♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

'Gėrdeci', Prokuroria: Burg pėrjetė Delijorgjit, Pinarit, Minxollit

Shko poshtė

'Gėrdeci', Prokuroria: Burg pėrjetė Delijorgjit, Pinarit, Minxollit Empty 'Gėrdeci', Prokuroria: Burg pėrjetė Delijorgjit, Pinarit, Minxollit

Mesazh nga Morena Tue Nov 08, 2011 9:10 am

'Gėrdeci', Prokuroria: Burg pėrjetė Delijorgjit, Pinarit, Minxollit 28498_33TIRANĖ-
Prokuroria e Tiranės ka dhėnė sot pretencen pėr 29 tė pandehurit e
ēėshtjes 'Gėrdeci', nė pjesen me tė madhe ish- funksionarė tė lartė tė
ministrisė sė Mbrojtjes dhe ushtrisė. Procesi "Gėrdeci, pas njė maratone
seancash, duket se i ėshtė drejtuar fundit.

Prokurorėt Genci
Qano, Petrit Bica, Altin Dumani dhe Marjeta Zaimi kanė kėrkuar masėn e
dėnimit maksimal pėr tre tė akuzuarit kryesor, Mihal Delijorgji, Ylli
Pinari dhe Dritan Minxolli, tė cilėt akuzohen pėr veprėn penale tė
vrasjes, ndėrkohė qė nėn akuzėn e shfrytėzimit tė postit tė detyrės kanė
kėrkuar masa tė tjera burgimi pėr ish-funksionarė tė lartė shteti.

Organi
i i akuzės ka kėrkuar masėn e burgut tė pėrjetshėm pėr ish-drejtorin e
ndėrmarrjes MEICO Ylli Pinari si dhe njė gjobė prej 2 milion lekėsh dhe
pėrjashtim nga e drejta pėr tė ushtruar funksione shtetėrore dhe
publike.

Masa e burgut pėrjetė ėshtė kėrkuar edhe pėr pronarin e
kompanisė “Albademil” Mihal Delijorgji si dhe 10 vite pėrjashtim nga
funksinet publike dhe shtetėrore. Ndėrkohė ėshtė kėrkuar njė gjobė prej
75 milonė lekėsh pėr kompaninė ‘Albdemil’ tė Mihal Delijorgjit dhe
pėrjashtim pėr 20 vite nga aktivitetet e biznesit.

Edhe pėr administratorin e kompanisė sė demontimit nė 'Gėrdec', Dritan Minxollin ėshtė kėrkuar masa e dėnimit me burg pėrjetė

Prokurorėt
kanė kėrkuar masėn e dėnimit me 8 vite burg pėr ish-shefin e Shtabit tė
Ushtrisė Luan Hoxha dhe 23 vite burg pėr Sokol Ngjeēin.

Pas
konkluzioneve tė Prokurorisė, pritet tė dėgjohen pretendimet e palės
mbrojtėse dhe me pas Gjykata e Tiranės do tė shpallė vendimin e saj.

29
tė pandehurit tė procesit ‘Gėrdeci’ akuzohen si pėrgjegjės pėr ngjarjen
e ndodhur nė 15 mars tė vitit 2008 nė ish- fabrikėn e demontimit nė
fshatin Gėrdec tė Tiranės, kur si pasojė e njė shpėrthimi tė fuqishėm
humbėn jetėn 26 persona, ndėrsa u plagosėn shumė tė tjerė. Shpėrthimi
shkaktoi edhe shumė dėme materiale.Dosja ‘Gerdeci’ ėshtė regjistruar nė
gjykatėn e Tiranės nė 11 Qershor tė 2009 dhe deri sot janė zhvilluar mbi
151 seanca gjyqėsore.

PRETENCA PĖR TĖ PANDEHURIT E TJERĖ
Shpėtim Spahiu me 8 vite burg
Shkelzen Madani 8 vite burg
Agim Lala, 4 vite burg
Dashnor Caushi, 8 vjet burg
Zija Baja 6 vite burg
Ndue Marku 3 vite burg,
Ardian Mullai 7 vite burg
Hilmi Lacaj 4 vjet burg
Fiqiret Mato 2 vite burg
Lavdi Shatro, terhiqet akuza
Fari Toska 4 vite burg
Adriatik Metma 1 vit burg
Babameto 4 vite burg
Besnik Dauti 3 vite
Denis Hajdari 3 vit e 6 muaj
Fatbardh kuqi 3 vjet e 6 muaj
Jorgo Mino 4 vite burg
Zenun Ferro 4 vite e 6 muaj burg

(e.m/BalkanWeb)
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi