♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ajri i kondicionuar, rreziqet dhe te mirat

Shko poshtė

Ajri i kondicionuar, rreziqet dhe te mirat Empty Ajri i kondicionuar, rreziqet dhe te mirat

Mesazh nga Tironcja_omel Mon Jul 25, 2011 7:38 pm

Duhet tė jemi tė kujdesshėm me vendosjen e impianteve pėr tė evituar problemet shėndetėsore me muskujt dhe ato gastro-intestinale. Kujdes i veēantė i duhet kushtuar edhe pastrimit tė filtrave, ku mund tė futen mikroorganizma dhe insekte tė dėmshme pėr shėndetin.

Studimet pėr anėt e tij pozitive janė shpesh kontradiktore. Nėse nė verė njė temperaturė e freskėt ėshtė thelbėsore pėr tė moshuarit, tė sėmurėt kronikė dhe fėmijėt, duhet tė jemi tė kujdesshėm me vendosjen e impianteve, pėr tė evituar problemet shėndetėsore me muskujt dhe ato gastro-intestinale. Kujdes i veēantė i duhet kushtuar edhe pastrimit tė filtrave, ku mund tė futen mikroorganizma dhe insekte tė dėmshme pėr shėndetin.

Dihet qė i nxehti dhe i ftohti i tepėrt ndikojnė negativisht tek shėndeti jonė, nė mirėqenin, madje edhe nė punė. Njė numėr i madh studimesh, sidomos amerikane, i bėjnė elozhe efekteve pozitive tė ajrit tė kondicionuar, tė cilit i atribuohet ulja e pėrqindjes sė vdekshmėrisė pėr shkak tė temperaturave shumė tė larta jashtė, ndaj ajri i filtruar artificialisht, sipas tyre ka shumė rėndėsi. Ai qė ka konfirmuar anėt pozitive tė kondicionerit ėshtė edhe njė studim i fundit i bėrė nga Universiteti shtetėror i Singaporit, qė ka treguar se njė ventilim i mirė dhe klimatizimi i ambientit tė punės, influencon tek reflekset, pėrqendrimi, kapaciteti numerik dhe kreativiteti i punėtorėve. Por kėto studime pėrgėnjeshtrohen nga njė tjetėr i bėrė nga “Cornell University”, qė paralajmėron se: ekspozimi me orė tė zgjatura nė ambiente me ajėr tė kondicionuar, pėrveēse bėn shumė dėm pėr shėndetin, ul produktivitetin dhe rrit numrin e gabimeve nė punė. Kėrkuesit kanė zbuluar se duke rritur temperaturėn e tij nė mėnyrė qė tė ketė shumė diferencė me ambientin jashtė, rreziqet pėr shėndetin dhe sidomos ata qė vuajnė nga alergjitė, janė shumė tė mėdha.

“Ajri i kondicionuar ėshtė njė nga kontributet mė tė rėndėsishme pėr cilėsinė e mikroklimės shtėpiake dhe nuk ka asnjė dyshim qė nėse pėrdoret ashtu siē duhet, pėrbėn njė avantazh si pėr shėndetin, ashtu edhe pėr produktivitetin”, - tregon Walter Riēiardi, drejtor i institutit tė higjienės nė Universitetin katolik tė Romės. Nė fakt, ajri i kondicionuar redukton frekuencėn e efekteve negative qė vapa mund tė shkaktojė mbi shėndetin dhe ndihmon nė termorregullimin e organizmit.

“Falė klimatizimit arrin qė edhe gjatė orėve tė vapės, gjatė pikut mund tė bėsh edhe punė tė tjera, flihet mė mirė, djersit mė pak dhe i ndien mė mirė efektet”. Por nėse pėr pjesėn mė tė madhe prej nesh kjo do tė thotė tė pėrmirėsosh komfortin e ditėve tona, pėr disa kategori pacientėsh ajri i kondicionuar ka rėndėsi shumė tė madhe. “Pėr ata qė janė tė prekur nga sėmundje kronike dhe pėr kardiopatikėt, nxehtėsia e lagėshtira e madhe mund tė shkaktojnė pėrkeqėsimin e shėndetit dhe nė disa raste edhe vdekjen. Ja pėrse ėshtė e rėndėsishme qė shtėpitė e tė moshuarve duhet tė jenė pajisura me kėto aparate, qė pėr ta janė tė domosdoshme pėr tė jetuar”, - tregon eksperti.

Por efektet pozitive tė ajrit tė kondicionuar varen edhe nga mėnyra se si e pėrdorim: nėse abuzojmė ose nuk respektojmė disa rregulla, atėherė pėrdorimi i tij bėhet i rrezikshėm. Si fillim, filtrat e kondicionerėve duhen pastruar mirė dhe duhen mbajtur tė pastėr. “Njė kondicioner qė nuk mbahet nė gjendje tė mirė, mund tė ēojė nė akumulimin insekteve dhe mikroorganizmave tė dėmshme qė ndikojnė shumė keq, sidomos tek personat alergjikė.

Pastaj ka edhe rregulla tė tjera qė asnjėherė nuk duhen nėnvlerėsuar: Kondicioneri, thonė ekspertėt, nuk duhet mbajtur kurrė mbi shpinė, dhe as i ndezur nė temperatura shumė tė ulėta, pasi mund tė provokojnė dhimbje muskujsh, koke dhe ato me natyrė gastro-intestinale. Pėrveē tė moshuarve dhe tė sėmurėve kronikė, janė edhe fėmijėt ata qė i ndiejnė shumė temperaturat e larta. Nga njė studim i fundit i bėrė nga “Lexis Ricerche” me rreth 1000 pediatėr, 69 pėr qind e tyre ėshtė pro pėrdorimit tė kondicionerit me intervale tė shkurtra dhe jo ekspozim tė drejtpėrdrejtė, pasi ata e ndiejnė shumė tė nxehin. Por kushti ėshtė qė gjithmonė duhet tė tregojmė kujdes.

"Pėr fėmijėt e vegjėl dhe tė porsalindur kondicioneri duhet pėrdorur si pastrues ajri dhe jo si ftohės ambienti”, - tregojnė ekspertėt. Kujdes pėr tė vegjlit duhet treguar edhe nga kondicioneri nė makinė. Sipas studimeve, aty ėshtė shumė kollaj qė tė vegjlit tė kenė probleme me rrugėt e frymėmarrjes./Shqiperia
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi