♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Politikanėt - diktatorėt mė tė pasur nė botė

Shko poshtė

Politikanėt - diktatorėt mė tė pasur nė botė  Empty Politikanėt - diktatorėt mė tė pasur nė botė

Mesazh nga Ylli Tue Sep 18, 2012 8:04 am

Politikanėt - diktatorėt mė tė pasur nė botė  F.0916225940203_m

Ata kanė autoritet, pushtet, krahun e fortė dhe pasuri qė matet me miliarda dollarė. Kanė llogari tė fshehta nė bankat e huaja, vila nė destinacionet mė ekskluzive tė botės, ēeta tė truprojave, koleksione tė makinave luksoze... Jetojnė nė luks, derisa popullin e tyre, nė shumicėn e rasteve, e kanė futur nė varfėri e mjerim, e dėrsa shtetin nė izolim ndėrkombėtar. Disa janė ende nė pushtet, disa janė nė rrezik, disa kanė humbur pushtetin, por jo edhe tė hollat... Mė poshtė ėshtė lista e politikanėve mė tė pasur, sipas revistės amerikane “Forbes”.

Politikanėt - diktatorėt mė tė pasur nė botė  01dicta
Bashar al-Assad (47): Shandanėt nga Parisi nė kohė trazirash

Presidenti sirian Bashar al Asad ka njė pasuri qė vlerėsohet nė 122 miliardė dollarė. Postin e kreut tė shtetit e ka trashėguar nga i ati Hafez al Assad, 12 vjet mė parė. Bashar ka diplomuar nė Mjekėsi nė Damask, ndėrsa ka specializuar nė okulistikė. Praktikėn e ka mbaruar nė Britani tė Madhe, nėn njė pseudonim. Nė Siri ka pėrfundoi edhe Akademinė Ushtarake, ku e ka fituar gradėn e kolonelit.

Nė 17 muajt e fundit Assadi po i qėron hesapet me kryengritėsit, tė cilėt i akuzon se janė mercenarė tė huaj dhe terroristė. Ėshtė i martuar me Asman dhe ka dy djem e njė vajzė. I pėlqen informatika, ndėrsa flet anglisht dhe frėngjisht. Mediat perėndimore thonė se gruaja e tij Asma, gjatė vitit tė kaluar, midis konfliktit ka shpenzuar rreth 16 mijė dollarė pėr shandanė dhe abazhurė nga Parisi.

Politikanėt - diktatorėt mė tė pasur nė botė  02dicta
Hosni Mubarak (84): Vila nė Manhattan

Pasuria e ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, vlerėsohet nė 73 miliardė dollarė, ndėrkohė qė burime tė tjera pohojnė se ėshtė pėr tre miliardė mė pak.

Nė krye tė Egjiptit ishte 28 vjet rresht. Shėndeti i tij ėshtė dėmtuar rėndė dhe ai u dėnua me burgim tė pėrjetshėm pėr pjesėmarrje nė vrasjen e qindra demonstruesve gjatė protestės antiqeveritare tė vitit tė kaluar, qė kanė rezultuar me dorėheqjen e tij.

Sipas disa llogarive, nė mes tė vitit 2000 dhe 2008 ai ka tėrhequr nga Egjipti 57 miliardė dollarė. Dyshohet se paratė janė dėrguar nė bankat zvicerane, ndėrsa disa janė investuar nė patundshmėri nė SHBA dhe nė Britani tė madhe. Avokati i tij i ka mohuar akuzat duke thėnė se paga e tij zyrtare nuk i ka tejkaluar, zyrtarisht, 800 dollarė nė muaj.

Politikanėt - diktatorėt mė tė pasur nė botė  03dicta
Ali Abdullah Saleh (70): Falmani, populli im

Ish-presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, i ka 32 miliardė dollarė. Nė krye tė shtetit ishte plot 33 vjet, ndėrsa mė 2011 pushtetin e dorėzoi, gati njė vit pas protestave gjatė tė cilave demonstruesit kishin kėrkuar zėvendėsimin e tij.

Parlamenti i Jemenit atėherė miratoi njė ligj qė i jep imunitet tė plotė nga ndjekja penale, nė kėmbim tė largimit tė tij nga pushteti. Pas atentatit tė pasuksesshėm nė kėtė vit, Saleh u largua pėr nė Arabinė Saudite, ku i kaloi tre muaj nė shėrim, e pastaj u rikthye nė Jemen. Para se tė largohej nga pushteti, nė njė fjalim i kėrkoi falje popullit pėr gabimet qė ka bėrė gjatė sundimit tė tij.

Politikanėt - diktatorėt mė tė pasur nė botė  04dicta
Ali Khamenei (73): Tregti me armė nė emėr tė besimit!

Ajatollah i Madh, Ali Khamenei, merr provizione nga shitja e naftės iraniane dhe nga tregtia me armė. Pasuria e tij vlerėsohet nė 30 miliardė dollarė.

Khamenei ėshtė Udhėheqėsi Suprem i Iranit, qė nga qershori 1989. Njė nga liderėt e Revolucionit Islamik, ėshtė i njohur pėr tij qėndrimet antiamerikane dhe antiizraelite, por edhe si njė lider i cili i kushton vėmendje tė madhe zhvillimit tė shkencės dhe tė energjisė bėrthamore. Ali Khamenei ėshtė i martuar dhe ka katėr djem e tri vajza.

Nė rininė e tij e donte futbollin, ndėrsa tash pėlqen shėtitjen nė male. Ėshtė adhurues i madh i poezisė persiane.

Politikanėt - diktatorėt mė tė pasur nė botė  05dicta
Abdullah bin Abdulaziz al Saud (88): Bagazh nė 20 automobila

Mbreti i Arabisė Saudite, Abdullah bin Abdulaziz, i ka 23 miliardė dollarė. Nė fron ėshtė qė nga 3 gushti 2005, kur e trashėgoi gjysmė-vėllain e tij, Mbretin Fahd. Nė fund tė vitit tė kaluar u nis pėr nė New York pėr t’i rregulluar rruazat nė shpinė, pėr ēka ka blerė tri fluturime ēarter.

Me tė kanė udhėtuar edhe pjesėtarėt e sigurisė sė tij, si dhe njė ekip filmik, qė tė gjitha sė bashku nė njė kolonė prej 40 automjeteve, 20 nga tė cilat kanė bartur bagazhin e tij. Ai gjithashtu mbylli njė krah tė Spitalit Prezbitarian tė New Yorkut, ku po shėrohej.

I ka 13 gra dhe tė paktėn 35 fėmijė. Djali mė i vogėl i lindi kur ky ishte 79 vjeē. Pasioni i tij janė garat me deve dhe gjuetia e shqiponjave. Ėshtė po ashtu adhurues i racave tė pastra tė kuajve.

Politikanėt - diktatorėt mė tė pasur nė botė  06dicta
Sulltani Hassanal Bolkiah (66): Pėr ditėlindjen e bijės, aeroplani dhuratė

Nė njė grup tė monarkėve myslimanė, qė u pasuruan falė naftės, gjendet edhe Sulltani i Bruneit, Hassan Bolkiah (emri i tij i plotė: Sultan Haji Hassanal Bolkiah Mu'izzaddin Waddaulah ibni Al-Marhum Sultan Haji Omar Ali Saifuddien Sa'adul Khairi Waddien). Pasuria e tij llogaritet nė 20 miliardė dollarė. Me shtetin e tij miniaturė sundon qė nga viti 1967, kur ky rajon ishte nėn sundimin e kurorės britanike. Revista "Forbes" nė vitin 1987 e ka shpallur njeriun mė tė pasur i planetit.

Sulltani ka njė pasion pėr makinat e shtrenjta dhe luksoze. Nė koleksionin e tij ka mė shumė se 4000 automjete, tė cilat kushtojnė jo mė pak se 789 milionė dollarė. Ndėrsa, vajzės sė tij, pėr ditėlindjen e 18,ia bleu njė aeroplan. Ai i ka mbi 300 vetura Ferrari. Sulltani ėshtė ende i martuar me gruan e tij tė parė, ndėrsa ėshtė ndarė nga gruaja e dytė dhe e tretė.

Politikanėt - diktatorėt mė tė pasur nė botė  07dicta
Teodoro Obiang Nguema Mbasogo (70): Mbreti i naftės afrikane

Presidenti i Guinesė Ekuatoriale, Teodoro Obiang Nguema Mbasogo, ka marrė gjysmė-miliardė dollarė nga Thesari i Shtetit, pėr t’i transferiar nė llogaritė private tė familjes, “me qėllim tė luftės kundėr korrupsionit”. Pasuria e tij vlerėsohet nė 20 miliardė dollarė. Besohet se tė ardhurat vijnė nga shitja e naftės qė ėshtė nėn kontrollin e tij absolut, ndėrsa vetėm njė pjesė tė vogėl e ndanė pėr banorėt e varfėr.

Sipas shifrave tė OKB-sė, 70 pėr qind e popullsisė sė shtetit tė tij jetojnė nėn dy dollarė nė ditė. Birin e tij, Teodore Jr., autoritetet amerikane e kanė vėnė nė shėnjestėr pėr korrupsion. Ai ka njė rezidencė nė Malibu, nė Kaliforni, tė cilėn e ka blerė pėr 35 milionė dollarė. Kur ishte Ministėr i Pylltarisė, dihet, nė qeverinė e babait tė tij, ka nxjerrė njė shumė tė madhe tė parave nga shteti.

Politikanėt - diktatorėt mė tė pasur nė botė  08dicta
Omar Al Bashir (68): Kursime - vetėm pėr tė varfrit

Presidenti sudanez, Omar al Bashir, i ka 9 miliardė dollarė. WikiLeaks ka njoftuar se paratė i ka fituar nga shitja e naftės. Erdhi nė pushtet nė vitin 1989, pėrmes njė puēi ushtarak. Gjatė sundimit tė tij rifilloi lufta civile nė Sudanin Jugor, e nė vitin 2003 konflikti i ri nė Darfur, nė perėndim tė vendit.

Gjykata Penale Ndėrkombėtare e ka akuzuar Al Bashirin pėr krime lufte gjatė konfliktit nė Darfur, ndėrsa tani ai ėshtė nėn presion edhe vendin e tij. Njė pjesė e popullit ėshtė revoltuar pėr masat e ashpra tė kursimit tė imponuara nga qeveria, ndėrsa shteti ėshtė kundėrpėrgjigjur ashpėr ndaj protestuesve. Demonstruesit kėrkojnė rėnien e regjimit tė tij 23-vjeēar. Omar al Bashiri ka dy gra, por asnjė fėmijė.

Politikanėt - diktatorėt mė tė pasur nė botė  09dicta
Zine El Abidine Ben Ali (76): Ikja me 1.5 tonė ar

Ish-presidenti tunizian Zin El Abidine Ben Ali ka asete me vlerė prej 5.5 miliardė dollarėve. Diktatori i arratisur ka njė pronė nė Francė, me vlerė prej 360 milionė dollarė. Kryetari i vendit ishte qė nga viti 1987 e deri nė vitin 2011.

Qeverisja e tij u karakterizua nga politika e jashtme pro-perėndimore. Atė e konsideronin si njė nga aleatėt mė tė besueshėm tė amerikanėve nė botėn arabe, ndėrsa vendin e tij si njė oazė tė stabilitetit politik.

Gati gjysma e sipėrmarrėsve nė Tunizi ishin nė farefisni me Ben Aliun, e shumica e tyre me familjen e gruas sė tij Leila, tė cilėn nė vend e kritikonin pėr mospėrfillje nė shpenzimin e parave. Nga Tunizia ata kanė marrė me vete njė ton e gjysmė ar.

Politikanėt - diktatorėt mė tė pasur nė botė  10dicta
Alexander Lukashenko (58): Revolja e arit pėr birin e tij

Lukashenko zotėron pasuri me vlerė prej 600 milionė dollarėsh. Nė postin e Presidentit tė Bjellorusisė ėshtė qė nga viti 1994. Pasi e mori detyrėn, kundėrshtarėt politikė e cilėsojnė si autokrat dhe diktator, ndėrsa pasuesit pohojnė se udhėheqja e tij e ka shpėtuar Bjellorusinė nga pasojat mė tė rrezikshme tė tranzicionit post-komunist.

Mediat kohėt e fundit spekulojnė se Lukashenko pėr pasuesin e tij e ka emėruar djalin e tij tetėvjeēar, Nikolai, tė cilin e ka nga njė lidhje jashtėmartesore me mjeken e tij personale Irina. Nikolai vishet si babai, ndėrsa e mbanė njė revole tė artė. Lukashenko ka dy djem tė rritur nga martesa e tij, me gruan zyrtare Galina. /Telegrafi/

Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Politikanėt - diktatorėt mė tė pasur nė botė  Empty Re: Politikanėt - diktatorėt mė tė pasur nė botė

Mesazh nga Vizitor Thu Nov 29, 2012 5:05 pm

po sali berishen p;se nuk e ke vendos ketuuuu

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi