♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtatzania pas moshės 35 vjeē, 8 kėshilla tė vlefshme...

Shko poshtė

Shtatzania pas moshės 35 vjeē, 8 kėshilla tė vlefshme... Empty Shtatzania pas moshės 35 vjeē, 8 kėshilla tė vlefshme...

Mesazh nga CLICHE' Tue Aug 27, 2013 4:36 pm

Nė ditėt e sotme, gjithnjė e mė shumė, gratė e nisin jetėn e tyre familjare pas mesit tė dekadės sė tretė ose nė njė moshė mė tė madhe. Nė perėndim, 1 nė 5 gra sjellin nė jetė fėmijėn e tyre tė parė pas moshės 35 vjeēare.
Shtatzania pas moshės 35 vjeē, 8 kėshilla tė vlefshme... Shtatzania_35
Lajmi i mirė ėshtė se shumica prej tyre kalojnė njė shtatzani tė qetė dhe foshnjat gėzojnė shėndet tė plotė gjatė dhe pas gravidancės. Pavarėsisht kėsaj, studimet tregojnė se gratė nė mesin apo fundin e tė tridhjetave mund tė pėrballen me rreziqe tė veēanta.

Pėr kėtė arsye, ato duhet tė jenė nė dijeni tė kėtyre problematikave dhe tė ndėrgjegjėsohen pėr tė marrė vendimet e duhura mbi shtatzanitė e tyre. Nga ana tjetėr nuk duhet harruar se edhe burrat fillojnė tė shfaqin problemet e para tė fertilitetit pas moshės 30-vjeēare. Kėto pėrfshijnė ndryshime si nė sasinė ashtu edhe nė cilėsinė e spermatozoidėve.

Si ndikon mosha nė pjellori (fertilitet)?
Teksa mbėrrijnė nė tė tridhjetat e tyre, gratė pėsojnė njė rėnie tė pjellorisė. Pėr mė tepėr ndėrlikimet janė mė tė zakoshme pasi ato arrijnė moshėn 35-vjeēare. Sa mė shumė kalojnė vitet, aq mė tepėr kohė i nevojitet njė gruaje pėr tė mbetur shtatzėnė. Kjo rėnie e fertilitetit e lidhur me moshėn i dedikohet pjesėrisht shkaqeve tė mėposhtme:

Reduktim i numrit dhe cilėsisė sė vezėve qė kanė mbetur pėr tu ovuluar (Ovulimi ėshtė proēesi i lėshimit tė vezės nga vezorja).
Ndryshimet hormonale tė cilat ēojnė nė ērregullime tė ovulimit.
Prania e njė numri tė vogėl vezėsh nė vezore.
Pakėsim i pėrqendrimit tė spermės (numri i spermatozoidėve pėr ēdo njėsi vėllimi tė ejakulacionit) tek partnerėt e tyre.
Ulje e shpeshtėsisė sė marrėdhėnieve intime nė ēift.
Prania e gjendjeve tė tjera gjinekologjike ose mjekėsore tė cilat pengojnė koncepsionin (bashkimi i qelizės seksulale mashkullore me atė femėrore).
Shembuj tė tillė janė:

Endometrioza (ėshtė prania e indit tė mitrės nė zona ku ajo normalisht nuk gjendet si psh. nė vezore ose nė tubat e Fallopit).
Bllokimi i tubujve tė Fallopit (janė kanalet apo gypat qė lidhin vezoret me mitrėn. Nėpėr kėto tuba veza kalon nga vezorja drejt mitrės). Shpesh herė ėshtė pasojė e infeksioneve tė kaluara tė kėtyre rrugėve riprodhuese
Fibroza (shumėzim qelizor, por me natyrė jo kanceroze nė mitėr).
Nėqoftėse pas 6 muaj pėrpjekjesh, nuk ka mundur tė ndodhė koncepsioni, njė grua mbi 35 vjeē duhet tė konsultohet me mjekun specialist. 1 ne 3 gra tė moshės 35-39 vjeē dhe 1 nė 2 gra mbi 40 vjeē hasin nė probleme tė pjellorisė. Fatmirėsisht, shumė prej kėtyre vėshtirėsive mund tė trajtohen sot me sukses.
Shtatzania mbi 35, a rritet rreziku pėr defekte tė lindura?
Nga studimet ėshtė vėnė re se ka njė rritje tė rėndėsishme tė shpeshtėsisė sė sėmundjeve gjenetike tek foshnjat e lindura nga nėnat mbi 35 vjeē. Kjo shifėr e bazuar nė tė dhėna statistikore, mbėshtetet edhe nė fakte mjekėsore.
Kėto tė fundit akuzojnė si shkaktarė tė anomalive tė lindura ērregullimet nė proēesin e ndarjes qelizore tė vezės.

Nga ndarja normale qelizore prej njė qelize vezė paraardhėse (qeliza mėmė) burojnė dy qeliza pasardhėse tė reja (dy qeliza bija), tė cilat kanė numėr tė barabartė kromozomesh (janė struktura tė pėrbėra nga materiali gjenetik-ADN dhe proteinat. Ato gjenden nė tė gjitha qelizat me bėrthamė tė trupit tė njeriut).

Nėse nuk ndodh njė ndarje korrekte qelizore, kėto qeliza bija nuk trashėgojnė mė secila nga njė numėr tė barabartė dhe tė duhur tė kromozomeve. Ato do tė karakterizohen nga tepria ose mangėsia e kėtyre strukturave gjenetike. Nėse njė qelizė e tillė fekondohet ( bashkohet me spermatozoidin) pėr tė dhėnė njė individ tė ri atėherė edhe foshnja do tė trashėgojė tė njėjtat anomali tė numrit tė kromozomeve si tė qelizave seksuale prindėrore, qofshin tė nėnės apo tė babait.

Sindroma Down pėrbėn anomalinė kromozomike mė tė shpeshtė ndėr defektet e lindura. Fėmijėt e prekur nga ky sindrom vuajnė vonesė mendore tė shkallėve tė ndryshme dhe defekte fizike nė lindje.
Njė tjetėr problem ėshtė edhe ai i abortit spontan (dėshtim i rastėsishėm), humbja e fėmijės (fetusit) pėrpara javės sė 20-tė shtatzanisė. Pėr kėtė arsye tė gjitha gratė shtatzėna duhet tė tregojnė kujdes maksimal veēanėrisht nė tremujorin e parė tė barrės sė tyre. Prezenca e anomalive gjenetike (kromozomale) kontribuon nė shtimin e rrezikut pėr aborte spontane te gratė nė moshė tė madhe.
Karakteristikat e patologjive nė kėtė grupmoshė. Sėmundje kronike si diabeti, presioni i lartė i gjakut ( Hipertensioni), sėmundje tė veshkave apo tė zemrės janė mė tė zakonshme nė gratė e moshės 30 apo 40 vjeēare. Tė tilla gjendje shėndetėsore shfaqin ndėrlikime tė cilat dėmtojnė si nėnėn ashtu edhe fėmijėn. Ndėr kėto pėrmendim: abort spontan dhe defekte tė lindjes nga diabeti ose ngadalėsim i zhvillimit tė fetusit nga hipertensioni.

8 kėshilla tė vlefshme

Merrni mjaftueshėm acid folik (Vitamina B9). Ai ėshtė njė acid i rėndėsishėm organik i cili kujdeset pėr njė ndarje tė shpejtė qelizore dhe rritjen e organizmit. Ai gjithashtu luan rol nė prodhimin e rruazave tė kuqe tė gjakut tė shėndetshme. Mungesa e tij ēon nė anemi dhe nė keqzhvillim nervor. Sasia ditore e domosdoshme e acidit folik ėshtė 0.4 mg. Disa nga ushqimet qė pėrmbajnė kėtė acid janė: sallata jeshile, spinaqi, brokoli, rradhiqet, lulelakra, bizelet, mėlēitė, drithėrat dhe agrumet.
Kufizoni konsumimin e kafeinės. Nuk duhet t’i kaloni 300 mg nė ditė. Bėni kujdes me ēokollatėn, ēajin e zi dhe kafenė (jo mė shumė se 2 tė tilla nė ditė).
Sigurohuni tė ndiqni njė dietė tė shėndetshme e tė mirėbalancuar. Konsumoni njė shumėllojshmėri produktesh qė tė furnizoni organizmin tuaj me tė gjitha lėndėt ushqimore thelbėsore. Zgjidhni ushqime tė pasura nė karbohidrate dhe fibra; vitamina (Vitaminat A, B dhe C) dhe minerale ditore; produktet e qumėshtit tė pasura nė Kalcium dhe Vitaminė D. Pėr tė hartuar njė dietė sa mė specifike dhe tė pėrshtatshme pėr ēdo grua shtatzėnė, drejtohuni mjekut dietolog.
Nėnshtrojuni njė aktiviteti fizik tė rregullt. Kryeni ushtrime specifike sipas njė programi tė paracaktuar nė kėshillim me mjekun specialist.
Shmangni rreptėsisht alkoolin dhe duhanin. Qėndroni larg ambienteve ku konsumohet duhani dhe me ajėr tė ndotur.
Mos pėrdorni asnjė medikament pa rekomandimin e mjekut.
Mos konsumoni mish tė pagatuar mirė (tė pazier) dhe shmangni kontaktin me macen dhe enėt e saj (nėse strehoni njė tė tillė). Tė dyja kėto pėrbejnė burimin kryesor tė toksoplazmozės, njė infeksion qė shkakton defekte tė lindjes.
8 javėt e para tė shtatzanisė janė veēanėrisht kritike pėr zhvillimin e foshnjės. Kontrollet e hershme dhe tė rregullta rrisin mundėsitė e sjelljes nė jetė tė njė fėmije tė shėndetshėm.
Testet pėr njė grua shtatzėnė

EKO- njė ekzaminim imazherik nė tė cilin valėt me frekuencė shumė tė lartė shfrytėzohen pėr tė vizualizuar foshnjėn. Ajo pėrdoret herėt nė shtatzani pėr tė pėrcaktuar nėse foshnja ndodhet ose jo nė mitėr apo nėse zemra e tij ka nisur tė rrahė; praninė e mė shumė se njė foshnjeje dhe parashikimin e datės sė lindjes. Mė vonė nė shtatzani, EKO-ja pėrdoret pėr tė ndjekur ecurinė e zhvillimit tė fėmijės.
Testi Squad Marker, ėshtė njė ekzaminim biokimik i gjakut qė kryhet pėr tė diagnostikuar probleme nė zhvillimin e trurit tė fėmijės, tė palcės sė tij kurrizore dhe tė sistemit tė tij nervor nė tėrėsi. Ky test mundet gjithashtu tė diagnostikojė edhe ērregullime gjenetike si Sindromėn Down apo anomalitė kromozomike. Ky test mund tė realizohet ndėrmjet javės sė 15-tė dhe 20-tė tė shtatzanisė.
Amniocenteza, ėshtė njė procedurė nė tė cilėn njė sasi e vogėl e lėngut amniotik (lėngu nė tė cilin qėndron e zhytur foshnja gjatė gjithė shtatzanisė e qė shėrben pėr ta mbrojtur dhe ushqyer atė) merret pėrmes njė shiringe pėr tė diagnostikuar defekte tė ndryshme tė lindjes. Ky test shoqėrohet me njė rrezik tė ulėt pėr dėshtim. Periudha e duhur pėr t’iu nėnshtruar amniocentezės ėshtė nga java e 15-tė deri nė tė 18-ėn. Saktėsia e saj shkon deri nė 99.4%.
Testet imunologjike pėr rubeolėn dhe linė e dhenve para mbetjes shtatzėnė dhe vaksinimi nė rastin kur gruaja nuk ka fituar imunitet ndaj tyre. Pas vaksinimit, asaj i duhet tė presė tė paktėn 1 muaj pėr tė mbetur shtatzėnė.
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi