♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sa e bukur eshte miqesia .

2 posters

Shko poshtė

Sa e bukur eshte miqesia . Empty Sa e bukur eshte miqesia .

Mesazh nga Morena Thu May 12, 2011 4:57 pm

Nga pikėpamja objektive, me miqėsi kuptohet njė lloj lidhjeje shoqėrore e
ndėrthurur me njė ndjenjė tė fortė dashurie dhe reciproke mes dy ose mė
shumė personave tė sė njėjtės ose jo gjini. Nga pikėpamja subjektive,
sė bashku me dashurinė, miqėsia ėshtė njė qėndrim ndaj tė tjerėve qė
karakterizohet nga njė emocion i fortė duke zbukuruar edhe mė shumė
jetėn sociale tė njė individi.
Pothuajse nė tė gjitha
kulturat, miqėsia kuptohet dhe perceptohet si njė marrėdhėnie e
barabartė, e bazuar te respekti, vlerėsimi dhe gatishmėria reciproke. Nė
pėrgjithėsi dallohen miqėsi tė ndryshme tė mėdha. Pėr shembull njė prej
tyre ėshtė miqėsia e rastėsishme qė lidhet me njė simpati: lind
papritur nė njė rrethanė tė caktuar. Njė miqėsi tjetėr ėshtė edhe ajo e
ashtuquajtur e ngushtė, ose mė saktė qė lidhet me njė marrėdhėnie tė
vazhdueshme nė kohė, mes personave tė cilėt arrijnė tė krijojnė njė
shkallė mirėbesimi reciprok tė krahasueshėm me atė tipik tė lidhjes nė
ēift. Nė ēdo epokė, miqėsia ėshtė konsideruar njė nga eksperiencat mė tė
rėndėsishme njerėzore dhe ėshtė shenjtėruar nga tė gjitha besimet.

Risia e fundit vjen nga Shtetet e Bashkuara, iniciativė qė ka
vėnė nė lėvizje sociologė dhe docentė, psikologė dhe shumė familje.
Qėllimi ėshtė: zbulimi i mitit tė mikut tė zemrės. Promovuar nga “New
York Times” dhe prezantuar nga site e bloge tė ndryshme, tema nė fjalė
ėshtė shumė mė tepėr se njė provokim: “friendship coaches”. Gjithēka
ėshtė organizuar pėr tė treguar dėmet qė shkaktojnė miqėsitė e ngushta.
Studimi i fundit ėshtė kryer nga “Harris Interactive” te tremijė
amerikanė nga mosha 8-24 vjeē: 94 pėr qind e tė intervistuarve janė
pėrgjigjur se kanė pasur njė mik tė ngushtė, njė pėrqindje goxha e lartė
krahasuar me emigracionin dhe shqetėsimet e ndryshme. “Duhet tė bėjmė
gjithēka pėr tė mos i lejuar miqėsitė e ngushta”, thotė njė studiuese.
“Fėmijėt duhet tė nxiten qė tė frekuentojnė grupe tė mėdha shoqėrore, nė
mėnyrė qė tė mos zhvillojnė ndjenja posesiviteti”. Arsyeja? Sepse
miqėsia mund tė jetė njė lidhje e fortė dhe e gjatė deri nė vdekje, si
nė romanin e momentit, bestsellerin “Beautiful Malice”, i autores Rebeca
James.
"Zbulimi i mikut mė tė mirė ėshtė njėsoj si tė
eksplorosh botėn”, thotė njė mėsues amerikan i cili i mėson fėmijėt se
si tė bėhen miq me tė gjithė. “Fėmijėt janė tė pėrfshirė nė shumė
aktivitete jashtėshkollore; ėshtė e pamundur tė rrethohesh vetėm nga
personat qė njeh”.
“Asnjė i rritur nuk mund tė jetė njė
mik i mirė, nėse kur ka qenė i vogėl nuk ėshtė lejuar tė njihet me
persona tė ndryshėm”, thotė njė neuropsikiatėr, autor i librit “Fėmija
prej ēokollate”. “Pjesa nė tė cilėn njerėzit gabojnė ėshtė se nuk dinė
t’i ndajnė miqėsitė. Krijimi i njė miqėsie tė ngushtė nuk ėshtė e
kėshillueshme, sepse mund tė jetė vėrtet njė limit; shoku i preferuar ju
imponon tė bėni njė zgjedhje, qė mė vonė e bėni spontanisht etj.”.

Debatit mbi miqėsinė e ngushtė vazhdon tė mbetet i hapur. Tė
rriturit nuk e ngatėrrojnė lehtė ndjenjėn e miqėsisė me tė tjerat. Pėr
shumė persona miqėsia ėshtė e pazėvendėsueshme, joformale, e hapur, qė
pėrshtatet me lehtėsi. Mė shumė se dashuria dhe familja, miqėsia ėshtė
lidhja mė e fortė dhe mė e sigurt e kohės.
“Familja ėshtė
gjėja mė e rėndėsishme nė jetė. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr
miqėsinė. Miku i zemrės ėshtė njėsoj si njė i afėrm, qė e ke tė vėshtirė
tė ndahesh prej tij. Me shokėt e shoqet mund tė jesh vetvetja. Miqėsia
moderne ėshtė pėrgjigjja e shumė ndryshimeve sociale. Ajo sintetizon
nevojėn e lidhjeve tė vėrteta. Familjet me origjinė tė largėt,
marrėdhėniet e paqėndrueshme nė ēift dhe pasiguria bėjnė qė miqėsia tė
jetė struktura mė e fortė e njė marrėdhėnieje. Miqėsia ėshtė mbėshtetja
mė e madhe, sidomos nė momentet mė tė vėshtira tė jetės: nė rast
divorci, zie, vėshtirėsish”, thotė njė 35-vjeēare.
“Pėr
mua miqėsia ka qenė gjithmonė mė e rėndėsishme se familja”, shprehet
aktorja Serra Yilmaz. “Kam miq tė mirė tė cilėt mė kanė zgjedhur pėr atė
qė jam jo pėr atė ēka pėrfaqėsoj. Rri me ta sepse mė pėlqen tė ndajmė
ēdo gjė bashkė. Edhe pse janė shumė tė ndryshėm nga unė, kanė disa gjėra
misterioze qė na bashkojnė”.
Cili ėshtė ndryshimi mes
meshkujve dhe femrave? Mos vallė femrat kanė rreth mė tė zgjeruar
shoqėror sesa meshkujt?. “Femrat bėjnė dialogė mjaft tė rėndėsishėm;
meshkujt e kanė tė vėshtirė tė flasin, preferojnė “tė bėjnė” gjėra
bashkė. Nuk mė pėlqejnė rrethet miqėsore vetėm me homoseksualė: sekreti
fshihet nė pėrzierjen e tė dyja gjinive. Kam pasur lidhje dashurie me
persona me tė cilėt fillimisht kemi qenė shokė. Nuk duhet tė harroni
kurrė qė dashuria mbaron, ndėrsa miqėsia mbetet pėrgjithmonė”.

Miqėsia ėshtė mė e rėndėsishme se dashuria? “Ndonjėherė po”, thotė
njė studiuese nga Universiteti i Manēesterit. “Miqėsia infekton me
joformalitetin e saj edhe vetė dashurinė. Kolonizon lidhje tė tjera. I
bėn tė njėjta me veten”. Ngatėrruese, por jo totalizuese. “Miqėsia ėshtė
mė e rėndėsishme se dashuria”, pohon para psikologėve njė 29-vjeēare.
“Miqėsia ėshtė mė e nevojshme se dashuria”, ndėrhyn njė 28-vjeēar. “Nuk
bazohet te seksi, por te njė afėrsi mė e rėndėsishme, karakteri”, shton
njė tjetėr.
“Dashuria tė krijon ankth, ėshtė shumė e
ngatėrruar. Miqėsia duket mė pak e ndėrlikuar. Nėse nuk je i kėnaqur me
diēka i hapesh menjėherė tjetrit”. Miqtė janė burim ndihme, njė thesar i
vėrtetė.

"Gazeta Shqip"


Edituar pėr herė tė fundit nga Morena nė Thu May 12, 2011 5:10 pm, edituar 1 herė gjithsej
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sa e bukur eshte miqesia . Empty Re: Sa e bukur eshte miqesia .

Mesazh nga Ester_ Thu May 12, 2011 5:00 pm

Shoqeria per mendimin tim eshte ajo qe te jep kenaqesi te jep lumturi te jep ndjenje te paster por mbi te gjitha eshte ajo qe kur tjetrit i duhet nje dore e ngrohte ajo e drejton ate
Ester_
Ester_
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 573
Hobi Hobi : shkrimi
Humor Humor : gjithmone
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/03/2011
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sa e bukur eshte miqesia . Empty Re: Sa e bukur eshte miqesia .

Mesazh nga Morena Wed Jun 01, 2011 1:20 pm

Miqesia e vertete eshte e rralle !Dhe besoj se ajo ndikon me shume pak njerez ne jeten tone.Deri tani them se kam miq qe e vleresojne miqesine dhe per kete ndjehem mire!
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sa e bukur eshte miqesia . Empty Re: Sa e bukur eshte miqesia .

Mesazh nga Vizitor Fri Feb 08, 2013 6:01 am

E pazėvendėsueshme, joformale, e hapur, qė pėrshtatet me lehtėsi. Mė shumė se dashuria dhe familja, miqėsia ėshtė lidhja mė e fortė dhe mė e sigurt e kohės.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sa e bukur eshte miqesia . Empty Re: Sa e bukur eshte miqesia .

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi