♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cilat janė shkaqet e shtatzanisė jashtė mitrės

Shko poshtė

Cilat janė shkaqet e shtatzanisė jashtė mitrės Empty Cilat janė shkaqet e shtatzanisė jashtė mitrės

Mesazh nga Love Tue Apr 12, 2011 9:43 pm

Veza e pjelluar zakonisht udhėton 4-5 ditė nė tub, prej vezores deri nė mitėr, ku mbarėsohet brenda 6-7 ditėve pas pjellimit.

Arsyeja mė e zakonshme e shtatzanisė jashtė mitrės ėshtė dėmtimi i tubave tė mitrės qė shkakton bllokim apo ngushtim.
Po ashtu, mund tė ketė edhe problem me muret e mitrės, qė zakonisht tkurren dhe bartin vezėn e pjelluar nė mitėr.
Infektimet e pelvikut dhe apendiksit mund tė shkaktojnė tubin qė tė pėrdridhet apo tė ngjitet, kėshtu qė e vonon kalimin e vezės dhe lejon vezėn tė mbarėsohet nė tub. Megjithatė, nė shumicėn e rasteve, mbarėsimi i vėzės nė tub nuk ėshtė i ditur.
Cilat janė pėrfundimet e mundshme?
Nė shumė raste shtatzania jashtė mitrės nuk jeton gjatė dhe humbet para menstruacioneve, apo pas disa simptomeve tė lehta, apo dhimbjes dhe gjakderdhjes. Nė kėto raste, shtatzania jashtė mitrės rrallė pėrcaktohet dhe mendohet se ka ndodhur dėshtim spontan. Nė kėto raste nuk ka nevojė pėr mjekim. Nėse veza vazhdon tė jetojė, muri i hollė i tubit fillon tė zgjerohet dhe tė shkaktojė dhimbje nė fund tė barkut.
Mund tė percillet edhe me gjakderdhje. Me zhvillimin e shtatzanisė, tubi mund tė shpėrthejė dhe tė shkaktojė gjakderdhje tė madhe, dhimbje dhe tė fikėt. Para se tė ndodhė kjo, shtatzania jashtė mitrės mund tė zbulohet me analiza tė gjakut, tė cilat tregojnė se hormonet normale gjatė shtatzanisė nuk janė duke u rritur siē duhet.
Cilat janė simptomat?
Ēdo femėr qė ėshtė aktive nė marrėdhėnie seksuale, nė moshėn kur mund tė mbesė shtatzanė dhe ka dhimbje tė barkut, dyshohet se ka shtatzani jashtė mitrės derisa tė vėrtetohet. Dhimbjet zakonisht fillojnė pėrnjėherė dhe mund tė ketė apo mos tė ketė gjakderdhje. Nė shumicėn e rasteve kjo ndodhė brenda javės sė katėrt dhe tė dhjetė tė shtatzanisė me simptomat nė vijim:
1 – Dhimbje nė njė anė tė barkut. Dhimbja mund tė jetė ngulmuese dhe e rėndė, por kjo mund qė tė mos jetė nė anėn e shtatzanisė.
2 – Dhimbje nė krye tė krahut. Kjo mund tė ndodhė pėr shkak tė gjakderdhjes sė brendshme qė e ngacmon diafragmėn.
3 – Testi i shtatzanisė. Testi mund tė jetė pozitiv, por jo gjithmonė. Analizat e posaēme tė gjakut duhet ndonjėherė tė bėhen pėr ta vėrtetuar shtatzaninė.
4 – Gjakderdhje anormale. Femrat nuk mund ta dinė se janė shtatzanė dhe mendojnė se janė duke kaluar njė periudhė menstruale tė jashtėzakonshme. Ajo mund tė ketė vėnė spiralen. Gjakderdhja mund tė jetė e rėndė apo mė e lehtė se menstruacionet e zakonshme dhe mund tė zgjasė mė shumė se njė ditė. Ndryshe nga gjakderdhja e menstruacioneve, kjo gjakderdhje mund tė jetė nė ngjyrė tė mbyllur dhe e lėngshme. Ndonjherė pėrshkruhet si ‘lėng kumbulle’.
5 – Mungesa apo vonesa e menstruacioneve. Nėse kjo ndodhė, shatzania mund tė dyshohet posaēėrisht nėse pėrjetoni simptoma tė shtatzanisė: pėr shembull vjellje, dhimbje nė gji apo nė bark, por jo gjakderdhje.
6 – Probleme me fshikėzėn apo me zorrėn e trashė. Dhimbje me jashtėqitjen.
7 – Ju bien tė fikėt. Ju mund tė ndjeheni shumė e dobėt dhe kjo shpesh lidhet me ndjenjėn se diēka shumė e keqe ėshtė duke ndodhur. Tė tjera shenja janė zbehje, shpejtim i pulsit, vjellje dhe ulja e tensionit mund tė ndodhė.

Cilat janė rreziqet?
Ēdo femėr qė ėshtė aktive nė marrėdhėnie seksuale nė moshėn kur mund tė mbesė shtatzanė, ėshtė nė rrezik tė mbesė shtatzanė jashtė mitrės. Megjithatė, ėshtė mė shumė ėshtė e mundur nėse ju keni pasur njėrėn prej kėtyre:
- Pezmatim tė pelvikut. Nėse nė tė kaluarėn keni patur dhimbje nė pelvik, pėr shkak tė infektimit nė tubat fallopiane (p.sh. Chlamydia Trachomatis – ėshtė njėra nga infeksionet mė tė zakonshme e pėrhapur seksualisht, me tė cilėn mund tė mos ketė asnjė simptom).
- Endometriosis. Ēdo operim i mėparshėm nė bark mund tė shtojė rrezikun si lindjen e foshnjės me operim, operim tė apendesitit apo shtatzani jashtė mitrės.
- Vėnja e spirales. Spiralja e parandalon shtatzaninė nė mitėr, mirėpo ėshtė mė pak efektive pėr ta parandaluar shtatzaninė nė tub.
- Nėse jeni duke marrė hapa kundėr shtatzanisė qė quhet ‘mini pill’. Kėto hapa e ndryshojnė lėvizshmėrinė e tubave dhe ėshtė vėrtetuar se ky veprim e shton pak rrezikun e shtatzanisė jashtė mitrės. Shtatzanitė, pasė shtatzanisė jashtė mitrės. Nėse njėra nga tubat ka shpėrthyer apo hequr, gruaja vazhdon tė ovulojė si mė parė, mirėpo shansat pėr tė mbetur shtatėzanė redukohen nė 50 pėrqind.
Nė pėrgjithėsi shansat pėr tė mbetur shtatėzanė prapė jashtė mitrės janė pėrreth 7-10 pėrqind dhe kjo varet nga operimi qė ėshtė duhur tė bėhet dhe ndonjė dėmtim themelor nė tubėn e mbetur. Kur njėra nga tubat dėmtohet, pėr shembull pėr shkak tė mbėshtjelljes, shanset janė mė tė mėdhaj qė tuba tjetėr tė dėmtohet.
Kjo do tė thotė se, pėrveē shanseve pėr tė mbetur shtatzanė janė mė pak se normalisht, por edhe mund tė ketė rrezik qė shtatzania jashtė mitrės tė ndodhė prapė. Nė rastet e lidhura me spirale nuk ka rrezik mė tė madh nėse e hiqni spiralen.
Ēfarė duhet tė bėj nėse mbes shtatzanė pėrsėri?
Nė tė gjitha rastet, njė grua e cila ka pasur shtatzani jashtė mitrės duhet tė kosultohet me mjekun menjėherė nėse ajo dyshon se ėshtė shtatzanė pėrsėri, kėshtu qė ajo tė jetė nė vėzhgim tė vazhdueshėm. Ajo duhet tė veproėj ngjashėm nėse menstruacionet i janė vonuar, nėse gjakderdhja ėshtė ndryshe nga menstruacionet normale apo nėse ajo ka dhimbje anormale nė bark. Ajo duhet tė kėrkojė nga mjeku tė kontrollohet dhe nėse ėshtė e nevojshme duhet t’ia pėrkujtojė mjekut pėr shtatzanitė e mėparshme jashtė mitrės.
Ndjenjat tuaja
Shtatzania jashtė mitrės mund tė jetė pėrvojė e tmerrshme, ju me siguri duhet tė shėroheni nga njė operacion i madh, tė pėrballoni humbjen e foshnjes dhe shpesh humbjen e njė pjese tė pjellshmėrisė dhe ndoshta ju nuk e keni ditur qė jeni shtatzanė nė rend tė parė. Ndjenjat tuaja ndryshojnė shumė pas shtatzanisė jashtė mitrės, nė javėt dhe muajt e ardhshėm.
Ju mund tė ndjeheni tė lehtėsuar nga dhimbja dhe shumė mirėnjohės qė jeni gjallė, pėrderisa nė tė njėjtėn kohė tė ndjeheni shumė tė pikėlluar pėr humbjen tuaj. Ėshtė e mundshme qė ju duhet tė shkoni nė spital me shpejtėsi dhe tė bėheni operacion pa patur kohė tė pėrgatiteni mentalisht.
Shumicėn e kohės se ēfarė ka ndodhur ėshtė jashtė kontrollit tuaj dhe ju lė juve nė gjendje tė tronditur. Nėse mjekėt nuk kanė gjetur sqarim tė qartė mjekėsor pėr shkakun e shtatzanisė jashtė mitrės, natyrisht qė ju dėshironi tė kuptoni arsyet dhe mund tė filloni ta fajėsoni veten. Ėshtė me rėndėsi qė ju tė kuptoni se nuk jeni shkaktare.
Humbja e papritur e shtatzanisė do t’i lejė hormonet tė ērregulluara dhe kjo mund t’ju sjellė ndjenja tė depresionit dhe pikėllim tė madh.
Kuptohet se humbja e menjėhershme e shtatzanisė dhe nevoja pėr shėrim nga njė operacioni i madh mund tė shkaktojė gjendje tė vėshtirė nė jetėn familjare.
Ndjenjat e burrit/partnerit tuaj
Reagimet emocionale nga shtatzania jashtė mitrės mud tė shkaktojė tendosje tė madhe nė marrėdhėniet bashkohore. Kjo pėrvojė mund t’ju bėjė qė ju dhe partneri juaj tė ndjeheni mė tė afėrt, mirėpo nė anėn tjetėr burri/partneri juaj mund qė mos tė jetė nė gjendje t’i kuptojė ndjenjat tuaja apo nuk mund t’ju ofrojė pėrkrahje nė asnjė mėnyrė.
Shumė meshkuj kanė vėshtėrsi t’i shprehin ndjenjat e tyre dhe ndjehen tė pafuqishėm pėr t’ju ndihmuar, por mos harroni se edhe ata mund tė vuajnė nga kjo pėrvojė. Padyshim se brenga e tyre kryesore ėshtė mirėqenia juaj.
Kėshtu qė ai mendon se duhet tė jetė i fortė pėr ju dhe tė mos bisedojė pėr ndjenjat e tij. Megjithatė, nė shoqėrinė e sotme ėshtė e pranueshme qė ndjenjat duhen tė shprehen pa marrė parasysh a jeni mashkull apo femėr, kėshtu qė ju duhet ta inkurajoni burrin/partnerin tuaj qė tė shprehė ndjenjat dhe pikėllimin e tij.
Para se tė filloni tė mbetni shtatzanė, prapė ju duhet t’i lejoni vetes kohė pėr shėrim fizik dhe emocional. Mjekėt zakonisht i kėshillojnė pacientėt tė presin tre muaj pėr tė lejuar trupin tė shėrohet. Ndjenjat e femrave ndryshojnė pas shtatzanisė jashtė mitrės, disa femra kanė dėshirė tė mbesin shtatzanė menjėherė, pėrderisa tė tjerat tmerrohen me mendimin qė tė mbesin shtatzanė prapė dhe nuk mund tė pėrballojnė stresin edhe me njė shtatzani tjetėr.
Ėshtė me rėndėsi tė kuptoni se sado qė tmerrshėm ju duket qė edhe njė shtatzani jashtė mitrės mund tė jetė, ju keni shumė shanse tė mbeteni shtatzanė dhe tė keni shtatzani normale dhe tė shėndetshme.

Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi