♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eranda Libohova: Ka ndodhur dhe te me braktisin

Shko poshtė

Eranda Libohova: Ka ndodhur dhe te me braktisin Empty Eranda Libohova: Ka ndodhur dhe te me braktisin

Mesazh nga Tetovarja Wed Nov 19, 2008 10:37 pm

Eranda Libohova shijon njė jetė prej beqareje, ka njė shtėpi tė vetėn dhe njė dhomė-gardėrobė, i pėlqen tė bėjė shopping, tė bėjė thashetheme me shoqet dhe ėndėrron fustanin ekstravagant tė nusėrisė ngjyrė panna, por qė do ta ndėrronte edhe me njė kostum tė bardhė fare tė thjeshtė, nėse ai do t’ia kėrkonte
Epo mirė. Le ta themi pėr njė njėmijtėn herė: ne jemi tė gjitha njėsoj! Kemi ēdo mėngjes tė njėjtin problem: qahemi para njė dollapi tė mbushur plot se s’kemi ē’tė veshim. Shfletojmė tė gjitha literaturat e mundshme dietetike qė na bien nė dorė dhe jemi pėrjetėsisht nė kėrkim tė linjave perfekte (qė duket se janė vetėm pronė e atyre shtrigave, modeleve) dhe njė kremi mrekullibėrės kundėr celulitit. Nuk jemi kurrė me aq fat sa tė takojmė atė tė famshmin princ tė kaltėr. Kthejmė gurin e unazės sė blerė vetė para ca vitesh nga ana tjetėr pėr tė parė se sa na shkon rrethi i martesės. U zbrazim shoqeve tė ngushta tė gjitha eksperiencat intime (OK: seksuale), ndėrkohė qė ata (burrat) kujtojnė se jemi pus nė kėtė pikė. Nė mos njė herė, njė herė tjetėr do gjendemi patjetėr tė tradhtuara duke thėnė: “E ē’kishte ajo tjetra mė tė mirė se unė?!”. Pastaj, pasi kemi mbushur dhjetėra shami me lot, ndenjur pėr ca ditė me grilat mbyllur pa u ngritur nga shtrati dhe mbuluar me ca korrektor rrathėt e nxirė tė syve, mė nė fund jemi gati tė zbrazemi (sėrish duke fshirė lotėt e hundėt) tek shoqet e ngushta dhe kthehemi nė shtėpi me njė thes me shprehje ngushėlluese tė tipit: “Oh, zemėr, mos u mėrzit, ai nuk tė meritonte”.
Kush mendon (me siguri ato “lumturisht” tė martuarat) se asnjėra prej kėtyre nuk ėshtė e vėrtetė, ėshtė e lirė ta lėrė me kaq dhe tė gjejė ndonjė gjė tjetėr pėr t’u marrė.
Ne tė vdekshmet e tjera (beqare) kemi punė. Do pėrpiqemi t’i mbushim mendjen vetes se edhe ato vajzat e famshme qė duket sikur kanė gjithēka (po e lėmė mėnjanė faktin se fundja kanė shumė e shumė avantazhe tė tjera), nė ca pika na ngjajnė aq shumė. Si Eranda Libohova pėr shembull. E besoni apo jo, ėshtė as mė shumė e as mė pak 39 vjeē. Me siguri po mendoni se nuk duket kurrė pėr aq. Po sigurisht qė nuk duket fare. Ka linjat e njė 20-vjeēareje (tė gdhendura nga ndonjė gjen estetik), lėkurė tė freskėt (betohet se ka provuar vetėm njė herė tė vetme tė injektojė botox te rrudhat e syve) dhe njė natyrė kaq tė shpenguar e gazmore sa, pasi kalojnė pesė minutat e para tė prezantimit, tė duket se ke njė jetė tė tėrė qė e njeh. Tė mos flasim pastaj pėr karrierėn e saj tė qėndrueshme mbi 20-vjeēare. Nuk mbahet mend qėkur e kemi parė nė skenė. Qėkur ka qenė fare e vogėl, njė ēupėlinė e imėt, me flokėt e krehur me pikė nė mes e me fustan tė bardhė me pika, teksa kėndonte nė krah tė sė motrės, Irmės. Ka ndryshuar aq shumė qė atėherė. Nuk ėshtė e mė dobėt si dikur.
Je mė mirė qė kur i ke shtuar ca kile apo jo?
Po, sigurisht. Tė mendosh qė deri para tė tridhjetave ēfarė nuk kam hequr pėr t’u dukur paksa mė e shėndoshė. E ēfarė nuk sajoja!
Ēfarė sajoje?
Pėr shembull, kur kam dalė nė skenėn e festivalit nė 1997-ėn me kėngėn “Kthehu pėr vete, pėr mua”, kam veshur katėr palė geta poshtė qė tė mė dukeshin kėmbėt mė tė trasha. Si pėrfundim, prapė tė holla m’u dukėn.
Dhe si ia bėre qė u shėndoshe?
Pasi tė gjitha tentativat shkuan dėm, me kalimin e moshės, fillova tė shėndoshem vetvetiu. Aq sa tani tregohem e kujdesshme me ushqimin, pi shumė ujė, nuk ka shumė bukė, edhe pse vdes pėr bukė tė thekur.
Po palestėr bėn?
Nuk jam shumė e rregullt. Kam edhe disa vegla sportive nė shtėpi, por nuk kam shumė vullnet.
Po pėrsa i pėrket kujdesit pėr lėkurėn?
Qė shumė vite mė parė kam vrapuar tek kremrat dhe produktet mė tė mira, duke hedhur poshtė idenė qė ekzistonte shumė kohė mė parė se sa mė shumė krem tė pėrdorėsh, aq mė shumė plaket lėkura.
Po plastika ose injeksionet e botox-it, e acideve, nuk tė kanė joshur ndonjėherė?
Po, sigurisht qė mė kanė joshur. Do tė doja edhe unė tė kisha njė hundė tė vockėl qė rri pėrpjetė e tė bėn tė dukesh shumė herė mė e bukur. Ama nuk kam guxuar kurrė ta bėj e as qė e kam nė plan njė gjė tė tillė. Kėshtu qė ka ngelur deri tek joshja dhe kaq. I vetmi ndryshim ėshtė tatuazhi nė vetulla, qė i ka bėrė tė duken mė tė ngritura se mė parė. Sa pėr buzėt, nuk besoj se kanė nevojė pėr mė shumė fryrje. Them se janė mirė kėshtu si janė. Luaj shpesh me flokėt. U ndryshoj ngjyrėn, herė tė zeza e herė gėshtenjė, vendos extension dhe provoj modele e prerje. Por jo ndonjė ndryshim tė madh. Edhe pse ndodh qė rri para pasqyrės dhe them “ta kisha kėtė kėshtu e ta kisha atė ashtu”.
Po pėr rrudhat?
Kam pėrdorur para ca kohėsh vetėm njėherė botox tek zona pėrreth syrit. Por pastaj pas gjashtė muajsh efekti pėrfundoi dhe duhet tė shkoja pėrsėri ta injektoja. E lashė me kaq.
Pse?
Sepse nuk mendoj se e kam tė nevojshme. Ishte mė shumė pėr kuriozitet. Fakti qė si unė, si Irma, kemi gjithmonė njė lėkurė tė mirė dhe trup tė rregullt, qė nuk i tregon vitet, ka lidhje me trashėgiminė.
Paska dhe nga ato vajza ekrani qė nuk e gdhijnė gjithė ditėn nė palestėr e nė sallone bukurie. Ja qė ka edhe fatlume tė tilla. Siē ka edhe fatlume qė kanė pėr vete tė gjitha metrat e mundshėm katrorė tė shtėpisė, e ē’shtėpie se: njė vile trekatėshe si ajo qė ka Eranda dhe, pėrveē katit tė parė ku jetojnė prindėrit e saj, e gjithė hapėsira tjetėr qė prej dhjetė vjetėsh ėshtė e saja. Njė shtėpi si prej kukulle, me tavan dhe mobilie tė drunjta, ku mbizotėrojnė ngjyrat e qeta dhe qė Eranda ėshtė kujdesur vetė pėr ta mobiluar sipas qejfit tė saj. Ato mė vanitozet me siguri e kanė pyetjen nė majė tė gjuhės dhe janė duke imagjinuar njė shtėpi tė gjithėn pėr vete, ku mė kryesorja e mė e veēanta nga tė gjitha ėshtė ajo hapėsira ku strehohen rrobat, kėpucėt, ēantat. E kemi pyetur edhe pėr dhomėn-gardėrobė. Ndodhet ngjitur me dhomėn e gjumit, nuk mungon sigurisht rafti (thesari) i kėpucėve, sepse Eranda ėshtė e ēmendur pas tyre (nejse, kjo s’pėrbėn lajm).
Kujt ia beson imazhin tėnd?
Firma ime e preferuar ėshtė Denny Rose. Sa herė qė mė duhet tė jem sportive, chic, elegante, i besoj vetėm kėsaj marke.
Po kur del nė skenė?
Kur bėhet fjalė pėr skenėn, pėrveē kėsaj qė thashė mė sipėr, i kam edhe unė ca nga ato qė quhen firma tė mėdha.
Pėr shembull?
Pėr shembull, kam njė ndarje tė veēantė te gardėroba ime ku mbaj fustanet firmato, si Cavalli, Max Mara e ndonjė tjetėr. Por mė shumė se sa pėr firma, mė pėlqen tė shquhem pėr stil tė veēantė.
Tė ndodh edhe ty, si shumė vajzave tė tjera, qė mėngjeseve tė mos dish ē’tė veshėsh?
Po, sigurisht. Pėrderisa veshja pėr mua ėshtė shumė e rėndėsishme, shpesh mė zė gjumi nė darkė duke menduar se ē’do vesh nė mėngjes. Pastaj mėngjesi mė gjen duke provuar dhjetė veshje dhe duke mos veshur asnjėrėn. Kur kam kohė, kuptohet.
Bėn shpesh shopping?
Sa herė qė mė duhet tė dal nė skenė, sa herė qė mė kap dėshira pėr tė blerė… dikur mė kapte shumė shpesh, tani sikur e kam rralluar pak. Sa herė qė ndėrrohen stinėt dhe mė duhet diēka qė nuk e kam. Sa herė qė shoh diēka tė bukur, sa herė qė ndodhem jashtė Shqipėrisė dhe… sa herė qė jam e mėrzitur.
Hė, a nuk ju thamė se edhe vajzat e njohura janė si gjithė tė tjerat?! Edhe Eranda kur ėshtė e mėrzitur bėn pikė pėr pikė atė qė do bėnin tė gjitha vajzat e botės. Mbyllet brenda nė shtėpi, pi ndonjė gotė verė, rri nė shtrat me orė tė tėra e, pasi pėrpiqet mirė qė tė mos ua injektojė edhe shoqeve mėrzitjen, mė nė fund nuk duron mė, ēohet dhe zbrazet po tek shoqet. Sepse edhe ajo sigurisht qė e ka njė grup shoqesh tė ngushta me tė cilat pi kafe, bisedon, i fton nė shtėpi pėr ėmbėlsira apo bėn shopping. E pasi kanė masakruar portofolat, ulen diku me njė gotė pėrpara (qė nuk ėshtė e thėnė tė jetė aperitiv me bazė “Cosmopolitan”) dhe ua nisin atyre muhabeteve tė ėmbla mes mikeshave. Pastaj, pasi bėjnė ca thashetheme (ē’kuptim do kishte biseda mesh shoqesh pa bėrė njė ēikė thashetheme), i vjen radha edhe ritit tė pėrhershėm: “Burrat janė tė gjithė njėsoj”, “Si nuk mė kuptoi njėherė” etj., etj., qė janė argumentet mė pikante e sigurisht edhe mė zbavitėset pėr vajzat. Por nė kėtė pikė, tė paktėn me ne, Erandės nuk i pėlqen tė zbrazet shumė. Nuk ka ndonjė dėshirė tė madhe tė rrėfehet.
Pse?
Sepse nė fund tė fundit jetojmė nė mes tė Tiranės. Sekretet ėshtė e vėshtirė t’i mbash. Tė gjithė dinė pėr tė gjithė. Aq mė shumė kur je personazh ekrani.
Po atėherė?
Atėherė pse u dashka qė unė tė dal e tė rrėfehem publikisht pėr jetėn time sikur po them ndonjė hata? Nėse do kem ndonjėherė diēka tė bukur pėr ta thėnė, sigurisht qė do ta them.
E megjithatė nuk ėshtė nga ato qė bėjnė sikur gjithēka qė kanė thėnė mediat, dhe jo vetėm, kanė qenė ca thashetheme tė tmerrshme. Pėr njė vajzė 39-vjeēare, kjo do ishte e tepėrt. Pėr tipin e shpenguar tė Erandės, akoma edhe mė e tepėrt. Pėr disa nga lidhjet e saj, gazetat kanė folur gjatė. Ashtu si edhe pėr ndarjet.
Tė ka ndodhur tė tė braktisin (tė kuptohemi, jo nė altar)?
Po, edhe ka ndodhur. Para dhjetė vjetėsh i dashuri im u largua pėr nė Amerikė pėr ēėshtje pune. Aty lidhja mori fund me aq. Por mė sė shumti kam qenė unė ajo qė kam braktisur.
Ti je posesivja apo tolerantja?
Jam pak tip i vėshtirė. Mė pėlqen t’i bėj gjėrat sipas mėnyrės sime. Posesive do tė thosha.
Po kur has nė rezistencė?
Epo, ka plot mėnyra pėr ta thyer njė mashkull.
Do ta lije shtėpinė tėnde pėr tė jetuar nėn njė ēati me partnerin?
Me pak vėshtirėsi, por do ta lija, ashtu siē edhe ka ndodhur. Megjithatė, edhe pse deri vonė i kam mbushur mendjen vetes se bashkėjetesa ėshtė njė zgjidhje e mirė, tani nuk mendoj mė kėshtu.
Pse?
Sepse vėrtet jeton nėn njė ēati, por nuk ndan tė njėjtat pėrgjegjėsi, le qė as qė ndan pėrgjegjėsi fare. Mjafton njė sherr i vogėl qė ti tė mbledhėsh plaēkat e tė ikėsh. Kam arritur nė pėrfundimin qė martesa ėshtė vėrtet e rėndėsishme.
Do tė tė pėlqente tė martoheshe?
Po, patjetėr qė do mė pėlqente. Do tė doja edhe unė tė kisha familjen time.
E sigurisht qė edhe Eranda e ka ėndėrruar atė ditėn e martesės, siē bėjnė nė fund tė fundit tė gjitha vajzat pa pėrjashtim, herė me sy mbyllur e herė me sy hapur. “Si do t’i bėj flokėt, grimin, si do jetė fustani, lulet…”.
Tė ka ndodhur ndonjėherė kjo?
Po, madje kur kemi shkuar bashkė me mbesėn time nė njė sallon nusėrie pėr tė zgjedhur fustanin e saj tė martesės, ajo provonte, unė mendoja veten time.
Ia vure syrin ndonjė fustani?
Po, ishte njė shumė i bukur, ngjyrė panna.
Por nėse ai do tė tė kėrkonte qė tė martoheshit nė njė ceremoni tė thjeshtė dhe ti tė vishje njė kostum tė bardhė, duke hequr dorė nga ai fustani?
Nėse ai do preferonte kėshtu… nė fund do bindesha.
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi