♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lamtumirė shesh e Skėnderbe

2 posters

Shko poshtė

Lamtumirė shesh e Skėnderbe Empty Lamtumirė shesh e Skėnderbe

Mesazh nga Morena Fri Nov 04, 2011 10:13 am

"Thonė
se pas ca ditėsh do tė pėrurohen punimet e kryera. E gjithė hapėsira e
dikurshme e sheshit do tė jetė e zėnė me shtigje rrugore tė asfaltuara,
copėra trotuaresh, pemė tė mbjella kuturu, dhe mbi tė gjitha, me njė
kodėr tė madhe dheu bash nė mes"







nė fund pas 30 vjet pėrpjekjesh titanike, ja dolėm ta shkatėrrojmė dhe
zhdukim sheshin “Skėnderbej”. Vėrtet na u deshėn shumė pėrpjekje, por
tani mund tė themi me krenari se vepra e filluar 90 vjet mė parė nuk
ekziston mė.

Dy fjalė histori. Sheshi “Skėnderbej” u ideua pėr herė tė parė gjatė
pushtimit austro-hungarez tė qytetit, nė vitet e Luftės I Botėrore.
Asokohe u krijua emri sheshi “Skėnderbej” dhe u fillua lirimi i
hapėsirės qė ishte i zėnė me dyqane, baranga, rrėnoja, ferra e plehra.

Nė kalim midis viteve ‘20-’30, nė kuadėr tė planit rregullues tė
qytetit, arkitekti elegant Italian Florestano de Fausto, hartoi
projektin e sheshit, qė i dha formėn e pėrgjithshme qė ai ruan ende sot
(ose, qė e ruante). Mbi kėtė plan u ndėrtua lulishtja midis ministrive, u
planifikua vendosja e njė statuje tė Skėnderbeut (aty ku u vendos mė
pas, nė vitin 1967) dhe u hap sheshi para bashkisė me njė shatėrvan tė
madh rrethor nė mes.

Gjatė pushtimit italian, arkitekti tjetėr italian, Gherardo Bosio,
nga mė tė famshmit e kohės, u mor sėrish me sheshin “Skėnderbej”. Ai
bėri disa ndėrhyrje nė favor tė zmadhimit tė tij dhe, duke menduar
zmadhimin e shpejtė tė qytetit, hodhi idenė e shkatėrrimit tė bashkisė
nė favor tė zmadhimit tė sheshit.

Pas lufte, pėrgjithėsisht u ruajt dhe u ndoqėn linjat e planeve
italiane, duke vijuar me kufizimin e sheshit nė njėrin krah me Pallatin e
Kulturės.

Ndėrhyrja mė e fortė mund tė konsiderohet prishja e bashkisė sė
vjetėr dhe ndėrtimi nė vend tė saj i Muzeut Historik, si edhe mė pas
ngritja e pakuptimtė e statujės sė Komandantit si tė mos mjaftonte
statuja e Heroit Kombėtar.

Pastaj vijojnė vitet e trazirave, pastaj tė kioskave, pastaj tė
amullisė, pastaj mė nė fund shqiptarėt u kthyen seriozisht tė merren me
tė.

Nė vitin 2003 u miratua studimi francez, i cili kishte tė mirat e
veta, por edhe ca bishta nga pas, pasi parashikonte ndėrtimin brenda
sheshit tė disa godinave qė, ndonėse jo tė larta dhe periferike, e
prishnin siluetėn dhe tėrėsinė e tij.

Pėr fat tė mirė, vetėm pak vjet mė pas, mė 2008-n, u miratua studimi
pėrfundimtar i sheshit, i quajturi projekti belg, i cili jo vetėm qė
rregullonte gabimin e mėparshėm, duke anuluar tė gjitha ndėrtimet nė
shesh, por krijonte pėrfundimisht njė hapėsirė tė madhe, tė vetmen e
kėtij lloji nė tė gjitha trojet shqiptare.

Filluan punimet, qė ndoshta u zgjatėn ca si shumė kur... papritur, me
ndryshimin e kreut tė bashkisė, i pari qė e hėngri nė brinjė qe sheshi.

Sot. Thonė se pas ca ditėsh do tė pėrurohen punimet e kryera. E
gjithė hapėsira e dikurshme e sheshit do tė jetė e zėnė me shtigje
rrugore tė asfaltuara, copėra trotuaresh, pemė tė mbjella kuturu, dhe
mbi tė gjitha, me njė kodėr tė madhe dheu bash nė mes tė tij. Gjen
gjithēka aty, pėrveē sheshit. Ka leje s’ka leje, kush e bėri projektin,
ku dhe kush e ka miratuar, ku u gjendėn paratė, a hapi gojė Instituti i
Monumenteve, po Inspektorati i Mjedisit, kush po i financon punimet,
cila firmė po punon nė shesh, me ēfarė tenderi, kush...? Tė gjitha kėto
dhe tė tjera pyetje tė dalin menjėherė pėrpara, por s’kam ndėrmend tė
merrem me to. As janė ndalur ndonjėherė barbarėt me pyetje, e as qė bėn
vaki tė ndodhė kėtu, ku barbarėt kanė zėnė me pushkė nė dorė derėn e
kryeqytetit. Thjesht dua tė ndaj me ju o lexonjės, keqardhjen qė ndiej
pėrbrenda, pasi nga sheshi tani do tė mbetet vetėm emri, pasi vetėm
shesh nuk ka mė aty.

Na u deshėn 500 vjet qė ta zbresim Skėnderbenė nga mali dhe ta
kthejmė nė njė hero tė qytetėrimit, duke e vendosur midis njė sheshi,
ndėrsa tani kėta, me atė kodrėn qė kanė ngritur pėrpara kalit tė tij dhe
me pemėt qė e kanė mbuluar, na i kthyen sėrish Heroin midis maleve nga
kanė zbritur vetė, pa mėsuar asgjė nga shekulli nė tė cilin rrojnė.

S’kanė faj, subkoshienca e malit nga kanė zbritur nuk i lė tė qetė tė
ndjehen mirė midis njė sheshi ku diskutohet dhe … e gjejnė zgjidhjen, e
bėjnė sėrish sheshin tė ngjajė si mal e pyll.

Sinqerisht, nuk e kam hallin tė demaskoj a tė bėj qesharake
qeverisjen e sotme, se s’ka nevojė ajo qė t’i ndih unė nė kėtė punė, por
vėrtet besoj nė kėto qė them. Sipas meje, ėshtė thjesht frika
instiktive e njerėzve tė pyllit tė ardhur nė pushtet dhe qė nuk e
durojnė dot hapėsirėn hapur. Epo ka nevojė Tirana pėr gjelbėrim, tė
thonė. Po, ėshtė e vėrtetė, por nuk mbillet sheshi kryesor i vendit, por
shtohen parqet e qytetit! Tė paaftė tė shtojnė parqet e lulishtet,
pėrpiqen tė na trajtojnė si njerėz tė egjėr, qė mezi presim tė hipim
nėpėr pemė.

Tė zėsh sheshet me pemė, nė njė farė mėnyre ėshtė kthim pas, ashtu si
shekuj mė parė, kur Perandoria Romake u shemb nėn peshėn e dyndjeve
barbare dhe sheshet e mermerta tė qyteteve pėr shekuj me radhė i mbuloi
bari dhe ferrat. Nė rastin e Romės, kishim barbarizim tė shoqėrisė nga
poshtė, ndėrsa nė rastin tonė, kemi tharje tė jetės pėr shkak tė
barbarizimit tė politikės nga lart. Sheshet e qyteteve kanė lindur si
pika qendrore tė polis-it, ku mblidheshin njerėzit, diskutonin,
shkėmbenin idetė dhe madje edhe protestonin. Ky ka qenė e vazhdon tė
jetė nė botėn e qytetėruar, roli i sheshit tė qytetit. Tė pėrpiqesh ta
zėsh me pemė, tregon qė pėrveē se je impotent nė krijimin e hapėsirave
tė reja urbane, por je edhe i lig e frikacak, se i trembesh grumbullimit
tė qytetarėve tė tu. Mirė na e bėjnė, qė kurse i mbajmė mbi kurriz!

Me zhdukjen e sheshit ‘Skėnderbej’, zhduket edhe njė tjetėr simbol,
shatėrvani qendror i tij. Qė kur ka qenė konceptuar sheshi, ai ka pasur
njė shatėrvan nė qendėr, i cili i ndėrtuar nė vitet ‘30, i mbijetoi edhe
gjermanėve, qė vendosėn aty njė tank gjatė ditėve tė ēlirimit tė
Tiranės. Pastaj shatėrvani u rivendos nė punė, pėr t’u prishur
pėrfundimisht nė vitet ’70, kur u zėvendėsua me atė shatėrvanin tjetėr
tė cilin e kujtojmė edhe ne. Madje, edhe plani belg e ruante konceptin e
ujit nė shesh pėrmes rrjedhjeve dhe baseneve qė do vendoseshin nėpėr
tė. Tani, me malin e ngritur para hundės sė Skėnderbeut, edhe ky koncept
u varros. Jo mė kot po zgjatem tek shatėrvani, pasi ata nga pikėpamja
sociale mė tepėr se zbukurime, konsiderohen si simbole.

Shatėrvanėt janė njė nga simbolet e qytetėrimit tė zhvilluar. Arsyeja
ėshtė e thjeshtė. Pėr tė bėrė njė shatėrvan duhet tė kesh ose tė
krijosh njė shesh, tė bėsh projektin, tė kesh njė skulptor a artist qė
t’i japė formėn e njė vepre arti, tė sjellėsh njė burim uji qė ta
furnizojė paprerė, por pastaj, pas ndėrtimit, duhet edhe ta mirėmbash,
se i gjithė ky impiant ėshtė delikat. Pėr mė tepėr, vlente kjo gjė
dikur, kur uji duhej tė vinte e tė hidhej pėrpjetė me rėnie tė lirė e jo
me sistem pompash. Vini re pėr shembull, asnjė nga shatėrvanėt e
ngritur e ringritur nė Tiranė nė gjysmėshekullin e fundit nuk funksionon
ose janė shkatėrruar. Mė jepni njė arsye, qė njė historian a sociolog
nė kėtė pikė, tė mos shkruajė nesėr se qytetėrimi shqiptar bėri kėshtu
edhe njė hap pas.

Pėr elemente tė veēanta unė e kam pas kritikuar edhe projektin belg
tė Edi Ramės pėr sheshin dhe kjo ėshtė e natyrshme. E natyrshme, sepse
ēdo qytetar ka tė drejtė tė ketė mendimin e vet dhe pėr mė tepėr kur
beson se realisht mund tė japė kontribut pėrmirėsues. Por asokohe
flisnim pėr elemente e pėr finesa, tė pamendueshme tani qė kėta po i
bien me top e me kazmė tė gjithės, duke na i zhdukur pėr fare sheshin e
duke na i kthyer nė mal, si ato malet nga tė cilat kanė zbritur duke
mbetur po aq tė pazbutur si kur ishin atje lart.

Edhe njė element tjetėr qė ndoshta e keni harruar. Jetė e mot sheshi
‘Skėnderbej’ ka qenė shtruar me plloēa asfalti, si i gjithė bulevardi.
Edhe ky ishte njė element qė pėr sa e zbukuronte sheshin, kėrkonte
kujdes e mirėmbajtje tė vazhdueshme. Tani e shtruan me asfalt rifuxho,
ashtu sikundėr edhe rrugėn a rrugicėn mė tė rėndomtė tė provincės. Aman
Tan, do mė thoni, edhe me bajga le ta shtrojė, veē ta shtrojė, se na
ēmendi dhe na shkatėrroi makinat! Po pra, kjo ėshtė njė tjetėr shpikje
perverse e politikės shqiptare: Lėri gjėrat tė venė keq e mė keq, qė kur
tė bėsh ndonjė punė sado tė vogėl, t’u duket njerėzve sikur ke bėrė
kushedi se ē’ė. E kini vėnė re se me sa ngadalė punohet nė veprat
publike nė Shqipėri!? Arsyeja ėshtė shumė e thjeshtė. Ėshtė njė mėnyrė
pėr t’u dukur sikur punohet. Duke e zgjatur punėn tėrkuzė, e tėrkuzė, e
tėrkuzė, e para krijohet njė imazh sikur kėtu vazhdimisht punohet; e
dyta, edhe nė qoftė se nuk i ke paratė e mjaftueshme, duke e zgjatur me
vite tė tėra, njė ditė do t’i gjesh; dhe e treta, i jep elektoratit
imazhin se po bėn vepra tė mėdha. Se, ē’vepėr e madhe do tė ish ajo qė
mbarohet nė njė muaj apo dy!?

Fantazi. Kryetari i bashkisė mė thėrret nė zyrė dhe mė thotė: “Zoti
Lame, nuk mė pėlqen projekti i Edi Ramės pėr sheshin ndaj dua tė bėj njė
tjetėr. Po ta ngarkoj ty kėtė projekt”. Ē’do bėja unė? Do ikja me vrap e
do merrja malet duke bėrtitur: “Po pse ore, kėshtu bėhet sheshi kryesor
i Tiranės, duke ja ngarkuar kujt tė do mideja ty?”. Po ta zėmė se nuk
ika me vrap, ē’do bėja? Do ulesha e do nxirrja nga dollapėt gjithė
projektet e dikurshme tė sheshit, do pėrpiqesha tė kuptoja arsyet e
atyre arkitektėve tė shquar tė sė shkuarės kur i kanė dhėnė formė
sheshit, do pyesja lart e posh, do takoja e kė nuk do takoja, do
pėrpiqesha qė tė risillja nė jetė nė mos tė tėrėn, pjesė tė projekteve
tė vjetra, qė kėshtu tė kishte vazhdimėsi historike dhe nė fund, do i
shkoja kryetarit t’i thosha se: “Unė mendoj kėshtu e kėshtu, por e mira
ėshtė t’i kthehesh mendjes sė tė vjetėrve, se dinin mė shumė”. Kėshtu
unė, qė pretendoj se diē di nga e shkuara e kėtij qyteti!

Por jo, kuraja e tė padijshmit ėshtė e paparė. Projektin qė po
zbatohet e ka bėrė, nuk e di askush se kush, dhe me ē’kurajė e ka marrė
pėrsipėr njė barrė tė tillė. Sheshi kryesor jo thjesht i njė qyteti, as
sheshi kryesor i njė kryeqyteti, por bash sheshi me emrin e Heroit
Kombėtar tė njė kombi qė ėshtė njėkohėsisht edhe sheshi i tė 8 milionė
anėtarėve tė kėtij kombi!!!. Ufaa, nuk ja vlen tė shtoj mė as
pikėēuditėse.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lamtumirė shesh e Skėnderbe Empty Re: Lamtumirė shesh e Skėnderbe

Mesazh nga Dj Konti. Fri Nov 04, 2011 12:04 pm

Morena shkruajti:







nė fund pas 30 vjet pėrpjekjesh titanike, ja dolėm ta shkatėrrojmė dhe
zhdukim sheshin “Skėnderbej”. Vėrtet na u deshėn shumė pėrpjekje, por
tani mund tė themi me krenari se vepra e filluar 90 vjet mė parė nuk
ekziston mė.


U deshen me se 10 mij vjete qe te ndertohesh ky shtet ......u deshen 100 vjete luft.derdhje gjaku vrasje. varje..pushkatime...syrgjynosje .... per ta mbajtur kete shtet.Dhe ne fund .. u deshen 2 njerez per ta shkateruar kete vend ...1-Sali Berisha 2- Josefina Topalli. qepe
Dj Konti.
Dj Konti.
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2133
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 26/08/2010
Falenderimet Falenderimet : 12

http://WWW.shoqeriajone.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi