♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Astrologjia dhe mjekėsia

2 posters

Shko poshtė

Astrologjia dhe mjekėsia Empty Astrologjia dhe mjekėsia

Mesazh nga DEA2 Fri Oct 03, 2008 12:04 pm

Shumė mjekė gjatė punės sė tyre e shfrytėzojnė astrologjinė.
Konsiderohet se ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė bėhet njė krahasim i
horoskopit tė mjekut dhe pacientit pėr tė parė nėse nėnshenjat e tyre
janė nė baraspeshė

Shumė mjekė gjatė punės sė tyre e shfrytėzojnė astrologjinė.
Konsiderohet se ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė bėhet njė krahasim i
horoskopit tė mjekut dhe pacientit pėr tė parė nėse nėnshenjat e tyre
janė nė baraspeshė. Me fjalė tė tjera, nėnshenjat e kėtyre dy personave
duhet t’i takojnė elementit tė njėjtė (ujit, zjarrit, ajrit, tokės, ose
metalit) dhe duhet tė jenė nė kėtė aspekt tė pėrputhura me
njėra-tjetrės. Nėse pacienti e ka nėnshenjėn e peshores, atėherė edhe
mjeku i tij do tė duhej ta kishte nėnshenjėn e peshores, ujorit, ose
binjakėve. Aspektet e pėrputhshme nė mes tė mjekut dhe pacientit
ofrojnė kurajė dhe mirėbesim tė dyanshėm, derisa ato tė papėrputhshme
mund tė shkaktojnė aversion tė dyanshėm.

Ndikimi i Hėnės nė shėndetin e njeriut

Pas Diellit, Hėna ėshtė trupi qiellor qė ka ndikimin mė tė madh nė
organizimin e njeriut. Cikli menstrual te femrat pėrputhet me
kohėzgjatjen e Hėnės lunare, ndėrsa periudha e fillimit tė frytit deri
te lindja e tij, zgjat plot nėntė muaj. Fazat e ndryshme tė Hėnės
ndikojnė nė paraqitjen e sėmundjeve tė ndryshme e sidomos tė krizave
mentale. Pasi qė Hėna ėshtė mbledhėse e energjisė sė Diellit, ajo
njėkohėsisht ėshtė edhe transmetuese e kėsaj energjie nė trupin e
njeriut. Kur njė person e ka Hėnėn e dobėt nė horoskop, atėherė ai
person do tė marrė mė pak energji diellore dhe mė lehtė u nėnshtrohet
sėmundjeve tė ndryshme. Hėna ndikon nė organet shumė tė ndjeshme tė
trupit, si: lukthi, shpretka, stomaku, gjoksi dhe mitra. Po ashtu edhe
shtatzėnia, lindja dhe sistemi nervor drejtpėrsėdrejti janė tė lidhur
me ndikimin e Hėnės. Hėna ka ndikim edhe te trashėgimia gjenetike.

Shėrimi nėn ndikimin e Hėnės

Nė kohėn e Ptolomeut, tė pajtoheshe me operacion e tė mos e analizoje
mirė pozitėn e Hėnės, do tė thoshte ta rrezikoje jetėn personale. Qysh
nė kohėt e lashta njerėzit nuk operoheshin gjatė ditėve kur Hėna
ndodhej nė shenjėn e bricjapit, sepse gjatė atyre ditėve dobėsohet
funksionimi i organizmit. Po ashtu pacientėt atėbotė nuk janė shėruar
as gjatė ditėve kur mbi Tokė paraqitej Hėna e re, sepse gjatė kėtyre
ditėve besohej se ndodhin ndryshimet e mėdha atmosferike. Kjo praktikė
vazhdon edhe sot.
Koha mė e pėrshtatshme pėr shėrim janė ditėt kur Hėna ėshtė e
pozicionuar nė shenjat: akrepi, peshqit ose shigjetari. Ndėrsa nuk
preferohet kurimi gjatė kohės kur Hėna ėshtė nė perėndim e sipėr pėr
shkak tė mundėsisė sė gjakrrjedhjes sė madhe. Mjekėt qė konsultohen me
astrologji po ashtu nuk operojnė organet, apo pjesėt e trupit gjatė
kohės kur ato janė nėn ndikimin e Hėnės. P.sh. ėshtė shumė rrezik tė
operohet koka nė kohėn kur hėna ėshtė nė shenjėn e dashit...

DEA2
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3001
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 02/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 1

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Astrologjia dhe mjekėsia Empty Re: Astrologjia dhe mjekėsia

Mesazh nga Amanda Fri Oct 03, 2008 12:07 pm

se dija nje gje te till ,,,, :roll: (sa te rrosh do mesosh)
Amanda
Amanda
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3097
Vendndodhja Vendndodhja : COTE D'AZURE
Hobi Hobi : gru per shpi,muzika,sporti,moda
Humor Humor : ju thy ne mes po rrini urte
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi