♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohen pushimet sekrete te Ledina Celos

Shko poshtė

Zbulohen pushimet sekrete te Ledina Celos Empty Zbulohen pushimet sekrete te Ledina Celos

Mesazh nga Tetovarja Fri Dec 12, 2008 11:49 am

Ėshtė padyshim njė ndėr vokalet mė tė mirė qė ka Shqipėria por jo vetėm. Kėngėtarja Ledina Ēelo gjithmonė habit me performancat e saj nė skenė, nėpėr festivale apo koncerte ku ėshtė e ftuar ndėrsa pamjes sė jashtme i kushton njė vėmendje tė jashtėzakonshme. Trupin e ka gjithmonė nė formė dhe dietat janė nė maksimum nė mėnyrė qė tė mos shtojė asnjė kilogram tė padėshi-rueshėm qė do tė bėnte ndryshimin nė linjat e saj. E kur flasim pėr kėto tė fundit, gjithmonė janė perfekte, dhe ku mund tė duken mė mirė sesa nė kėto foto qė “Bluetooth” ka zbuluar. Nė kėto pamje Ledina ėshtė me pushime, ditė relaksi tė cilat i ka organizuar me miqtė e saj por nė kėto foto ajo shfaqet vetėm me njėrėn prej mikeshave. Ėshtė gjithmonė shumė e vėmendshme qė tė jetė jashtė vėmendjes sė gazetarėve apo paparacėve dhe kujdeset qė pushimet t’i bėjė gjithmonė larg vendeve ku qėndron pjesa mė e madhe e pushuesve qė mund tė kenė zgjedhur tė njėjtin vend me tė. Nuk ėshtė se fotot nuk i ka qejf, por ato dėshiron t’i ketė vetėm pėr vete, foto private qė i realizon me tė afėrm apo miq tė saj. Por ja qė ne kemi mundur tė sigurojmė disa prej tyre ku Ledina duket mė e bukur se kurrė. Njė palė rroba-banjo tė zgjedhura pėr merak, enkas pėr ditėt e nxehta tė plazhit, ku mund tė duket shumė sensuale, seksi dhe e kėndshme nė mėnyrėn e saj. Ledina pozon me mikeshėn e saj nė breg tė detit, nga ku duket qartė imazhi i saj qė kushdo do ta admironte. Edhe pse plazhi privat diku nė jug tė vendit ku ajo ka zhvilluar pushimet ėshtė i frekuentuar nga pushues, kėngėtarja ėshtė spostuar diku mė larg pėr tė qenė mė e qetė nga sytė e njerėzve apo kureshtarėve qė nuk ia ndajnė sytė teksa pėrshkon rrugėn drejt rėrės.
Me miqtė ėshtė shumė dashamirėse dhe e humorit ndėrsa me shoqet ka marrėdhėnie tė shkėlqyera duke kaluar me to ditė tė bukura nė bregdet. Dhe jo mė kot zgjedh Shqipėrinė pėr tė bėrė plazh, pasi jo vetėm qė aty ka njerėzit mė tė afėrt, por edhe familjes i kushton jo pak vėmendje duke kaluar disa ditė me ta.
Ledina jeton mes Londrės dhe Shqipėrisė, dhe nė karrierėn e saj artistike ndihet e arrirė.
E duke iu referuar linjave perfekte trupore pėr tė cilat ėshtė dhe fokusi ynė pėr kėtė javė kujtojmė se disa kohė mė parė Ledina mundi tė sigurojė njė kontratė pėr reklamim in e veshjeve tė brendshme ku tentoi tė bėnte diēka ndryshe. E fokusuar tek kėnga, videoklipet, Ledina arriti vėrtet tė krijonte diēka ndryshe. Emigrantėt shqiptarė u befasuan kur nė valėt e BBC rreth njė vit mė parė panė kėngėtaren nė njė audicion tė konkursit “DanceX”. Ishte njė reality show nė tė cilin merrnin pjesė shumė konkurrentė, nga ku pėrzgjidheshin gjashtė mė tė mirėt, tė cilėt mė pas do tė gėzonin tė drejtėn e formimit tė njė grupi vallėzimi tė quajtur “Dance Super Group”. Shqiptarja qė preku Eurovizionin ka mundur tė kualifikohet nė njėzet mė tė mirėt nė kėtė konkurrim, ku morėn pjesė dy mijė vetė. Vlerėsimet pėr tė kanė qenė nga mė maksimalet, nė radhė tė parė pėr vokalin, e mė pas si balerinė. Si gjithmonė konfidente nė skenė, Ledina nė kėtė audicion kėrceu pėrpara njė jurie e pėrbėrė nga Arline Philips dhe Bruno Tonioli. Ky i fundit i dha asaj pikėt maksimale nė vallėzimin e stilit tė lirė.
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi