♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse nuk ėshtė mirė tė jeni (shumė) e hollė?

4 posters

Shko poshtė

Pse nuk ėshtė mirė tė jeni (shumė) e hollė?  Empty Pse nuk ėshtė mirė tė jeni (shumė) e hollė?

Mesazh nga Eri dr Tue Feb 08, 2011 10:34 pm

Tentativat e shumta pėr tė hequr kilogramėt e tepėrt, pėr tė arritur dhe pėr ta mbajtur masėn ideale trupore, shpesh shkaktojnė pasoja nė shėndetin e pėrgjithshėm, nė dukjen e lėkurės suaj, flokėve dhe thonjve.
Ja pse!
Sigurisht qė edhe ju i keni tejkaluar vaktet e ushqimeve me dėshirėn qė tė humbni me shpejtėsi kilogramėt dhe tė vishni njė fustan tė bukur, tė cilin nuk keni mundur ta vishni pėr njė kohė tė gjatė. Nėse e keni bėrė kėtė, atėherė keni bėrė njė gabim shumė tė madh, sepse e keni rrezikuar shėndetin tuaj edhe atė vetėm pėr njė trup tė hollė. Ndėrsa, nėse
jeni duke mbajtur ndonjė farė diete tė rregullt, atėherė duhet tė pajtoheni me faktin se do tė plakeni shumė herėt. Edhe vet e dini se ekzistojnė femra tė cilat janė natyrshėm tė dobėta, dhe tė tilla tė cilat e lėnė veten pa ngrėnė qė tė jenė tė holla. Ato duken tė paushqyera, shumė shpejtė krijojnė rrudha, me ē’rast e kanė tė domosdoshme qė tė mbajnė makijazh pėr t’i dhėnė nuancė tė bukur pamjes sė tyre. Krahas kėsaj, ato i kanė nėn-sytė e errėt, buzėt e tyre janė tė prira pėr plasaritje, ndėrsa lėkurėn e kanė tė thatė dhe tė hollė. Mė e keqja nga tė gjitha ėshtė se nė pamjen e tyre kanė ‘mungesė’, sikur tė mos jenė tė vetėdijshme pėr atė qė ndodh rreth tyre. Kjo ndodh sepse femrat qė dėshirojnė tė humbin kilogramė nuk marrin ushqim tė mjaftueshėm, pėr tė cilin ka nevojė truri pėr ta ruajtur pėrqendrimin.
Pse nuk ėshtė mirė tė jeni (shumė) e hollė?  Foto 1(16)

Ushqimi si armik
Kur bėhet fjalė pėr dukjen, shumė femra janė tė prira qė ta pėrjetojnė ushqimin si armikun numėr njė. Disa prej tyre shkojnė aq larg, saqė mendojnė se pamja tejet e hollė ėshtė mė e bukur. Prandaj ato mbajnė dieta tė pashėndetshme (tė cilėt pa mėdyshje mund tė quhen URI) dhe ēdo ditė rraskapiten nė qendrat e fitnesit.
Nėse vazhdimisht konsumoni ushqim me kalori tė ulėt dhe uniforme, atėherė nė trupin tuaj do tė mungojnė proteinat, karbohidratet, yndyrat, vitaminat dhe mineralet, tė cilėt janė tė domosdoshėm pėr funksionimin normal tė organizmit, ushqimin e lėkurės, thonjve dhe flokėve. Madje edhe nėse hani mjaft pemė dhe perime, ekziston rreziku qė do ta rrezikoni dukjen tuaj, sepse ndoshta nuk siguroni kalori tė mjaftueshme ēdo ditė.
Femrat tė cilat mbajnė dietė, nė mėnyrė tė dhunshme ia ndalojnė vetes ushqimet e pasura me karbohidrate (siē janė patatet, buka dhe brumėrat), duke mos llogaritur se ai ėshtė ushqimi i cili siguron energjinė dhe vitaminat B.
Edhe qumėshti dhe produktet e qumėshtit, siē ėshtė djathi, nė mėnyrė radikale zvogėlohet konsumimi i tyre, sepse pėrmbajnė yndyra. Kuptohet edhe kėta lloje tė ushqimeve pėrmbajnė materie tė rėndėsishme ushqyese, siē ėshtė riboflavina, proteinat dhe kalciumi. Femrat tė cilat shmangin kėto lloj ushqimesh janė dukshėm tė rrezikuara nga osteoporoza.
Flokėt tregojnė gjithēka
Pasojat e ‘ushqyerjes sė pakuptimtė’ pėr herė tė parė vėrehen nė lėkurė, nė flokė dhe nė thonj. Nėse p.sh. tre muaj mbajnė njė dietė tė kėtillė, femrat shpesh e vėrejnė se flokėt u bien shumė, qė ėshtė rezultat i marrjes sė pamjaftueshme tė zinkut dhe hekurit.
Mungesa e zinkut paraqitet nėse nga ushqimi i juaj e largoni mishin, vezėt dhe produktet e qumėshtit. E para qė do tė vėreni janė njollat e bardha nėn thonj ose thonj jo tė rrafshėt.
Mungesa e hekurit dhe proteinave mė sė shpeshti paraqitet te femrat tė cilat orientohen kah ushqimi vegjetarian.
Humbja e flokėve nuk do tė ndėrpritet deri atėherė kur tė rregullohet ushqimi. Nė ndėrkohė, flokėt do tė jenė tė holla, do t’i mungojė vėllimi, shkėlqimi dhe elasticiteti.
Njėri nga gabimet e shpeshta tė femrave tė cilat mbajnė dietė, ėshtė shmangia e mishit tė kuq pėr shkak tė paragjykimit se pėrmban sasi tė madhe tė yndyrave tė ngopura. Ndėrsa e vėrteta ėshtė krejt ndryshe: mishi i kuq pėrmban acide omega-3-yndyrore bazė tė pangopur- yndyra tė mira, tė cilat ndihmojnė nė mbajtjen e lėkurės dhe flokėve nė gjendje optimale dhe pėrmirėsojnė disocimin. Kurse pėr ta plotėsuar kėtė, nevojitet vetėm njė pjesė e mishit tė viēit (me madhėsi sa shuplaka dhe e trashė 1 cm), tri herė nė javė.

Pėrballini me realitetin
Mungesa e vitaminės C, mund ta shkaktojė skorbutin dhe pasoja nė lėkurė, si edhe shton prirjen pėr paraqitjen e mavijosjeve.
Mungesa e zinkut sjell deri te plasaritjet dhe paraqitja e zbokthit.
Mungesa e hekurit po ashtu mund tė shkaktojė edhe anemi, e cila vėrehet me dukjen e sėmurė tė lėkurės.
Ėshtė me rėndėsi tė pėrmendet se sa mė e gjatė tė jetė dieta juaj, aq mė tė mėdha janė shanset qė lėkura juaj tė jetė e thatė, e hollė dhe me kapilare tė dukshme. Pas njė periudhe shumė tė shkurtėr do tė vėreni se rrudhat do tė jenė tė pranishme rreth syve, nė ballė dhe rreth buzėve, tė thella si kratere!
Largimi i tė gjitha llojeve tė yndyrave nga ushqimi mund tė shkaktojė paraqitjen e dermatitit dhe ērregullimeve nė funksionin mbrojtės tė lėkurės. Nėse ky regjim joadekuat i ushqimit vazhdon me vite, ekziston rrezik real i paraqitjes sė kancerit tė lėkurės.
Femrat tė cilat mundohen tė humbin nė peshė, ia fillojnė me cigare me qėllim qė ta zvogėlojnė kėrkesėn pėr ushqim. Mirėpo, ekzistojnė dėshmi tė fuqishme se dėmtimi i lėkurės te duhanpirėsit ėshtė i thellė, ndėrsa lėkura e tyre ėshtė shumė mė e thatė dhe mė e hollė sesa te personat qė nuk e pinė duhanin. Studime tė shumta shkencore tregojnė ekzistimin e lidhjes direkte ndėrmjet pirjes sė duhanit pėr njė kohė tė gjatė dhe paraqitjes sė rrudhave nė moshė tė re.

Plani i juaj pėr ta mbrojtur bukurinė
Nėse dėshironi t’i mbani nė gjendje optimale lėkurėn tuaj, flokėt dhe thonjtė, atėherė hani tri vakte tė shėndetshme nė ditė dhe kujdesuni qė tė pėrfshini ushqime qė pėrmbajnė materie nga pesė grupet themelore: bukė dhe drithėra, pemė, perime, burime tė proteinave (mish dhe peshk) dhe produkte tė qumėshtit. Qė ta bėni ushqimin tuaj interesant, gjithmonė merrni ushqime tė ndryshme (me shije dhe ngjyrė tė ndryshme).
Mbi tė gjitha, shmangni dietat e shpejta dhe radikale. Pėrveēse nėse jeni shumė obezė, humbja mujore e kilogramėve nuk duhet tė jetė mė e madhe se dy kilogramė. Kur ta arrini masėn e dėshiruar trupore, qėllimi juaj le tė jetė nė mbajtjen e asaj mase, jo nė vazhdimin e humbjes sė kilogramėve.
Pse nuk ėshtė mirė tė jeni (shumė) e hollė?  Foot 2(3)

Ushtrimet fizike janė zgjidhje
Nėse dėshironi tė dukeni tė holla dhe tė bukura, vendosni pėr ushtrime. Ato duhet tė jenė pjesė pėrbėrėse e jetės suaj.
Ushtrimet e rregullta sigurojnė:

Qarkullim mė tė mirė tė gjakut. Personat tė cilėt janė nė kondicion tė mirė fizik kanė qarkullim mė tė mirė tė gjakut, me ē’rast gjaku dhe oksigjeni lėvizin mė mirė nėpėr tė gjitha pjesėt e trupit.
Metabolizėm tė shpejtė. Pėr shkak se muskujt shpenzojnė shumė mė shpejt kaloritė sesa indi dhjamor. Kjo do tė thotė se nėse jeni nė kondicion tė mirė fizik, madje edhe kur qėndroni ulur do tė shpenzoni mė shumė kalori se personat e trashė tė cilėt nuk merren me asnjė aktivitet fizik.
Zvogėlim i indit dhjamor dhe formim tė muskujve. Ushtrimet me tė cilat digjen yndyrat, duke pėrfshirė ecjen, notimin, ecjen e shpejtė, vozitjen e biēikletės ose ndonjė aktivitet tjetėr aerobik.
Pėrmirėsojnė tonusin muskulor. Kjo do tė thotė se kofshėt tuaja, prapanica, duart, pjesėt anėsore dhe tė gjithė muskujt do tė kenė formė tė mirė. Femrat shqetėsohen pa arsye kur mendojnė se me anė tė ushtrimeve do tė rritet masa muskulore dhe do tė shtojnė nė peshe. Mirėpo nuk ndodh kėshtu.
Mbajtje mė tė mirė trupore. Sepse muskujt ofrojnė stabilitet (sidomos muskujt e barkut dhe ato tė shpinės). Pėr ta pėrmirėsuar mbajtjen trupore duhet tė bėni ushtrime tė baraspeshuara, tė cilat i pėrfshijnė tė gjithė muskujt.
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pse nuk ėshtė mirė tė jeni (shumė) e hollė?  Empty Re: Pse nuk ėshtė mirė tė jeni (shumė) e hollė?

Mesazh nga Dolche Raggazza Sun Feb 19, 2012 7:54 am

Sepse nuk mundesh te qendrosh dot as ne kembe.
Dolche Raggazza
Dolche Raggazza
Anetare i/e Perjashtuar
Anetare i/e Perjashtuar

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1207
Vendndodhja Vendndodhja : Qyteti i gangsetereve(Burreli)
Hobi Hobi : Te shoh lot,gjak ne syte e rivales.
Humor Humor : sa te vdesin
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 04/02/2012
Falenderimet Falenderimet : 4

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pse nuk ėshtė mirė tė jeni (shumė) e hollė?  Empty Re: Pse nuk ėshtė mirė tė jeni (shumė) e hollė?

Mesazh nga Ylli Sun Feb 19, 2012 8:09 am

Sepse te barte era ne hendek hahhahaa
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pse nuk ėshtė mirė tė jeni (shumė) e hollė?  Empty Re: Pse nuk ėshtė mirė tė jeni (shumė) e hollė?

Mesazh nga Linda19 Sat Mar 03, 2012 11:52 am

Per shum gjer nuk osht mir te jesh e holl me mir nje pesh mesataree
Linda19
Linda19
V.I.P.
V.I.P.

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 18/10/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1232
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 15/02/2012
Falenderimet Falenderimet : 10

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pse nuk ėshtė mirė tė jeni (shumė) e hollė?  Empty Re: Pse nuk ėshtė mirė tė jeni (shumė) e hollė?

Mesazh nga Vizitor Thu Dec 20, 2012 11:00 am

hmmm un kom alamet trupi as e dobet as e shendosheee

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pse nuk ėshtė mirė tė jeni (shumė) e hollė?  Empty Re: Pse nuk ėshtė mirė tė jeni (shumė) e hollė?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi