♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kėshillimi para mbetjes shtatėzėnė

Shko poshtė

Kėshillimi para mbetjes shtatėzėnė Empty Kėshillimi para mbetjes shtatėzėnė

Mesazh nga Love Wed Apr 20, 2011 4:08 pm

Urime! Ju keni vendosur tė bėni njė fėmijė. Qė ky fėmijė tė jetė sa mė i shėndetshėm, ju duhet tė filloni tė kujdeseni menjėherė pėr tė dhe pėr veten tuaj.
Kujdesi pėr njė jetė tė re fillon qė tani. Kujdesi para lindjes nėnkupton kėshillimin, ndjekjen dhe trajtimin tuaj gjatė shtatėzanisė, deri nė fillimin e aktivitetit tė lindjes.
Objekti i kujdesit para lindjes ėshtė qė tė sigurojė ju dhe ēdo grua shtatėzėnė se shtatėzania do tė pėrfundojė me lindjen e njė fėmije tė shėndetshėm dhe pa dėmtuar shėndetin e nėnės.
Kontrolli i kujdesshėm para lindjes ju ndihmon tė ruani shėndetin gjatė shtatėzanisė, zbulon nė kohė dhe bėn tė mundur trajtimin e patologjive dhe krijon kushtet pėr lindjen e njė fėmije tė shėndetshėm dhe nė kohėn e duhur. Kjo bėn tė mundur gjithashtu dėrgimin tuaj nė qendra mė tė specializuara, nė rast se keni probleme.
Shtatėzania ėshtė njė ngjarje fiziologjike, e natyrshme nė jetėn tuaj, por nė 5-20% tė rasteve mund tė ndėrlikohet me procese patologjike, tė cilat rrezikojnė shėndetin tuaj apo tė fėmijės.
Mbarėvajtja e shtatzanisė varet nga shėndeti para saj, prandaj kėshillimi para se tė mbeteni shtatzėnė, ėshtė pjesė e rėndėsishme e kujdesit para lindjes.
Ky lloj kėshillimi i jep pėrparėsi gjithashtu shtatzanive tė planifikuara. Ai merr rėndėsi tė veēantė, sepse zbulon nė kohė rastet tė cilat duhen trajtuar qė herėt, sikurse janė ato me diabet mellitus, hipertension, apo sėmundje tė tjera metabolike apo tė trashėguara.
Nė mėnyrė tė pėrmbledhur kėshillimi para konceptimit pėrbėhet nga:
• Identifi kimi i rreziqeve tė mundshme, nėpėrmjet historisė riprodhuese dhe mjekėsore familjare, gjendjes sė ushqyerjes, ekspozimit ndaj ilaēeve, helmeve dhe problemeve sociale, pėr ēdo grua qė mendon tė mbetet shtatzėnė.
• Identifikimi i sėmundjeve ekzistuese dhe gjetja e rrugėve pėr tė parandaluar problemet qe rrjedhin prej tyre.
• Pėrcaktimi i gjendjes gjenetike tė ēiftit.
• Diskutimi i gjendjes sė imunizimit (vaksinimet qė keni bėrė deri tani).
• Kryerja e analizave tė ndryshme,tė cilat mund tė jenė tė nevojshme pėr gjendjen tuaj
tani.
• Kėshillimi mbi ushqyerjen, mbipeshėn apo nėnpeshėn.
• Diskutimi mbi gjendjen sociale dhe financiare.
• Vlerėsimi i kujdesit para lindjes dhe pėrparėsitė qė ai ofron pėrgjatė shtatzanisė, lindjes dhe periudhės sė lehonisė.
Qėllimi i kontrollit tė mirė gjatė shtatėzanisė ėshtė tė sigurojė shėndetin tuaj dhe tė ruajė bebin tė shėndoshė deri nė lindje.
Kjo mund tė arrihet nėpėrmjet hapave tė mėposhtėm:
1. Kontrolli para lindjes duhet t’I nėnshtrohet rregullave tė caktuara dhe planit individual pėr ēdo nėnė tė ardhshme.
2. Gjatė shtatzanisė duhet tė bėhen disa vizita dhe kėto tė realizohen nga njė personel i kualifikuar.
3. Gjatė kėtyre vizitave duhet tė diagnostikohen problemet e mundshme dhe faktorėt e rrezikut pėr ju dhe bebin.
4. Duhet tė vlerėsohet me kujdes mirėqenia e bebit.
5. Gjatė kėsaj periudhe duhet tė sigurohet edhe njė edukim i vazhdueshėm shėndetėsor pėr ju si nėnė e ardhshme.
Mos harroni se vizitat para lindjes janė shumė tė rėndėsishme dhe se kontrolli juaj dhe i bebit, sado i rrallė, eshtė gjithmonė mė mirė se sa tė mos vizitoheni fare./bebaime/
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi