♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare

2 posters

Shko poshtė

Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare  Empty Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare

Mesazh nga Ylli Wed May 09, 2012 5:08 pm

Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare  F.0509121621238_m

Nė njė intervistė pėr The Sun, Rita Ora flet se si prindėrit e saj i shpėtuan gjenocidit nė Kosovė. Ajo ėshtė krenare pėr familjen e saj dhe popullin shqiptar, madje shpreson ta inkorporojė muzikėn e Kosovės nė tingujt e saj. "Unė flas rrjedhshėm shqip, sepse e kemi folur nė shtėpi”, thotė Rita, e cila mendon tė mbajė koncerte nė Kosovė dhe ta ndihmojė vendin e saj.

Intervistat e para janė gjithmonė tė sikletshme, sidomos kur mega-ylli i muzikės hip-hop, Jay Z, i shtron pyetjet. Por, kėngėtarja britanike Rita Ora padyshim se mbeti e impresionuar pėr takimin me reperin amerikan: ajo nėnshkroi kontratė me labelin e tij. Tashti, singli debutues i 21 vjeēares ėshtė nė rrugėn pėr tė arritur nė vendin e parė nė kėtė vikend.

Londinezja me kėmbėt pėr toke - e cila ishte vetėm 17 vjeēe kur iu bashkua labelit tė Jay-Z, “Roc Nation – thotė: “Kėndoja nė bare tė Londrės dhe nė fund dikush mė vuri nė kontakt me Jay Brown-in, dorėn e djathtė tė Jay-Z”.

"Ia dėrgova ca muzika dhe ai kėrkoi tė fluturoja pėr nė New York. Ishin dy javė deri te ditėlindja ime e 18-tė, por fluturova e vetme deri atje”, thotė Rita Ora pėr The Sun.

"Kam qenė shumė nervoz. Por, gjėja e mirė ishte se unė nuk e dija se do ta takoja atė natė Jay-Z. Po ta dija kėtė do tė kisha sulm nė zemėr gjatė rrugės pėr nė aeroport. Ishte befasi. Mė thanė se do ta takoja ekipin e tij. Eca nė dhomėn e tij e ai ishte aty. Kisha tė veshur njė fanelle tė Run-D.M.C., dhe flokėt e kėmbėt i kisha tė lagura, sepse binte shi. Isha e lodhur. Nuk ishte momenti ideal. U futa brenda, e pashė dhe thash: ‘Oh, mė duhet ta bėj’. Thash ‘hey’ dhe ia ofrova dorėn”.

Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare  Ora1Drejt majave... Rita Ora

Super-ylli i muzikės hip-hop nuk ishte i shqetėsuar nga kėmbėt e lagura - ai u bė bosi i saj qė nga ajo ditė. Dhe ishte Jay-Z qė shkoi me Ritėn nė radion njujorkeze Z1000, kur e ka debutuar singlin e saj tė parė pėr audiencėn amerikane, nė shkurt tė kėtij viti.

Rita thotė: "Jay-Z ėshtė bos i mahnitshėm. Ai dėshiron qė ēdo gjė tė funksionojė dhe qė kompania e tij – “Roc Nation” – tė jetė e suksesshme”.

"Ai ėshtė pėrfshirė sa ka mundur. Edhe pse gjithmonė ėshtė nė turne, ai ėshtė nė email dhe nė telefon. Ndjehem shumė e privilegjuar qė ai punon me mua”.

Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare  Ora2Me bosin e saj... Jay-Z

Por, jeta e Ritės ka mundur tė jetė ndryshe nėse familja e saj nuk do tė vendoste tė largohet nga vendlindja e tyre, Kosova, atėherė kur ajo ishte foshnje. Diktatori brutal serb Slobodan Milloshevic persekutonte shqiptarėt, si familjen e Ritės. Kėshtu qė ata ia mėsynė Londrės.

Ajo thotė prindėrit e saj i kanė shpėtuar gjenocidit: "E lash Kosovėn kur isha njė vjeēe. Isha e lumtur qė nėna dhe babai im ikėn herėt”.

Prindėrit e saj ishin nė mesin e dhjetėra-mijėrave qė ikėn nė vitet ’90 pėr tė shpėtuar nga konflikti qė eskalonte tmerrshėm.

Rita shton: “Kur kemi ardhur nė Londėr, babai im nisi tė punonte nė restorante. Nėna ime ishte mjeke nė Kosovė, por nuk dinte anglisht. Kėshtu, ėshtė dashur tė studiojė sėrish gjithēka, ta mėsojė anglishten dhe tė mė rrisė mua, vėllanė dhe motrėn. Vėrtet e admiroj pėr kėtė. Tani ajo ėshtė psikiatre dhe e ka pavijonin e saj nė Londėr".

Rita ėshtė e krenare pėr rrėnjėt e saj - aq shumė sa qė ajo shpreson ta inkorporojė njė ditė muzikėn e Kosovės nė tingujt e saj.

Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare  Ora4E kaluara e dhimbshme: Refugjatėt shqiptar mė 1999.

Kėngėtarja shpjegon: "Unė flas rrjedhshėm shqip, sepse e kemi folur nė shtėpi”.

"Jam kthyer shpesh herė nė Kosovė. Kur dikush bėnė diēka jashtė vendit tonė ėshtė punė e madhe, sepse fatkeqėsisht nuk ka shumė mundėsi atje. Kam dėshirė tė pėrkthehet muzika kosovare nė albumin tim. Kam mundur, por nuk ka funksionuar ende. Do ta bėj. Dhe definitivisht dua tė bėjė koncerte atje nė tė ardhmen dhe tė grumbullojė fonde”.

Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare  Ora5Rita nė koncert

Singli i saj i parė R.I.P. ėshtė njė pop urban. Ėshtė shkruar nga reperi kanadez Drake, pėrfshinė yllin britanik Tinie Tempah, ndėrsa producentė ishin dueti i muzikės dance, Chase And Status.

Duke qenė e “mbrojtur” nga Jay-Z, kjo ia hapi dyert pėr bashkėpunime me emra tė mėdhenj. Dhe, kjo e ka vėnė Ritėn nė situatėn tė cilėn shumė artistė nuk e pėrjetojnė derisa nuk i fitojnė me vite “gradat” nė muzikėn pop.

Ajo shpesh pėrmend emrat kryesor, pėrfshirė gruan e Jay-Z - Beyonce.

Rita thotė: "Unė pashė Beyonce ditėn tjetėr dhe ajo kishte vajzėn nė duar. Ishte e mahnitshme”.

Reperi Kanye West ėshtė njė tjetėr mik i saj.

Ajo thotė: "Kanye ėshtė njė qen i punės... Kanye i ka hapur sytė e mi drejtė shumė gjėrave tė reja nė muzikė”.

Kėtė verė ajo do tė mbėshtesė yjet globale, rok rupin “Coldplay”, nė turnetė e tyre evropiane.

Ajo thotė: "E kam takuar Chris Martin-in dhe gruan e tij Gwyneth Paltrhow disa herė pėrmes Jay-Z. Ēiftet janė miq tė mirė. Chris gjithmonė flet pėr muzikė dhe pyet se ēfarė bėj. Ai kujdeset".

Por, asgjė nuk e ka pėrgatitur atė pėr takimin me heroin mė tė madh tė saj muzikor - Stevie Wonder.

Rita tregon: "Unė kam qenė nė dhomėn e zhveshjes sė Jay-Z nė njė shfaqje nė LA dhe Stevie Wonder erdhi pėr tė thėnė 'hi'. Ky ishte njė moment epik. Ishte aq e mahnitshme dhe surreale. Unė jam njė vajzė nga Londra Perėndimore, e lindur nė Kosovė, qė e sheh Stevie-n tek thotė ‘Ho’”.

Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare  Ora3Ishte njė vjeēe kur iku nga Kosova... Rita Sahatēiu alias Rita Ora

Stevie nuk ishte arsyeja e vetme pse mbrėmja e koncertit tė -Z dhe Kanye West doli tė jetė natė e mirė – ajo e takoi aty tė dashurin e pėrfolur, Rob Kardashian, vėllanė e Kim Kardashian.

Rita me mjeshtėri shmanget nė pyetjet pėr lidhjen e mundshme, por nuk i fsheh ndjenjat pėr Robin.

Ajo thotė: "i takova motrat e Robit nė tė njėjtėn shfaqje nė LA. Unė jam njė tifoze e madhe shout tė kardashianėve. Ju thashė se mė pėlqen shfaqja dhe ju thash se janė tėrheqės nė jetėn reale. Rob erdhi nė ndejėn e pastajme dhe ato mė njoftuan me tė. Kemi kuptuar se kemi miq tė pėrbashkėt... dhe pėrfunduam tė sillemi afėr njėri-tjetrit. Ėshtė djalė i mirė. Unė veē kam dalė me tė”.

Pavarėsisht nga miqtė e listės A, Rita, qė ka shkuar nė shkollėn e teatrit Sylvia Young tė Londrės, ėshtė e thjeshtė dhe normale. Kur ajo hyri nė zyrėn e The Sun pėr kėtė intervistė, nuk ishte e rrethuar me tė tjerė, ndėrsa e solli njė kuti ēokollatash si dhuratė, duke na falėnderuar pėr ftesėn qė ia kemi bėrė.

Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare  Ora6Gjatė intervistės pėr ditore The Sun

Por, do tė ishte e lehtė pėr tė qė tė jetonte si njė diva, sidomos kur shumica e quajnė “Rihanna britanike”.

Ato tė dyja punojnė pėr Jay-Z, kanė gjithashtu stil tė ngjashėm tė tingullit dhe janė shumė tė bukura. Ka pasur thashetheme pėr pėrēarje mes tyre, pėr gjoja vėmendje mė tė madhe tė mentorit tė tyre. Por, nėse ka problem, Rita nuk e shfaq.

Ajo thotė: "Mė pėlqen krahasimi. Ėshtė kompliment. Ėshtė mė mirė tė krahasohem me tė se me dikė tjetėr. Ėshtė tėrheqėse dhe e bukur. E mira ėshtė se e kemi parė se si rritet nė artiste. Ndėrlidhem me rrėfimin e saj. Rihanna ka dalė nga Barbadosi te dominimi botėror. Tash dua ta ndjek rrugėn e njėjtė”. /Telegrafi/
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare  Empty Re: Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare

Mesazh nga Linda19 Mon May 14, 2012 7:46 am

BRAVO BRAVO RITAAAAA ORAAAAAAAAAA BRAVO BRAVO
Linda19
Linda19
V.I.P.
V.I.P.

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 18/10/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1232
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 15/02/2012
Falenderimet Falenderimet : 10

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi