♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohen detajet e performancės sė Aurela Gaēes nė Eurovizion

Shko poshtė

Zbulohen detajet e performancės sė Aurela Gaēes nė Eurovizion   Empty Zbulohen detajet e performancės sė Aurela Gaēes nė Eurovizion

Mesazh nga Tironcja_omel Sat Apr 30, 2011 10:13 pm

Tashmė ditėt po numėrohen mbrapsht pėr kėngėtaren Aurela Gaēe, e cila do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė edicionin e 56-tė tė Festivalit Europian, qė mbahet nė Dusseldrof (Gjermani). Ėshtė e emocionuar, por edhe e kėnaqur, me reagimet qė ka marrė pėr kėngėn “Feel the passion”, jo vetėm nė Shqipėri, por nė gjithė turet qė ka organizuar deri mė tani. Ekskluzivisht nė kėtė intervistė pėr gazetėn “Mapo”, Aurela rrėfen gjithė detajet e performancės sė saj nė skenė; qė nga pjesėmarrja e tre backvokal-isteve, e kitaristit tė mrekullueshėm Bledar Sejko dhe bateristit Emiljan Dhima. Pėr mė tepėr, le tė ecim sė bashku nė kėtė bashkėbisedim tė kėndshėm….

Aurela, njė ditė para nisjes nė Dusseldorf… Si ndihesh?

Ndihem e ngarkuar emocionalisht, por ėshtė njė emocion i bukur! Kisha mė shumė ankth kur filluan pėrgatitjet para dy muajsh, tani jam pak mė e qetė sepse shoh reagimin e njerėzve qė mė rrethojnė dhe jo vetėm njerėz nė rrugė, qoftė edhe reagimet nė rrjetin social Facebook, qė janė tė mira, janė dashamirėse, kanė njė energji pozitive dhe kjo mė mjafton qė tė kem krahė, tė kuptoj qė ka njerėz qė i mbajnė sytė te ne dhe presin mė tė mirėn!

Si ėshtė menduar performanca nė skenėn e Eurovizionit?

Unė do tė mundohem qė tė paraqes sa mė mirė pasionin qė mban kėnga. Nuk do tė dal jashtė kėngės, sepse atė melodi dhe tekst kam pėlqyer dhe kam kėnduar, dhe kėshtu qė duhet t’i pėrshtatem deri nė fund. Do tė ketė sigurisht njė vetėpėrmbajtje nė fillim tė kėngės, ku do tė ketė mė shumė interpretim, pasi dua qė mesazhi im tė pėrēohet bukur, njerėzit ta kuptojnė, gjithė ajo Europė ta kuptojė se ēfarė do tė kėndoj! Sigurisht, nė pjesėn kur ritmi dhe energjia e kėngės rritet, edhe energjia ime do tė rritet, por do tė mė ndihmojnė shumė edhe efektet qė Albert Malltezi, i cili ėshtė edhe regjisori i videoklipit, do tė jetė me ne edhe si drejtor skenik i performancės sonė nė skenėn e Eurovizion.

Megjithatė nė skenė Aurela, nuk do tė jeni vetėm…

Po, nuk do tė jem vetėm. Do tė kem tre backvocal-iste, tė cilėt jetojnė nė Gjermani dhe kėtu gjej momentin qė tė falenderoj artisten tonė tė mirėnjohur, qė jeton nė Gjermani, Eda Zari, e cila u kujdes qė tė gjente backvocal-istet qė ajo mendon se mund tė mė mbėshtesin shumė mirė nė kėngė. Do tė kem nė kitarė Bledar Sejkon, i cili tanimė ėshtė i njohur nga gjithė publiku shqiptar, si njė figurė shumė e spikatur nė skenė, qoftė pėr performancėn e tij, qoftė edhe pėr instrumentin qė dihet nga tė gjithė sa profesionist ėshtė. Do tė kem nė bateri Emiljan Dhimėn, pjesėtar i orkestrės qė Shpėtim Saraēi drejton nė televizionin Klan.

Mendon se ky grup nė skenė do t’i jap mė shumė energji paraqitjes suaj skenike?

Sigurisht! Do t’i shtojė energjinė, do ta veshė atė. Unė nuk do tė jem vetėm nė skenė, ne do tė jemi tė gjithė nė bashkėpunim me njėri-tjetrin, edhe pse si pozicion nė skenė ata mund tė jenė pak pas meje, pėrsėri do tė jenė nė funksion tė kėngės dhe nė funksion tė lėvizjeve tė mia.

Pėrsa i pėrket fustanit qė do tė vishni, mund tė na tregoni ndonjė detaj sesi do tė jetė?

Mirela Nurēe, e cila u kujdes pėr veshjen time, qysh nė daljen time nė Festivalin nė RTSH, dhe mė tej nė videoklip, ku gjithė njerėzit janė mahnitur me fustanin qė ajo krijoi, ėshtė pėrsėri ajo qė do tė kujdeset pėr veshjen! Ngjyra dhe modeli mė shkon shumė pėr shtat, mė shkon me trupin, me lėkurėn, dhe sigurisht mė zbut shumė nė portret, gjė qė u pa edhe nė videoklip, qė ngjyra qė ajo kishte zgjedhur pėr mua mė zbuste nė portret. Kemi zgjedhur pėr nė natėn e Eurovizionit njė ngjyrė tė ėmbėl, ngjyrė perlė. Nuk dua tė nxjerr mė detaje, pėrsa i pėrket veshjes. Ndėrsa make-up artist do tė jetė sėrish Lili, grimeria qė do tė kujdeset pėr grimin e flokėt, me tė cilėn gjithashtu kam bashkėpunuar nė Festival e mė tej nė klipin, ku keni parė sesi i shndėrroi sytė e mi nė sy shqiponje, nė bazė tė grimit qė kishte bėrė, gjithmonė nė pėrputhje me kėngėn. Siē e shihni, nuk e kam ndėrruar grupin. Me atė grup qė nisa rrugėtimin nė Festivalin nė RTSH, me atė do tė jem edhe nė Eurovizion, pasi kam marrė njė energji vėrtetė pozitive dhe nuk kishte arsye tė ndryshoja asnjė gjė (qesh)!

Nė Dusseldorf do tė jetė edhe familja juaj, i dashuri?

Po, do tė jetė familja ime, i dashuri im, vėllai me nusen e tij nga Italia, do tė jetė shoqėria ime, mjaft miq qė jetojnė dhe nė Gjermani, di qė do tė jenė dhe shumė njerėz qė do tė vijnė nga Gjermania, dhe sigurisht qė ky fakt mė gėzon shumė, sepse gjej mbėshtetje tek kėta njerėz qė do tė jenė atje me mua. /MAPO
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi