♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ky nuk ėshtė vendi pėr tė rinjtė

2 posters

Shko poshtė

Ky nuk ėshtė vendi pėr tė rinjtė Empty Ky nuk ėshtė vendi pėr tė rinjtė

Mesazh nga Morena Sun Nov 20, 2011 9:28 am

Shqipėria
nuk ėshtė vend pėr tė rinjtė. Sa pėr ta nisur me kėmbėn e mbarė kėtė
shkrim; ata qė si unė po plaken me ritmin qė nuk paska gjė qė e ndaloka,
nuk do tė kenė as pension pėr tė pasur shansin tė plaken pa ankth. Unė
kam ankth. Mendoj se dhe tė tjerėt duhet tė mendohen. Brezi i atyre qė
nė masė tė madhe po mbarojnė shkollat si juristė apo ekonomistė do tė
kuptojnė se realisht nuk ka vende pune pėr tė gjithė. Emocioni i tė
mbaruarit tė shkollės (shpesh tė paguar dhe shtrenjtė) do tė kthehet njė
emocion mė tė fortė dhe shumė shpesh negativ. Ky nuk ėshtė vend pėr tė
rinjtė. Dhe ata qė do tė gjejnė njė punė, shpesh, do tė jenė tė paguar
keq. Pa sigurime, rrjedhimisht tė pasiguruar nė kohėn kur sigurimi t’u
duhet me tė vėrtetė. Kur tė jenė tė sėmurė, apo akoma mė keq kur koha tė
ketė kaluar dhe ta shohin veten tė moshuar dhe pa gazin e viteve tė
para. Dhe ata qė sot kanė njė punė, shohin se ajo punė nuk u siguron
mundėsinė qė tė kenė njė familje. Kredia qė do tė marrin pėr tė blerė
njė shtėpi, nė rastin mė tė mirė do t’i shoqėrojė deri nė kohėn e
largėt, pafund tė largėt, atėherė kur nuk do ta kujtojnė mė se pėrse e
morėn kėtė dreq kredie: E nė rastin mė tė keq njė bankė me shpejtėsinė e
zėrit tė njė pėrmbaruesi privat do t’u konfiskojė ēdo gjė, pėr tė cilėn
po punonin me zell. Njė vend ku tė fusnin kokėn.

Ky nuk ėshtė vend pėr tė rinj. Ky ėshtė vendi pėr 100-150 servilė
“gjenialė” qė shpesh janė ata arsyeja e gjithēkaje tė keqe. Ky nuk ėshtė
vend ku tė rinjtė tė kenė shansin tė konkurrojnė normalisht. Nė
Shqipėri nuk ka garė.

Nė njėrėn anė vendet nė administratė janė tė numėruara pėr militantė
dhe organizatorė mitingjesh, nė tjetrėn, tek sektori qesharak privat tė
punėsuar mė sė shumti janė kushėrinj fodull. Sigurisht qė biznesi ka
ardhur si pasojė e lidhjeve me politikėn dhe vetėm nė pak raste do tė
ketė mundėsinė qė tė eci nė rrugėn e menduar. Pjesa mė e madhe e
“pronarėve”, do tė konsumojnė deri nė zhdukje tė pasurisė qė i kanė
privatizuar pėr pak gjė.

Ky nuk mund tė jetė vend pėr tė rinj, kur politikanėt gjenerohen dhe
vetėgjenerohen ciklikisht tė njėjtėt pėr 20 vjet po kaq tė pėrsėritshėm.
Politikanėt, nė vendin tonė, nuk kanė frikė nga e panjohura e tė
nesėrmes, se janė vetė e ardhmja (ajo e zymta si kanė treguar faktet).
Vitet nė vazhdim, pėr fatin e zi tonin, vetėm sa do ta pėrforcojnė kėtė
tezė parashikuese. Nuk duhet kalendarė, mjafton televizioni “Abc” pėr ta
kuptuar.

Ky nuk mund tė jetė vend pėr tė rinjtė, kur plani i vetėm pėr tė
mbijetuar politikani si specie e kamur, ėshtė importimi i mbetjeve
urbane nga ēdo vend qė i ka tė tepėrta. Ky vend nuk ka si tė jetė pėr tė
rinjtė kur Mafia vendos dhe pėr sėmundjet e tė ardhmes. Nuk mund tė
jetė vendi pėr tė rinjtė, atje ku turizmi i vetėm tė siguron kancer nė
mushkėri dhe mėlēi. Mazokistėt e gjithė botės mund tė bashkohen kėtu,
pėr pak kohė cilėsore. Pas tyre nuk do tė ketė mė asgjė.

I kėrkohet shpesh dhe patetikisht, atyre qė ikėn me vrap pėr tė
fituar dije nė perėndim qė tė kthehen pėr atdheun e tyre. Qė do tė
pėrkthehej: lini punėt ku vlerėsoheni pėr profesionalizmin tuaj dhe
kthehuni. Gjeni mik qė t’ju ēojė afėr Berishės, Ilir Metės apo Mediut,
pastaj lutuni shumė. Dhe kur tė bindni qė jeni militantė, ata do t’ju
pranojnė nė punė. Jo se jeni tė aftė, por se u aftėsuat nė humbjen e
personalitetin tuaj. Kjo aftėsi e re do t’ju bėjė mė tė durueshme faktin
se shefi juaj nuk di tė pėrdori e-mailin. Kjo aftėsi e re do tė bėjė qė
koha nė mitingje t’ju konsiderohet punė efektive. Kaq lehtė do tė jetė,
nėse plotėson kushtin e parė dhe tė dytė. Pėrndryshe papunėsia do tė
mundėsojė me sukses uljen e autostimės suaj. Do tė ktheheni andej nga
erdhėt, me besimin qė kjo ishte hera e fundit qė besuat. Njė vend i
tillė nuk mund tė jetė vend pėr tė rinjtė. Njė vend tė kėrkon tė
sakrifikosh sa pėr sy e faqe. E vėrteta ėshtė se vendi nuk tė kėrkon
aspak. Nga larg je mė simpatik.

Pėr fat tė keq, nuk ėshtė as batutė. Ju tė gjithė e dini ku jetoni.
Flitet pėr tė rinjtė, dhe pėr tė larė ndėrgjegjen i kalohen disa
konferenca pėr shtyp deputetėve si Gerd Bogdani. Po Gerd B., vetėm i ri
nuk mund tė jetė. Tipa tė tillė kanė siluetėn e njė tė 25-vjeēari, po
vetėm kaq. Zėri, fjalėt, gjithēka thuhet ka kaluar nė mendjen e njė
70-vjeēari. Telefoni i ka bashkuar pėr pak sekonda. Pastaj leximi i keq,
ka qenė pjesė e argėtimit tė dyfishtė tė burrit plak qė vendosi pėr
gjithēka. Ndoshta edhe qė tė quhesh Gerd B. Ky nuk ėshtė vend pėr tė
rinjtė. Kjo nuk do tė thotė qė ėshtė vend pėr pleqtė. Ndoshta vetėm pėr
njė tė tillė. Pėr tė tjerėt nuk ka ilaēe. Janė nė fijen e jetės dhe
shtrėngojnė fort atė. Pėrtej saj nuk ka mjeke, nuk ka vėmendje, ka vetėm
diabet dhe dhimbje. Dhimbje dhe pėr tė rinjtė qė po lėnė pas.

Ky nuk ėshtė mė vend, ky ėshtė si faturė pėr t’u paguar nė emėr tė
njė atdheu joreal. Ky nuk ėshtė me vend, por njė lajmėrim i madh pėr t’u
arratisur.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ky nuk ėshtė vendi pėr tė rinjtė Empty Re: Ky nuk ėshtė vendi pėr tė rinjtė

Mesazh nga Ylli Sun Nov 20, 2011 10:52 am

As ne Shqiperi e as ne Kosove nuk ka perkujdesje sociale, prandaj edhe ata qe jane me ne moshe jane ne stres per te ardhmen e tyre, duke ia shtuar kesaj edhe moskokeqarjen qe te rinjet kane per prinderit e tyre dhe ku asnje i moshuar nuk do te kete para as per tu vendosur ne azil te pleqeve dhe as te blej barerat e duhura pa te cilat nuk mund te jetojne. Shteti i cili nuk ka politike sociale nuk mund te pres qe edhe populli te kete respekt per ata qe e bejne politiken shteterore. Eshte paksa e quditeshme qe ata qe neser do jene ne moshe te shtyre, te mos mendojne sot per ata qe vec jane ne moshe te shtyre...me gjase kjo ndodhe ngase ata (pushtetaret) e kane siguruar jeten e tyre dhe te niperve te tyre.

Te rinjet aftesite e tyre mendore nukk duan ti qojne dem dhe kjo eshte shume e kuptueshme.
Me mija Kosovare te rinje dhe te reja moren rrugen e Irakut apo Afganistanit qe te sigurojne jeten e tyre, por nese i pyet se ku do te investojne kapitalin e tyre, pak do jene qe do te thone ne Kosove apo Shqiperi, sepse nuk ka asnje lloj perspektive dhe sigurie per investimin e tyre.
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi