♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nje trishtim qe vret!!

2 posters

Shko poshtė

Nje trishtim qe vret!! Empty Nje trishtim qe vret!!

Mesazh nga CLICHE' Tue Oct 16, 2012 9:51 pm

Rudina Xhunga

Aisha e pa vdekjen nė sy.

...
Sepse as u mėsua, as u dėnua kush e vrau Erietėn. Qentė e gjetėn gruan e gjorė, tė copėtuar dhe mbaruan punėn qė nisi vrasėsi. Edhe media i dha njė dorė, me botimin e pėrgojimin e moralit tė sė vdekurės qė s’kishte gojė tė pėrgjigjej.

Po Irena Selin, u gjet kush e vrau? Po Kozetėn? Po Aurorėn? Asgjė. U harruan. Vetėm nėnat i qajnė.

Aisha ishte jetime
. Nuk ka as nėnė ta qajė. Po bėhej vetė nėnė, e vogla. Mbante nė bark njė jetė 11-javėshe.

E kėrcėnuan ta hiqte. Nuk e bėri. E vranė qė tė mos bėhej nėnė. E vranė se donte tė mbronte beben e vet.

I kėputėn kokėn si zog dhe ia hodhėn nė njė arė me misėr.

Unė nuk kam fjalė tė tregoj dhimbjen, neverinė dhe llahtarėn qė provoj, kur mendoj pėr kėtė vdekje. Dhe mendoj pėr tė gjithė kohėn. Nuk arrij ta shkėpus veten nga tronditja qė provova pėr kėtė makabritet.

Vetėm mendoj pėr atė tė mjerė, pėr fshatin ku lindi, fshatin ku erdhi, pėr nėnėn qė humbi, pėr vėllezėrit e motrat qė iu bė nėnė. Pėr vetminė, pėr varfėrinė, pėr ėndrrat qė ka njė vajzė e vogėl. Njė vajze e mjerė.

E pėrdhunuan tė mitur. E lanė shtatzėnė tė vogėl. E masakruan nė mes tė njė are. Ajo e vdekur ishte, por e vranė pėrfare.

Po, pse moj zemėr e vogėl nuk kishe njė armė, si Nazimja, me vete, atė natė?

Nuk ėshtė ky arsyetimi qė duhet tė ndaj nė publik, por ky realitet nuk mban mė arsyetim.

Njė e mitur kokėprerė. Njė mort i ndėrprerė se vajza ishte shtatzėnė. Njė familje qė ka tė njėjtin version. Njė motėr qė nuk flet. Qė nuk di gjė. Pėr tė motrėn qė e rriti, qė ndante dhomėn, qė ndante tmerrin. Tani ndajnė heshtjen. Nė emėr tė nderit.

Njė media qė ēfarė nuk shkruan, pėr vrasės kasapė, profesionistė, sekte muslimane, pėr lloj-lloj banalitetesh tė paprovuara, duke i vėnė damkėn e vulgaritetit, dramės sė madhe tė kėtij kombi.

Kėtij kombi qė po i vrasin gratė. Dhe nuk i gjejnė kurrė vrasėsit. Se jeta e grave kėtu s’rrit peshė. Ka gra me shumicė…

Gra me vrasės pa emėr. Po tė kishte pasur emėr vrasėsi i Erietės, Aurorės, Kozetės, nuk do guxonte ky katil ta kėpuste pa frikė e faj kokėn e Aishės. Ky i marrė qė i mori jetėn njė nėne. Por ai e pati tė lehtė ta bėnte, se ky yni ėshtė njė vend i mallkuar pėr gratė. Ky yni nuk ėshtė vend pėr gratė. Pėr gratė e mjera tė provincės, qė vijnė nė qytet me shpresė tė jetojnė. Pėr vajzat e mitura tė fshatit qė humbasin nė kėtė qytet tė madh, pa njė dorė, pa njė zė, pa njė ndihmė, pa njė fat. Qyteti i madh pa rregulla, pa ligje, pa shtet, pa solidaritet, pa zemėr, po i ha, po i vret.

Unė nuk di tė them, ku do shkojė e gjithė kjo? Si do tė mund tė rrojė qetėsisht njė shoqėri qė vret gruan kaq normalisht?

Unė nuk di tė them, a do tė flasė Jozefina Topalli? A do tė thotė njė fjalė, do tė mbajė njė minutė heshtje, do tė ndezė njė qiri, do tė kėrkojė rishikimin e njė ligji?

Po Liri Berisha, gruaja e Kryeministrit tė vendit; po Linda Rama, gruaja e kreut te opozitės? Po Monika Kryemadhi? Do shkunden qė tė shkundin burrat e tyre, qė bashkė kanė ndėrtuar kėtė sistem qė po na vret?

Kanė ndonjė fjalė pėr tė thėnė, kanė ndonjė gjė nė dorė? Unė nuk mundem tė fajėsoj asnjėrėn prej kėtyre dhe atyre qė s’kam pėrmendur, sepse fajin e kam dhe vetė. Edhe unė jam fajtore qė Aisha vdiq. Me ēfarė bėj edhe s’bėj, kam faj qė s’ndalova ta thernin si zog.

Ndiej pėrgjegjėsi pėr ēfarėdo gjėje qė u ndodh grave tė vendit tim, sepse kam njė zė dhe nuk e pėrdor sa duhet, duke besuar e menduar se kėtu ka marrė fund, s’ia vlen. Po fundi s’paska fund.

Ndaj nuk kam tė drejtė t’i hakėrrehem kujt pse nuk bėri ēfarė.

Ndaj thjesht po ju lutem. Kėtyre grave publike dhe gjithė grave tė kėtij vendi, qė e kanė njė zė. Lėshojeni! Ndizni njė qiri nė shtėpi, a nė shesh pėr Aishėn. Bėni njė shkrim, jepni njė intervistė, shkojini nė shtėpi, ēojini lule nė varr, bėni ēfarė tė mundeni, por mos rrini duarkryq! Vajza tė FRPD, tė FRESH, tė LRI, tė AK. Vajza tė “Petro Ninit”, tė FB, tė Bllokut, bėni njė gjė! Gjejeni vetė ēfarė. Aq mend i keni. Po bėjeni! Kanė vrarė Aishėn. E ke radhėn ti pas saj, po nuk fole, sot.

Mos e bėj pėr Aishėn, nėse nuk e ndien. Bėje pėr vete!
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nje trishtim qe vret!! Empty Re: Nje trishtim qe vret!!

Mesazh nga Ylli Sat Oct 20, 2012 10:59 am

Rudina Xhunga eshte vetem nje ze qe kerkon perkrahjen, qe kerkon mbeshtetjen qe kerkon mbrojtjen tende, mbrojtjen e nenes time, motres, kunates, gruas, qe kerkon mbrotjen a atyre qe sjellin jete. Kjo shoqeri e kalbur don trandur nga themelet sepse po lejon lulezimin e krimit te te gjitha llojeve dhe ne vecanti te guar, nenes, motres...te femres shqiptare qe aq shume beri per kete popull, qe lindi keta meshkuj qe shoqeria i beri vrases.
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nje trishtim qe vret!! Empty Re: Nje trishtim qe vret!!

Mesazh nga Vizitor Sat Jan 12, 2013 6:33 am

me rrenqethi mishin kjo we me beri per tqare u ndjeva tej mase....eh jete e tmerrshme

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nje trishtim qe vret!! Empty Re: Nje trishtim qe vret!!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi