♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipėria me ngjyra. Tetor 1913.

Shko poshtė

Shqipėria me ngjyra. Tetor 1913. Empty Shqipėria me ngjyra. Tetor 1913.

Mesazh nga Morena Thu Jun 09, 2011 7:14 pm

Shqipėria me ngjyra. Tetor 1913. Shqiperia_me_ngjyra






Nė vitin 1909 bankieri milioner francez dhe
filantropisti Albert Kahn ndėrmori njė projekt ambicioz pėr tė krijuar
njė koleksion fotografik tė popujve, dhe pėr popujt, e botės. Si
idealist dhe internacionalist, Kahn besonte se mund tė pėrdorte procesin
e ri tė autokromit, sistemi i parė fotografik nė botė me pėrdorim tė
thjeshtėzuar dhe nė “true-colur”, pėr tė promuovuar paqen, shkėmbimin
kulturor dhe mirėkuptimin ndėrmjet popujve.
Kahn
pėrdori pasurinė e tij tė madhe pėr tė dėrguar njė grup fotografėsh nė
mė shumė se pesėdhjetė vende pėrreth botės, ndėr tė cilat edhe
Shqipėria, vende tė gjendura nė njė moment kritik tė historisė sė tyre,
ku kulturat shekullore ishin nė kohė transformimesh tė mėdha e tė
pakthyeshme nga lufta dhe nga marshimi i globalizimit tė shekullit tė
njėzetė. Ata dokumentuan nė “true colour” shembjen e Perandorise
Austro-Hungareze dhe asaj Otomane apo ushtarėt e Luftės sė Parė Botėrore
nė transhe, ndėrsa gatuanin apo lanin uniformat prapa vijės sė luftės.

fillim tė vitit 1929 Kahn ishte ende njė nga njerėzit mė tė pasur tė
Europės. Nė fund tė tė njėjtit vit rėnia e Wall Street-it thėrmoi
perandorine e tij financiare dhe mė 1931 ai u detyrua qe t’i jepte fund
projektit. Kahn vdiq mė 1940. Trashgimia e tij, e ruajtur nė katet
pėrdhe tė pronės sė tij nė afėrsi tė Parisit, konsiderohet si koleksioni
me i rėndėsishėm i fotografive tė vjetra me ngjyrė tė botės.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shqipėria me ngjyra. Tetor 1913. Empty Re: Shqipėria me ngjyra. Tetor 1913.

Mesazh nga Vizitor Sat Feb 02, 2013 7:49 am

Pėrzgjedhja e fotografive tė ekspozitės ėshtė bėrė nga specialistė e studiues nėn drejtimin e prof.L.Pressouyre e prof.A.Giullou, mbi njė material shumė tė pasur fotografik qė ruhet nė arkivat e disa institucioneve franceze si nė “La Mediatheque del’architecture du patrimoine, la Societe de geographie, l’Ecolefranēaise d’Athenes, l’Ecole pratique des hautes etudes, le musee departemental Albert-Kahn”, etj

Nga Myzafer Korkuti

Pas Kongresit tė Berlinit tė vitit 1878 fuqitė e mėdha treguan interes tė veēantė pėr vendet e Ballkanit, tė cilat ishin konsideruar pėr shumė kohė si vatra tė pėrhershme mosmarrėveshjesh, krizash e konfliktesh. Shprehje e kėtyre qėndrimeve ishte interesi e vėmendja qė treguan pėr trashėgiminė historike e kulturore tė vendeve tė Evropės Juglindore. Studiues e specialistė tė fushave tė ndryshme, fotografė francezė amatorė a profesionistė udhėtojnė nė kėto vende dhe zbulojnė njė mori monumentesh me vlera tė panjohura mė parė pėr Perėndimin.Njė pjesė e kėtyre vlerave dokumentare u bėnė tė njohura nė pranverė tė vitit 2009 nė Paris, me rastin e ēeljes sė ekspozitės fotografike “Du Bosphore a l’Adriatique- des photographes franēais decouvrent les monuments des Balkans” (Nga Bosfori nė Adriatik –forografė francezė zbulojnė monumentet e Ballkanit), Paris 2009.

Pėrzgjedhja e fotografive tė ekspozitės ėshtė bėrė nga specialistė e studiues nėn drejtimin e prof.L.Pressouyre e prof.A.Giullou, mbi njė material shumė tė pasur fotografik qė ruhet nė arkivat e disa institucioneve franceze si nė “La Mediatheque del’architecture du patrimoine, la Societe de geographie, l’Ecolefranēaise d’Athenes, l’Ecole pratique des hautes etudes, le musee departemental Albert-Kahn”, etj.Katalogu i ekspozitės ka njė parathėnie tė shkurtėr mbi situatėn politike tė Ballkanit nė prag tė Luftės Ballkanike, njė hartė politike tė Ballkanit nė vitin 1878 dhe njė hartė tjetėr tė vitit 1914. Tė 174 fotot bardh e zi dhe me ngjyra, tė realizuara me cilėsi, janė shoqėruar me shėnime tė hollėsishme mbi pėrmbajtjen e objektit, vendin dhe datėn e bėrjes sė fotos, autorin si edhe arkivin ku ruhet negativi e me nr. e inventarit.

Nė katalog janė pėrfshirė tetė foto nga Tirana, dy foto nga Durrėsi dhe dy foto nga Shkodra. Fotot janė bėrė nga Auguste Leon nė tetor tė vitit 1913. Ato janė dėshmi autentike parė nė Shqipėri nga Tirana, Durrėsi e Shkodra tė vitit 1913, tė cilat i bėhen tė njohura, pėrherė tė parė, publikut tonė.

*Fotot botohen me lejen dhe nėn autoritetin e autorit, i cili ka bashkėpunuar me prof. L.Pressouyre e prof. A.Giullou, qė kanė punuar me arkivat e “La Mediatheque del’architecture du patrimoine, la Societe de geographie, l’Ecolefranēaise d’Athenes, l’Ecole pratique des hautes etudes, le musee departemental Albert-Kahn”Shqipėria me ngjyra. Tetor 1913. 1293625183-shqiperia_ne_pllaka

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi