♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pukė, prindėrit: Po na vdesin dy vajzat e mitura, na ndihmoni

Shko poshtė

Pukė, prindėrit: Po na vdesin dy vajzat e mitura, na ndihmoni Empty Pukė, prindėrit: Po na vdesin dy vajzat e mitura, na ndihmoni

Mesazh nga Morena Mon Nov 21, 2011 1:58 pm

PUKĖ- Nė mesin e dhimbjes dhe
skamjes pėr ti mbajtur gjallė dy vajzat e tyre 3 dhe 6-vjecare, tė cilat
nuk lėvizin, nuk ushqehen dhe nuk kuptojnė asgjė, kjo ėshtė drama qė po
pėrballen bashkėshortėt Vocrri nė fshatin Kryezi tė Pukės.

Dy
vajzat e mitura vuajnė nga sėmundja e epilepsisė celebrale dhe
luksesioneve, pa shpresė se njė ditė mund tė bėhen mė mirė. Ata ushqehen
pėrmes sondave dhe shiringave si e vetmja mėnyrė pėr ti mbajtur gjallė.
Dy motrat dergjen para prindėrve tė tyre tė pafuqishėm pėr ti siguruar
ilacet, ushqimet dhe paisjet me tė cilat ata i mbajnė nė jetė.

“Unė
dhe bashkėshortja ime po pėrjetojmė ferrin. Ėshtė e tmerrshme tė
shikosh orė e ēast vajzat qė dergjen nė shtrat, nuk flasin dhe nuk
reagojnė. Jam mbytur deri nė fyt nė borxhe. Jam detyruar tė shkoj herė
pas here nė Itali dhe tė bėj punė sezonale pėr tė siguruar para pėr
blerjen e sondave, shiringave dhe tė ushqimeve nė farmaci pėr dy vajzat e
mia. Tė vetmit qė mė kanė ndihmuar janė tė afėrmit e gruas. Jam mbytur
deri nė fyt nė borxhe. Tashmė mė kanė humbur shpresat dhe jam i shokuar
nga tronditja se njė ditė do tė humbas dy fėmijėt e mi", ”,- apelon i
dėshpėruar pėr ndihmė babai i dy vajzave tė sėmura, Ylber Vocrri.

Ndėrkohė,
nėna e dy vajzave thotė se ka frikė tė lindin fėmijė tė tjerė. "Ēdo
javė, vajzat duhet tė shtrohen nė spitalin e Shkodrės. Mjekėt e kėtij
spitali na
kanė ndihmuar disa herė, ndėrsa strukturat e shėndetėsisė
nė Pukė nuk na sigurojnė asnjė mjet transporti. Shteti duhet tė vėrė
dorėn nė zemėr dhe tė shpėtojė jetėn e dy vajzave tė mia. Tė paktėn tė
na sigurojnė pajisjet dhe ilaēet", - pohon e pėrlotur bashkėshortja e
Ylber Vocrrit.

Tė pajtuar me fatin e keq tė fėmijėve tė tyre,
famijla Vocrri nė fshatin e largėt nė Pukė nuk kėrkon agjė pėrvec
paisjve dhe barnave qė mbajnė nė jetė kėta fėmijė qė shpresohet se do i
sigurojė ministria Shėndetėsiė.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi