♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Selanik, masakrohet 16-vjecarja shqiptare

2 posters

Shko poshtė

Selanik, masakrohet 16-vjecarja shqiptare  Empty Selanik, masakrohet 16-vjecarja shqiptare

Mesazh nga Labyrinth Thu Jan 26, 2012 9:14 am

Selanik, masakrohet 16-vjecarja shqiptare  Policia-greke

Njė 16-vjecare nga Drenova e Korcės ėshtė gjetur e masakruar nė Selanik nė zonėn e quajtur Lagada. Policia greke konfirmon se kufoma i pėrket 16-vjecares Kristina Micani trupi i sė cilės u gjet pa jetė sė bashku me njė shtetas grek, i njohur si miku i ngushtė i adoleshentes.

Burime nga policia kanė bėrė tė ditur se dy adoleshentėt ishin zhdukur prej disa javėsh. Mėsohet se vajza shqiptare jetonte nė Selanik me babain e saj me tė cilin ka pasur konflikte.

Nga hetimet nė vendin e ngjarjes, dyshohet se dy viktimat janė vrarė nė mėnyrė macabre, ka thėnė njė zyrtar i policisė qė shkoi nė vendin e ngjarjes.

Ka qenė njė banor i zonės, qė teksa mblidhte
Vrasje
Bulqizė, vritet 21-vjecari
Itali, vritet 32-vjeēari shqiptar
Berat, vritet 60-vjeēari
dru nė pyll, ka zbuluar viktimat, duke dhėnė edhe dėshmitė e para. Sipas hetimeve, tė rinjtė ishin vrarė dhe ishin hedhur nė kėtė zone rurale pėr tė humbur gjurmėt e krimit.

Ndėrsa mjeku ligjor ka konfirmuar se adoleshentėt kishin marrė goditje nė kokė dhe nė gjoks me njė objekt tė fortė i cili dyshohet se mund tė ketė qenė sėpatė.

Vrasja trondit familjarėt nė Korcė

Lajmi i tronditės pėr 16-vjecaren nga Drenova e cila ėshtė gjetur e vrarė nė Selanik ka tronditur familjen e saj.

Pas divorcit tė prindėrve vite mė parė, 16-vjecarja Kristiana Micani jetonte nė shtetin grek sė bashku me babain dhe motrėn e saj mė tė vogėl.

Lajmi ka tronditur edhe familjarėt e nėnės sė vajzės nė fshatin Kamenicė, tė cilėt nuk kanė pasur dijeni nė lidhje me krimin tronditės.

Sipas gjyshit tė 16-vjecares, Hekuran Halili vajza ėshtė larguar edhe herė tė tjera nga shtėpia pasi kishte njė lidhje intime me njė djalė i cili jetonte po nė Selanik.

Marrėdhėniet mes babait dhe vajzės ishin konfliktuale edhe si rrjedhojė e kushteve tė vėshtira ekonomike, por gjyshi i vajzes pėrjashton faktin se Thimi Micani mund tė ketė pasur konflikte me persona tė tjerė tė cilėt do tė conin nė vrasjen e 16-vjecares.

Prej vitesh vajza dhe motra e saj jetonin me babain nė shtetin grek ku edhe ndiqnin shkollėn , ndėrkohė qė adoleshentja shpesh largohej nga shtėpia pas konflikteve me babain e saj.


Labyrinth
Labyrinth
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Numri i postimeve Numri i postimeve : 1261
Vendndodhja Vendndodhja : In The Air.......
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 19/01/2012
Falenderimet Falenderimet : 8

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Selanik, masakrohet 16-vjecarja shqiptare  Empty Re: Selanik, masakrohet 16-vjecarja shqiptare

Mesazh nga Ylli Thu Jan 26, 2012 9:16 am

Cfare po ndodhe keshtu me ne o zot, na vrasin gjithkah neper bote, vritemi njeri me tjetrin...Mblidhni mend o popull shqiptare, mblidhni mend.
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi