♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Temperaturat verore, ushqimet dhe masat e duhura pėr shtatzėnat

Shko poshtė

Temperaturat verore, ushqimet dhe masat e duhura pėr shtatzėnat Empty Temperaturat verore, ushqimet dhe masat e duhura pėr shtatzėnat

Mesazh nga Love Wed Apr 13, 2011 4:40 pm

Masa tė thjeshta pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e keqe qė provokon tė nxehtit e verės dhe ushqimet e duhura pėr ēdo grua shtatzėnė pavarėsisht muajit

I nxehti dhe temperaturat e larta provokojnė irritim dhe humor tė keq. Po t’i shtojmė kėtij kombinimi dhe shtatzėninė, parehatia merr njė kuptim tėrėsisht tė ri. Megjithatė, ėshtė e mundur tė parandalohen shqetėsimet qė i nxehti sjell tek gratė shtatzėna. Vijojmė me disa kėshilla, pėr tė qenė sa mė tė freskėta tė jetė e mundur, pavarėsisht nėse barku ėshtė rritur shumė.
Kėshillat

Dilni jashtė nė mėngjes dhe nė mbrėmje kur temperaturat janė mė tė ulėta. Shfrytėzoni kėto orė pėr tė ecur, pėr tė bėrė ndonjė aktivitet apo gjithēka tjetėr qė duhet bėrė nė ajėr tė pastėr. Shmangni dritėn diellore direkte gjatė orėve tė intensitetit mė tė madh midis 10 tė mėngjesit deri nė 4 tė pasdites. Mos dilni jashtė kur temperaturat janė tejet tė larta. Po qe se nuk keni mundėsi tjetėr, qėndroni nė hije dhe kufizoni aktivitetet. Kur tė jeni brenda, pėrdorni ajėr tė kondicionuar dhe nė mungesė tė tij, pėrdorni ventilator, fikni dritat dhe lagni perdet pėr tė freskuar shtėpinė.

Pėrdorni rroba pambuku, mėndafshi ose lino qė lejojnė ajrosjen e lėkurės, sidomos kur nuk janė shumė tė shtrėnguara nė trup. Bluzat, fundet, fustanet dhe pantallonat e gjėra tė bėra nga fibra natyrale do tė ishin mė tė rehatshme se ato me pėrbėrje fibrash artificiale si poliestėr, qė mban tė nxehtit. Ndėrroni kėpucėt e larta me ato tė sheshta apo sportive. Tė nxehtit inflamon kėmbėt, kėshtu qė pėrdorni kėpucė tė rehatshme. Rehatia ėshtė mė e rėndėsishme pėr ju sesa moda!!!

Hidratohuni! Ėshtė e rėndėsishme tė pini ujė me bollėk dhe lėngje frutash pėr tė shmangur dehidratimin. Pėrdorni mbrojtės solar para se tė dilni nga shtėpia. Kur njė grua ėshtė shtatzėnė, lėkura e saj ėshtė mė e predispozuar pėr djegie dhe njolla tė provokuara nga ndryshimet hormonale.

Freskohuni! Mbani gjithnjė me vete shishe uji dhe pėrdoreni periodikisht. Bėni shpesh banja me ujė tė vakėt pėr tė qenė tė freskėta. Futni kėmbėt herė pas here nė banjė me ujė tė ftohtė ose pishinė.

Konsumoni ushqime tė ftohta! Pėrdorni sallata, fruta dhe akullore pėr tė ruajtur freskinė e trupit tuaj. Minimizoni pėrdorimin e kripės. Kripa sjell mbajtjen e ujit nė organizėm ose inflamimin, qė do t’ju bėnte tė ndiheshit me tė parehatshėm akoma. Flini gjumė gjatė drekės. Tė nxehtit ju lodh e pėr kėtė do tė ndiheshit mė mirė pas njė pushimi nė drekė.

Lėvizni kėmbėt! Lėvizjet pėrmirėsojnė inflamimin e pėr pasojė lehtėsojnė qarkullimin. Nuk duhet bėrė e gjitha kjo vetėm nė periudhėn e verės! Po qe se nuk ndiheni mirė gjatė kohės sė gatimit apo pastrimit tė shtėpisė, kėrkoni ndihmė tek familjarėt, miqtė ose bashkėshorti juaj!!!!

Ushqimet e duhura

Njė grua shtatzėnė duhet tė hajė njė ushqim tė larmishėm, tė pasur me kalori qė tė mund tė ushqejė mirė bebin e vet, i cili ka nevojė qė tė rritet. Gjatė 3 muajve tė para tė shtatzėnisė ju nuk duhet tė ndryshoni sasinė e kalorive qė merrni. Kėto kalori nuk duhet tė shtohen. Kjo do tė thotė qė ju nuk duhet tė hani pėr dy vetė. Gjatė 6 muajve tė para tė shtatzėnisė ju nuk duhet tė merrni mė shumė se 300 kalori shtesė nė ditė. Nė total ju duhet tė merrni 1900-2500 kalori nė ditė. Kur ju jeni nėn peshė ose jeni mbipeshė, jeni obezė apo keni mė shumė se 1 fėmijė nė bark, duhet qė kaloritė qė ju merrni tė pėrcaktohen nga mjeku pėr tė siguruar nė sasi normale kalorish, por pa e tepruar atė.

Kėtu janė listuar ushqimet qė japin 300 kaloritė shtesė

Njė gotė lėngje frutash, njė kos frutash ose njė mollė me pak sheqer. Njė fetė bukė gruri me dy lugė gjalpė kikiriku. Njė copė mish lope me njė filxhan fasule tė gatuara me yndyrė ose me yndyrėn e mishit. Njė tas me pilaf ose me cereale, ½ gotė qumėsht, ose njė banane e vogėl, 300 gr mish ose pulė me ½ tasi me patate.

Ndėr ushqimet nga tė cilat duhet pasur kujdes, ėshtė peshku, lėkura e tė cilit ka nivel tė lartė metil mėrkuri, i cili ėshtė i dėmshėm pėr bebin. Nuk ėshtė e kėshillueshme tė hani mish peshkaqeni, peshk shpatė dhe lėkurėn e peshkut.

Duhet tė hani 300-400 gr peshk nė javė ose 60-70 gr nė ditė.

Djathi i butė, pėrfshi edhe djathin feta, djathi i dhisė janė produktet qė mund tė pėrmbajnė baktere si listeria, e cila kalon placentėn dhe mund tė dėmtojė fetusin. Kėto lloje djathėrash nuk rekomandohen tė merren nė shtatzėni.

Tė tjera ushqime, nga tė cilat duhet pasur kujdes, janė ushqimet e gatshme qė kanė mish pule, hot dogs, sanduiēet, mishi gjysmė i gatshėm, qė kanė listeria dhe nuk mund tė merren. Duhet ta zieni mishin derisa temperatura e lartė tė shkatėrrojė mikrobet, nė mėnyrė qė ai tė bėhet i parrezikshėm pėr fėmijėn.

Peshku i gjallė, mishi i gjallė, sushi, sallami i pastaxhionuar pėrmbajnė mikrobe dhe duhen marrė vetėm tė zier. Shtatzėna duhet tė shtojė nė peshė rregullisht, deri nė muajin e 6-tė tė shtatzėnisė duhet tė shtoni 700 gr nė muaj, ndėrsa mė vonė kjo shtesė dyfishohet. Kur ju nuk shtoni nė peshė, duhet tė kėshilloheni me mjekun tuaj. Duhet tė kontrolloni mirė shtesėn nė peshė, pasi kur ju shtoni shumė nė peshė, do tė keni njė lindje tė vėshtirė dhe tė gjatė. Rėnia nga pesha pas lindjes ėshtė e vėshtirė.

Duhet tė keni kujdes dhe tė mos bini nė peshė gjatė shtatzėnisė pasi bebit i kufizoni lėndėt ushqimore tė nevojshme. Gjatė shtatzėnisė ju dhe bebi juaj keni nevoja tė mėdha pėr lėndė ushqimore. Ju duhet tė merrni ushqime qė kanė folate, si lėngu i portokallit, luleshtrydhe, spinaq, brokoli, fasule, bukė tė zezė dhe cereale. Kėtyre mund t’i shtohet edhe njė suplement me vitamina.

Pėr tė parandaluar defektet e shtyllės kurrizore tė bebit (spina bifida) ju duhet tė merrni ushqime qė kanė folate qė para se tė ngeleni shtatzėnė dhe t’i vazhdoni ato edhe nė shtatzėni. Nevojat ditore pėr folate janė 0.4 mg nė ditė. Mjeku do t’ju japė shtesė acidi folik pėr 12 javėt e para tė shtatzėnisė. Nė kontaktin e parė me mjekun tuaj, ai do t’ju rekomandojė njė suplement vitaminik “prenatal” tė cilin duhet ta merrni gjatė shtatzėnisė dhe ushqyerjes me gji.

Gratė mund tė vazhdojnė dietėn vegjetarianė nė shtatzėni, por flisni mė parė me mjekun. Ju duhet tė siguroheni qė nė ushqimet qė hani, tė keni sasi tė mjaftueshme me proteina, hekur, vit. B12, dhe vit. D. Mjeku duhet t’ju rekomandojė ushqimet qė pėrmbajnė pėrbėrėsit e nevojshėm.

Tipat e ngrėnies sė shėndetshme

Hani mėngjes ēdo ditė, kur ju ndieni siklet nė stomak apo ardhje pėr tė vjellė, pa u ēuar nga krevati, merrni bukė tė thekur fort. Pjesa tjetėr e mėngjesit tuaj duhet tė jetė pasi tė ēoheni nga krevati (ju mund tė merrni fruta, omėletė, cereale, qumėsht, kos frutash).

Hani produkte qė kanė shumė fibra. Hani drithėra dhe nėnprodukte tė tyre, cereale, zarzavate, fruta, fasule, bizele, oriz. Pini shumė lėngje gjatė ditės. Lėngu mė i mirė ėshtė uji. Kryeni aktivitet fizik normal gjatė ditės pėr tė lehtėsuar vėshtirėsinė nė jashtėqitje, tė cilėn shtatzėnia e vėshtirėson.

Midis vakteve mund tė hani njė tas me fruta qė ka mollė, banane, pjeshkė, portokall, rrush. Ky mund tė jetė vakti i pasdites pėr ju. Mund tė merrni fruta tė freskėta, tė ftohta ose tė konservuara, me tė cilat mund tė zėvendėsoni njė vakt. Mund tė merrni fasule tė konservuara. Pini lėngje, por kėto i merrni nė distancė nga ushqimet qė ju keni ngrėnė.

Mos u shtrini nė krah tė djathtė menjėherė pasi keni ngrėnė. Kur ju keni tė vjella qė nė mėngjes, duhet tė flisni me mjekun tuaj. Duhet paraprakisht tė ndryshoni cilėsinė e tė ngrėnit, duke ngrėnė shumė pak dhe shpesh, duke marrė sasi fibrash nė ushqim dhe pak yndyrė, por mos harroni tė pini shumė lėngje.

Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi