♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demonstratat e vitit 1981 krijuan vetėdije politike

Shko poshtė

Demonstratat e vitit 1981 krijuan vetėdije politike  Empty Demonstratat e vitit 1981 krijuan vetėdije politike

Mesazh nga Ylli Wed Mar 14, 2012 8:23 am

Demonstratat e vitit 1981 krijuan vetėdije politike  F.0313205623963_m

Demonstratat e vitit 1981, hyjnė nė radhėn e ngjarjeve nyje, ngjarjeve mė tė rėndėsishme tė historisė bashkėkohore tė Kosovės, sepse krijuan vetėdije tė lartė politike dhe ndėrgjegje kombėtare, tha kryeministrit tė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, nė Akademinė e organizuar me rastin e shėnimit tė 31 vjetorit tė Demonstratave tė vitit 1981.

“Gjenerata e 1981-ės ėshtė meritore nė pėrqafimin e tė gjitha formave tė rezistencės dhe pjesė pėrbėrėse e mbėshtetėse e tė gjitha proceseve qė ēuan nė krijimin e kushteve pėr ēlirimin dhe pavarėsinė e Kosovės”, theksoi kryeministri Thaēi.

“Viti 2012 ėshtė i rėndėsishėm pėr qytetėrimin shqiptar, vit i njėqind vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ėshtė vit i pėrmbylljes sė mbikėqyrjes sė Pavarėsisė sė Kosovės. Nė dritėn e kėtij pėrvjetori ēdo ngjarje e rėndėsishme, e vjetėr ose e re, merr shkėlqim tė ri, jep shkas pėr reflektim filozofiko - politik, rizgjon mesazhet dhe pėrkufizohet mė mirė thelbi i tyre historik. Dhe nė frymėn e kėtij 100 vjetori, sot shėnojmė pėrvjetorin e 31 tė Demonstratave tė vitit 1981, si kapitull i ndritur nė fondin e artė tė historisė moderne tė shqiptarėve”.

“Pas Luftės sė Dytė Botėrore Kosovėn e prisnin iluzione tė thyera. Nė vend tė paqes, barazisė dhe zhvillimit Kosova pėrjetoi gjendjen e adminstrimit ushtarak. Rreth dyzetmijė forca ushtarake anembanė Kosovės likuiduan dyzetmijė shqiptarė, duke goditur nė pjesėn mė vitale tė substancės kombėtare. Degradimi kushtetues i Kosovės, prapambeturia ekonomike, varfėrimi i qėllimshėm, ndjekja dhe shpėrngulja e shqiptarėve u bėn program strategjik i Beogradit zyrtar. Por edhe nė kulmin e kėsaj periudhe tė errėt, zėri kundėrshtues ndaj robėrisė, shtypjes dhe diskriminimit nuk u shua asnjėherė”.

“Nė burgjet serbe dhe jugosllave, njė shkrimtar i ri ishte shndėrruar nė sinonim tė kundėrshtimit tė sundimit tė Kosovės. Ishte Adem Demaēi, tė cilin me tė drejtė historiani britanik Noel Malcolm, e quan: kryeveprimtari pėr ndarjen e Kosovės nga Jugosllavia”, tha ndėr tė tjera kryeministri i Kosovės. /Telegrafi/
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi