♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

-Vezet dhe pulat shume te mira per memorien dhe trurin!

Shko poshtė

-Vezet dhe pulat shume te mira per memorien dhe trurin! Empty -Vezet dhe pulat shume te mira per memorien dhe trurin!

Mesazh nga Adea Fri Dec 02, 2011 3:19 pm

Kjo mund te jete hera e pare qe degjoni per kete, por dietat e pasura me koline mund ta ndihmojne trurin tuaj nga efektet e plakjes.
Nutrienti nga familja e vitaminave B eshte gjetur ne ushqime si pula, vezet dhe peshku i ujerave te njelmeta, si dhe bimet bishtajore si fasulja.
Hulumtuesit ne Universitetin e Bostonit kane zbuluar qe njerezit te cilet konsumojne shume koline ne dietat e tyre kane performuar me mire ne testet e memories dhe kane pasur me pak gjasa per te treguar ndryshime te trurit te lidhura me dementian.
Zbulimet u shtohen deshmive qe menyra juaj e te ushqyerit mund te krijoje ndryshime ne ate se si truri juaj plaket.
Sidoqofte, ajo ka paralajmeruar qe asnje nutrient te mos shikohet si ilac magjik kunder dementias.
“Une mendoj qe mesazhi eshte te hahet shendetshem, dhe mbajtja e dietes se balancuar ne moshen e mesme eshte e rendesishme,” tha ajo.
Hulumtimet e menjershme kane zbuluar qe dietat e stilit mesdhetar qe perfshijne peshk, perime dhe vaj ulliri mund te kene efekt mbrojtes.
Per studimin e fundit, dr. Au ka hulumtuar rezultatet nga nje studim i gjate te shendetit te zemres.
Gati 1.400 te rritur tė moshes 36 deri 83-vjecare jane pergjigjur ne pyetėsore te dietes ne mes viteve 1991 dhe 1995. Pastaj, ne mes viteve 1998 dhe 2001, ata u jane nenshtruar testeve te memories dhe aftesive tjera kognitive dhe kane pasur skanime te trurit me rezonance magnetike.
Studimi ka zbuluar qe meshkujt dhe femrat ne cerekun e siperm te tabeles per konsumim te kolines kane performuar me mire ne testet e memories se sa ata ne cerekun e fundit.
Kjo ka mbetur keshtu edhe kur kane marre parasysh faktoret qe perfshijne arsimin, yndyrat dhe konsumimin e kalorive.
Njerezit me konsumim me te larte te kolines ne fillim po ashtu kane pasur me pak gjasa per te treguar zona te hiperintensitetit te materies se bardhe ne skanimet e trurit me rezonance magnetike.
Ato zona te lidhura me moshen eshte menduar te jene shenje e semundjes se eneve te gjakut ne tru, cka mund te jete shenje e rrezikut te larte nga gjakderdhja ne tru, ose eventualisht dementia.
Dr. Au tha qe njerezit te cilet nuk kane konsumuar shume koline nuk do te verenin “dallim te dukshem” nga dita ne dite.
Sidoqofte ajo tha qe zbulimet sugjerojne qe njerezit me konsumim me te ulet te kolines kishin me shume gjasa te jene “ne rruge” drejt keqesimit mental se sa homologėt e tyre me konsumime me te larta.
Edhe pse studimi perfundimisht nuk provon qe kolina mbron memorien, ka arsye per te besuar qe kolina ka rendesi. Eshte shenje paralajmeruese e acetilkolines kimike te trurit, qe luan nje rol kyc ne kujtese dhe funksionet tjera kognitve, nivelet e uleta acetilkoline jane te lidhura me Alzheimerin.
Dr. Au ka konkluduar qe hulumtime tjera jane te nevojshme ne kete fushe premtuese.
Ekspertet ne menyre te pergjithshme kane rekomanduar qe meshkujt te konsumojne 550 mg koline ne dite, ndersa femrat duhen te konsumojne 425 mg.
Adea
Adea
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 13/02/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6311
Vendndodhja Vendndodhja : Mbi supin e kohes time....
Hobi Hobi : Muzika,Baleti, Letersia.
Humor Humor : Per nje shendet te mire!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/02/2011
Falenderimet Falenderimet : 15

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi