♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letėr nga Mid'hat Frashėri zotit Berati, nė vitin 1925.

Shko poshtė

Letėr nga Mid'hat Frashėri zotit Berati, nė vitin 1925. Empty Letėr nga Mid'hat Frashėri zotit Berati, nė vitin 1925.

Mesazh nga Morena Tue Nov 08, 2011 9:01 am

Ēfarė ju kujton/ngjall kjo letėr????




Letėr nga Mid'hat Frashėri zotit Berati, nė vitin 1925. Mithat-frashri---1880---1949_0



Athinė, 15 tetor 1925

I dashur Zoti Berati,

...
Nė Tiranė munda qė tė hedh themelet pėr krijimin e njė drejtorie tė
pėrgjithshme pėr ekonominė nacionale - tregti dhe industri. Nė mos mė
gėnjefshin edhe kėtė radhė, ashtu siē kanė bėrė tre vjet e tėhu, besonj
qė tė bėhet njė gjė e mirė. Sa pėr krijimin e njé drejtorije identike
pėr instalim tė refugjatėvet dhe rikonstruktim tė visevet tė shkretuar,
edhe ajo hyri me njė farė udhe, po akoma edhe jo fare afėr pjelljes.
Ndryshe, kam edhe shpresė qė Musa Juka, ministri i ri i Punėve Botore
dhe i Bujqėsisė, tė kujdeset pakė pėr bujqėsinė tonė se, sot pėr sot,
gjithė sytė janė qepur te vajguri dhe gojėt e stomakėt janė ēelurė pėr
tė gėlltitur katranin e zi tė skėterrės.
Puna e nėnshtetėsisė kėtu nė Greqi ėshtė krejt fėlliqur prej
ish-ministrit tonė*, ashtu si kundėr qė ju shkrova, jam ngarkuar qė tė
hynj nė bisedime pėr njė marrėveshje ose traktat. Tė shohim Tirana a do
t'i japė kėtė radhė rėndėsinė e duhur ēėshtjes.
Pėr profesorėt e Korēės, Maliqi i vogėl kishte telegrafuar nė
ministri, duke thėnė se 'nesėr' vijnė qė tė bėjnė kontraktin. Nuk di pėr
ē'datė ėshtė ajo ''nesėr'', po dhėntė Zoti dhe mos daltė si telegrafi
qė na hiqte i mjeri Xhemil Dino pėr faljen e atyre hapsanikėve tė gjorė
nė Francė. Mua nė Tiranė mė kishte dalė gjumi pėr Liceun e Korēes, se
nuk dua tė ma pranojė mendja qė tė mos jemi tė zotėt, ose tė mos duam qė
tė rregullojmė punėt e njė shkolle tė varfėr.
Mė bėnė fjalė pėr Shėn Naumin. Mė 1 tė gushtit i telegrafova
Ministrisė, Senatit dhe Kryesisė sė Republikės, pėr t'u thėnė se, unė e
shoh si rrezik tė madh pėr pritmin tonė dhėnien e Shėn Naumit me dashkėn
tonė; ky telegraf do tė kėndohesh nė Senat; mė 12 Ct, hoqa njė telegraf
tė dytė pėr ato tri zyra, plus pėr kryesinė e Parlamentit, duke
pėrsėritur edhe njė herė akoma idenė time. Kjo ide, ep-mė leje t'jua
kujtonj, i dashur zoti Berati, ėshtė ajo qė ndiqja edhe nė Paris, mė
1920, pėr ēėshtjen e Vlorės. Asgjė tė japim nga trupi i vogėl i
mėmėdheut tonė!
Mė kujton Mario Roques-un. E di fort mirė rėndėsinė e njė udhėtimi
tė tij dhe dobin 'e madhe, me qenė se arsimi (si pas njė teorije, tė
cilėn ta kisha zhvilluar njė herė) nuk ka dhe nuk duhet tė ketė asnjė
rėndėsi!?
Mė bėn edhe fjalė mbi hezitimin qė paske ndjerė pėr tė vajtur nė
Tiranė. Pas atyre qė ju kam shkruar gjer tani, mė duket se mė nuk duhet
t'ju mbesė as mė i pakti i dyshimevet.


Tė fala me shėndet.



Mid'hati


* Myfit Libohovės.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letėr nga Mid'hat Frashėri zotit Berati, nė vitin 1925. Empty Re: Letėr nga Mid'hat Frashėri zotit Berati, nė vitin 1925.

Mesazh nga Vizitor Sat Jan 12, 2013 7:28 am

hmmm leter me vler kto gjera kan shum kuptim per ne shqiptaret

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi