte mund tė jenė tė ndryshme nga sėmundje tė tjera dhe simptoma kryesore ėshtė dobėsia e muskujve, qė mund tė jetė me intervale ose e vazhdueshme. Ashtu si distrofia muskulare edhe kjo sėmundje i referohet njė grup sėmundjeje gjenetike qė karakterizohen nga dobėsia progresive, degjenerimi i muskujve skeletorė qė kontrollojnė lėvizjet.



Trashėgimia

Zakonisht personat qė vuajnė nga miopatia janė me probleme muskulare qė nė lindje ose nisin t’i shfaqen shqetėsimet edhe gjatė viteve tė mėvonshme tė jetės. Sėmundja ėshtė e trashėgueshme nga njėri nga prindėrit, por pėrpos kėsaj, ajo mund tė ndodhė edhe pėr shkak tė ērregullimit tė endokrines, e cila ėshtė pėrgjegjėse direkte pėr sėmundjen.



Simptomat

1-Dobėsim i muskujve tė krahėve

2-Dobėsim i muskujve skeletorė

3-Kanė vėshtirėsi nė ecje

4-Shtrėngim i muskujve tė zemrės

5-Shtrėngim dhe dobėsim i muskujve tė mushkėrive

6-Dobėsim progresiv.





11-PODAGORA



Podagora ėshtė njė sėmundje e kyēeve qė nė shumicėn e rasteve rezulton nė inflamacion tė tyre qė vjen pa “paranjoftim” dhe jep shumė dhimbje. Shpesh ndikohet vetėm njė nga kyēet. Nė rastet mė tė zakonshme ėshtė kyēi i gishtit tė madh tė kėmbės qė inflamohet ndaj dhe sėmundja quhet ”gisht i verės port” ose podager (podarius). Emėrtimi vjen qė nė kohėt e lashta dhe u bė e njohur njė lidhje midis problemeve me artritin urik dhe tė ngrėnit tė tepėrt apo konsumimit tė tepruar tė alkoolit. Gjithashtu ngjyra kuq e blu e kyēeve tė infektuara tė kujton ngjyrėn e verės port. Sėmundja shfaqet nė mosha tė ndryshme tek njerėzit, por pjesa mė e madhe e kėtyre shfaqjeve ndodhin tek njerėzit qė kanė trashėgimi kėtė sėmundje. Nuk pėrjashtohen edhe rastet kur ajo shfaqet nė mėnyrė tė papritur edhe tek persona tė tjerė tė cilėt kanė inflamacione kyēesh.







Trashėgimia

Trashėgimia gjenetike rrit mundėsinė pėr t’u sėmurur nga podagora. Kjo pėr arsyen se mėnyra sesi acidi urik krijohet dhe pėrpunohet nga trupi, komandohet nga genet tė cilat janė tėrėsisht pėrgjegjėse pėr kėtė fenomen. Zakonisht sėmundja trashėgohet nga nėna tek djali apo vajza, por edhe nga babai. Qė nė embrion foshnjės i ngjizen pėrbėrje tė acidit uritik qė mė vonė shfaqen me sėmundjen e podagorės.



Simptomat

1-Shumė dhimbje tek gishtat e kėmbės

2-Gishtat ėnjten

3-Marrin ngjyrė tė kuqe

4-Nė rastet e rėndimit tė sėmundjes ngjyra bėhet blu

5-Njėri nga kyēet e kėmbės bllokohet

6-Shfaqet nė ēdo moshė



12-OSTEOPOROZA

Osteoporoza ėshtė njė sėmundje qė prek skeletin e njeriut, e cila vepron duke rralluar indin kockor. Si pasojė e kėtij veprimi kocka bėhet e brishtė dhe lehtėsisht e thyeshme. Jo mė kot kjo sėmundje quhet edhe si patologjia e frakturave tė kockave. Kjo sėmundje shkaktohet nga mungesa e estrogjenit gjatė menopauzės te femrat, nga mungesa e ushtrimit fizik, nga rritja e nivelit tė hormoneve glukokortikoide, nga hipertiroidizmi, si edhe nga mungesa e kalciumit. Pėrgjithėsisht osteoporoza nuk shfaq asnjė shenjė apo simptomė nė trupin e njeriut. E vetmja simptomė ėshtė thyerja ose fraktura e kockave. Zakonisht kockat qė thyhen janė ato tė shtyllės kurrizore, ēka e bėn edhe mė vdekjeprurėse kėtė sėmundje, si edhe femuri i gjurit.





Trashėgimia

Personat qė jetojnė me familjarė tė cilėt vuajnė nga osteoporoza e kanė deri nė 80 pėr qind mundėsinė qė sėmuren edhe vetė nga kjo sėmundje. Zakonisht sėmundja shfaqet pas moshės 25-30 vjeēe, megjithatė nuk pėrjashtohen edhe rastet kur personat tė ndryshėm mund tė preken nga kjo sėmundje edhe para kėsaj moshe.



Simptomat

1-Dhimbje shpine
2-Humbje nė gjatėsinė trupore
3-Deformim
4-Reduktim nė funksionet pulmonare

5-Kockat pėsojnė lehtėsisht fraktura

6-Dėmtohet shtylla kurrizore dhe gjuri








13-KANCERI I LEKURES

Lėkura ėshtė organi mė i madh dhe njė nga mė tė rėndėsishmit! Lėkura mbulon gati plotėsisht tė gjithė trupin tonė. E si e tillė na mbron nga traumat, goditjet, rrezatimet etj. Ajo ka funksion termorregullues e frymėmarrės, deri diku.
Gjithashtu, lėkura depoziton yndyrnat, vitaminat (vitamina D) e ujin. Lėkura ka dy shtresa epiderma/epidermis dhe derma/dermis. Shtresa e parė (e jashtmja) ka tri lloj qelizash: Bazale, skuamozė dhe (tė sheshta, si luspa) dhe melanocitet.
Kėto ndarje shėrbejnė pėr tė shpjeguar disa tipa kanceresh nė lėkure. Pasi ato klasifikohen nė varėsi tė qelizave ku ato prekin. Sipas specialistėve, edhe pse njerėzit mendojnė tė kundėrtėn, mė sė shumti nga kjo sėmundje preken meshkujt. Megjithatė lajmi mė i mirė ėshtė se thuajse nė 90 pėr qind tė rasteve sėmundja ėshtė e durueshme.



Trashėgimia

Trashėgimia shihet si lidhja kryesore e shfaqjes sė sėmundjes. Mjekėt tregojnė se shpeshtėsia e hasjes sė kancerit tė lėkurės ėshtė mė e lartė nė familjet me njė a mė shumė persona me kėtė lloj kanceri. Po ashtu, kėtu futen dhe njė grup sėmundjesh tė cilat e rrisin prirjen e organizmit tonė pėr kancere, p.sh kserodermia pigmentoze, albinizmi etj. Pėr kėtė arsye mjekėt rekomandojnė qė personat qė kanė trashėgimi sėmundjen duhet tė kurohen qė nė fillim, pa u rėnduar deri nė fazat e fundit sėmundja.



Simptomat:

1-Numėr i lartė nishanesh nė trup

2-Ato kanė ngjyrė tė errėt

3-Nishanet janė zakonisht nė formė simetrike

4-Zakonisht kėto nishane kanė njė diametėr prej 6 milimetra

5-Sėmundja shfaqet nė shtresėn e jashtme tė lėkurės

6-Puērrat dhe nishanet shfaqen nė ēdo pjesė tė trupit.



14-KANCERI I GJIRIT

Kanceri i gjirit karakterizohet nga njė periudhė e heshtur. Qė ai tė bėhet i kapshėm klinikisht duhet tė arrijė madhėsinė sė paku 1 cm, qė korrespondon 7-9 vjet. Kanceri i gjirit nuk ėshtė njė sėmundje lokorigionale, qė metastazon (pėrhapet) vonė, por njė sėmundje sistemike qė nė diagnostikimin e parė. Pėrhapja e metastazave bėhet me anė tė gjakut dhe tė limfės. Nė fillim pėrhapet nė zonat fqinje, nė lėkurė, mbi muskuj dhe nė paretin torakal (kraharor), mė pas nė metastaza tė largėta, mė shpesh nė mushkėri, kocka, mėlēi. Ndėr shenjat e para tė kancerit tė gjirit mund tė veēojmė ndėr tė tjera njė lloj dhimbjeje qė nė gjuhėn mjekėsore njihet me emrin mastodynia ose edhe me shfaqjen e njė mase tė ngritur nė njėrin nga gjiret e pacientes. Nė ditėt e sotme, nė shumicėn e rasteve, kanceri i gjirit zbulohet nga njė teknikė qė quhet mamografi, qė bėn tė mundur zbulimin e njė nodule jo simptomatike, d.m.th qė s’ka zhvilluar akoma simptoma tek pacientja. N.q.s tumori ėshtė prezent mund tė vihet re nė momagramė nė formė kokrre nėn sqetulla.



Trashėgimia

Trashėgimia ėshtė njė faktor pėr kancerin e gjirit. Motrat ose nėnat e atyre qė kanė vuajtur nga kjo sėmundje janė 2-3 herė mė shumė mė tė rrezikuara tė preken nga kjo sėmundje se gratė e zakonshme. Thuajse asnjė vajzė e cila ka pasur motrėn apo nėnėn me kėtė sėmundje nuk ka “mundur” t’i shpėtojė asaj. Kryesisht sėmundja shfaqet pas tė 30-ve, por ka raste kur ajo shfaqet edhe mė shpejt. Duke qenė se ėshtė njė nga sėmundjet mė tė trashėgueshme rekomandohet vizita pėr vajzat tė paktėn njė herė nė vit.



Simptomat

1-Ndryshime tė madhėsisė dhe pozicionit tė gjirit

2-Ndryshime tė lėkurės

3-Lėkura bėhet me gropėza, bėhet e fortė.

4-Nė ndonjė rast merr ngjyrėn e kores sė portokallit.

5-Ndryshime tė thithit si rrafshimi, futja brenda, spostimi, sekrecionet.

6-Masė aksilore (nėn sqetull).



15-KANCERI NE STOMAK

Stomaku ėshtė i ndarė nė 5 shtresa tė ndryshme. Kanceri mund tė zhvillohet nė secilin prej kėtyre seksioneve. Duke filluar nga shtresa mė e jashtme, numėrohen 5 shtresa dhe shtresa mė e brendshme quhet mukozė. Acidi i stomakut dhe lėngu tretės janė tė pėrbėra nga shtresa e mukozės. Shtresa tjetėr quhet submukoza dhe ėshtė e rrethuar nga muskulaturė, njė shtresė muskujsh qė lėviz dhe pėrzien stomakun. Tumoret e stomakut janė ndėr kanceret mė tė shpeshtė tė traktit tretės dhe hasen mė tepėr nė pjesėt e popullatės me nivel tė ulėt higjieno-sanitar dhe social-ekonomik. Kanceri i stomakut takohet mė shumė nė ato zona tė popullatės ku vėrehet konsum mė i lartė i ushqimeve me bazė karbohidratesh, tė kripurash, tė konservuara dhe tė varfra me fibra dhe perime tė freskėta.



Trashėgimia

Predispozicioni familjar ėshtė njė nga faktorėt qė ēojnė nė shfaqjen e kėtij tumori. Ėshtė vėnė re se rreziku i shfaqjes sė kėtij tumori ėshtė mė i lartė te familjarėt e tė sėmurėve me tumor, sesa te personat e tjerė qė nuk kanė histori familjare tė tillė. Por, sipas mjekėve, ėshtė e kėshillueshme qė vetė njerėzit tė kujdesen shumė pėr tė evituar sado qė tė jetė e mundur shfaqjen e kėtij lloji kanceri. U rekomandohet njė regjim ushqimor me sa mė pak ushqime proteinike tė ndenjura, tė konservuara, tė kripura.



Simptomat

1-Rėnie nė peshė, ndonėse i sėmuri ushqehet mirė

2-Neveri ndaj ushqimeve, sidomos ndaj mishit

3-Dhimbja ngjan me atė tė ulēerės, derisa bėhet e padurueshme

4-Hemorragji nga goja

5-Nuk qetėsohet nga medikamente tė ndryshme

6-Personat me kėtė sėmundje urinojnė shpejt.



16-KANCERI NE MUSHKERI

Kanceri i mushkėrive ėshtė kanceri i dytė pėr nga shpeshtėsia e pėrhapjes mes llojeve tė kancerit dhe i pari pėr nga numri i vdekjeve. Nė grafi kanceri shihet vetėm kur ėshtė mbi 1 cm, por kur kanceri i mushkėrive ka arritur madhėsinė 1 cm, zakonisht ka arritur tė japė metastaza. Pėr kėtė arsye grafitė nuk janė tė mira pėr zbulimin e hershėm tė kancerit mushkėror. Kanceri me qeliza tė vogla trajtohet me rrezatim dhe kemioterapi. Ndėrsa pėr kanceret e tjera lokalisht bėhet operacion dhe rrezatim. Metastazat trajtohen me rrezatim dhe kemioterapi. Nė rast se sėmundja kapet herėt, ėshtė shumė i lehtė pėr t’u shėruar, sepse nė shumicėn e rasteve nuk pėrhapet nė organet e tjera tė trupit. Ka njerėz tė cilėt jetojnė vetėm me njė mushkėri, e njėjta gjė si me veshkat.





Trashėgimia

Kanceri nė mushkri mendohet se ėshtė i trashėgueshėm dhe shkaktohet nga defektet nė 5 deri nė 6 gjene, tė cilat janė pėrgjegjėse jo vetėm pėr sėmundjen, por edhe kalimin e saj nga njė brez nė tjetrin. Pėr kancerin e stomakut ėshtė zbuluar njė gjen me trashėgueshmėri shumė lartė, deri nė 89 pėr qind. Pėr kėtė arsye mjeku penomonist kėshillon qė, nėse nėna apo babai kanė qenė me kancer nė mushkėri atėherė fėmijėt duhet tė bėjnė patjetėr grafi pėr tė kuptuar nėse janė bartės tė sėmundjes.



Simptomat

1-Kollė

2-Hemoptizi

3-Ngjirje (nga prekja e nervit laryngeus recurrens)

4-Humbje peshe

5-Pneumoni tė shpeshta

6-Temperaturė.



17-CERMA

Cerma ėshtė njė sėmundje e kyēeve, qė nė shumicėn e rasteve rezulton nė inflamacion tė kyēeve qė vjen pa ”paranjoftim” dhe jep shumė dhimbje. Shpesh ndikohet vetėm njė nga kyēet. Nė rastet mė tė zakonshme ėshtė kyēi i gishtit tė madh tė kėmbės qė inflamohet. Ndryshe kjo sėmundje njihet edhe si pėrdhesi. Nėse duam tė parandalojmė pėrdhesin mund tė pėrpiqemi tė jemi koshientė pėr disa gjėra. Kėshillohet tė pimė sasi tė arsyeshme pijesh alkoolike kur jemi duke e kombinuar pirjen me ngrėnie ushqimesh tė pasura me proteina. Kėshillohet gjithashtu tė pimė sa mė shumė ujė dhe lėngje pėr tė lehtėsuar nxjerrjen e acidit urik nga trupi. Duhet pasur parasysh se nėse vuajmė nga sėmundjet e zemrės, duhet tė kėshillohemi me mjekun pėr sasinė e lėngjeve qė konsumojmė. Rėnia nė peshė ėshtė e rėndėsishme pėr tė pakėsuar rrezikun e shfaqjes sė pėrdhesit.



Trashėgimia

Trashėgimia gjenetike ėshtė njė nga arsyet se pse mund tė kalojė sėmundja nga prindi tek fėmija. Kjo pėr arsyen se mėnyra sesi acidi urik krijohet dhe pėrpunohet nga trupi, komandohet nga gjenet. Megjithatė sėmundja zhvillohet edhe gjatė jetės, edhe nė rast se personi nuk ka pasur asnjė nė familje me kėtė sėmundje. Ėshtė e rėndėsishme qė tė gjithė tė kenė kujdes pėr kėmbėt, tė mos mbajnė pesha tė rėnda dhe tė jeni gjithnjė nė ekuilibėr.



Simptomat

1-Zakonisht sėmundja shfaqet natėn

2-Gishti i madh i kėmbės dhemb dhe ėnjtet

3-Kyēi nuk duron asnjė prekje

4-Dhimbja shoqėrohet me ethe

5-Nė shumė raste edhe me temperaturė

6-Lėkura vyshket





18-SPONDILIATROZA



Spondiliatroza ėshtė njė sėmundje e shpeshtė. Pjesa qė preket mė shumė ėshtė ajo e shtyllės kurrizore. I sėmuri ndien dhimbje nė bel dhe nuk mund tė pėrkulet dot. Dhimbja pėrhapet nga fundi i belit deri nė afėrsi tė bishtit tė vertebrės sė fundit. Dhimbja shkon deri nė zverk. Dhimbjet e shkaktuara shpeshherė bllokojnė edhe frymėmarrjen. Ekzistojnė dy tipa tė kėsaj sėmundjeje lumbare dhe ajo cervikale. Dhimbjet e sėmundjes shkaktohet lehtėsisht nga stresi, emocioni, tensioni dhe ėshtė e shpeshtė tek njerėzit depresivė dhe me ankth; ndaj njė nga metodat e kurimit ėshtė edhe psikoterapia, pasi kjo sėmundje lidhet mė emocionet intense.





Trashėgimia

Spondiliatroza ka dy shfaqje tė sėmundjes, lumbare dhe cervikale. Sipas specialistėve qė merren dhe dhimbjet e kokės, ėshtė bėrė e ditur se varianti parė i sėmundjes trashėgohet nga babai tek vajza dhe shfaqja e sėmundjes nis kryesisht pas moshės 23-vjeēare. Kurse shfaqja e dytė e sėmundjes zakonisht nuk ėshtė e trashėgueshme, por nėse ndodh, atėherė kalon pėrsėri nga babai tek fėmijėt.



Simptomat

1-Dhimbjet janė tė fiksuara nė njė vend

2-Dhimbjet janė pulsuese

3-Dhimbja shfaqet edhe natėn

4-Personat kėrkojnė kryesisht qetėsi

5-Spondiliatroza shkaktohet edhe me marrje mendsh

6-Me tė vjella



19-MIGRENA

Migrena ėshtė njė ndėr shfaqet mė tė shpeshta tė dhimbjes sė kokės. Kjo dhimbje shkaktohet nga enėt e gjakut tė trurit kur ato punojnė jo normalisht. Enėt e gjakut tė zgjeruara nė kokė janė nxitėsi i parė pėr dhimbjen e migrenės. Kėto dhimbje prekin ēdo moshė, por mė shumė ato midis moshės 20 dhe 50 vjeē. Ekziston dhe njė predispozitė gjenetike. Njė nė 4 gra dhe njė nė 12 burra mund ta pėrjetojė kėtė dhimbje. Migrena ėshtė dhimbje e pėrqendruar, e cila shtohet nė pjesėn e pasme tė kokės dhe sidomos nė nyjėn mes kokės dhe qafės. Me migrenė nėnkuptohen njė valė dhimbjesh akute, nė njė gjysmė tė kokės, shpesh tė shoqėruara nga tė vjella dhe marramendje. Patogjenezia e migrenės ėshtė e lidhur me modifikimin e fluksit tė gjakut cerebral, shkaktuar nga shqetėsime arterioale. Terapia kundėr dhimbjeve tė migrenės bazohet nė pėrdorimin e antifiamatorėve jo me pėrbėrje steroidesh, si aspirina ose tė tjera tė ngjashme, duke i krijuar vetes kushte errėsire dhe qetėsie.



Trashėgimia

Gjenetika sot ka synim kryesor gjetjen e shkaqeve tė dhimbjeve sė kokės si migrena me karakter familjar, duke kėrkuar pėr elementin trashėgimtar. Nė vitin 1996 ėshtė zbuluar njė gjen pėrgjegjės pėr transportimin e kalciumit nėpėr qelizat cerebrale, i cili shkakton njė formė tjetėr migrene, e quajtur “migrenė familjare”, nėse ky gjen nuk funksionon normalisht, lėvizjet e nivelit tė kalciumit reflektohen nė mosfunksionimin e disa neurotransmetuesve, ngacmimi i tė cilave shkakton kėtė formė migrene.





Simptomat

1-Dhimbje koke tė pėrqendruara nė njėrėn anė

2-Krizat zgjasin 15 minuta deri nė 1 orė

3-Ata qė vuajnė nga migrena janė tė zbehtė

4-Janė persona qė kanė ftohtė

5-Kanė luhatje humori

6-Gjithmonė preferojnė errėsirėn derisa t’u kalojnė dhimbjet



20-RĖNIA E FLOKĖVE

Rėnia e flokėve, ashtu si ngjyra e syve, ėshtė njė tipar i trashėgueshėm. Me kalimin e kohės floku bėhet i hollė dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet qė provokojnė rėnien e flokut janė tė transmetueshme nga tė dy prindėrit. Ėshtė i kotė riti qė ndiqet shpesh nga prindėrit pėr tė qethur fėmijėt e vegjėl, nė mėnyrė qė tė rritet dhe shtohet floku. Nėse njėri nga prindėrit vuan rėnien e flokut, ajo do transmetohet tek fėmija, nėse ai ka marrė gjenet e tij. Por nga ana tjetėr nuk ėshtė e thėnė qė prindi vuan rėnien e flokut dhe patjetėr duhet ta ketė dhe fėmija. Kjo ėshtė nė varėsi se nga cili prind i janė transmetuar gjenet fėmijės. Pikėrisht me kėtė fakt shpjegohen dhe rastet e shumta qė ndodhin brenda njė familjeje, ku njėri vėlla ėshtė tullac ndėrsa tjetri ka njė dendėsi tė madhe tė flokėve.



Trashėgimia

Rėnia e flokėve fillon qė 20 vjeē, por ajo vihet re vetėm kur personi arrin nė te 30-at. Rėnia e flokėve nga trashėgimia ėshtė tipike nė pjesėn ballore dhe anash ballit. Gjenet qė provokojnė rėnien e flokut janė tė transmetueshme nga tė dy prindėrit. Nėse njėri nga prindėrit vuan rėnien e flokut, ajo do transmetohet tek fėmija nėse ai ka marrė gjenet e tij.



Simptomat

1-Tek meshkujt humbja e flokėve nis qė nė moshėn 15-vjeēare

2-Tek femrat shfaqet pas tė 30-ve

3-Rėnia e flokėve shfaqet anash ballit

4-Nė mes tė kokės

5-Humbja e flokėve fillimisht fillon nė faza tė pėrkohshme



21-HEMORROIDET

Hemorroidet janė inflamacion i enėve tė gjakut rreth anusit dhe pjesės sė poshtme tė rektumit (pjesa fundit e zorrės sė trashė), tė cilat janė tė zgjeruara nėn presion njėlloj si variēet e kėmbėve. Kjo ėshtė sėmundje e shpeshtė tek tė dy gjinitė. Nė disa shtete i thonė sėmundja e gjysmės sepse pothuajse gjysma e popullsisė nė moshė mbi 50 vjeē ėshtė e prekur. Shfaqja e hemorroideve ėshtė e shpeshtė tek gratė me barrė. Nė shkaqet e tjera tė shfaqjes sė sėmundjes janė edhe tė qėndruarit ulur pėr shumė kohė tė gjatė, sėmundjet e mėlēisė tė shoqėruara me zmadhim tė saj, prania e ujit nė hapėsirėn midis organeve nė bark (asciti), neoplazmat (sėmundjet kancerogjene_ e aparatit tretės etj; pra, tė gjitha ato procese qė shoqėrohen me rritje tė presionit tė bark.



Trashėgimia

Njė ndėr shkaqet e shfaqjes sė hemorroideve ėshtė edhe trashėgimia. Zakonisht personi nuk mund tė vuajė apo tė ketė asnjė lloj sėmundjeje dhe nė kėtė rast shfaqja e hemorroideve ndodh pikėrisht pėr shkak tė trashėgimisė. Shkaqe tė tjera tė shfaqjes sė kėsaj sėmundjeje janė edhe shtatzėnia, qėndrimi ulur pėr njė kohė tė gjatė, infeksionet analet etj.

Simptomat

1-Kruarje anale

2-Dhimbje anale, sidomos kur ulesh

3-Derdhje gjaku i pastėr d.m.th ngjyrė e hapur

4-Dhimbje gjatė jashtėqitjes



22- SĖMUNDJET PNEUMONALE

Sėmundjet e aparatit tė frymėmarrjes radhiten ndėr mė shqetėsueset pėr shqiptarėt. Gjithnjė dhe mė tipike pėr kėtė grup janė bėrė sėmundje dhe vdekjet nga pneumonia, gripi dhe bllokimi kronik i mushkėrive. Njė ndėr faktorėt kryesorė tė shfaqjes sė sėmundjes ėshtė edhe niveli i lartė i ndotjes, ku jeton personi. Ky nivel lidhet ngushtė jo vetėm me ajrin brenda shtėpisė sė tij, por edhe ajrin nė qytetin ku banon.



Trashėgimia

Pėrveē shkaqeve natyrorė qė ndikojnė drejtpėrsėdrejti nė shfaqjen e sėmundjeve pneumonate, siē janė pėrdorimi i duhanit dhe niveli i lartė i ndotjes, mund tė preken nga kėto sėmundje kryesisht edhe ata pacientė tė cilėt e kanė sėmundjen tė trashėguar nga prindėrit e tyre. Nė kėtė rast sėmundjet e mushkėrive, tė bronkiteve quhen tė hershme dhe ėshtė mė e vėshtirė pėr t’i diagnostikuar.



Simptomat

1-Kollė e madhe

2-Bllokim i mushkėrive deri nė rrugėt e frymėmarrjes

3-Nė ndonjė rast edhe bllokim i kordave zanore (ikėn zėri)

4-Zverdhje e personave

5-Dobėsi fizike



23- ASTMA

Astma bronkiale, njė sėmundje kronike serioze, qė dita-ditės po shpeshtohet dhe futet ndėr problemet shėndetėsore botėrore. Shkaktarėt e astmės, si edhe tė sėmundjeve tjera atopike, janė alergjenėt e ambientit jetėsor dhe tė disa llojeve tė ushqimit. Kėtu hyn nė rend tė parė pluhuri i shtėpisė, ku gjendet njė lloj tenje. Sipas tė dhėnave tė shkencėtarėve tė ndryshėm, mbi 55% tė astmatikėve janė tė ndjeshėm nė kėtė tenjė, kurse mbi 30% nė qimet dhe epitelin e kafshėve, nė kėrpudha rreth 10% dhe nė polen rreth 40%. Astmėn e shkaktojnė poleni, pluhuri i disa luleve, qimet e bagėtive, pendlat, pluhuri kur i pastrojmė rrobat me furēė, pastaj edhe pluhuri i shtėpisė. Disa tė sėmurė janė tė ndjeshėm edhe ndaj ushqimit. Astmatikėt janė rreptėsisht tė ndaluar tė pinė duhan, kafe, alkool, lėngje tė gazuara, tė mos pinė qumėsht tė lopės, vezė, domate, mish me shumė yndyrė, lėkurėn e mishit tė pulės, mishit tė peshkut, si dhe ushqim tė konservuar.



Trashėgimia

Rolin kryesor nė shfaqjen e astmės e luan trashėgimia. E trashėgueshme ėshtė paraprirja pėr tė reaguar me manifestime alergjike, nė kontakt me alergjenėt e caktuar; nė rastin e astmės me reagime pezmatuese alergjike tė mukozave bronkiale, qė manifestohet me sulme astmatike. Pra, pėr t’u shfaqur astma nevojitet prirja e trashėguar dhe kontakti me lėndėn alergjike.



Simptomat

1- Ngulēimi

2- Kollitja

3- Marrja frymė me vėshtirėsi

4- Rritet rreziku pėr bronkitet

5- Pneumonia pėrsėritet

6- Reagime alergjike.





24-TIROIDET



Sėmundja e mbitiroidizmit qė mund tė njihet edhe si: tiroidet, hipertirozė, thyrotoxicosis, hyperthyroidism, mund tė japė simptoma tė ndryshme. Shqetėsimet mund tė vijnė papritur dhe shumė vetė mendojnė se shkaktohen nga stresi, mbingarkimi nė punė apo lodhja e zakonshme. Shpeshherė kemi tė bėjmė me njė gjėndėr tė shkatėrruar tiroidale. Tek mė tė rinjtė shihen shpesh shqetėsime si: Tė djersitura, tė shkaktuara nga njė prodhim i shtuar nxehtėsie, ndjenjė tė nxehti, tė shkaktuara nga njė prodhim i shtuar nxehtėsie, ērregullime tė tė pėrmuajshmeve tė grave (menstruacioneve), pėr shkak tė ērregullimit tė balancės hormonale, dobėsi muskulore, shkaktuar nga njė konsumim nė rritje tė energjisė dhe degjenerim tė muskulaturės, gulēimė zemre dhe rritje tė pulsit rėnie nga pesha, pėr shkak tė konsumimit nė rritje tė energjisė.



Trashėgimia

Tiroidet ndodh shpesh tė jenė njė sėmundje e trashėgueshme nga nėna tek djali dhe nga babai tek vajza. Sipas mjekėve ende nuk dihet se pėrse kalimin gjenetik ėshtė i tillė por tė gjitha rastet kanė treguar se kryqėzimi i sėmundjes ndodh pikėrisht kėshtu. Gjėndra tiroidale, qė ndryshe quhet edhe tyreoidea, ndodhet nė pjesėn e pėrparme tė qafės, menjėherė nėn gurmaz. Detyra kryesore e kėsaj gjėndre ėshtė ngacmimi e metabolizmit nė trup. Ky ngacmim ngjet pėrmes hormonesh, qė krijohen nė gjėndrėn tiroidale dhe qė quhen tiroksinė, T4 dhe trijodtironinė, T3.





Simptomat

1-Dobėsi muskulore, shkaktuar nga njė konsumim nė rritje tė energjisė

2-Gulēimė zemre dhe rritje tė pulsit

3-Rėnie nga pesha

4-Drithėrima, pėr shkak se shtohet ndjeshmėria pėr disa lėndė nė sistemin nervor

5-Bark, pėr shkak se ushqimi kalon mė shpejt pėrmes zorrės

6-Nervozizėm, gjumė tė keq, lodhje dhe shqetėsim







25- BRONKITI KRONIK

Grupmoshat mė tė prekura nga bronkiti kronik janė tė moshuarit dhe fėmijėt. Personat qė pinė duhan ose qėndrojnė pėr njė kohė tė gjatė nė ambiente ku pihet duhan, janė mė tė rrezikuar pėr t’u prekur nga kjo sėmundje. Tė predispozuar janė edhe ata persona qė kanė nivel tė ulėt imuniteti, pėrfshi diabetikėt apo personat e prekur nga sėmundje imunologjike. Natyrisht edhe personat qė kanė tė afėrm apo prindėr tė prekur nga bronkiti kronik. Meshkujt janė mė tė predispozuar pėr t’u sėmurė mė tepėr se femrat, sepse kėto tė fundit kanė njė faktor imunitar mbrojtės mė tė fortė se meshkujt, kjo pėr shkak tė hormoneve femėrore, qė luajnė rol mbrojtės. Natyrisht qė te meshkujt, pėrveē kėsaj, ndikon edhe pirja e duhanit, punėt nė ambiente me pluhur etj. Personat qė punojnė nė ambiente me pluhur si minierat, fabrikat tekstilet apo me lėndė kimike, e transmetojnė sėmundjen edhe tek fėmijėt apo personat e afėrt. Bronkiti kronik vitet e fundit ėshtė bėrė njė patologji mjaft e pėrhapur.





Trashėgimia

Trashėgimia njihet si njė ndėr faktorėt ndikues pėr shfaqjen e bronkitit kronik. Veēse, jo domosdoshmėrish trashėgohet te fėmijėt apo te tė afėrmit e tjerė tė pacientit me kėtė sėmundje. Ai shfaqet vetėm nėse gjen terren tė pėrshtatshėm pėr tė shpėrthyer, pra, nėse te njė person, pėrveē bazės gjenetike, ekzistojnė apo ndėrhyjnė dhe faktorė tė tjerė rreziku.





Simptomat

1- Kollė e fortė

2- Bllokim hundėsh

3- Sekrecione nga hunda

4- Dhembje nė kraharor

5- Dobėsi e pėrgjithshme trupore

6- Temperaturė jo e lartė





26-REUMATIZMA

Reumatizma, e cilėsuar ndryshe edhe si sėmundja e moshės sė tretė, ka lidhje tė ngushtė me vendbanimin e personave tė prekur. Sipas specialistėve, kjo sėmundje nė vendin tonė ėshtė shumė e pėrhapur, kjo pėr shkak tė klimės dhe kushteve tė punės e banimit. Kurat mė tė mira, sipas mjekėve specialistė, janė barishtet. Nė farmacitė bimore ekzistojnė bimė tė Perėndimit qė janė tė shumta pėr sa i pėrket llojeve. Shkaqet e sėmundjeve reumatizmale janė tė pėrgjithshme dhe lokale, shpjegojnė reumatologėt duke pohuar se shkaqet lokale, pra tė pjesėve tė ndryshme tė trupit, janė tė shpeshta gjatė artrozės. Sipas tyre, sa herė qė sforcohet njė nyjė, duhet tė mendohet pėr rrezikun e dėmtimit tė saj, sidomos ato me natyrė sportive dhe profesionale nga mikrotraumat. Ndėrsa ndėr shkaqet e pėrgjithshme, specialistėt pėrmendin moshėn, e cila pėrbėn njė faktor etiologjik ku artroza sa vjen e theksohet.



Trashėgimia

Faktori gjenetik, pra trashėgimia, sipas mjekėve, ndikon sidomos nė formėn e artrozės sė gishtave tė kėmbėve dhe tė duarve, ku viktimė e kėsaj, sipas tyre, janė sidomos femrat. Kėtij faktori mund t’i bashkėngjiten edhe faktorėt e tjerė siē janė mosha, klima, mikrotraumat etj. Gjė qė ndikon nė shfaqjen e sėmundjeve reumatizmale.



Simptomat

1- Kyēet deformohen

2- Sytė dhe goja thahen

3- Indet qė rrethojnė zemrėn mund tė inflamohen

4- Indet qė rrethojnė mushkėritė mund tė inflamohen

5- Dhimbja dhe bllokimi i kyēeve

6- Dobėsia e pėrgjithshme



27- TALASEMIA



Fjala “talasemi” e ka prejardhjen nga greqishtja e vjetėr dhe do tė thotė “sėmundje e detit Mesdhe”. Talasemia ėshtė sėmundje gjenetike qė shkaktohet nga mungesa ose nga pakėsimi i prodhimit tė vargjeve tė hemoglobinės. Talasemia ėshtė njė ērregullim i trashėguar i gjakut. Ajo ul sasinė e hemoglobinės nė trupin e njeriut dhe mund tė sjellė nė kėtė mėnyrė pamundėsinė qė rruazat e kuqe tė transportojnė nė mėnyrė tė mjaftueshme oksigjen nė organet ku ai ėshtė i nevojshėm. Kjo shkakton anemi dhe nė rast se nuk mjekohet, zemra dhe organe tė tjera nė trup nuk do tė arrijnė tė kryejnė funksionet e tyre, si rezultat i mungesės sė oksigjenit. Transfuzioni i rregullt i gjakut ėshtė i vetmi mjekim i pėrshtatshėm i njohur pėr talaseminė. Nė varėsi tė sasisė tė hemoglobinės qė prodhohet, talasemia emėrohet “majore”, “intermedia” ose “minore”. Talasemia minore ėshtė pa simptoma klinike.



Trashėgimia

Talasemia ėshtė njė sėmundje e trashėgueshme dhe gjenetike. Ajo shkaktohet si pasojė e pakėsimit tė prodhimit tė vargjeve tė hemoglobinės apo mungesės sė tyre. Ky ērregullim i gjakut ėshtė i trashėguar. Edhe pse talasemia intermedia ka simptoma tė anemisė tė theksuar, nuk e ka tė domosdoshėm transfuzionin. Ndėrsa pacientėt me talasemi majore e kanė tė domosdoshme marrjen e rregullt tė transfuzioneve.



Simptomat

1- Lodhje

2- Takikardi

3- Zbehje

4- Mosfurnizim i organizmit me oksigjen

5- Zemra nuk kryen si duhet funksionin e saj

6- Talasemia minore s’ka simptoma klinike.



28- GURET NE VESHKA



Guri nė veshkė ėshtė njė masė e fortė, qė ndodh kur pėrbėrėsit e kalciumit ose kimikate tė tjera nė urinė, formojnė kristale qė ngjiten sė bashku. Kėto kristale rriten dhe formojnė gurė, tė cilėt luhaten nga njė kokėrr gruri nė njė top golfi. Disa milionė amerikanė, shumica mes moshės 20 dhe 40 trajtohen ēdo vit pėr gurė nė veshka. Gurėt nė veshka janė mė tė zakonshme tek burrat dhe mė saktėsisht, katėr nė pesė raste, kanė gurė nė veshka. Normalisht, urina pėrmban substanca qė parandalojnė formimin e kristaleve. Megjithatė, kjo nuk funksionon pėr tė gjithė. Disa nga faktorėt qė kontribuojnė nė formimin e gurėve tek njerėzit e prekshėm janė: Marrja e pakėt e lėngjeve, infeksione kronike nė rrugėt urinare, keqpėrdorim i disa mjekimeve, bllokim i rrugėve urinare, etj. Specialistėt e nefrologjisė (rekomandojnė qė nė ushqimin e pėrditshėm tė ketė sa mė shumė lėngje, supėra dhe fruta.



Trashėgimia

Gurėt nė veshka trashėgohen kryesisht nga nėna tek fėmija.

Ajo ēfarė specialistėt u rekomandojnė tė gjithė prindėrve, nė kėtė rast ėshtė njė dietė e ekuilibruar qė nė ditėt e para tė lindjes sė fėmijės, madje, ajo duhet tė nisė qė nė barkun e nėnės. Pikėrisht nė kėtė kohė nis edhe dėshira e fėmijės pėr kripė, lėngje, ėmbėlsira etj. Megjithatė specialistėt tregojnė se shfaqja e shqetėsimeve nuk ėshtė gjithmonė e trashėguar.



Simptomat

1- Sistemi tretės: Anoreksi, pėshtjellim, tė vjella

2- Gjaku: hemorragji si pasojė e keqfunksionimit tė trombociteve

3- Humbja e aftėsisė pėr tė rregulluar pėrqendrimin e urinės

4- Djersitje e vazhdueshme

5- Fryrje e trupit

6- Urinė e turbullt me erė tė keqe





29- ARTRITI REUMATOID

Artriti reumatoid ėshtė njė nga sėmundjet inflamatore tė ashtuquajtura “sėmundje tė indit lidhor”. Kjo ėshtė njė sėmundje kronike, qė shoqėrohet me inflamacion tė membranave sinoviale dhe formim tė tė ashtuquajturit “pannus”. Shkaku i shfaqjes sė artritit reumatoid nuk dihet. Kjo sėmundje prek femrat 3 herė mė shpesh se meshkujt. Mosha e prekur zakonisht ėshtė 20-40 vjeē. Shpesh pacientėt e diagnostikuar kanė antigenin HLA-DR4. 50-75% e pacientėve me diagnozėn e artritit reumatoid “shėrohen” brenda dy vjetėsh. Kėta pacientė zakonisht nuk kanė faktor reumatoid dhe kanė funksion tė mirė tė kyēeve. Pacientėve qė vijojnė tė kenė simptomat e artritit reumatoid edhe pas 2 vjetėve, u shkurtohet jeta mesatarisht me 10-15 vjet. Kėta pacientė duhen trajtuar nė mėnyrė mė agresive. Tek dikush qė ka prirje pėr t’u kapur nga kjo sėmundje, mundet qė disa lloj infektimesh tė bėjnė qė ajo tė shpėrthejė.



Trashėgimia

Studiuesit nuk kanė arritur akoma tė sqarojnė shkaqet qė ēojnė nė artritin reumatik. Me sa duket ka shumė faktorė qė marrin pjesė. Ėshtė konstatuar se ka disa prirje tė trashėgueshme qė pėrbėjnė njė rrezik mė tė madh pėr t’u kapur nga artriti reumatik. Po ashtu edhe rreziku pėr t’u kapur nga njė variant mė i rėndė i sėmundjes mund tė jetė gjithashtu i trashėgueshėm.



Simptomat

1- Ėshtė simetrik, prek gjunjėt, kėmbėt, kyēet

2- Simptomat janė mė tė forta nė mėngjes

3- Vėshtirėsi pėr t’u larė, veshur

4- Xhunga nėn lėkurė

5- Shkakton shformime karakteristike tė gjymtyrėve

6- Pėrparimi shoqėrohet dhe me shkatėrrim tė kėrcit tė kyēeve





30- KOLESTEROLI



Disa individė me nivel tė lartė kolesteroli, sipas studimeve, duhet tė lodhen mė tepėr se tė tjerėt, sepse janė mė tė ndjeshėm ndaj hiperkolesterolaminės. Studimi duket se ofron njė motiv pėr faktin se disa prej nesh kanė fatin e keq tė kenė nivelin e kolestrolit tė lartė edhe pse qėndrojnė mjaft tė kujdesshėm ndaj gjithēkaje qė hanė, ndėrsa tė tjerė mund t’i lejojnė vetes shkelje rregullash, pa krijuar probleme me akumulimin e yndyrnave tė dėmshme pėr organizmin. Studiuesit kanė vėzhguar tė dhėnat e 28 ēifteve binjakėsh identikė, me pėrputhshmėri gjenetike, por me stile jete tė ndryshme, pėr tė vlerėsuar peshėn e gjeneve dhe sjelljet mbi nivelin e lipoproteinave me intensitet tė ulėt (LDL) shkaktare pėr prodhimin e kolesterolit tė keq, mjaft tė dėmshėm pėr shėndetin kardiovaskular.



Trashėgimia

Nėse pavarėsisht dietės dhe aktivitetit fizik, nuk arrini tė mbanin nėn kontroll nivelin e kolestrolit tė keq, duhet tė dini se faji nuk ėshtė i stilit tuaj tė jetesės, por i geneve tuaja. Nė fakt, njė grup studiuesish kanė zbuluar se genet luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė stabilizimin e kolesterolit tė keq nė gjak. Pra kolesteroli shkaktohet edhe nga faktorėt gjenetikė, trashėgimia.



Simptomat

1- Nė fillesa nuk shfaq simptoma

2- Shenjat e para shfaqen kur pėrparon sėmundja

3- Dhimbje gjoksi nga zemra ose

4- Dhimbje nė kėmbė gjatė ecjes qė shkaktohet nga

5- Ngushtimi i enėve tė gjakut

6- Bllokimi i damarėve tė kėmbės.



31-VARIĒET



Shumė gra mbi moshėn 30 vjeē vuajnė nga dhimbja dhe shfaqja e variēeve, por vetėm duke mbajtur sistemin digjestiv nė lėvizje, mund tė gjeni ēelėsin e shmangies sė kėtij problemi. Kėshilla e mjekėve pėr gratė ėshtė tė parandalojnė shfaqjen e varikozės, duke zgjedhur ushqime tė pasura me produkte tė bimėve me kėrcell, (fibra) gruri, orizi, etj., tė cilat ndikojnė nė funksionimin e rregullt tė organeve tė brendshme, si dhe rregullojnė lėvizjen e muskujve, nė rastet kur vuani nga gjymtyrėt e poshtme. Evitoni dhe qėndrimin ulur me kėmbėt kryqėzuar, si dhe mbajtjen pėr shumė tė kėpucėve me taka tė larta. Mjekėt rekomandojnė qė kėmbėt tė vihen sa mė shumė nė lėvizje, por lėvizjet duhet tė jenė tė ekuilibruara dhe tė bėhen nė hapėsira tė rrafshėta dhe jo me gurė. Sipas specialistėve, ėshtė e rėndėsishme qė femrat tė mos pėrdorin taka mė shumė se tre ose katėr centimetėr dhe meshkujt tė mos ngrenė pesha tė rėnda.







Trashėgimia

Venat varikoze trashėgohen brez pas brezi dhe ato nuk mund tė eliminohen plotėsisht. Shfaqja e venave varikoze mund tė ndodhė pas moshės 30-vjeēare, kryesisht tek gratė shtatzėna, pesha trupore e tė cilave bėhet relativisht e madhe dhe trupi bie nė qetėsi, si mungesė e lėvizjeve tė pėrditshme. Po ashtu ato mund tė shfaqen pas kėsaj moshe edhe tek meshkujt. Por tek kėta tė fundit, zhvillimi i variēeve ėshtė veēse i trashėguar.



Simptomat

1- Kėmbė tė rėnda

2- Kėmbė tė fryra

3- Fryrje e venave nėn lėkurė

4- Lodhje

5- Fryrje tė shputave tė kėmbėve

6- Venat e gjakut bėhen tė kuqe; nė raste tė rėnda blu



32-BETATALASEMIA

Betatalasemia ėshtė njė nga sėmundjet gjenetike mė tė pėrhapura nė botė. Ajo e ul sasinė e hemoglobinės (rruazave tė kuqe) nė trupin e njeriut dhe mund tė sjellė nė kėtė mėnyrė si rezultat, pamundėsinė qė rruazat e kuqe tė ēojnė nė mėnyrė te mjaftueshme oksigjen atje, ku ai ėshtė i nevojshėm. Kjo shkakton anemi (pagjakėsi) dhe nė rast se nuk mjekohet, zemra dhe organe tė tjera nė trup do tė “mbarojnė” se funksionuari, si rezultat i mungesės sė oksigjenit. Transfuzioni i rregullt i gjakut ėshtė i vetmi mjekim i pėrshtatshėm deri tani pėr betatalaseminė. Nė shumicėn e rasteve diagnostikimi i kėsaj patologjie ndodh pasi tė jenė kryer njė sėrė testesh tė pėrbėrjes sė gjakut, siē mund tė jetė testi i pėrbėrjes sė gjakut, duke pėrfshirė kėtu tė gjithė komponentėt e tij. Trajtimi varet direkt nė llojin dhe shkakun e kėsaj forme tė anemisė.





Trashėgimia

Zakonisht kjo sėmundje gjenetike trashėgohet nga nėna tek fėmija ose edhe nga babai tek fėmijėt. Faktori gjenetik e bėn atė tė trashėgueshme ndėr breza. Kjo ėshtė njė formė anemie qė prek kryesisht popullsitė me prejardhje mesdhetare, nė veēanti dhe ato afrikane e jugperėndimore aziatike. Kjo formė e anemisė karakterizohet nga rruaza tė kuqe anormale dhe jetėgjatėsi tė shkurtėr tė tyre.



Simptomat

1- Lodhje

2- Takikardi

3- Zbehje

4- Gjuhė e lėmuar

5- Thonj tė deformuar dhe tė thyeshėm

6- Eritrocite tė vogla dhe me pak hemoglobinė
EA
EA
Moderator/e
Moderator/e

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1392
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 25/08/2013
Falenderimet Falenderimet : 9

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi