♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sali-sistemi dhe besniket gjer ne vdekje...

Shko poshtė

Sali-sistemi dhe besniket gjer ne vdekje... Empty Sali-sistemi dhe besniket gjer ne vdekje...

Mesazh nga bigbeng Fri Feb 11, 2011 7:33 pm


Sali-sistemi dhe besniket gjer ne vdekje...

Sali-sistemi dhe besniket gjer ne vdekje... 0

Njeriu i ri i kohės sonė nuk ka moshė, ai mund tė jetė plak, por edhe i ri, sepse mosha e tij matet me kohėn qė militon nė parti dhe qeveri dhe sidomos me pėrkushtimin ndaj kryetarit, duke dhėnė pėrditė, pa asnjė skrupull e pa pikė turpi prova verbėrie e besnikėrie, tamam si shėrbėtorėt e oborrit tė faraonėve, tė cilėt e dinin se po tė vdiste faraoni, do tė varroseshin sė gjalli bashkė me tė!...

Gjuha e njeriut tė ri tė sotėm ėshtė gjuha e zėdhėnėsve tė partive! Vini re p.sh, nė kėto ditė si gjuha e zėdhėnėseve partiake pėrsėritet pa u pėrtypur nė tė gjithė hierarkinė partiake e mediatike, nga lart poshtė, me tė njėjtin fjalor e tė njėjtin yrysh!

Kėshtu, nėse hedhja nė erė e Gėrdecit, pėrmbytjet nė Shkodėr,ngritja stratosferike te cmimeve,shtypja me ''sukses'' e grushtit te shtetit trajtohen, si “sukses i menaxhimit tė mrekullueshėm tė qeverisė”, tė gjithė “njerėzit e rinj” tė partisė, edhe kur pėrmbyten e vriten vete, do tė dalin tė thonė se atyre mė shumė u bėn pėrshtypje Saliu qe thirri horr e lavire Presidentin e vendit dhe K/Prokuroren se sa pėrmbytja e mijėrave vetėve,apo vrasja e 4 shqiptareve!...

Sepse sukses pėr ta quhet kur qeveria zvendeson prokurorine me grupe hetimore !...Shpėlarja e kėsollojshme e truve kėrkon tė na bindė: Berisha bashkė me ministrat jane shpetimtaret e shqiptarve...! Ē’kėrkoni pra nga Saliu e nga qeveria e tij, o njerėz,qe Saliu te leje pushtetin dhe ju ta pesoni nga diktatori Rama e pucistet e tjere si Presidenti,Prokuroria apo Sherbimi Sekret...?

Duhet pranuar se Berisha pėr 20 vjet ėshtė udhėheqėsi i vetėm qė ka mundur tė krijojė njė radhė besnikėsh e qėndrestarėsh, tė cilėt janė lidhur me fatin e tij politik nė mėnyrė tė pazgjidhshme, sigurisht jo nėpėrmjet idealeve e bindjeve, antikomunizmit apo frymės sė djathtė, respektit ndaj ligjit e vlerave tė demokracisė, po nėpėrmjet interesit dhe pėrfitimit vetiak.

Berisha ėshtė lideri i vetėm nė Ballkan qė edhe nė ditėt e tij mė tė kėqija ka ditur tė ketė aq ndjekės, jo vetėm nė veri po edhe nė jug, sa tė pushtojė kryeqytetin, sic ka pas thėnė dhe vetė, duke sulmuar me tanke dhe antitanke Kryeministrinė e RTSH-nė, edhe kur ėshtė nė opozitė...

Ai ka dėshmuar se nuk tė braktis e nuk tė harron kurrė po i qėndrove besnik e po i shėrbeve, madje edhe nėse ke probleme me ligjin e ndiqesh penalisht(ashtu sic veproi me 6 gardistet). Tė gjithė ata qė u pėrfshinė nė grushtin e shtetit nė vitin 1998 sot janė nė poste tė larta drejtuese, duke pėrfshirė kėtu edhe shembujt qė dha me Sefgjinin apo me tė ndjerin Gazidede...apo dhe me ata te larguar e etiketuar si gjeneralet e zinj si Arben Imami qe sot e ka minister mbrojtje...

Uniteti i ēeliktė i kėtyre “njerėzve tė rinj” qė emrin e Enverit nė kėngėn ku ai “e mprehu shpatėn pėr situatėn” e kanė zėvendėsuar tashmė me emrin e Saliut; por uniteti i tyre nuk ėshtė dhe aq me partinė, po direkt me Berishėn.

Nė njė darkė tė njė institucioni qendror pėr Vitin e Ri dikush kėrkoi tė kėndohej kėnga pėr Sali Berishėn...Tė gjithė nėpunėsit, pa dallim, u detyruan tė kėrcejnė tė ngazėllyer, duke dorovitur madje edhe orkestrėn! Cili nėpunės do tė guxonte tė bėnte tė kundėrtėn?

Ė pra, jo vetėm nė administratė, por tashmė tė gjithė tė shpėrngulurit e mė pas tė legalizuarit, tė ikur nga malet, ku nuk ka mė punė, po dimėr tė vetmisė sė madhe, qė kanė zbritur nė kryeqytet e nė zonat bregdetare, ia dinė pėr nder Berishės dhe jo sistemit, as pluralizmit, as demokracisė!

Tė bėrė pronarė, me vila e me toka, me grada e poste, qoftė edhe policė trafiku apo faturues dritash, atyre nuk u bėn pėrshtypje as Gėrdeci dhe as pėrmbytjet as vrasjet e 21 janarit, pasi e dinė qė, po tė kishin mbetur nė male, do tė kishin vdekur edhe pėr bukėn e gojės!...

Nė vitet 92-97 tė gjitha agjencitė e privatizimit nėpėr Shqipėri ishin pėrbėrė nga “borde”me drejtorė drejtorish ku “karrigen” kryesore e zinte kryetari i SHIK-ut...Ndaj privatizimet sigurisht qė do t’i merrnin militantėt ė PD-sė, d.m.th, “njerėzit tanė”...

Kėta tani janė bėrė biznesmenė! A mund ta harrojnė ata nderin “historik” qė u bėri Saliu duke i nxjerrė nga hiēnaja?!A e degjuat mbreme te nderuaren qeveri te Saliut,qe brenda 2011 do i japi te gjithe luftetareve te tij si shperblim per ''thyerjen'e grushtit te shtetit,1280 prona te shqiptareve,gjoja me ankand..?

Pėr kėto arsye, Saliu mė shumė se njė parti elektorale, ka krijuar njė parti me ushtarė, me mercenarė, me “njerėz tė rinj”, me militantė, tė cilėt nuk kanė nevojė tė urdhėrohen, as tė komandohen, sepse e dinė tashmė qė vetėm me Berishėn, si nė njė bixhoz, ose do tė fitojnė, ose do t’i humbin tė gjitha...

Tashmė Berisha e ka ēimentuar veten nė tė gjitha nivelet e administratės me besnikė tė tij tė bindur shumė mė “profesionalisht “se kur ishte President!Kėtė tė vėrtetė e kuptuan edhe “karrigethyerit”, tė cilėt njėri pas tjetrit u kthyen nė prehrin e Berishės si njė provė tjetėr e fuqisė sė tij!

Pėr kėto arsye sistemi qė ka ngritur Berisha nė kėto 20 vjet duket hė-pėr-hė i pathyeshėm e i papėrballueshėm me vota e me demonstrata a po protesta te dhuneshme a paqesore.! Ja pėrse ai ka deklaruar se do tė jetė nė pushtet edhe pėr 30 vjet! Ja pėrse ka ende njerėz qė, edhe kur pėrmbyten plagosen e vriten, nuk durojnė dot t’i bėhet as edhe njė vėrejtje Saliut!

Jo, kėta votues nuk janė dele qė shkojnė pas dashit tė kopesė, por janė njerėz qė kanė dalė nga mjerimi e tash i japin tė drejtė vetes tė mos vėnė asgjė para interesit vetjak, para mbijetesės, para sigurisė sė familjes, ndaj duan tė mbrojnė me ēdo kusht favoret, duke pėrfituar mundėsisht ndere, pasuri, poste, ofiqe dhe prona tė pamerituara nga pushteti i pakufizuar i Berishės...

Ky ėshtė sistemi qė ka ngritur Berisha! Ja pėrse askush nuk e di e nuk mund tė parashikojė se si, me mjete “demokratike”mund tė ēmontohet nesėr ky lloj sistemi qė nuk mund tė quhet as diktaturė, as demokraci,as monarki, por njė Sali-Sistem, ku “qėndrestarėt” nuk do tė pranojnė tė lėshojnė kapon, edhe sikur ky tė doje ...

Sali Sistemi eshte nje lloj sistemi i krijuar nga plehra ordinere, i perbere nga po keto plehra, qe mbajne njera tjetren fort. S'ka asgje te perbashket me demokracine, perkundrazi eshte antipodi i saj. Njerezit qe jane pjese e ketij sistemi kane nje nivel evolucioni ( mendor e shpirteror ) te barabarte ose me te ulet se ai i pjestareve te tribuve te humbura te Afrikes.


Izolimi i gjate shume shekullor neper male dhe shpella, me deshiren e tyre, i ka futur ne gjak, ne mendje, ne shpirt, mbylljen, nga e cila derivojne te gjitha veprimete qendrimet e tyre kundrejt realitetit. Ky mentalitet i mbylljes, per tu sheruar, do po aq shekuj sa i jane dashur per tu krijuar.

I mbyllur, mbyllje, ne Greqine e lashte i thonin "idios", nga ku derivon fjala e sotme "idiot". Sali Sistemi eshte pra sistemi i shume "idiosve" qe mbahen fort me njeri tjetrin, duke perdorur ēdo lloj mjeti, legal apo ilegal, paqesor apo te dhunshem.

Ne France, ne fillimet e votimeve te lira, shekuj me pare, vota e qytetarit ishte 3 fish e vlefshme ne krahasim me ate te nje fshatari. Une nuk e di se c'fare sistem votimi duhet te aplikohet ne Shqiperi, per tu pasqyruar realisht tek te zgjedhurit, niveli i zgjedhesve, por ky aktuali eshte jo funksional.

Rezultati eshte se kemi qeveri te paafta per te perballuar sfida te ndryshme ( sociale, ekonomike, natyrore etj.) dhe te afta per skandale, katastrofa, tragjedi, korrupsion, vjedhje dhe vrasje pa fre etj.Ndonese kane kaluar shume vite, fitojne gjithmone e me shume kuptim, fjalet lapidar te te ndjerit Namik Hoti.

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi