♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tiranė, zjarri nė magazinėn e fishekzjarreve djeg 1 shtėpi dhe 25 dyqane

Shko poshtė

Tiranė, zjarri nė magazinėn e fishekzjarreve djeg 1 shtėpi dhe 25 dyqane Empty Tiranė, zjarri nė magazinėn e fishekzjarreve djeg 1 shtėpi dhe 25 dyqane

Mesazh nga Morena Tue Nov 22, 2011 8:48 am

TIRANE-Njė zjarr i fuqishėm nė njė magazinė
fishekzjarresh nė Tiranė vuri nė alarm kėtė pasdite zjarrfikėsit e
kryeqytetit dhe Durrėsit si dhe banorėt e zonės ku ndodhej godina.
Magazina qė ndodhej nė kryqezimin e Unazės sė Re, pranė tregut ushqimor
nė zonėn qė njihet si Qyteti i Nxėnėsve, u shndėrrua pas rreth 4 orėsh
nė njė shesh tė shkrumbuar. Njė orė pas rėnies sė zjarrit situata doli
jashtė kontrollit, u dogj njė banesė dhe 2 biznese, ndėrsa pas 2 orėsh
ndizen nė flakė tė tjera godina. Flakėt ishin gjigande dhe lartėsoheshin
nė qiell mbi 20 metra. Nė orėn 19:00 u konfirmua se zjarrfikėsit mundėn
tė lokalizojnė flakėt dhe tė mbajnė nėn kontroll tė plotė zjarrin e
fuqishėm. Nė vendngjarje punuan 10 makina zjarrfikėseje, 4 prej tė
cilave kishin ardhur nga qyteti i Durrėsit, ndėrkohė qė u kėrkua ndihmė
edhe nga zjarrėfikset e qyteteve tė tjera. Nė vendngjarje mbėrriti dhe
njė makinė ushtrie si dhe vetė Ministri i Brendshėm, Bujar Nishani. Nga
zjarri nuk pati persona tė plagosur, por vetėm dėme tė shumta materiale
qė priten te llogariten nė orėt nė vazhdim. Bilanci material, magazina
me fishekzjarre e mall e shkrumbuar, 25 dyqane me mall tė tregut pranė
Qytetit te Nxėnėsve u dogjėn si dhe njė banesė.

TVNews24 ndoqi minute pas minute qe pas renies se zjarrit situaten ne zonen e prane Qytetit te Nxenesve.

Ora 16:40-
Magazina
me fishekzjarre dhe lodra pėr femije ndodhet nė kryqėzimin e Unazės sė
Re, pranė tregut tė zonės sė Kombinatit, ndėrsa zjarri nė tė mėsohet se
ka rėnė rreth orės 16:30 minuta.
Banorė tė zonės sapo kanė
parė flakėt gjigande dhe tymin kanė njoftuar forcat e zjarrfikėseve. Nė
vendngjarje mbėrriti fillimisht vetėm njė zjarrfikėse qė nisi menjėherė
nga puna pėr lokalizimin e flakėve dhe mė pas 6 tė tjera.
Policia
nisi menjėherė evakuimin e banorėve qė kishin banesat pranė magazinės sė
fishekzjarreve. Mėsohet se zjarri pėrparon dukshėm dhe pėr shkak tė
lėndės qė ndodhej nė magazinė qė pėrshpejton flakėt e zjarrit duke u
dhėnė pėrmasa tepėr tė mėdha. Herė pas herė dėgjohen shpėrthime tė
fuqishme tė fishekzjarreve qė po digjen brenda magazinės.
7
zjarrfikėse nga Tirana dhe nga Durrėsi kanė mbėrritur nė vendgjarje dhe
po tentojnė tė lokalizojnė flakėt. 3 zjarrfikėse janė pranė njė pike
karburanti qė ndodhet nė zonė dhe po luftojnė tė mbajnė larg zjarrin.

Nuk ka te dhena per te demtuar
Ora 16:50-Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndėrsa mėsohet se aktualisht nuk ka asnjė tė dėmtuar nga ky incident.
Banorė
tė zonės po ndihmojnė zjarrfikėsit tė shuajnė flakėt e zjarrit qė po
kėrcėnojnė banesat e tyre. Shumica e banorėve janė tė komunitetit rom.

Laci: Situata kritike
Ora
17:10-Kreu i zjarrfikėseve tė Tiranės, z. Dilaver Laci konfirmoi se
situata me zjarrin nė magazinėn e fishekzjarreve ėshtė serioze.
“Pėrberja
e materialeve qė pėrmban magazina vėshtirėson punėn e zjarrfikėseve pėr
shuarjen e flakėve. Nuk ka tė dhėna pėr viktima. Shtėllungat e tymit
janė tepėr gjigande dhe pėr kėtė arsye ne evakuuam banorėt e zonės. Po
punojmė qė flakėt tė mos mbėrrijnė drejt banesave”.

Rrezik karburanti dhe pika e shitjes se bombolave
Ora
17:15-Nje pike karburanti dhe nje e shitjes se bombolave te gazit jane
ne rrezik per shkak te flakeve te zjarrit qe ndodhen vetem 15 metra larg
tyre.

Digjet banesa
Ora 17:30-Nje
banese po digjet nga flaket pasi zjarri i rene ne magazinen e
fishekzjarreve eshte perhapur dhe me teper. Zjarrfikesit po punojne me
te gjitha forcat per te shuar flaket, por situata sa vjen e rendohet.

Bllokohet trafiku
Ora
17:40-Trafiku rrugor nė kėtė zonė ėshtė bllokuar totalisht. Vėshtirėsi
kanė hasur dhe zjarrfikėset qė po tentojnė tė futen nė lagje, por
ndėrtimet e reja nuk lejojnė ndėrhyrjen me shpejtėsi tė tyre nė
vendgjarje.

Shpėrthime tė fuqishme
Ora 17:45-Tė fuqishme janė shpėrthimet e mėdha tė fishekzjarreve qė digjen nė magazinėn e pėrfshirė nga flakėt.

Flakėt pėrfshijnė 2 biznese
Ora
17:50-Zjarri qė prej 1 ore po djeg magazinėn dhe njė banesė nuk ka
mundur tė lokalizohet nga zjarrfikesit. Flakėt janė pėrhapur me
shpejtėsi dhe kanė pėrfshirė godinėn e njė kafeneje dhe njė dyqani aty
pranė.

Kerkohet nderhyrja e ushtrise
Ora
18:00-Situata nuk po permiresohet. Nga vendgjarja mesohet se pronare te
magazines se fishekzjarreve dhe krere te zjarrfikeseve shprehen se kane
paraqitur kerkesen per nderhyrjen e ushtrise Zjarri po del jashte
kontrollit.

Digjen 2 lokale, 2 biznese dhe 1 banese
Ora
18:05-Bilanci i zjarrit ne magazinen me fishekzjarre po rritet.
TVNews24 ne vendgjarje meson se nga zjarri jane djegur, 2 biznese
(dyqane), 2 lokale dhe 1 banese.

Shpėrthim i fuqishėm nė magazinė
Ora
18: 10-Njė shpėrthim i fuqishėm u dėgjua nė kėto momente nė zonėn ku po
digjet magazina e fishekzjarreve. Shpėrthimi ka ndihmuar flakėt tė
pėrhapen me furi nė godinat pranė magazinės nė flakė.

Nishani e Kulicaj nė vendgjarje
Ora 18: 15-Ministri i Brendshėm Bujar Nishani dhe zv/Drejtori i Policisė sė Tiranės, Kulicaj nė vendgjarje

Kerkohet ndihme nga Lezha e Kavaja
Ora
18:20-TVNews24 meson se situata po tensionohet dhe me teper. Mesohet se
eshte kerkuar dhe ndihma e zjarrfikeseve te Lezhes dhe Kavajes.

Mbėrrijnė dhjetra tregtarė, duan tė shpėtojnė mallin nė treg
Ora
18:30-Tregtarėt pranė tregut nė Kombinat ku dhe ndodhet magazina qė
prej 2 orėsh po digjet nga njė zjarr intensiv kanė mbėrritur nė
vendgjarje. Ata kėrkojnė me insistim tė futen nė bizneset e tyre pėr tė
shpėtuar mallin.

Shkak, dyshohet njė shkėndijė elektrike
Ora 18:35-Deri me tani nuk ka nje shkak te qarte mbi renien e zjarrit, por dyshohet per nje shkendije elektrike.

Nishani largohet nga vendgjarja
Ora
18:45-Ministri Bujar Nishani pasi koordinoi punėn pėr 25 minuta
situatėn me zjarrin prane Qytetit te Nxenesve, largohet nga vendgjarja.

Vijon zjarri, njė makinė ushtrie nė ndihmė tė zjarrfikėseve
Ora
18:55-Qė prej orės 16:30 minuta kur u mėsua se zjarri nisi tė djegė
magazinėn e fishekzjarreve dhe lodranė pranė Qytetit tė Nxėnėsve,
situata vijon tė jetė kritike. Nė vendgjarje vazhdon puna nga
zjarrfikėsit dhe njė makine ushtrie pėr tė shuar flakėt gjigande qė
tentojnė tė pėrpijnė banesat e bizneset aty pranė.

Drejt rėnies intensiteti i zjarrit
Ora
19:00-Ka qėnė kjo ora kur zjarri ėshtė vėnė nėn kontroll tė plotė nga
zjarrfikėsit. Kreu i zjarrfikėseve, Dilaver Laci konfirmoi pėr TVNews24
se duhen pak minuta pėr tė shuar krejtėsisht flakėt.

2 prokurorė nė vendgjarje
Ora
19:10-Nė vendgjarje kanė mbėrritur dhe 2 prokurorė tė Prokurorisė sė
Tiranės qė pritet tė nisin hetimet pėr shkaqet qė kanė shkaktuar ndezjen
e flakėve nė magazinėn e fishekzjarreve dhe lodrave.

Poni: U dogjėn 25 dyqane, situata ishte shumė e rrėzikshme
Ora 19:30-Zv/ministėr
i Brendshėm, Ferdinant Poni bėri tė ditur bilancin e zjarrit gjigand
sot nė magazinėn e fishekzjarreve. Pėrvec miliona lekėve dėm nė
magazinė, zjarri pėrpiu 25 dyqane me mall brenda dhe njė banesė. Poni
falenderoi tregtarėt qė ruajtėn qetėsinė nė momentet kur grupi punonte
pėr shuarjen e zjarrit.
Zv/ministri theksoi se situata sot ishte e
jashtėzakonisht e rrezikshme. “Por, ministria, shėrbimi zjarrfikės,
minstria e mbrojtjes, prefektura, bashkia e Tiranės realizuan njė
operacion nė kohė tė shpejtė dhe mundėn qė zjarri i fuqishėm tė
lokalizohej pa kryer dėme tė tjera.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi