♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vizita vaginale gjatė shtatėzanisė

Shko poshtė

Vizita vaginale gjatė shtatėzanisė Empty Vizita vaginale gjatė shtatėzanisė

Mesazh nga Love Wed Apr 13, 2011 8:39 pm

Vizita vaginale e kryer me dorė nga mjeku gjinekolog, ėshtė vizita mė intime qė bėhet gjatė shtatzanisė. Jo tė gjitha grate shtatzėna e lejojnė me dėshirė kėtė ekzaminim, sidomos nė fillim tė saj.

Pėr kėtė arsye njė vizitė vaginale mund tė kryhet vetėm pasi ju jeni informuar me hollėsi nga mjeku pėr llojin e vizitės, pasi ju ėshtė marrė leje dhe ju ėshtė thėnė njė arsye bindėse pėr tė bėrė vizitėn.
Ju duhet ta dini qė kur mjeku e kėrkon kėtė lloj vizite, ka njė arsye tė mjaftueshme dhe se ai i di mirė rastet kur kjo vizitė dėmton shtatzaninė.

Nė kontrollin e parė vizita vaginale bėhet pėr:

• Pėrcaktimin e diagnozės: shtatzani.

• Vlerėsimin e moshės sė shtatzanisė.

• Zbulimin e keqformimeve tė aparatit gjenital tė gruas.

• Vlerėsimin e sekrecioneve vaginale.

• Vizitėn e saktė tė qafės sė mitrės, e cila mund tė sjellė probleme me rritjen e shtatzanisė.

• Mundėsisht pėr marrjen e Paptestit.

Nė kontrollet e tjera para lindjes vizita vaginale kryhet pėr tė:

• pėrcaktuar gjendjen e rrezikut tė abortit.

• pėrcaktuar rrezikun e lindjes para kohe.

• konfirmuar pamjaftueshmėrinė e qafės sė mitrės pėr tė mbajtur shtatzaninė deri nė fund.

• vlerėsuar gjendjen e qafės sė mitrės, para se tė stimulohet artificialisht aktiviteti i lindjes nė fund tė shtatzanisė.

• vlerėsuar pjesėn paraqitėse tė bebit, para se tė fillojė aktiviteti i lindjes.

• vlerėsuar rrugėt e lindjes.

Vizita vaginale nuk kėshillohet vetėm nė rastet kur keni pasur hemorragji para lindjes nė shtatzanitė e mėparshme dhe kur kanė plasur membranat dhe ka rrjedhje ujrash, para se tė fillojė aktiviteti i lindjes
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi