♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyxhym n’Amerikė

Shko poshtė

Hyxhym n’Amerikė  Empty Hyxhym n’Amerikė

Mesazh nga Ylli Fri Sep 21, 2012 8:28 am

Hyxhym n’Amerikė  F.0920090057515_m

Pėr ta vizituar tokėn e premtuar, zyrtarėt e institucioneve tė Kosovės as nuk e qajnė kokėn pėr shpenzime.
Njė delegacion prej mė shumė se 23 zyrtarėsh qė do tė marrin pjesė nė punimet e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara (OKB) nė New York, do t’i kushtojė buxhetit tė varfėr tė Kosovės, hiq mė pak se 100 mijė, shkruan “Zėri”.

Burime tė kėsaj gazete thonė se vizita e njė zyrtari kosovar nė Amerikė, buxhetit tė Kosovės i kushton rreth katėrmijė euro, por kjo shumė mund tė shkojė deri nė tetėmijė euro.

Autoritetet nė Prishtinė mohuan se atje do tė shkojnė 50 veta, por nuk dhanė ndonjė shpjegim se ēfarė mund tė pritet nga udhėtimi pėrtej Atlantikut.

“Express” ka arritur tė konfirmojė udhėtimin e 26 anėtarėve tė delegacionit nga Presidenca, kabineti qeveritar si dhe zyrtarė nga dikasteret qeveritarė.

“Koha Ditore” raporton se Presidentja Aitifete Jahjaga e Kryeministri Hashim Thaēi i marrin me vete 30 zyrtarė nė SHBA. Nė ndėrkohė, Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, gjendet nė vizitė nė Egjipt dhe nuk do tė kthehet para datės 21.

Lėshimi i vendit pėrnjėherėsh nga Jahjaga, Thaēi dhe Krasniqi pėrbėn shkelje tė Ligjit pėr protokollin e shtetit. Neni 19, pika 4 e kėtij ligji e pėrcakton qartė se tre liderėt duhet t’i bashkėrendojnė vizitat pėr tė evituar mundėsinė e lėnies sė shtetit pa udhėheqje.

Ekspertėt e vlerėsojnė tė turpshėm shkuarjen e njė delegacioni kaq tė madh nė tė njėjtin vend dhe nė tė njėjtėn kohė. e qė dėmton buxhetin e Kosovės pėr sė paku 100 mijė euro. /Telegrafi/

Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi