♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja si mund ta luftoni gripin

Shko poshtė

Ja si mund ta luftoni gripin Empty Ja si mund ta luftoni gripin

Mesazh nga Tetovarja Wed Nov 26, 2008 4:49 pm

Djegie fyti, teshtima, debulesė. Me ardhjen e stinės sė ftohtė tė dimrit vjen edhe gripi. Ndryshimet e temperaturės janė shkaku kryesor qė nė kėtė stinė miliona persona sėmuren: ftohen ose i zė gripi. Pak e rėndėsishme ėshtė nėse jemi apo jo tė vaksinuar, kujdesemi apo jo pėr veten, sepse nė fund rezultati ėshtė ky: teshtima, djegie fyti dhe temperaturė. Shpesh virusi qė i shkakton kėto shqetėsime mund tė jetė vėrtet i rėndė. Sipas njė studimi tė fundit tė Universitetit tė Virxhinias, shpesh herė “armiku” fshihet brenda mureve tė shtėpisė: nė 42 pėr qind tė rasteve, objektet e zakonshme qė prekim dhe pėrdorim janė tė infektuara nga viruse, tė cilėt mbeten aktivė nė ambientin e shtėpisė edhe pėr 24 orė, duke kaluar nga dora nė dorė e nga njė person te njė tjetėr. Me fjalė tė tjera, dorezat e dyerve, stilolapsat dhe objektet e tjera qė nė pamje tė jashtme duken tė padėmshme, bėhen tejēuese tė virusit. Njė shkak tjetėr ėshtė edhe pastrimi i pakėt dhe ambienti i ngrohtė i shtėpisė. Ndonjėherė organizmi ynė gjendet i papėrgatitur ndaj ndryshimit tė temperaturave dhe nuk ėshtė nė gjendje tė reagojė pozitivisht kundėr sulmeve tė viruseve pėrgjegjės tė sėmundjeve tė tė ftohtit. Ja disa kėshilla pėr ta forcuar sistemin tonė imunitar dhe pėr t‘i luftuar kėto viruse.
Si tė mbrohemi?
Duhet t‘i kushtojmė mė shumė kujdes pastrimit tė objekteve dhe higjienės personale. Larja e rregullt e duarve me ujė tė rrjedhshėm e sapun ndihmon qė viruset tė mos kalojnė nėpėr trup. Nuk duhet tė harrojmė gjithashtu se larja e duarve nė mėnyrė tė fiksuar ėshtė njė zakon i dėmshėm pėr sistemin imunitar, sepse e bėn organizmin mė tė prekshėm nga mikrobet.
Shkaqet e gripit duken edhe mė misterioze. Ata qė kanė guxuar tė hedhin dritė mbi kėtė argument shqetėsues janė studiuesit e Universitetit tė Kalgarit, nė Kanada, tė cilėt kanė zbuluar se djegia e fytit, teshtimat dhe simptomat e bezdisshme tipike tė gripit nuk janė gjė tjetėr veēse njė kundėrveprim i madh qė sistemi imunitar aktivizon pėr t‘iu pėrgjigjur sulmit tė virusit.
Cilat janė ilaēet pėr tė kaluar gripin?
Mbeten gjithmonė tė vlefshme kėshillat e nėnės: ēaj i nxehtė, tė vishemi pak mė trashė se zakonisht dhe tė pushojmė mė shumė.
Fruta dhe sport
Pėr tė mbajtur larg sėmundjet e stinės duhet tė konsumoni tė paktėn pesė racione zarzavate tė stinės dhe fruta tė freskėta, veēanėrisht agrumet (portokalle, mandarina, limonė, portokallė tė kuq) dhe kivit, sepse janė tė pasur me vitaminė C.
Aktiviteti sportiv konstant dhe i tejzgjatur nxit prodhimin e qelizave qė luftojnė infeksionet dhe forcon sistemin imunitar.
Tė veshurit trashė
Para se tė dilni, duhet tė vini gjithmonė njė shall tė trashė pėr tė mbrojtur fytin, gojėn dhe hundėt. Pėr shembull, ajri i ftohtė i ambientit nuk hyn menjėherė nė gojė apo hundė, por kalon pėrmes vrimave tė shallit.
Pushimi dhe gjumi
Mjekėt kėshillojnė se ēlodheni mė mirė duke dėgjuar muzikė, duke lexuar njė libėr, ose duke shėtitur nė ajėr tė pastėr. Stresi nxit prodhimin e kortizonit, njė hormon ky qė zvogėlon mbrojtjen imunitare. Mungesa e gjumit mund t‘i ulė mbrojtjet tona imunitare: plotėsimi i orėve tė plota tė gjumit ėshtė i rėndėsishėm pėr tė penguar sėmundjet e tė ftohtit. Nė ambientet me lagėshtirė, myqet nuk thahen dhe nuk e pengojnė frymėmarrjen.
Jo ilaēeve
Nė rast se jeni ftohur, antibiotikėt nuk ju bėjnė efekt, kėshtu qė nuk duhet t‘i pini. Por nėse simptomat tregojnė se po ju bie gripi (keni djegie tė syve, skuqje tė bajameve, debulesė, dhimbje kockash), atėherė mund tė merrni ilaēe parandaluese e qetėsues pėr tė lehtėsuar frymėmarrjen. Duhen konsumuar para se tė bini pėr tė fjetur.
box
Sėmundjet e dimrit
Shpesh sėmundjet “e lehta” si gripi nėnvleftėsohen, por pėr fat tė keq ēdo vit arrijnė tė shtrijnė nė shtrat miliona njerėz. Kėto janė sėmundjet e tė ftohurit, patologji qė me ndihmėn e ndryshimit tė temperaturave prekin rrugėt e frymėmarrjes superiore, veēanėrisht hundėn dhe gojėn. Sėmundjet e tė ftohtit shfaqen me grip, rrufė dhe infeksione respiratore, zakonisht me origjinė virale dhe karakterizohen nga njė ngjitshmėri e lartė: transmetohen kryesisht nė ambiente tė mbyllura dhe tė populluara me njerėz, pėrmes pėshtymės dhe sekrecioneve. Ja lista e disa sėmundjeve qė vijnė bashkė me tė ftohtin.
Ftohja
Ėshtė sėmundja mė e zakonshme, njė inflamacion akut i rrugėve tė frymėmarrjes, shkaktuar nga kundėrveprimi i viruseve mbi mukozėn e hundės dhe gojės. I ftohti e lehtėson infektimin: kur thithim ajėr tė ftohtė, rrugėt e frymėmarrjes bllokohen dhe viruset gjejnė kushte tė favorshme pėr t‘u shumuar dhe pėr tė sulmuar qelizat e mukozės sė hundės. Mė tė ekspozuar ndaj rrezikut janė fėmijėt dhe personat qė kanė rezistencė tė dobėt fizike.
Bajame tė skuqura
Skuqja e bajameve, akute ose kronike, shkaktohet nga njė infeksion viral ose bakterial. Bajamet, qė janė tė vendosura nė fund tė fytit, kanė njė rol shumė tė rėndėsishėm pėr sistemin imunitar dhe mbrojnė rrugėt e frymėmarrjes. Kjo ėshtė njė nga arsyet qė janė mė tė ekspozuara ndaj viruseve dhe baktereve qė hyjnė nė gojė gjatė frymėmarrjes. Simptomat e para tė bajameve tė skuqura janė vėshtirėsi gjatė gėlltitjes, temperaturė, dhembje koke, humbje e zėrit. Shpesh bajamet fryhen dhe skuqen dhe mbi to shfaqen pika tė bardha qelbi. Ato mund tė kurohen me antibiotikė specifikė.
Infeksioni i veshėve
Otiti ėshtė njė infeksion (akut ose kronik) i veshėve, qė sipas strukturės sė prekur ndahet nė otit i jashtėm ose mesatar. Otiti i jashtėm ėshtė inflamacioni i kanaleve tė jashtme tė veshit, provokuar nga traumat e vogla, infeksionet e rrugėve superiore tė frymėmarrjes, infeksionet e shkaktuara nga uji i ndotur ose ndėrtesat e reja (nė tė cilat ka shumė lagėshtirė).
Simptomat e otitit tė jashtėm janė dhimbje veshi, ėnjtje, skuqje, kruajtje dhe rrjedhje e sekrecioneve. Kurimi i infeksionit nė vesh bėhet pėrmes antibiotikėve specifikė. Shėrimi vetė, pa ndihmėn e ilaēeve, ndodh pėr njė periudhė tė shkurtėr, por mund tė shfaqen sėrish komplikacione.
Som
Transmetimi i sėmundjeve
Sėmundjet e tė ftohtit shfaqen me grip, rrufė dhe infeksione respiratore, zakonisht me origjinė virale dhe karakterizohen nga njė ngjitshmėri e lartė: transmetohen kryesisht nė ambiente tė mbyllura
Bajamet e skuqura
Skuqja e bajameve, akute ose kronike, shkaktohet nga njė infeksion viral ose bakterial. Simptomat e para tė bajameve tė skuqura janė vėshtirėsi gjatė gėlltitjes, temperaturė, dhembje koke, humbje e zėrit. Kurohen me antibiotikė specifikė
Ilaēet pėr tė kuruar gripin
Ēaj i nxehtė, vishuni pak mė trashė se zakonisht dhe pushoni mė shumė
Aktiviteti fizik
Aktiviteti sportiv konstant dhe i tejzgjatur nxit prodhimin e qelizave qė luftojnė infeksionet dhe forcon sistemin imunitar
Mbrojtja
Pėr tė mbajtur larg sėmundjet e stinės duhet tė konsumoni tė paktėn pesė racione zarzavate tė stinės dhe fruta tė freskėta, veēanėrisht agrumet (portokalle, mandarina, limonė, portokallė tė kuq) dhe kivit, sepse janė tė pasur me vitaminė C
Veshėt
Simptomat e otitit tė jashtėm janė dhimbje veshi, ėnjtje, skuqje, kruajtje dhe rrjedhje e sekrecioneve. Kurimi i infeksionit nė vesh bėhet pėrmes antibiotikėve specifikė. Shėrimi vetė, pa ndihmėn e ilaēeve, ndodh pėr njė periudhė tė shkurtėr, por mund tė shfaqen sėrish komplikacione
Shqetėsimet
Mungesa e gjumit mund t‘i ulė mbrojtjet tona imunitare: plotėsimi i orėve tė plota tė gjumit ėshtė i rėndėsishėm pėr tė penguar sėmundjet e tė ftohtit. Nė ambientet me lagėshtirė, myqet nuk thahen dhe nuk e pengojnė frymėmarrjen
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ja si mund ta luftoni gripin Empty Re: Ja si mund ta luftoni gripin

Mesazh nga Vizitor Wed Nov 26, 2008 4:56 pm

Tani me the ti mua mie qe mora nje thes me ilace (-)

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ja si mund ta luftoni gripin Empty Re: Ja si mund ta luftoni gripin

Mesazh nga Tetovarja Wed Nov 26, 2008 5:01 pm

Morena shkruajti:Tani me the ti mua mie qe mora nje thes me ilace (-)
po moter kujdes nga gripi :)
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ja si mund ta luftoni gripin Empty Re: Ja si mund ta luftoni gripin

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi