♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

‘Rasti Gėrvalla’, Kelmendi bėn denoncim nė prokurori

Shko poshtė

‘Rasti Gėrvalla’, Kelmendi bėn denoncim nė prokurori  Empty ‘Rasti Gėrvalla’, Kelmendi bėn denoncim nė prokurori

Mesazh nga Ylli Wed Mar 14, 2012 8:21 am

‘Rasti Gėrvalla’, Kelmendi bėn denoncim nė prokurori  F.0313172832530_m

Njėri nga themeluesit e Lėvizjes Popullore tė Kosovės dhe ish-drejtuesi i “Vendlindja Thėrret”, Ibrahim Kelmendi, ka bėrė tė martėn denoncim me shkrim nė Prokurorinė e Pėrgjithshme tė Republikės se Kosovės, lidhur me vrasjen e heronjve Jusuf Gėrvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gėrvalla, nga siē ka thėnė ai, Riza Salihu.

“Meqė denoncimet e herė pas hershme publike nuk kanė lėvizur deri tani organet e hetuesisė dhe tė gjyqėsisė se Republikės se Kosovės, pėr tė nis hetimet pėr vrasjen e Jusuf Gėrvallės, Kadri Zekės dhe Bardhosh Gėrvallės, po ndjehem i detyruar tė paraqes denoncim me shkrim pranė prokurorive tė sipėrpėrmendura, shkruan Kelmendi nė denoncimin e tij dorėzuar nė prokurori.

“Qysh me datėn 18 janar 1982, pranė hetuesisė gjermane kam shfaq dyshimet se doras potencial i UDB-sė nė vrasjen e heronjve Jusuf Gėrvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gėrvalla ėshtė Riza Salihu (i lindur nė fsh. Mushitishtė, Komuna e Therandės) dhe bashkėvrasėsesi N.N. Kėtė e kam paraqit edhe para Landgericht (Gjyqi i Qarkut) nė Shtutgard, nė vitin 1990, kur Riza Salihut i ėshtė bėrė procesi gjyqėsor, si i dyshuar pėr vrasjen e heronjve Jusuf Gėrvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gėrvalla”.

Arsyetimet e atėhershme (dhe tė tanishme):

1. Nė vitin 1978 Riza Salihu, ka formuar “Grupin Komunist Zėri i Kosovės”. Dyshimi im i atėhershėm dhe i tanishėm: Eprorėt e UDB-sė e kanė urdhėruar tė formojė atė grup, pėr tė identifikuar tė interesuarit pėr veprimtari patriotike e ēlirimtare nė Gjermani dhe nė Kosovė. Veten e tij Riza Salihu e ka caktuar pėr kryetar tė atij grupi. Dėshmitarė pėr themelim tė atij grupi ėshtė vet Riza Salihu, pastaj anėtarėt Hysen Gega (i lindur dhe me banim nė Sallagrazhdė, Lumthat), Maksut Saramati (Zhur, tani nė Gjermani), e tė tjerė.

2. Qysh nė dhjetor tė vitit 1979, sapo Jusuf Gėrvalla ėshtė arratisur nė Gjermani, Riza Salihu kohėn mė tė madhe e ka kaluar nė stacion tė trenit nė Shtutgard tė Gjermanisė, duke dezinformuar bashkatdhetarėt se “UDB-ja ka dėrguar udbashin e rrezikshėm Jusuf Gėrvalla, pėr tė spiunuar shqiptarėt patriot dhe pėr tė pėrēarė organizatat ilegale...”. Dėshmitarė Hysen Gega, Maksut Saramati dhe dhjetėra tė tjerė.

3. Nė janar tė vitit 1980 Riza Salihu, nė cilėsi tė kryetarit tė grupit dhe “nė emėr tė organizatės”, e urdhėron Hysen Gegen pėr ta vrarė Jusuf Gėrvallėn, me arsyetim se ėshtė UDBash i rrezikshėm. Dėshmitarė unė (Ibrahim Kelmendi), Hysen Gega, Maksut Saramati.

4. Po nė janar tė atij viti, Hysen Gega, i bindur se Jusufi nuk ėshtė i dėrguar nga UDB-ja, i bazuar kryesisht nė miqėsi dhe bashkėpunim me Bardhosh Gėrvallėn nė vitet paraprake, dekonspiron urdhrin e Riza Salihut para Jusufit, Bardhit dhe Ibrahim Kelmendit.

5. Nė qershor tė po atij viti, pas hetimeve qė bėjnė Jusufi, Bardhi, Hyseni, Maksuti, Ibrahimi, organizohet ballafaqimi mi Jusufit dhe Riza Salihut nė banesė tė Hysen Gegės nė qytetin Esslingen, pėr tė marrė vendim se ēfarė qėndrimi duhet tė mbahet ndaj atij urdhri. Tė pranishėm nė ballafaqim Jusufi, Bardhi, Ibrahimi, Hyseni dhe Maksuti. Jusuf lut qė t’i falet krimi Rizasė, me kusht qė ndėrpres fushatėn shpifėse.

6. Nė korrik e gusht Riza Salihu organizon vjedhjen e dėrgesave postare tė Jusuf Gėrvallės, Ibrahim Kelmendit dhe tė tjerėve. Policia gjermane e zė nė flagrancė. Prova: Protokollet e policisė gjermane nė Shtutgart.

7. Edhe pasi Riza Salihu ka pranuar kushtin gjatė ballafaqimit me Jusufin, se nuk do tė shpif mė, ai ka vazhduar me shpifje, se Jusuf Gėrvalla ėshtė UDBash. Dėshmitarė, pos tė mė lartė pėrmendurve, edhe dhjetėra bashkatdhetarė nė Shtutgart e rrethinė.

8. Nė tetor (tamam koha nuk po me kujtohet) tė vitit 1980, me insistim tė shumė anėtarėve tė “Grupit Komunist Zėri i Kosovės”, shpėrndahet ky organizim dhe po nė prani tė tyre digjet “dokumentacioni” i kėtij organizimi, por digjen kryesisht kopjet, sepse origjinalet Riza Salihu nuk i kishte mė. Dėshmitarė: Unė, Hysen Gega, Maksut Saramati, Fahredin Tafallari dhe disa tė tjerė. I pranishėm ka qenė edhe Jusuf Gėrvalla.

9. Riza Salihu edhe pastaj, - edhe pas vrasjes se Jusuf Gėrvallės, - ka vazhduar tė shpif (dhe vazhdon edhe tani), se Jusuf Gėrvalla ėshtė kuadėr i UDB-sė. Dėshmitarė dhjetėra bashkatdhetarė, por edhe vet Hysen Gėrvalla.

10. Pas vrasjes se Jusuf Gėrvallės, Kadri Zekės dhe Bardhosh Gėrvallės, me 18 janar 1982, krye-hetuesi ka biseduar rreth katėr orėve me mua nė zyrat e policisė nė Heilbronn dhe pėr atė “intervistė“ kam nėnshkruar protokoll. Aty i kam shpjeguar rrjedhat, siē i paraqita mė lartė.

11. Me 21 janar 1982 policia gjermane ka lėshuar urdhėr arresti pėr Riza Salihun, si tė dyshuar pėr vrasje, duke u bazuar nė angazhimet e tij tė mėhershme dhe nė dėshminė e gjermanit fqinjė tė Jusuf e Bardhosh Gėrvallės (ndoshta e kanė marrė parasysh edhe informimin tim). Policia gjermane ia ka publikuar foton Riza Salihut nė televizione gjermane, duke u lutur qytetarėt tė informojnė pėr vendndodhjen e tij. Prova: Arkivat e televizioneve dhe protokollet e policisė gjermane.

12. Nė vitin 1989 hetuesia gjermane arrestoi sėrish Riza Salihun si tė dyshuar pėr vrasės dhe atij ju bė proces gjyqėsor nė Gjykatėn e Shtutgartit. Edhe unė kam qen i ftuar si dėshmitar. Prova: Lėnda e procesit hetimor e gjyqėsor nė Prokurori e Gjykatės tė Shtutgartit.

13. Nė vitin 2007 kam botuar romanin ATENTATET, kur e kam paraqit gjithė rrjedhjen e ngjarjeve, para e pas atentatit. Prandaj propozoj qė ky roman tė merret si provė. Nuk e di para ose pas botimit tė romanit jam shkuar nė zyra tė njė kryeprokurori nė Kosovė. E kam konsultuar nėse mund tė nisin hetimet nė Kosovė, duke ia thėnė edhe emrin e tė dyshuarit pėr bashkautor tė vrasjes. Nga ai kam marrė pėrgjigje se hetimet i bėjnė vetėm organet e shtetit ku ka ndodhur vrasja, dhe nėse ato na kėrkojnė ndihmė, ne jemi tė gatshėm dhe tė detyruar t’i ndihmojmė. Pastaj kam vizituar ministrin e atėhershėm tė drejtėsisė, Zotėri Jonuz Salihun, pėr t’i kėrkuar kėshilla e ndihmė qė tė fillojnė hetimet pėr ato vrasje nė Kosovė. Ai me ka thėnė se do tė konsultohet me kėshilltarė profesionalist dhe do me kthej pėrgjigje, por pėrgjigje nuk mora asnjėherė.

14. Edhe pėr shkak tė pazotėsisė pėr tė bindur organet kompetente nė Kosovė qė tė nisin hetimet, pranova tė bashkėbisedoj me Bedri Islamin dhe tė denoncoj publikisht Riza Salihun, si vrasės potencial. Prandaj propozoj qė edhe libri i Bedri Islamit: “Lėvizja / lindje e pėrgjakur / bashkėbisedim me Ibrahim Kelmendin” tė vlerėsohet si provė.

15. Nė prononcimet publike tė Riza Salihut, tė mėrkurėn e kaluar dhe dje, Riza Salihu thotė se “vrasės tėJusuf Gėrvallės, Kadri Zekė dhe Bardhosh Gėrvallės kanė qenė dy policė gjerman tė policė sekrete gjermane, kurse Ibrahim Kelmendi ka qenė informator i paguar i asaj policie” (perifrazim i pėrafėrt). Kėrkoj qė kėto prononcime tė tij tė merren si prova.

16. Pėr shpifjen se unė kam qenė informatorė i paguar i policisė gjermane po i bėjė kallzim penal (nėse ma pranoni me kėtė shkresė).

"Pėr shkak tė interesimit dhe shqetėsimeve tė mėdha tė qytetarėve nė Kosovė, pėr shkak tė rėndėsisė se zbulimit tė dorasėve vrasės tė Jusuf Gėrvallė, Kadri Zekė dhe Bardhosh Gėrvallės, lus qė tė fillohen hetimet. Para hetuesve kompetent do tė bėjė tė njohur edhe emrin e tė dyshuarit tė dytė, si bashkautor nė vrasje", shkruan Kelmendi nė denoncim.

Ndėrkohė Salihu ditė mė parė ka hedhur poshtė tė gjitha akuzat e Kelmendit dhe e ka akuzuar kėtė tė fundit pėr bashkėpunim me ish shėrbimin sekret jugosllav (UDB) dhe pėrzierje nė vrasjen e vėllezėrve Gėrvalla dhe tė Kadri Zekės. /Telegrafi/
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

‘Rasti Gėrvalla’, Kelmendi bėn denoncim nė prokurori  Empty Re: ‘Rasti Gėrvalla’, Kelmendi bėn denoncim nė prokurori

Mesazh nga Ylli Wed Mar 14, 2012 3:07 pm

Vrasja nė Shutgart


Fadil Kajtazi


Ditėve tė fundit prapė ėshtė aktualizuar ngjarja e dhimbshme e 17 janarit tė vitit 1982 ku mbetėn tė vrarė patriotėt Jusuf e Bardhosh Gėrvalla dhe Kadri Zeka. Ashtu siē e pati tronditur opinionin kjo ngjarje para tridhjetė viteve, ajo vazhdon tė jetė tronditėse edhe trishtuese edhe nė ditėt e sotme pėr familjet e patriotėve, shokėt e tyre dhe pėr mbarė popullin e Kosovės.

Njė pjesė e madhe e atyre qė deri me sot kanė marrė guximin qė ad-hoc ta aktualizojnė kėtė ēėshtje janė larg prezantimit tė realitetit se ēfarė ka ndodhė nė tė vėrtetė nė mbrėmjen kritike te 17 janarit, dhe kjo pėr dy arsye. Nė kėtė ngjarje janė hedhur dy palė: e para ėshtė pala e cila vėrtet dėshiron tė vij deri te e vėrteta pavarėsisht se cila ėshtė ajo, dhe pala tjetėr e cila krijon mjegull. Nė kėtė tė dytėn prapė kemi dy grupe, i pari i cili dėshiron tė arrijė te njė e vėrtete ēfarėdo qoftė dhe kėtė pėr qėllime pėrfitimi (politik, mediatik financiar etj.) dhe gjatė rrugės pėr tė ardhur te e “vėrteta” krijon mjegull e cila ngjarjen e vėrtetė e mbulon edhe mė shumė. Individė tė caktuar, nė pėrpjekje pėr ta zbuluar tė vėrtetėn, po e turbullojnė mė shumė nga shkaku pėr tė fshehur gjurmėt e tyre tė prezencės nė kėtė krim makabėr.

Pėrjashto familjet e nderuara Gėrvalla dhe Zeka tė cilat kanė obligim njerėzor tė interesohen pėr ēdo copėz informate qė dėgjojnė, tė tjerėt ėshtė vėshtirė tė thuhet se nė cilin pozicion gjinden, dhe te e vėrteta absolute e kėsaj ngjarje tani pėr tani ėshtė vėshtirė tė arrihet sado qė dikush thotė se “i njoh vrasėsit me emėr e mbiemėr” edhe me kushtin se ata i ka parė.

Te e vėrteta absolute pėr kėtė ngjarje tani pėr tani mund tė arrihet vetėm nėse ndonjė 007 i AKI-t futet nė arkivat e BIA-s dhe merr origjinalin e dosjes operative dhe atė, me kushtin qė ajo nuk ėshtė nė njėrin nga thasėt me dokumente tė cilat SHIK i ka sjellė nga Serbia. Nė tė kundėrtėn duhet tė operohet me copėza faktesh me anė tė tė cilave mund tė ndėrtohet njė pjesė e mozaikut i cili krijon njė imazh tė pėrafėrt tė asaj se ēfarė ka ndodhur nė mbrėmjen e 17 janarit 1982.

Cilat janė kėto fakte

Para se t’i radhisim faktet, pakkush deri mė sot ka trajtuar motivin e vėrtetė tė kėsaj vrasje. Dhe, pėr t’u kuptuar dimensioni i vėrtet duhet tė dihet motivi i cili gjithashtu ėshtė pjesė e dosjes operative, por qė ėshtė mė i lehtė pėr t’u nėnkuptuar - sė paku nga ata tė cilėt deklarohen se i kanė pasur shokė tė “idealit” Jusufin, Kadriun dhe Bardhoshin. Hilja fillon pikėrisht te “ideali”...

Ideal i pjesės mė tė madhe tė shqiptarėve tė mbetur nė Jugosllavi ka qenė ēlirimi dhe bashkimi me Shqipėrinė. Kėtė synim nė fillim OZN, pastaj UDB dhe me vonė SDB e kanė ditur dhe njėra nga detyrat kryesore tė tyre kanė qenė ta pengojnė dhe kjo dihet nga praktika dhe pėrditshmėria e jonė. Mirėpo, si ēdo punė qė ka metodat e veta, edhe nė kėtė punė shėrbimet dhe diplomacia Jugosllave e kohės ka pėrdorur njė metodologji efikase e cila pėr njė kohė tė gjatė ju ka funksionuar.

Njėra nga kėto ka qenė ngjyrosja me tė kuqe e idealit tonė. Kėtė pėrpjekje e hasim qė nė fillim tė veprimtarisė sė organizatave patriotike qė vepronin qoftė brenda nė Kosovė, nė Maqedoni dhe nė Mal tė Zi, qoftė ato tė emigracionit politik. Kjo deri tani mė sė miri ėshtė e dokumentuar nga historiani Akif Bajrami nė botimin “Intrigat dhe krimet e UDB-sė jugosllave ndaj shqiptarėve tė Kosovės deri nė vitin 1966”.

Botėrisht dihet se emigracion politik tė shqiptarėve nė BRSS apo nė ndonjė vend tė bllokut socialist nuk ka pasur. Me pėrjashtim tė individėve dhe grupeve tė vogla qė kanė qenė nė Shqipėri, pjesa mė e madhe e emigracionit ka qenė e vendosur nė vendet perėndimore. Veprimtaria e organizatave politike tė emigracionit politik shqiptarė tė ideoligjizuar me marksizėm-leninizėm ka qenė e mirėseardhur pėr SDB-nė, pasi qė ata shumė kanė ndikuar qė shėrbimet perėndimore nė tė shumtėn e rasteve ato t’i cilėsojnė si celula tė KGB-sė, dhe si tė tilla ndikimi i tyre nė qendrat politike dhe nė opinionin evropianė ka qenė i papėrfillshėm.

Nė kulmin e Luftės sė Ftohtė tė bėsh propagandė marksiste-leniniste nė vendet perėndimore ka qenė sikur tė qėndrosh nė njė fushė tė minuar dhe mė tepėr se hipokrizi. Dhe pikėrisht kėtė e kishin vėrejtur tre patriotėt tanė tė cilėt kishin filluar tentimet e para pėr ta de-ideologjizuar lėvizjen pėr ēlirim kombėtar. Bazat e njė diskursi tė ri nė politikėn e emigracionit politik shqiptar i ka vendos Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi. Kjo vėrehet nga disa intervista qė Jusuf Gėrvalla i kishte dhen nė shtypin evropian tė kohės.

Sė paku nga ajo qė deri tani ėshtė publikuar nė publicistiken serbe nga oficerėt e SDB-sė, kjo kishte filluar t’i tmerroj ata dhe ky ka qenė njėri prej motiveve kryesore pse SDB dhe kreu i saj i atėhershėm Stane Dollanc kanė vendosur tė veprojnė nė “mėnyrė ofensive” (shifra zyrtare e SDB-sė pėr t’u likuiduar fizikisht dikush) nė drejtim tė tre patriotėve.

Kjo ėshtė vėrtetuar tėrthorazi edhe nė Tribunalin e Hagės. Njėri nga dėshmitarėt e mbrojtur kundėr Slobodan Milosheviqit, i cli kishe qenė shok i Gjorgje Bozhoviq-Gishkės, njėrit prej pjesėmarrėsve nė atentatin nė Shtutgard, dėshmon se Gishka (me prejardhje nga njė familje shqiptare e fisit Kuqi nga Mali i Zi) kishte thėnė se: “Ne (aludon nė SDB) i kemi tėrhequr vėrejtjen Milosheviqit qė tė heqė dorė nga konflikti masiv me shqiptarėt pėr shkak tė implikimit tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Atyre duhet vrarė intelektualėt se i kanė tė pakėt. Lisit duhet heq lėvozhgen, deri sa tė del e reja ai thahet. Ky nuk na ka dėgjuar, dhe ja ku jemi”.

Kush ėshtė autori i vrasjes

Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gėrvallės, Kadri Zekės por edhe e Enver Hadrit zyrtarisht ėshtė bėrė publike nga Kuvend i Serbisė pas vit 2003, si dhe nga publikimet e bėra nga oficer tė shėrbimit tė cilėt ishin organizatorė tė kėtyre akteve. Nga kjo rezulton se SDB nė kėto akte terroriste kishte angazhuar ekipe tė posaēme nė pėrbėrje tė sė cilės ishin: Zhelko Razhnjateviq-Arkan, Ratko Gjokiq, Dragan Malesheviq-Tapija, Gjorgje Bozhoviq-Gishka, si dhe ekipi i dytė Veselin Vukotiq (Veshko), Andria Lakoniq, dhe Darko Asanin. Nė vrasjen direkte tė Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit atentatorė kanė qenė Zhelko Razhnjateviq-Arkan dhe Gjorgje Bozhoviq-Gishka. Pėr kėtė arsye, Sekretari Federativ i Punėve tė Brendshme, Stane Dolanc, shumė vite mė vonė pati deklaruar se “Arkani ka qenė mė i dobishėm se i gjithė shėrbimi”, kurse ai pėrpos privilegjeve dhe shumave tė parave, nga Sekretariati Federativ i Punėve tė Brendshme si dhuratė kishte marrė njė pistoletė tė dekoruar me ar.

Dokumenti ėshtė zyrtar dhe nuk ka pse tė kontestohet dhe kjo nuk len mė hapėsirė tė vrapohet pas gjurmės kur shihet ujku. Pėr ata qė njohin gjuhėn serbokroate, mjafton tė hynė nė internet dhe do tė shikojnė se pjesa mė e madhe e kėtyre fakteve janė tė publikuara.

Ajo qė familjarėve nė radhė tė parė, por edhe njerėzve tė mirė tė Kosovės mė sė shumti i dhemb ėshtė fakti i pėrfshirjes sė shqiptarėve nė kėto akte. Kjo ėshtė enigma e cila vazhdon ta lė tė hapur kėtė plagė pėr familjen Gėrvalla, Zeka dhe Hadri dhe pėr popullin shqiptar kauzės sė tė cilės i shėrbenin kėta burra.

A ka pas shqiptarė tė pėrfshirė nė kėtė ngjarje

Sado qė bėhen pėrpjekje pėr tė vėrtetuar kėtė, duhet tė ruhemi nga mallkimi i tė ndjerit Jusuf i cili nė momentet kur po luftonte me vdekjen ka lėnė amanet qė “nėse ėshtė shqiptar mos u zbuloftė kurrė”.

Ku ka madhėshti mė tė madhe se kjo, dhe ku ka virtyt mė tė madh se ky. Kėtė Jusufi nuk e ka thėnė se nuk e donte jetėn, kėtė e ka thėnė se e donte shumė atė, dhe me kėtė nuk donte ta rėndonte jetėn e brezave tė ardhshėm. Dhe, ku ka pėrkushtim mė tė madh se ky qė nė momentet e dhėnies shpirt t’i shkoj mendja pėr ta ruajtur nderin e kombit, pėr t’i hequr atij epitetin e kombit primitiv, vasal dhe tradhtar dhe shmangies sė vėllavrasjes.

Edhe me kushtin e bartjes sė mallkimit tė tė ndjerit (mė mirė me tė mallkuar Jusufi se me tė lavdėruar kėrkushi), do tė pėrpiqem tė sqaroj atė se kush ka mundur t’i shoh nė tė vėrtetė vrasėsit.

Sė pari nuk ka pasur gjasa qė vrasėsit t’i njohė ndonjė oficer i SDB krahinore apo i ndonjė komune siē pretendohet nga disa nėpėr debatet televizive dhe nė portale. Zgjedhja e vrasėsve, trajnimi i tyre, financimi, kamuflimi ėshtė bėrė nga njė sektor i specializuar nė SDB-nė federative, sektori pėr veprime ofensive, i cili zyrtarisht nuk ka ekzistuar asnjėherė. Kjo punė ka qenė e ngritur nė nivel tė shkencės, pasi Instituti i Sigurisė qė ka vepruar nė kuadėr tė Sekretariatit Federativ tė Punėve tė Brendshme i ka studiuar kėto gjėra dhe i ka pėrpunuar deri nė hollėsi.

Atė qė ka mundur ta dijė SDB krahinore ka mundur tė jetė bashkėpunėtori (spiuni) i infiltruar nė rrethin e ngushtė tė organizatės qė drejtonte Jusuf Gėrvalla. Por, edhe kjo me kushtin qė bashkėpunėtori tė mos jetė rekrutuar nga shėrbimi ushtarak apo nga ai federativ.

Nė kuadėr tė ēdo Qendre tė Sigurimit Shtetėror nėpėr komuna, pos tjerash ka ekzistuar edhe e ashtuquajtura “Vija e Emigracionit Politik” e cila ka pas pėr qėllim qė tė pėrcjellė aktivitetin e organizatave politike nė Perėndim. Rregull i punės ka qenė qė informatat e dėrguara nga bashkėpunėtori (spiuni) nga perėndimi tė administrohen nė kėtė mėnyrė: ėshtė shkruar vetėm njė kopje e raportit, ndėrsa nė SDB-nė komunale procedura pėrafėrsisht ėshtė ndjekur kėshtu: njė kopje e raportit ėshtė vendosur nė dosjen e bashkėpunėtorit, njė nė lėndėn e objektit, i cili ėshtė nėn tretmanin e pėrpunimit operativ, tri kopje qendrės krahinore. Nėse ėshtė vlerėsuar se raporti ka vlerė operative, atėherė ai i ėshtė dėrguar drejtorisė sė II-tė tė SDB-sė Sekretariatit Federativ tė Punėve tė Brendshme. Nėse nėnsekretari federativ vlerėson se me kėtė raport duhet informuar ekipin pėr “aksione ofensive”, atėherė njė kopje e raportit, e fotokopjuar dhe e paregjistruar i dėrgohet kėtij sektori.

Kjo pak a shumė ėshtė dukur kusht. Nėse ta zėmė bashkėpunėtori ka qenė i rekrutuar nga SDB qendra nė Pejė (zakonisht ka pas njė pseudonimi p.sh. Mustaqja), ai ka informuar oficerin qė e ka mbajtur nė lidhje. Ky ka bėrė raporti sipas procedurės sė mėsipėrme. Dhe krejt ēka mund tė na tregoj pėr kėtė ndonjė punėtor i SDB-sė krahinore ose komunale mund tė jetė se: nė vitin X, Mustaqja ėshtė rekrutuar nga L. M. nė qendrėn e Sigurimit nė Pejė. Ose dikush nga analitika e SDB-sė krahinore mund tė thotė se: “deri nė vitin 1980 bashkėpunėtori Mustaqja informonte pėr veprimtarin e Jusuf Gervalles, pastaj ai u tėrhoq nga SDB federative” dhe kaq.

Informatori (spiuni) pėrpos informimit pėr aktivitetin e grupit pėr tė cilin SDB ka qenė e interesuar, rregull ka qenė qė nėse vendoset pėr likuidimin e ndokujt, ai tė jetė prezent me grupin e ekzekutorėve pėr ta bėrė identifikimin e tyre. Dhe, pa dhėnien e pėlqimit tė tij, atentatorėt nuk kanė pasur tė drejt tė hapin zjarr. Vetėm pas komandės “ky, apo kėta janė” ėshtė hapur zjarr.

I vetmi qė i njehė fizikisht vrasėsit ėshtė bashkėpunėtori i cili ka qenė prezent nė aktin e vrasjes, por i cili nuk e ka ditur emrin dhe mbiemrin e tyre sepse me rregullat nė fuqi tė SDB-sė nuk ka pas tė drejtė t’i dijė sikur qė edhe atentatorėt nuk kanė pas tė drejt ta pyesin informatorin pėr emrin e tij. Ēdo gjė tjetėr pėr kėtė rast dhe rastet e tjera ėshtė spekulim.

(Autori ėshtė analist i ēėshtjeve ushtarake dhe tė sigurisė)
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi