♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adoleshentja padit njerkun 62-vjeēar: Mė pėrdhunonte prej 1 viti

Shko poshtė

Adoleshentja padit njerkun 62-vjeēar: Mė pėrdhunonte prej 1 viti Empty Adoleshentja padit njerkun 62-vjeēar: Mė pėrdhunonte prej 1 viti

Mesazh nga MONDI Thu Apr 05, 2012 4:41 pm

Berat Njė denoncim i pazakontė ka tronditur Beratin pasditen e djeshme, ku njė adoleshente ka akuzuar njerkun e saj se abuzonte seksualisht prej njė viti me tė. Lajmi bėhet i ditur nga burime tė policisė lokale, tė cilat bėnė me dije se kanė arrestuar tė akuzuarin pėr dhunė seksuale, emri i tė cilit nuk bėhet i ditur pėr shkaqe hetimore. Vajza 14-vjeēare nga fshati Bilē i Beratit ėshtė paraqitur pasditen e djeshme nė komisariat, e shoqėruar nga nėna e saj. Mė pas ka nisur tė rrėfejė dhunėn seksuale tė njerkut tė saj 62-vjeēar, qė sipas denoncimit kishte filluar 1 vit mė parė. Vajza, nxėnėse e klasės sė tetė ka pohuar mė tej se historinė e saj e kishin mėsuar fillimisht mėsueset e mė pas psikologia e shkollės, tė cilat e kishin bindur tė denonconte njerkun nė polici. Burimet nga policia e Beratit pohojnė se vajza ka thėnė nė dėshminė e saj se kishte frikė tė dėshmonte qė prej kohės qė nisi dhuna seksuale mbi tė, pėr shkak tė ndonjė hakmarrjeje tė dhunshme tė njerkut ndaj nėnės sė saj. Pas dėshmisė tronditėse, vajza pritet t’i nėnshtrohet ekspertizės mjeko-ligjore, pėrmes sė cilės synohet tė vėrtetohet nėse ėshtė ushtruar dhunė seksuale mbi tė. Menjėherė pasi kanė marrė denoncimin e vajzės dhe pohimin e nėnės sė saj, punonjėsit e policisė sė Beratit i janė drejtuar fshatit Bilē, ku edhe i kanė vėnė prangat 62-vjeēarit tė akuzuar pėr dhunė seksuale. Ky i fundit i ka mohuar akuzat para punonjėsve tė policisė, por ekspertiza mjeko-ligjore pritet t’i japė njė pėrgjigje akuzave tė ngritura nga adoleshentja.
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi