♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lindja, mė pak dhimbje me aromaterapinė

Shko poshtė

Lindja, mė pak dhimbje me aromaterapinė Empty Lindja, mė pak dhimbje me aromaterapinė

Mesazh nga Love Wed Apr 13, 2011 4:42 pm

Duket se Britania ka gjetur dhe ilaēin kundėr dhembjeve tė lindjes: aromaterapinė.

Aromaterapia nuk ėshtė tjetėr, veēse pėrdorimi i aromave aromatike, ose disa vajra esencialė tė cilėt sigurojnė parandalimin e sėmundjeve apo shėrimin e disa infeksioneve.
Vlera e tyre terapeutike ėshtė vlerėsuar gjithnjė e mė shumė nga mjekėt dhe studiuesit: esenca e tyre ėshtė vetė shpirti i pemėve, qė tė jep energji, shkėlqim dhe kurues pėr lėkurėn.

Njė metodė kurative holistike qė punon nė tri fronte: fizike, mendore dhe shpirtėrore.Kėshtu mendon njė ekip i specializuar mjekėsh nė North Bristol NHS Trustė me pėrvojė nė masazhet aromatike dhe pėrdorimin e aromave, nė gjendje tė ndihmojnė gratė gjatė lindjes si nė spital, ashtu dhe nė shtėpi.

Aktualisht nė ekipin anglez janė 24 mjekė ekspertė nė masazhet aromatike, duke shėrbyer nė spital, por jo vetėm aty . Shume gra, si nė tė kaluarėn, vendosin tė lindin nė shtėpi dhe pėr kėtė mjekėt e spitalit kanė vendosur tė ofrojnė kėtė shėrbimin edhe nė shtėpi.

Mjekėt britanikė argumentojnė, nė fakt, se ky masazh zvogėlon kontraktimet e muskujve dhe ka efekte tė dobishme nė humor. Vajra esenciale bazė janė : bergamota, sherbela, jasemini, livanda, nenexhiku, temjani , grejfruti. Sipas preferencave zgjidhen tre nga vajrat dhe mėnyra e aplikimit.

Mary Carlisle, mjeke nė repartin e lindjeve pranė Southmead Hospital, shpjegon se aromaterapia ndihmon pėr tė reduktuar ankthin dhe frikėn dhe kėshtu gratė janė mė tė qeta e tė relaksuara, njė gjendje e cila ndihmon nė zvogėlimin e simptomave tė tilla si djegia e stomakut ose dhimbjet e shpinės.

Por ne nuk duhet tė harrojmė se ēdo grua ėshtė unike e duhet tė theksohet fakti se vetėm njė trajtim i autorizuar nga mjekėt, mund tė ushtrojė kėtėteknikė nė mėnyrė tė sigurte, pėrveē kėsaj, jo tė gjitha nėnat mund ta pėrdornin kėtė metodė.

Pas analizave paraprake, do tė jetė mjeku qė do vendosė nėse nėna e ardhshme mund t’i nėnshtrohet kėsaj terapie ose jo, pėr tė mos pasur efekte anėsore pėr shėndetin e saj dhe tė bebes”, thote Charlisle./
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi