♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bemat e ''udheheqesit'' tone

Shko poshtė

Bemat e ''udheheqesit'' tone  Empty Bemat e ''udheheqesit'' tone

Mesazh nga bigbeng Mon Apr 04, 2011 8:26 pm



''Arritjet''e Kryeministrit tone Sali..qe i japin te ''drejten'',te kerkoje voten popullore...




Bemat e ''udheheqesit'' tone  Sali-berisha

10 nga “njollat” e figurės morale “SALI”


1. Spiunimi kundėr Hysen Sheshorit, tė dėnuarit tė diktaturės, qė Sali Berisha e denoncoi nė gjyq nė vitin 1975, duke paraqitur njė “trakt” tė shkruar prej Hysen Sheshorit. Sali Berisha ka ulėritur nė atė gjyq: “Ky ėshtė armik, kėrkoj tė dėnohet me vdekje, me varje nė litar”.

2. Puēi ndaj (ar)mikut Azem Hajdari, si kryetar i Grupit Nismėtar tė Themelimit tė PD, pak ditė pasi SALI INTRIGA u fut nė lėvizjen studentore me nofkėn “misionari”.

3. Puēi ndaj Aleksandėr Meksit, duke e spostuar me intriga e prapaskena nga kryesimi i PD, duke organizuar dhe realizuar uzurpimin e kreut tė kėsaj partie, tė cilėn e sundon me intriga e prapaskena edhe pas 20 vitesh.

4. Lėvizja vėzhguese me veturėn e ish-Sigurimit tė Shtetit nė 20 shkurt nė Sheshin “Skėnderbej”, ditėn kur shqiptarėt po rrėzonin bustin e diktatorit, njohur pėr shqiptarėt nga video “Berisha”.

5. Skandali me dekoratėn e akorduar pėr supermashtruesin Nikola Arsidi, pas tė cilės qėndronin 1.6 milionė dollarė tė vjedhur prej dyshes SALI-ARSID.

6. Prapaskena puēiste ndaj Eduart Selamit, duke e spostuar nga kryetar i PD dhe nga Shqipėria, me presione e makinacione tipike “SALI INTRIGA”.

7. Prapaskenat ndaj Azem Hajdarit, duke tentuar ta largonte nga PD me heqje imuniteti, me shpifje si “spiun e hajdut” nė gazetėn “RD, me presione SHIK-u, me kurthe nė atentate dhe enigma “SALI” e nxjerrjes sė tij nga mbledhja e kryesisė sė PD, natėn kur e vranė.

8. Takimi me krye-terroristin e kryetrafikantin Arkan, kreun e krimeve dhe genocidit tė regjimit tė Milosheviēit kundėr shqiptarėve tė Kosovės, ku u planifikua trafiku mafioz i armėve e naftės.

9. Fshehja e etnisė serbe tė bashkėshortes sė tij Svoboda Ramoviē, ndryshuar (pėrkthyer nga serbishtja) nė gjendjen civile shqiptare, me emrin Liri Berisha.

10. Publikimi i 230 fotografive, qė Sali Berisha (blloku) dhe familja e tij kanė bėrė me familjen e Enver Hoxhės dhe me krerėt e lartė tė ish-diktaturės komuniste, tė cilės i ka shėrbyer me devocion dhe krime nga kolegėve, si ish-bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit.



10 nga mashtrimet e demagogut “SALI”

1. Mashtroi pronarėt pėr kthimin e pronave, duke nxjerr ligje tė qėllimshme pėr mos kthimin e pronave dhe grabitjen e tyre prej “pronarėve tė rinj” tė shpikur prej pushtetit “SALI”, tė cilėt ishin pjesėtarėt e klaneve tė Saliut.

2. “Bashkė-vuajtėsi SALI”, mashtroi ish-tė pėrndjekurit politikė pėr integrimin e tyre me strehim, punėsim, shkollim e dėmshpėrblimin financiar tė viteve tė burgut, por nxori ligje, me tė cilat ka 20 vjet qė i mashtron e i tall.

3. Mashtroi shqiptarėt pėr ndarjen e barabartė tė pasurive kombėtare, por i grabiti ato me klanet e tij tė ardhura nė pushtet, duke i shitur pėr “5 kacidhe” dhe duke i shkatėrruar ekonominė dhe ndėrmarrjet ekonomike.

4. Mashtroi shqiptarėt, se do tė kryente privatizimin e ekonomisė kombėtare, duke pasur pronar tė vetėm punėtorėt, por hodhi nė rrugė dhunshėm si skllevėr afro 1.2 milion punėtorė e specialistė.

5. Mashtroi 65% tė popullsisė nė fshat, se do t’i pajiste me shėrbim shėndetėsor, me arsim modern, me rrugė, me ujė, ndriēim e transport publik, por i zhduku dhe ato shėrbime jetėsore qė kishin, duke detyruar banorėt tė braktisin dhe boshatisin afro 800 fshatra e tė zbresin pa asnjė shpresė nėpėr qytete.

6. Mashtroi shqiptarėt e mbetur tė pastrehė pas vitit 1990, se brenda vitit 1993 do t’i strehonte, por strehoi vetėm “byronė politike tė PD” dhe militantėt e tij gjeografikė, ndėrsa 75 mijė familje e atij viti vazhdojnė tė dėgjojnė mashtruesin “SALI” prej 20 vjetėsh.

7. Mashtroi fėmijėt shqiptarė (ishin nga 1-3 vjeē) pėr kėnde lojėrash nė ēdo qytet e lagje banimi, por shkatėrroi me kioska dhe ato qė ishin, ndėrkohė qė sot (ata janė 20-23 vjeēar) mashtruesi “SALI” po u premton pėrsėri kėnde lojėrash nėpėrmjet mashtruesit LULI.

8. Mashtroi shqiptarėt me premtimin pėr punėsim, duke u thėnė se nė ēdo qytet do ngrihen fabrika e uzina, por i ka kthyer 27 qytete nė geto mjerimi me pasoja tė rėnda social-ekonomike.

9. Premtoi arsim europian pėr tė gjithė, por pėr shkak tė varfėrisė dhe mbylljes sė shkollave nė zonat rurale, ka lėnė afro 20 mijė fėmijė analfabetė dhe 45% tė shkollave nė “hangar kuajsh e stalla bagėtish”.

10. Mashtroi shqiptarėt pėr futjen nė BE, por ka 20 vite qė ėshtė bllokuar ky proces pėr pushtetit “SALI”, qė drejtohet nga SALIU, i cili vazhdon demagogjinė e tij me pazare tė pista, duke e lėnė Shqipėrinė larg dhe jashtė BE.



10 nga krimet e klanit “SALI”

1. Rrėmbimi e masakrimi deri nė paralizė fizike dhe hedhja nė njė gropė nė kodrat e Liqenit Artificial tė Tiranės e dy gazetarėve, Zamir Dule i “Koha Jonė” dhe Bardhok Lala i “Dita Informacion”.

2. Rrėmbimi, torturimi dhe zhdukja fizike e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha nėpėrmjet bandės sė tij “SHIK”-u, duke mbrojtur dhe graduar ekzekutorėt me poste tė larta nė Pushtet-Bandėn “SALI”.

3. Djegia e Shqipėrisė nė vitin 1997, pėr shkak tė piramidave tė tij financiare hajdute zyrtare, duke shkrumbuar pronat publike, institucionet e shtetit, pronat private, me bilanc edhe vrasjen e afro 3000 shqiptarėve.

4. Vrasje-mbytja nė Otranto e 118 shqiptarėve (84 tė mbetur nė fund tė detit) nė 28 mars 1997, tė cilėt ikėn pėr tė shpėtuar prej luftės civile qė shkaktoi pushtet-krimi “SALI”.

5. Vrasja e 16 minatorėve nė minierėn e Bulqizės, pėr shkak tė koncensioneve tė pista nė treg-trafikun e mineralit tė kromit, duke shfrytėzuar si skllevėr afro 700 minatorė me familje tė uritura pėr bukė.

6. Vrasja e dy ushtarakėve, plagosja e 20 banorėve dhe shkatėrrimi i fshatit Dhemblan nė Tepelenė, nga afera qeveritare e demontimit tė municioneve

7. Shkatėrrimi i institucioneve nė 14 Shtator 1998, pas sulmit tė opozitės “SALI” pėr tė marrė pushtetin me dhunė, duke kthyer edhe PD pėr 1 muaj nė repart tankesh e topash luftarakė.

8. Vrasja e 26 skllevėrve burra, gra e fėmijė dhe shkatėrrimi i 3000 bizneseve nėpėrmjet aferės kriminale tė pushtet-familjes “SALI”, organizuar nė “fabrikėn e vdekjes” nė Gėrdec, tė ngritur prej mafies shtetėrore pėr demontim e trafikim municionesh.

9. Pėrmbytja e Qarkut tė Shkodrės prej afer-krimit tė import-eksportit tė energjisė elektrike, duke shkatėrruar 40 mijė biznese, 30 mijė familje, 200 mijė bagėti dhe mijėra hektarė tė mbjella.

10. Nė bashkėpunim me ministrin e Brendshėm Lulėzim Basha, vrau 4 demonstrues e plagosi 40 tė tjerė nė 21 janar 2011, duke urdhėruar Gardėn e Republikės pėr tė qėlluar mbi popullin qė kėrkonte punė dhe bukė.


20 nga skandalet e pushtet-krimit “SALI”

1. Ngritja e firmave piramidale, nėpėrmjet tė cilave pushtet-krimi “SALI”, u zhvati 3 milion shqiptarėve financat personale, tė siguruara nga shitja e pasurive dhe emigracioni, nėpėrmjet parullės “Paratė janė tė pastra, firmat janė banka zyrtare”.

2. Kontrabanda e naftės dhe armėve, zhvilluar nėpėrmjet firmės “SHQIPONJA-PD-SHIK”, e cila punonte nė favor tė sundimit gjakatar anti-shqiptar tė Milosheviēit, duke shkelur embargon ndėrkombėtare ndaj Serbisė.

3. Dhėndri dhe vajza e Sali Berishės, nėn maskėn e projekteve tė Bankės Botėrore, rrafshojnė banesat dhe bizneset e banorėve tė Jalės, duke pėrdorur me dokumente false pronėsie e projektesh, policinė ndėrtimore tė pushtetit “SALI BABA”.

4. Djali i Sali Berishės, urdhėron forcat e policisė tė pushtetit “SALI BABA”, pėr tė pėrzėnė nga trojet e tyre banorėt e bregut tė Vlorės (Dukat-Rradhimė), duke paraqitur si pronarė legjitimė tė tokave, ortakun e tij Rrahman Selmanllari.

5. Miku-ortak i familje-pushtetit “SALI”, bosi i skandal-krimeve ekonomike tė Europės Damir Fazllic, trafikanti i parave tė pista dhe armėve me vendet nėn embargo ndėrkombėtare, merr pjesė nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare, nė krah tė kryeministrit, me statusin si anėtar i kėtij kėshilli.

6. Pas mashtrimit me 300 mijė euro pėr njė “spot turistik shqiptar” pėr kanalin “CNN”, ministri i “kulturės erotike” tė pushtetit “SALI”, tashmė kėshilltar qeverie Ylli Pango, punėson femra nė ministri, nė shkėmbim tė moralit.

7. Zbulohet dokumenti zyrtar i QKR, qė kishte licensuar firmėn fantazmė tė Damir Fazllic tė quajtur “SRF-DLP”, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit Lulėzim Basha, firmė e cila shėrben si “lavatriēe” e trafikut tė parave tė pista, me dispeēeri qendrore klan-mafien e pushtetit “SALI”.

8. Pushtet-familja “SALI” rezultoi me dokumente zyrtare e financiare, se kishte blerė nė Porto Romano nėpėrmjet mik-ortakut Damir Fazlliē sipėrfaqen qė pushtet “SALIU” e kishte pėrcaktuar me vendim qeverie, si shesh ndėrtimi pėr parkun energjetik “FAZLLIĒ-ARGITA”.

9. Pushtet “SALIU” firmosi njė marrėveshje tė fshehtė me qeverinė italiane, pėr depozitimin e plehrave nė territorin shqiptar, nė shkėmbim tė njė afere tė pisėt financiare, tė komanduar nga mafia italo-shqiptare e import-riciklimit tė plehrave nė Ballkan.

10. Pushteti “SALI-LULI”, i strukturuar nė lidhje kusarėsh, vodhi 242 milion euro nga investimi i rrugės Rrėshen Kalimash, duke mos zhvilluar tender pėr projektin e kėsaj rruge, madje duke mos deklaruar as vlerėn e investimit financiar tė saj.

11. Pushteti “SALI-LULI”, nėpėrmjet njė akti-tradhtie kombėtare, i fali Greqisė sipėrfaqen detare territoriale shqiptare, qė u ndalua prej Gjykatės Kushtetuese.

12. Ministri hajdut Genc Ruli, me firmėn e pushtetit “SALI” ka dhėnė nė mėnyrė mafioze, nė kundėrshtim me ligjin e konkurrencės publike, plotė 220 licensa koncensionesh pėr hidrocentrale, 110 prej tė cilave i kanė nė pronėsi familjarėt e kryeministrit, deputetėt, ministrat, politikanėt dhe familjarėt e tyre, ndėrsa tė tjerat i kanė pėrfituar miqtė dhe ortakėt e pushtet-krimit “SALI”.

13. Krye-sekseri i qeverisė Shkėlzen Berisha, djali i kryeministrit SALI, rezulton si kontrollues i klanit tė aferės kriminale vrasėse masive tė Gėrdecit dhe bashkėbisedues pėrcaktues nė dėshminė e biznesmenit Kosta Trebicka, vrarė “nė gjueti harabelash” pas publikimit tė emrit tė djalit tė kryeministrit SALI, si i pėrfshirė aktiv nė kėtė aferė kriminale.

14. Arrestohet nė mjediset e Ambasadės tė SHBA nė Tiranė, sekretari i Ministrit tė Jashtėm Ilir Meta (Blloku), eksponenti Almir Rrapo, i skeduar si person nė kėrkim prej Drejtėsisė Amerikane pėr akte kriminale si vrasje, trafiqe droge e femrash.

15. Ministri i super aferave tė pista Genc Ruli, firmos privatizimin e Sport-Klub “Partizani”, duke i dhėnė Jamarbėr Malltezit dhe Argita Malltezit (Berisha) truallin ku ngrihej ky sport-klub, mbi tė cilin pushtet-familja SALI po ndėrton pallate.

16. Z/kryeministri i pushtet-kusarėve “SALI”, aleat ortaku i PD “integruesi” Ilir Meta, kapet me bllok nė dorė, duke bėrė pazare me tendera, liēensa, koncensione, vendime gjyqi e punėsime nė zyrat e shtetit, ku vetėm njė fletė e bllokut ishte “ēek” prej 700 mijė euro!

17. Vodhi, manipuloi dhe dogji materialet zgjedhore tė votės sė 28 qershorit 2009 nėpėrmjet KQZ-PD, duke shkelur ligjin dhe shpėrfillur tė drejtėn e votės, opozitėn dhe ndėrkombėtarėt.

18. Rezultoi se pushteti “SALI” organizonte, kontrollonte dhe mbronte trafikun dhe tregun shqiptar tė naftės “VIRGIN”, rubineti i tė cilės ka ēuar 76 milion euro vjedhje e pėrfitime nė xhepat e kupolės sė pushtetit dhe familjes kryeministrore.

19. Pushteti “SALI” ka organizuar dhe realizuar trafikun e armėve dhe municioneve me Libinė, duke furnizuar regjimin e Gedafit, mikut tė kryeministrit Berisha dhe kandidatit Lulėzim Basha.

20. Dhe pėr tė rehatuar veten pas krimeve, mashtrimeve, vjedhjeve e skandaleve tė pushtetit tė tij tė degraduar e anti-shqiptar, kryeministri Sali Berisha, po me taksat e shqiptarėve bleu njė benz luksoz “sheikėsh” me vlerė 700 milion lekė.

Klaudio Luli

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi