♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fryn sot era

2 posters

Shko poshtė

Fryn sot era Empty Fryn sot era

Mesazh nga Love Thu Apr 14, 2011 10:47 pm

Fryn sot era dhe kaloj faqe perpara ne ditarin tim. Syte me shkojne rembimthi tek emri yt. Perseri faqja e ditarit u nderrua aq shpejt sa nuk e pashe me emrin tend sikur ai te mos kish ekzistuar kurre.
Por ti ekziston, po ti ekziston bashke me historine tone pavaresisht qe as une dhe as ti nuk e dime se cbejme apo nuk dime se cpo behet me ne. Pa e kuptuar, apo pa dashur, isha zhytur ne shtjellen e syve te tu dhe kisha humbur ne universin brenda tyre pa mundur aspak qe prej andej te dal. Si ndodhi?!Pse ndodhi??
Pa e kuptuar krejt papritur ti fillove te beheshe vet persekutimi, nje persekutim i pambaruar.
Netet beheshin te gjata kur nuk te shihja, zemra me rrihte fort kur te mendoja, rruget dukeshin bosh,po krejt bosh pa ty. Tani dua te pyes veten: Ēkam qene une per ty? Kam frike se shoh te dalin para dy alternativa. Dashuri e paster apo loje interesante. Mendoj per to dhe me ther ne zemer. Po filloj te qaj. Ndoshta sdo arrij kurre ti sqaroj vetes se cjane keto caste magjike qe sot me duken si skenat e nje filmi te vjeter. Ēdo gje me ben te te kujtoj dhe kete e urrej. Pra, urrej kohen qe me sjell keto kujtime... sepse, vuaj. Dhe une u lodha se vuajturi. Vuaja kur me thoje fjale te bukura dhe tani vuaj qe nuk me thua asnje fjale.
Kaloj kohe me shikimin e tretur nga rruga duke pritur nje telefonate...sigurisht telefonaten tende.
Vuaj vetmine dhe perpiqem ti jap shume kurajo vetes. S'guxoj te mendoj se te kam humbur. Ditet terheqin zvarre njera tjetren dhe kalojne per nje moment para dhimbjes dhe pastaj zhduken ne skutat e kohes. Dikush po qesh. Sa deshire kam te qesh edhe une, te ndihem i lumtur, sepse kam dite qe vetem qaj, dhe qaj duke shkaterruar veten.Mos ndoshta e dija qe sdo te me doje kurre ashtu, sepse njeriu vetem njehere dashuron ne jete dhe ti me siguri s'me kishe mua dashurine e madhe. Ti flisje shume por une s'e besoja.
Ti e le cdo gje ne heshtje. Pse?! Apo mos valle isha une ai qe nuk e vija re? Apo mos isha une ai qe kerkonte kete heshtje per ne te dy??? Oh, une s'di me asgje, s'kuptoj me asgje.
Mua, qe dua te harroj veten me rritet pa pushim deshira te eci mbi lotet e mi, te shkel mbi dhimbjen time, per ty!
Po, eshte kjo qe me ben te shoh nga telefoni i heshtur. Ndoshta do te beja mire te shetisja dhe te takoja dike qe te me dashuronte, por jam i bindur qe kjo per mua ska asnje rendesi. Une te dua vetem ty me gjithe dhimbjen qe po me jep.
Ka ndodhur qe ka rene telefoni, kam, kam ngritur receptorin...por asgje. Thuaj qe je ti, se vetem ti kembengulje dhe ti e di se une kenaqem me ate pak qe me jep nga vetja jote. Po dal ... Kjo zile s'do te bjere dhe per shume e shume kohe...edhe nese do te bjere une s'do dua te jem ketu,,do te marr arratine qe kahjen nuk e di as vete...
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fryn sot era Empty Re: Fryn sot era

Mesazh nga man_in_black Thu Apr 14, 2011 10:52 pm

love te prsh paska qene nje ngjarje tregim shume i bukur interesant dhe ngjasues :(
man_in_black
man_in_black
Anetare i/e Perjashtuar
Anetare i/e Perjashtuar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 5007
Vendndodhja Vendndodhja : My address is like my shoes. It travels with me.
Hobi Hobi : cdo gje qe me ben te ndihem mire
Humor Humor : varet se me ke flas
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/03/2011
Falenderimet Falenderimet : 17

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi