♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kanceri i qafės sė mitrės, "vrasėsi" i femrave.

Shko poshtė

Kanceri i qafės sė mitrės, "vrasėsi" i femrave. Empty Kanceri i qafės sė mitrės, "vrasėsi" i femrave.

Mesazh nga Morena Wed Feb 09, 2011 11:58 am

Si mund tė diagnostikohet kanceri i qafės sė mitrės, shenjat qė ka
sėmundja dhe si mund tė parandalohet nė rastet kur ėshtė e mundur. Tė
gjitha kėto sot do t'i shpjegojė specialistja e Institutit tė Shėndetit
Publik, Lumturi Merkuri.


Ēfarė ėshtė kanceri i qafės sė mitrės?


Kanceri i qafės sė mitrės ėshtė njė tumor qė formohet nė qafėn e mitrės.
Qafa e mitrės ndodhet nė fundin e mitrės dhe e lidh atė me vaginėn.
Kanceri i qafės sė mitrės ndodh kur qelizat e qafės sė mitrės fillojnė
tė rriten nė mėnyrė jo normale dhe tė pakontrolluar.


Sa i shpeshtė ėshtė kanceri i qafės sė mitrės?


Kanceri i qafės sė mitrės ėshtė njė nga kanceret mė tė shpeshta tek
femrat dhe takohet sidomos tek femrat rreth moshės 40 vjeē. Kanceri i
qafės sė mitrės ėshtė i dyti pas kancerit tė gjirit, por ka njė
vdekshmėri mė tė lartė. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, kanceri i
qafės sė mitrės kapet nė faza shumė tė avancuara.


Cili ėshtė shkaktari kryesor i kancerit tė qafės sė mitrės?


Shkaktari kryesor i kancerit tė qafės sė mitrės ėshtė Virusi i Papilomės
Njerėzore ose HPV. Ka mė shumė se 100 tipa tė virusit tė HPV, por njė
pjesė prej tyre janė viruse me rrezik tė lartė dhe shkaktarė tė kancerit
tė qafės sė mitrės.


HPV ėshtė njė virus qė mbetet i fshehur nė organizėm pa dhėnė asnjė
shenjė sėmundjeje. HPV pėrhapet nėpėrmjet kontakteve seksuale. Kjo ėshtė
arsyeja qė femrat qė ndėrrojnė shpesh partnerėt seksualė janė mė tė
riskuara pėr t'u prekur nga kanceri i qafės sė mitrės. Infeksioni nga
HPV ėshtė mė i zakonshėm nė grup moshat e reja, tė cilat janė
seksualisht aktive.


Sa kohė do kanceri i qafės sė mitrės tė zhvillohet?


Nga momenti i shfaqjes sė qelizave jonormale nė qafėn e mitrės deri nė
shfaqjen e plotė tė kancerit tė qafės sė mitrės duhen shumė vjet, rreth
10 deri nė 20 vjet. Fatmirėsisht, koha e gjatė e zhvillimit tė kėtij
lloj kanceri i jep mundėsinė njė femre ta kapi nė kohė atė, nėse
kontrollohet rregullisht.


Si mund tė mbrohem unė nga kanceri i qafės sė mitrės?


Rreziku pėr kancerin e qafės sė mitrės zvogėlohet nėse ju:
Vaksinohuni me vaksinėn kundėr virusit, HPV qė shkakton kancerin e qafės sė mitrės.
Bėni rregullisht PAP-Testin. Bėni njė vizitė rutine 1 herė nė vit te mjeku gjinekolog.
Vaksinimi, bėrja e PAP-Testit rregullisht, vizita 1 herė nė vit te mjeku gjinekolog, ju mbrojnė nga kanceri i qafės sė mitrės.


Ēfarė ėshtė vaksina kundėr HPV-sė?


Falė arritjeve tė shkencės, sot ėshtė prodhuar njė vaksinė, e cila tė
mbron nga infektimi me virusin HPV. Vaksina siguron njė mbrojtje tė
lartė pėr dy tipat e virusit qė janė shkaktarėt mė tė shpeshtė tė
kancerit tė qafės sė mitrės.


A ka vaksinė nė Shqipėri?


Fatmirėsisht vaksina sot gjendet edhe nė Shqipėri, nė farmaci.


Nė ēfarė moshe rekomandohet vaksina?


Vaksina rekomandohet tė bėhet pėrpara fillimit tė aktivitetit seksual,
pra pėrpara infektimit me virusin HPV. Mosha e rekomanduar ėshtė ajo
midis moshės 10-26 vjeē. Por, edhe tė gjitha femrat mbi kėtė moshė mund
tė vaksinohen, nėse janė akoma tė painfektuara nė momentin e bėrjes sė
vaksinės. Vaksinimi e ul rrezikun e kancerit tė mitrės, por nuk e
eliminon nevojėn e bėrjes sė PAP-Testit.


Ēfarė ėshtė PAP-Testi?


PAP-Testi ėshtė njė test i shpejtė dhe i thjeshtė qė bėhet pėr tė parė
qelizat e qafės sė mitrės. Ky test mund tė tregojė, nėse ju keni njė
infeksion nė qafėn e mitrės, qeliza jonormale apo kancer tė qafės sė
mitrės.


Pėrse ėshtė kaq i rėndėsishėm PAP-Testi?


Sepse bėrja e rregullt e PAP-Testit zbulon qelizat jonormale nė fazat e
hershme pa dhėnė akoma kancer tė qafės sė mitrės. Pjesa mė e madhe e
kancereve tė qafės sė mitrės mund tė kapen nė kohė, atėherė kur trajtimi
bėhet mė i lehtė dhe shanset pėr kurimin e tij janė shumė mė tė mėdha.


Tė gjitha gratė duhet ta bėjnė PAP-Testin dhe sa shpesh?


Ėshtė e rėndėsishme qė tė gjitha gratė ta bėjnė rregullisht PAP-Testin,
si pjesė e kujdesit tė zakonshėm pėr shėndetin. Rekomandohet qė tė
gjitha femrat, tre vjet pasi kanė filluar aktivitetin seksual, duhet tė
kryejnė PAP-Testin rregullisht. Rekomandimet pėr kryerjen e PAP-Testit
janė tė ndryshme. Disa rekomandojnė kryerjen e PAP-Testit ēdo 1 deri 3
vjet. Sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė (OBSH) rekomandohet: Tė
gjitha femrat e moshave nga 21 deri nė 65 vjeē duhet tė kryejnė
PAP-Testin rregullisht.


Po nėse rezultati i PAP-Testit ėshtė jonormal?


Nėse rezultati i PAP-Testit del jonormal, do tė thotė qė disa qeliza
jonormale janė gjetur nė qafėn e mitrės, por kjo nuk do tė thotė
gjithmonė qė janė kanceroze. Ėshtė e rėndėsishme tė mbajmė mend se
qelizat jonormale jo gjithmonė bėhen kanceroze. Nė disa raste pjesėt
jonormale duhen hequr qė tė mos kthehen nė kancer. Kjo gjė kėrkon njė
trajtim tė thjeshtė nė spitalin gjinekologjik dhe nuk kėrkon qė ju tė
shtroheni. Ky trajtim nuk ndikon nė jetėn seksuale, apo nė mundėsinė pėr
tė pasur fėmijė.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi