♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Semundjet me te cuditeshme ne bote..

2 posters

Shko poshtė

Semundjet me te cuditeshme ne bote.. Empty Semundjet me te cuditeshme ne bote..

Mesazh nga bigbeng Mon Oct 11, 2010 9:32 am




Shihni ato semundje qe si keni pare,ose i keni pare shume rralle..



Nė listėn e sėmundjeve tė pashpjegueshme dhe mė tė ēuditshme nė botė renditen progeria, njė dėm qė ndodh prej periudhės kur fėmija ėshtė nė bark. Njė sėmundje tjetėr ėshtė alergjia ndaj ujit, deri mė sot njihen vetėm 30 raste tė prekur nga kjo sėmundje.

Sindroma e theksit tė huaj ėshtė njė tjetėr sėmundje e ēuditshme ku njerėzit nė mėnyrė tė pashpjegueshme e gjejnė veten duke folur nė njė dialekt tė pakuptueshėm.Ja disa nga keto semundje ......

Progeria

Semundjet me te cuditeshme ne bote.. 450progeriaxx_thekiss

Progeria ėshtė njė dėm qė ndodh prej periudhės kur fėmija ėshtė nė bark tė nėnės. Vuajtėsit e kėsaj sėmundjeje fatale kanė njė pamje tė ēuditshme tė njė plakjeje tė parakohshme dhe vdesin zakonisht rreth moshės 13-vjeēare.
Rritja e thellė nis nė moshėn ndėrmjet 9 dhe 24-muajsh, duke pėrfunduar nė zhvillime jonormale tė fytyrės dhe pabarazi ndėrmjet fytyrės sė vogėl, syve tė dalė dukshėm dhe grykės sė pazhvilluar.

Deri nė moshėn dyvjeēare, flokėt, qerpikėt dhe vetullat zhduken tėrėsisht.
Organizata Amerikane e Sėmundjeve tė rralla thotė se vuajtėsit e sėmundjes humbasin shtresėn e dhjamit pas lėkurės dhe me kalimin e kohės elasticiteti i mureve arteriale bie, duke ēuar nė vdekje nėpėrmjet infarkteve nė 90 pėr qind tė rasteve.

Alergjia ndaj ujit

Semundjet me te cuditeshme ne bote.. 767776-woman-allergic-to-water

Deri mė sot njihen vetėm 30 raste tė prekura nga kjo sėmundje e quajtur alergjia e ujit ose “aquagenic urticaria”, qė ėshtė tmerrėsisht e rrallė, por qė ekzistenca e saj ėshtė konfirmuar nga organizatat botėrore tė shėndetėsisė. Tė prekurit nga kjo sėmundje shfaqin simptoma tė alergjisė ndaj ujit.

Zakonisht ndodh nė moshė madhore dhe ėshtė shpesh pasojė e
mosbalancimit hormonal, qė ndodh pas lindjes sė fėmijėve.Njė rast ndodhi nė Britaninė e Madhe, nė prill tė kėtij viti, duke e detyruar njė nėnė 21-vjeēare tė mos pinte ujė apo tė lagej nga shiu, pasi lėkura e saj pėsonte djegie tė dhimbshme.

Ajo mund tė bėnte dush maksimumi pėr 10 sekonda nė javė dhe mund tė pinte vetėm Kola distike. Nuk ėshtė me kuptimin e plotė mjekėsor tė fjalės alergji, por mbindjeshmėri ndaj joneve qė ndodhen nė ujin e padistiluar.

Sindroma e theksit tė huaj

Semundjet me te cuditeshme ne bote.. Foreign-Accent-Syndrome-Causes-New-Zealander-Speak-With-Welsh-Accent@@Lifestyle-language-France-Britain-142688

Tė prekurit nga sindroma e theksit tė huaj nė mėnyrė tė pashpjegueshme gjejnė veten e tyre duke folur nė njė dialekt tė pakuptueshėm. Vetėm 60 raste janė regjistruar deri mė sot.

Doktorėt nė fillim e pėrcaktuan si njė problem psikiatrik, por nė vitin 2002, shkencėtarėt e Universitetit tė Oksfordit nė Angli vėrejtėn se tė prekurit ndanin mes tyre tė njėjtat probleme mendore, qė ēonin nė ndryshimin e nivelit tė zėrit, theksimin mė tė madh tė zanoreve dhe probleme tė tjera.

Sipas Revistės sė Neurolinguistikės, tė prekurit nuk do tė thotė se janė pėrballur ndonjėherė me theksin e huaj qė pėrdorin, zėri i tyre i ri nuk ėshtė mirėfillti njė theks i huaj, por ndryshimet nė zė zakonisht shfaqin ngjashmėri tė ēuditshme me theksa tė tjerė botėrorė. Rasti i parė i zbuluar ishte njė grua norvegjeze nė vitin 1941, e cila zhvilloi njė theks tė fort gjerman dhe u izolua nga komuniteti i saj.

Vdekja nga tė qeshurit

Semundjet me te cuditeshme ne bote.. Yue-minjun_010

Vdekja nga tė qeshurit, e njohur mė shumė si Kuru, ishte ekskluzivitet i popullit tribal Fore nė Guinenė e Re. Sėmundja qė karakterizohet nga shpėrthime tė sė qeshurės nė mėnyrė maniake, u bė lajm i parė nė vitet ‘50 dhe tėrhoqi vėmendjen e doktorėve anembanė botės.

Fizikanėt amerikanė dhe australianė mbikėqyrėn njė grua dhe njė burrė me gjymtyrė qė vijonin tė dridheshin, tė cilėt i shpėtuan shpėrthimit tė tė qeshurės, por njė deri nė tre muaj mė vonė tė prekurit do tė nisnin tė dridheshin, humbėn aftėsinė pėr tė qėndruar, u bėnė tė vėngėrt dhe humbėn aftėsinė pėr tė folur, pėrpara se tė vdisnin pėrfundimisht.

Instituti Kombėtar i Sėmundjeve Neurologjike raportoi se testet mbi tė vdekurit treguan se vdekja ishte pasojė e krijimit tė vrimave nė tru, tė njohura si “djathi zviceran”.

Fibrodysplasia ossificans progressiva (FOP)

Semundjet me te cuditeshme ne bote.. Fibrodysplasia

Nė vitin 1938, amerikani Harry Eastlack ishte 5 vjeē kur theu kėmbėn. Fraktura nuk u rregullua nė mėnyrėn e duhur, ijėt dhe gjuri i tij u ngjitėn sė bashku dhe nė mėnyrė tė ēuditshme rritja e kockave vazhdoi nė muskujt e kofshės sė tij.

Nė mes tė viteve `20, shtylla vertebrale nisi tė ngjitet me tė. Kur vdiq nė moshėn 39-vjeēare nė vitin 1973, ai kishte mundėsi tė lėvizte vetėm buzėt e tij.

Ai vuajti nga Fibrodysplasia ossificans progressiva (FOP), njė sėmundje e rrallė qė prek afėrsisht 1 deri nė 2 milionė njerėz, ku tendinat dhe ligamentet e trupit pėsojnė njė metamorfozė tė ēuditshme, duke u shndėrruar nė kockė.

Kjo situatė ėshtė e lindur dhe karakterizohet nga keqformimi i gushtit tė madh tė kėmbės prej lindjes. Eastlack dhuroi skeletin e tij pėr kėrkime mbi sėmundjen dhe sot shfaqet nė muzeun “Mutter” nė Filadelfia. Shoqata Ndėrkombėtare FOP vijon kėrkimet pėr kėtė sėmundje tė rrallė.

Sindroma e Lizės nė Botėn e Ēudirave

Semundjet me te cuditeshme ne bote.. 7-09-2010+Liza+and+Kate+make+PIE+006

Sipas Manualit tė Mjekėsisė Klinike tė Oksfordit, tė prekurit nga sindroma e Lizės nė Botėn e Ēudirave perceptojnė objektet sikur janė shumė herė mė tė vogla sesa nė realitet. Kjo situatė e njohur ndryshe si mikropsia ose pamja e liliputit, prek gjithashtu edhe sensin e tė dėgjuarit, tė prekurit dhe perceptimit mbi imazhin e njė personi mbi trupin e tij.

Sindroma shoqėrohet me migrenė dhe ėshtė emėrtuar nga libri i Leėis Carroll “Liza nė Botėn e Ēudirave”, ku Liza ka eksperienca tė ēuditshme tė pėrngjashme me ato qė kanė tė prekurit nga mikropsia. Fakti se Carroll vuante edhe ai nga migrena ėshtė e dokumentuar dhe disa persona spekulojnė se sėmundja e tij mund tė ketė krijuar shumė pasazhe tė librit.

Porfiria

Semundjet me te cuditeshme ne bote.. Porfiria2xn2

Urina dhe jashtėqitja e purpurt e bėjnė famėkeqe porfirin, sikurse edhe fakti qė mbreti britanik “i ēmendur” i shekullit 18, Xhorxhi III, vuante prej kėsaj sėmundjeje. Porfiria krijon komplikime nė prodhimin e “hemės”, njė proteinė jetėsore pėr qelizat e kuqe tė gjakut dhe prek lėkurėn dhe sistemin nervor. Sulmet e sėmundjes shkaktojnė dhimbje tė barkut, pėrzierje, vjellje dhe kapsllėk.

Toksina e krijuar nga problemet e prodhimit tė hemės, mund tė krijojė edhe ngjyrimin e pjesėve tė trupit, sidomos nėse ekspozohen nė diell. Disa herė dhėmbėt dhe thonjtė marrin ngjyrė tė kuqe. Janė toksina qė shkaktojnė urinėn dhe jashtėqitjet e purpurta. Mbretėresha e skocezėve, Meri, Vinsent Van Gog, Mbreti Nebuēadnezar i Babilonisė e tė tjerė mund tė kenė vuajtur nga kjo sėmundje.

Pika

Semundjet me te cuditeshme ne bote.. 3076552195_bb17f96e2f_o

Laraska, mund tė hajė gjithēka e po kėshtu mund tė bėjnė edhe tė prekurit nga kjo sindromė. Thuajse gjithnjė gra shtatzėna ose fėmijė, tė prekurit zhvillojnė njė oreks mbi substanca joushqimore, siē janė boja, balta, llaēi apo papastėrtitė ose nganjėherė objekte qė konsiderohen si pėrbėrės tė ushqimit si miell ose kripė.

Kjo mund tė konsiderohet si sindroma “Pika”, nėse oreksi vijon pėr mė shumė se 1 muaj dhe tė prekurit janė nė njė moshė kur ngrėnia e kėtyre objekteve vlerėsohet si e papėrshtatshme pėr zhvillimin e tyre.

Kėrkuesit shkencorė e kanė lidhur gjithnjė Pikėn me mungesėn e mineraleve, por sipas Organizatės Kombėtare tė Sėmundjeve tė Rralla, ekspertėt duhet tė gjejnė njė arsye ose kurė reale pėr kėtė sėmundje tė ēuditshme.
Sindroma Moebius

Moebius

Semundjet me te cuditeshme ne bote.. MoebiusMovieIntro

Eshtė njė sindromė tmerrėsisht e rrallė dhe gjenetike, e karakterizuar nga njė paralizė e plotė e fytyrės. Tė prekurit nuk mund tė mbyllin sytė, tė shohin nga njėra anė nė tjetrėn apo tė formojnė shprehje me fytyrė. Gjithashtu, kanė probleme me gjymtyrėt, si kėmbė tė shtrembra dhe mungesė gishtash.

Sipas Fondacionit tė Sindromės Moebius, rastet mė tė shumta janė tė izoluara pa ndonjė histori tė mėparshme tė ngjashme nė familje dhe tė prekurit zakonisht jetojnė gjatė dhe nė mėnyrė tė shėndetshme.

Familjarėt zakonisht mėsojnė tė kuptojnė gjuhėn e trupit, qėndrimin dhe tonin e zėrit pėr tė kuptuar emocionet e komunikuesit dhe disa herė pretendojnė se kanė harruar s
e personi ka paralizė tė plotė tė fytyrės.

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Semundjet me te cuditeshme ne bote.. Empty Re: Semundjet me te cuditeshme ne bote..

Mesazh nga Tironcja_omel Tue Oct 12, 2010 4:06 pm

Waaaaaaaaaaa vertet nuk i kisha degjuar ndonjehere keto lloj semundjesh pervec semundje PROGERIA qe e kisha degjuar...!!!!!
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi