♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrėfimi i ’91-shit; Ata qė i vunė litarin diktatorit.

2 posters

Shko poshtė

Rrėfimi i ’91-shit; Ata qė i vunė litarin diktatorit. Empty Rrėfimi i ’91-shit; Ata qė i vunė litarin diktatorit.

Mesazh nga Morena Thu Jan 20, 2011 12:34 pm

100 mijė qytetarė shqiptarė ishin
protagonistė tė shembjes sė bronzit diktatorial. Plot 18 vjet pas
shembjes sė bustit tė Enver Hoxhės nė sheshin “Skėnderbej”, 20 shkurti
qė simbolizon pėr shqiptarėt, dhe pėr gjithė Lindjen, rėnien e fundit tė
diktaturės, na kthen nė rrėfimet e rralla tė protagonistėve nė kronikėn
e vitit 1991: thirrja pėr protestėn e madhe nė TVSH; betimi i
studentėve; histeria e zjarrfikėsve qė largonin njerėzit, duke i qullur
pėr herė tė fundit me ngjyrėn e kuqe tė ujit; njeriu qė i vuri litarin
monumentit tė diktatorit; shoferi qė rrėzoi Enverin; autobusi i minierės
qė hoqi zvarrė diktatorin nė tė gjithė Tiranėn dhe deri tek veglat e
hidraulikut qė zhvidhosi “lavdinė” e komunistėve mbi Pallatin e Kulturės



Diktatori kishte vdekur, po hija e
tij qėndronte. Vdekja e parė ishte ditė zie, vdekja e dytė ishte
“tėrheqje zvarrė”. 20 shkurti i vitit 1991 ishte si dita pėr shqiptarėt.
Gjermanėt rrėzuan Murin e Berlinit, rumunėt varėn Ēausheskun dhe
shqiptarėt tėrhoqėn zvarrė Enverin, madje njė Enver 20 herė mė tė madh
se ai. Por kishte mbetur bust. Saimir Maloku tregon se mblodhi qytetarėt
tek Rruga e Kavajės, Shinjazi Rama na kujton betimin qė u bė tek
studentėt, Vangjel Kozma, njė ditė para dėrgon thirrjen pėr protestė nė
TVSH. Nis protesta nė Qytetin Studenti dhe Rajmonda Bulku, ndonėse u
harrua pėr t’u dekoruar me protagonistėve, bėn thirrje pėr tė shkuar
drejt sheshit “Skėnderbej”, Liliana Llapaj kujton ditėn kur gjithė
njerėzit nė shesh qulleshin nga zjarrfikėset qė lėshonin me histeri ujė
me ngjyrė tė kuqe, Liri Berisha shpėton njė vajzė tė vogėl nga qentė e
policisė, Adrian Heta gjen makinė dhe tėrheq zvarrė bustin. Astrit
Hatellari kujton se i vendosi litarin nė grykė bustit dhe Sulo Jaupaj
ndihmoi Adrianin me autobusin e minierės pėr tė dėrguar bustin tek
studentėt. E nesėrmja e 21 shkurtit nis me heqjen e parullės tek Pallati
i Kulturės dhe me djegien e veprave tė Enverit tek librari “Flora”.
Xhovalin Ēokani: “Me veglat e hidraulikut rrėzova parullėn”. Pėr
shumicėn e qytetarėve, 20 shkurti ėshtė ngulitur me disa pamje
televizive tė dobėta. Por pėr 100 mijė tė tjerė, ato pamje janė gdhendur
ndryshe. 100 mijė qytetarė shqiptarė ishin protagonistė tė shembjes sė
bronzit diktatorial, por disa prej tyre u dalluan pėr guximin. Dikush
vodhi njė kamion qė e tėrhoqi zvarrė diktatorin, dikush siguroi njė
kavo, dikush u ngjit sipėr dhe e lidhi pėr qafe dhe dikush tjetėr ua ēoi
“suvenirin” studentėve. Presidenti Bamir Topi dekoroi disa prej kėtyre
qytetarėve kurajozė. Ata ndajnė ekskluzivisht pėr gazetėn “standard”
kujtimet e ēdo ēasti, minute. Si u zhvilluan protesta dhe ē’ndodhi mė 20
shkurt, e treguar nga njerėzit e thjeshtė. Saimir Maloku, njėri nga
protagonistėt i bėn tė mundur gazetės botimin e kujtimeve tė
protagonistėve tė 20 shkurtit, tė cilėt dje u dekoruan nga Presidenti i
Republikės.

***

Sot, 18 vjet mė vonė, jeta e shumė
prej protagonistėve tė 20 shkurtit ka ngjyra tė tjera. Ata kontribuuan
nė rrėzimin e diktaturės nė Shqipėri, “vranė” diktatorin, ēliruan njė
popull tė tėrė. Studentėt kishin nisur njė rrugė, me frikė, por me
bindje. Misioni i tyre ishte liria, por trembeshin se mos binin pre e
antilirisė. Ata nuk ishin vetėm. Qytetarėt e Tiranės u ngritėn dhe
mbyllėn atė qė nisėn studentėt. Liria erdhi. Protagonistėt e 20 shkurtit
rrėfejnė detajet e atyre ditėve tė shkurtit. Tė dekoruar nga
Presidenti, ata sė bashku kanė hedhur kujtimet e tyre, disa detaje
njerėzore mes 100 mijė bashkėqytetarėve.


Dy ditė para, 18 shkurt nė Qytet Studenti

(Shinjazi Rama: Si u betuan studentėt)

Studentėt dhe pedagogėt e tyre
kishin nisur grevėn e urisė. Rreth 723 studentė dhe pedagogė u
regjistruan si vullnetarė pėr tė hyrė nė kėtė grevė. Komisioni drejtues i
grevės nė mesditė i dėrgoi njė kėrkesė ultimative 24-orėshe
ish-ministrit tė Arsimit, Skėnder Gjinushi. Pėr tė penguar zhvillimin e
kėsaj greve tė studentėve, Ramiz Alia, i cili njihej si President i
Republikės, thėrret nė njė tryezė tė pėrbashkėt pėrfaqėsitė e tė gjitha
partive politike, duke pėrfshirė edhe ato tė rejat, si Partia
Demokratike, Republikane, Ekologjike dhe Agrare. Nė kėtė tryezė bėnin
pjesė edhe pėrfaqėsuesit e organizatave tė Rinisė, Gruas, Frontit
Demokratik si dhe ato tė Bashkimeve Profesionale edhe Sindikata e
Pavarur e Minatorėve. Ramiz Alia kėrkoi njė deklaratė tė pėrbashkėt nė
formė thirrjeje drejtuar popullit pėr paqe dhe qetėsi sociale. Ndryshe
nga tė tjerėt, Fiqiri Xibri, si pėrfaqėsues i Sindikatės sė Pavarur tė
Minatorėve, nuk pranoi pėr ta firmosur. Tė gjithė pėrfaqėsuesit e tjerė
nė takim e firmosėn kėtė deklaratė. Pak orė mė vonė, Radiotelevizioni
Shqiptar e transmetoi nė emisionin e lajmeve kėtė deklaratė duke
censuruar kundėrshtimin qė i bėnė kėsaj deklarate pėrfaqėsuesit e
Sindikatės sė Pavarur tė Minatorėve. Rreth orės 16:00 para kinoteatrit
“Studenti” u mblodhėn studentėt qė do tė futeshin nė grevė urie.
Studenti Shinjazi Rama del para tyre duke u thėnė studentėve grevistė qė
tė pėrkulemi para flamurit tonė kombėtar dhe tė betohemi qė “do tė
japim edhe jetėn deri nė plotėsimin e kėrkesave tona”, duke qėndruar nė
ambientet tepėr tė ngushta tė kinoteatrit. Ashtu ndodhi. Afro 900
studentė grevistė u ngujuan nė kėto ambiente. Komisioni organizator i
grevės nuk lejoi tė hynin nė ambientet e grevės operatorėt me kamerat e
Televizionit Shqiptar si dhe asnjė qytetar qė nuk ishte student ose
pedagog i Universitetit tė Tiranės. Nė ambientet e Qytetit Studenti u
mblodhėn me mijėra e mijėra qytetarė dhe familjarė tė studentėve
grevistė, tė shqetėsuar pėr tė afėrmit e tyre. Mbajmė mėnd parullat,
qytetarėt thėrrisnin jashtė nė mbėshtetje tė studentėve: “Ejani
mblidhuni kėtu, kėtu, bashkė me ne”. “Poshtė burokratėt” dhe mjaft
parulla tė tjera patriotike. Brenda tek studentėt hyri vetėm operatori
televiziv i Partisė Demokratike, Agim Buxheli, qė kreu filmimet e rralla
tė studentėve nė ngujuar.


Njė ditė para, e diel, 19 shkurt 1991

(Vangjel Kozma: Nė ekranin e TVSH-sė, thirrje pėr protestė)

Pėrfaqėsuesit e shumė sindikatave
tė pavarura tė krijuara para disa javėsh, dhe ishin afro 15 veta, u
mblodhėn rreth orės 9:30 tek parku i lodrave pranė Rrugės sė Elbasanit.
Aty u vendos qė tė mbėshtetej pa rezerva greva e urisė sė studentėve.
Pėr kėtė qėllim ata dolėn me njė thirrje tė pėrgjithshme qė u drejtohej
punonjėsve tė ndėrmarrjeve tė tė gjithė Tiranės qė ditėn e hėnė, mė 20
shkurt 1991, tė ndėrprisnin punėn dhe tė shkonin tė gjithė nė ora 10 tė
mėngjesit tek Qyteti Studenti nė mbėshtetje tė studentėve grevistė. Kjo
do tė pėrkrahej edhe nga populli i Tiranės. Kėtė thirrje pėr njoftim e
dėrgoi nė Radiotelevizionin Shqiptar Vangjel Kozma. Gjithashtu, po kėtė
ditė u bė edhe mbledhja e Plenumit tė Komitetit Qendror tė PPSH-sė.
Televizioni Shqiptar dha njoftimin e parė se njė grup i madh studentėsh
tė Universitetit tė Tiranės kanė hyrė nė grevė urie, duke kėnduar kėngė
patriotike dhe duke hedhur parulla tė ndryshme si nga ana e grevistėve,
ashtu edhe nga qytetarėt e Tiranės tė mbledhur nė Qytetin Studenti.
Rreth orės 15:00 plenumi i KQ-sė tė PPSH-sė del me njė deklaratė duke
theksuar se kushtet e jetesės sė studentėve janė pėrmirėsuar mjaft dhe u
refuzua kėrkesa e studentėve pėr heqjen e emrit tė Enver Hoxhės nga
Universiteti i Tiranės si e pabazuar. Qėndresa e KQ-sė mori fund pas dy
muajsh, kur emri Enver Hoxha i Universitetit tė Tiranės, u hoq. “Atė
pasdite u mblodhėm njė grup qytetarėsh tė pėrbėrė kryesisht nga ish-tė
persekutuar politikė dhe vendosėm qė tė persekutuarit e Rrugės sė
Kavajės dhe tė rrugėve tė tjera ndėrmjetėse mbas mitingut qė do tė
organizohet nesėr paradite nė Qytetin Studenti, tė jenė sa mė tė
bashkuar dhe nė pararojė tė turmės pėr ta orientuar nė drejtim tė
sheshit “Skėnderbej”, - tregon Saimir Maloku, njė prej protagonistėve tė
20 shkurtit. “Kishim ndėrmend tė rrėzonim bustin nė qendėr tė qytetit,
tė rrėzonin parullėn e madhe tek Pallati i Kulturės dhe tė digjnim
veprat e Enver Hoxhės”, -kujton Saimiri. Gjithashtu ai i tregon thirrjet
qė tė kihet parasysh pėr tė mos rėnė pre e provokimeve nga provokatorėt
e Sigurimit tė Shtetit si dhe tė lajmėrojnė shtėpi nė shtėpi qė tė ketė
sa mė shumė pjesėmarrje. Atė pasdite filluan shenjat e para tė urisė
dhe pagjumėsisė tek studentėt grevistė. Ata morėn masa duke bllokuar
derėn e kinoteatrit me shufra tė trasha hekuri nga ndonjė ndėrhyrje e
befasishme e repartit 326 tė ndėrhyrjes sė shpejtė. Njė grup gazetarėsh
tė huaj hyjnė nė pasditen e 19 shkurtit nė ambientet e studentėve
grevistė. Ata bisedojnė me kėta tė fundit pėr kėrkesat e tyre si dhe u
japin informacione telefonike dhe televizive agjencive tė ndryshme
perėndimore. Ndiheshim mė tė sigurt qė bota ishte e interesuar dhe e
shqetėsuar pėr atė se ēfarė po ndodhte nė Shqipėri.


20 shkurt 1991, ishte e hėnė

(Rajmonda Bulku: Unė thirra: “Pėrpara drejt sheshit “Skėndėrbej”!”)

Dita e shėnuar, erdhi. Dolėn jashtė
parashikimeve pėrmasat qė mori kjo grevė e pėrgjithshme e punonjėsve tė
Tiranės si pėr vetė Sindikatat e Pavarura tė Punonjėsve ashtu edhe pėr
Partinė Demokratike. Falė organizimit tė mirė tė sindikatave, sidomos tė
atyre tė minatorėve, u arrit qė tė mblidheshin afro 100 mijė veta midis
tyre punėtorė, studentė, pedagogė, qytetarė tė tjerė tė Tiranės qė
protestuan nė Qytetin Studenti, nė pėrkrahje tė grevės sė urisė sė
studentėve. Tė parėt qė erdhėn ishin minatorėt e Valiasit tė cilėt duke
brohoritur nga Rruga e Durrėsit e deri tek Qyteti Studenti arritėn tė
mblidhnin rreth vetes njė turmė prej afro 10 mijė qytetarėsh. Nė krye tė
tyre ishin disa qytetarė si Fiqiri Xibri, Sami Karriqi, Gėzim Kalaja,
Ilir Myftari etj. Rreth orės 10:00 nė Qytetin Studenti ndodheshin, duhet
tė kenė qenė, 100 mijė protestues. Ata tė gjithė sė bashku brohorisnin
pėr fitore dhe shprehnin urrejtjen e tyre ndaj regjimit komunist me
promovimin e parullave si: “O Ramiz o zagar, do tė varim nė litar”,
“Poshtė diktatura”, “Liri Demokraci”, etj. Nė mbarim tė fjalimeve tė
disa oratorėve demonstrues, aktorja e talentuar Rajmonda Bulku, duke e
mbyllur mitingun solidarizues, u bėri thirrje protestuesve tė shkojnė
tek sheshi “Skėnderbej”. Thirrja e Rajmondės u bė nė njė ēast kur u duk
se tė gjithė protestuesit e dėgjuan atė. Njė grup protestuesish, i
pėrbėrė kryesisht nga familjarė dhe nėna tė studentėve tė grevės sė
urisė, nisen nė drejtim tė Presidencės pėr tė takuar Ramiz Alinė. Ndėrsa
turma kryesore e protestuesve niset nė drejtim tė Liceut Artistik. Nė
krye tė protestuesve, ne vumė gratė dhe fėmijėt e vegjėl nė mėnyrė qė
policia tė mos keqtrajtonte turmėn e protestuesve.


Ora 11:30 tek Liceu Artistik dhe godina e TVSH-sė

(Liliana Llapaj: U bėmė qullė nga uji me ngjyrė tė kuqe tė zjarrfikėses)

Forca tė shumta speciale, tė
ruajtjes sė rendit dhe tė ndėrhyrjes sė shpejtė, tė pajisura me
skafandra kauēuku, shkopinj gome, gaz lotsjellės dhe qen kufiri kishin
bllokuar rrugėn qė tė ēonte nga Liceu Artistik tek godina e
Radiotelevizionit. Gjithashtu pėr kėtė qėllim ato kishin bllokuar rrugėn
automobilistike edhe me dy makina IFA tė ushtrisė. Njė zjarrfikėse e
madhe lėshoi me presion ujė me ngjyrė tė kuqe nė njė rreze tė madhe
hedhėse prej 20-30 metrash duke lagur tė gjithė protestuesit. Kjo gjė
irritoi pa masė popullin demonstrues dhe ai filloi tė drejtohej tek
gardhi i madh i policisė dhe forcave tė ndėrhyrjes sė shpejtė. Nga
presioni i madh i ujit tė zjarrfikėses, shumė gra dhe fėmijė u rrėzuan
pėr tokė. Disa gra protestuese si zonjat Liliana Llapaj, Hyget Borova,
Lida Bezhani, Emanuela Kolonja, Elvira Kambo, Vera Rada etj. u dėmtuan
fizikisht.

Kishte shumė me fėmijėt e vegjėl tė
tyre dhe ndėr to ishte edhe zonja Liri Berisha me djalin e saj tė
vogėl, Shkėlzenin. Zjarrfikėsja hidhte ujė me ngjyrė tė kuqe dhe nga kjo
nuk shpėtoi as Liri Berisha e cila u lag nga uji i ngjyrosur me tė kuqe
dhe u dėmtua edhe nga sytė si pasojė e presionit tė madh tė ujit tė
hedhur nga pompat e fuqishme tė zjarrfikėses. Duke parė kėtė moment tė
rrezikshėm, protestuesit filluan tė bėrtisnin qė gratė me fėmijėt e
vegjėl tė kthehen prapa. Policia arriti tė zmbrapste njė pjesė tė
protestuesve deri tek ish-Shkolla Kosova ku edhe aty u bėnė pėrleshje
fyt mė fyt deri nė goditje me tulla e tjegulla.

Ndėrsa turma kryesore e
protestuesve prej mijėra vetash duke valėvitur disa flamuj kombėtarė, iu
sul me njė vrull dhe kurajo gardhit tė madh tė ushtrisė dhe policisė.
Pas pėrleshjeve dhe pėrpjekjeve tė pandalshme tė protestuesve, policia u
detyrua tė tėrhiqej tek godina e Radiotelevizionit. Kėtu policia filloi
tė shtėnat nė ajėr, tė hedhė gaz lotsjellės dhe tė vėrė nė veprim edhe
qentė e kufirit ndaj protestuesve.

Nė kėtė moment duhet tė
falėnderojmė punonjėsit e Radiotelevizionit Shqiptar dhe tė Institutit
tė Informatikės, qė nė numėr tė shumtė kishin dalė jashtė godinės sė
tyre dhe ndėrkaq bėrtitėn me tė madhe: “Mos qėlloni, mos qėlloni”. Kėtu u
bė njė pėrleshje e dytė midis turmės tonė tė protestuesve dhe policisė
edhe forcave tė ndėrhyrjes sė shpejtė. Kėto tė fundit, tė ndodhura
pėrballė presionit dhe qėndresės heroike tė protestuesve u tėrhoqėn
pranė godinės sė Kryeministrisė duke krijuar njė gardh mjaft tė fuqishėm
mbrojtės nė mėnyrė qė tė mos lejonin turmėn e protestuesve prej afro 5
mijė vetash qė i ndiqte ata, tė drejtoheshin drejt Bllokut Qeveritar.

Afro 10 deri 15 ushtarė tė forcave
tė ndėrhyrjes sė shpejtė ishin tė rrethuar nga protestuesit pranė murit
tė ish-Drejtorisė sė Pritjes. Protestuesit i rrėmbyen atyre mburojat
prej kauēuku dhe shkopinjtė e gomės. Ndėrkaq, disa prej ushtarėve
filluan edhe tė qanin. Nxitėm protestuesit qė ata tė fillonin thirrjet:
“Ushtria ėshtė me ne. Ushtarėt janė vėllezėrit tanė”. Ata i lirojnė
ushtarėt, iu dhanė edhe pajimet pėrkatėse me vete si dhe nuk lejuan qė
tė dhunoheshin fizikisht nga njerėzit e irrituar. Tek Liceu Artistik,
njė turmė tjetėr e madhe forcash tė ndėrhyrjes sė shpejtė dhe tė rendit,
e shoqėruar edhe me qen kufiri, kishte pėrēarė dhe ndaluar turmėn e
madhe tė protestuesve qė vinte mbas nesh nga Qyteti Studenti.


Afėr Bllokut Qeveritar

(Liri Berisha - Si shpėtoi njė vajzė tė vogėl nga qentė e policisė)

Kėtu policia tentoi tė bėnte njė
akt barbar. Njė oficer policie ekstremist, dalloi Liri Berishėn qė
mbante pėr dore djalin e saj 10-vjeēar dhe njė vajzė tė vogėl tė quajtur
Xhoi. Vajza me emrin Xhoi kishte humbur nga sytė e prindėrve nė mes
protestuesve. Liri Berisha e mori vajzėn dhe e mbante pranė saj, pėr tė
mos u dėmtuar deri nė gjetjen e prindėrve. Oficeri i policisė urdhėron
njė grup ushtarėsh qė sė bashku me qentė e tyre tė kufirit, tė sulen
drejt saj. Nė kėtė situatė tepėr tė ndezur, njė grup grash duke vėnė
edhe fėmijėt e tyre tė vegjėl para kėtyre ushtarėve me qen kufiri, i
pengojnė ata qė tė kryenin kėtė akt barbar ndaj Liri Berishės.

Fatmirėsisht, Liri Berisha me dy
fėmijėt e vegjėl arriti tė largohej duke u strehuar pranė njė familjeje
qė ndodhej nė katin e pestė tė njė pallati afėr Liceut Artistik.
Megjithatė, ushtarėt me qentė e kufirit, sė bashku me oficerin e tyre,
hipėn deri nė katin e tretė tė asaj shkalle pallati pėr tė kontrolluar,
duke i rėnė dyerve e duke bėrtitur. Lindita Hamiti, duke mashtruar
forcat e ndėrhyrjes sė shpejtė tek Liceu Artistik, duke u thėnė se gjoja
ishte punonjėsve e TVSH-sė, bashkohet me grupin tonė tė protestuesve
dhe na tregon pėr kėtė akt barbar qė kishin dashur tė bėjnė ata policė.
Njė grup i madh protestuesish, ish-tė burgosur e tė persekutuar
politikė, nuk lejoi njė grup tė rinjsh tė cilėt donin tė digjnin dy
makinat IFA tė policisė. Njė grup punonjėsish tė RTSH-sė, qė kishin dalė
pėr tė parė protestuesit dhe pėr t’i pėrkrahur ata, duke qenė edhe si
shokė tė ngushtė me Saimir Malokun, na porosisin: “Mos shkoni nga
Blloku, sepse atje ka tanke dhe mitraloza dhe mund t’ju vrasin tė
gjithėve”. Nė kėto momente kaq delikate dhe tė rrezikshme, pėr tė
shmangur njė masakėr tė pabesueshme dhe tė mundshme qė mund tė ndodhte
tek Blloku Qeveritar, morėm njė vendim mjaft tė guximshėm dhe Saimir
Maloku nisi tė thėrriste: “Hajde tė shkojmė tek sheshi pėr tė rrėzuar
monumentin”. Gjithashtu, shkuan njė grup burrash dhe grash qė t’i bėnin
thirrje turmės sė protestuesve tė mbledhur pranė Kryeministrisė qė tė
ktheheshin mbrapsht dhe tė niseshin nė drejtim tė sheshit “Skėnderbej”
nga drejtimi i rrugės mbrapa Piramidės.

Pėr tė nxitur dhe entuziazmuar
grupin e protestuesve qė po mblidheshin shpejt e shpejt dhe sa mė shumė,
Saimir Maloku dhe shumė qytetarė tė tjerrė thėrrisnin: “Hajdeni t’ia
bėjmė Enverit si Stalinit, t’ia rrėzojmė monumentin si dhe t’ia djegim
edhe librat tek librari ‘Flora”.

Nė kėtė moment afrohet njė djalė i
ri me flokė tė gjatė, qė mbante njė rrip tė kuq nė ballė, dhe na thotė:
“Unė kam bėrė njė parullė tė madhe ku shkruhet “LIRI – DEMOKRACI”. Ai
djalosh i rritur jetim, quhej Albert Risilia dhe banonte nė konviktin e
jetimėve pranė Qytetit tė Nxėnėsve. Natėn ai kishte hequr perden e madhe
prej bezeje tė dritares se dhomės sė tij dhe mbi tė kishte shkruar me
bojėn e kėpucėve, parullėn “LIRI – DEMOKRACI”.

Grupi i madh i tė persekutuarve
politikė si dhe mjaft protestues iu bashkuan thirrjes pėr tė marshuar
drejt sheshit pėr tė rrėzuar monumentin e diktatorit komunist. Tė gjithė
filluan tė bėrtisnin njėzėri duke ftuar qė me ta tė bashkoheshin edhe
mijėra protestues tė tjerė qė ishin tė bllokuar nga policia midis
godinės sė Kryeministrisė dhe hotelit “Rogner” (sot).

Nė krye tė turmės printe grupi i tė
persekutuarve politikė (kryesisht i Rrugės sė Kavajės) dhe i qytetarėve
tė tjerė tė pėrbėrė nga Albert Risilia, Ardian Heta, Xhovalin (Asim)
Ēokani, Hyget Borova, Sanije Vojka, Astrit Hatellari, Vera Rada, Lida
Bezhani, Lindita Hamiti, Liliana Llapaj, Indrit Sukaj, Ilir Ēumani,
Gėzim Vojka, Hysen Hamiti, Gjolek Aliu, Arben Beli, Arben Rama, Seit
Mici, Hajredin Fratari, Xhemal Zhuri, Luigj Bytyēi, Maksim Ēali, Bashkim
Ademi( i vdekur), Durim Hoxha, Hajrije Hasanaj, Ismete Rushiti, Zyhra
Izeti, Agron Spaho, Dorant Vojka, por dhe shumė tė tjerė. Turma e madhe e
protestuesve prej afro 2 mijė vetėsh lėvizi dhe u drejtua pėr nė
sheshin “Skėnderbej”, nėpėrmjet itinerarit, qė fillonte nga prapa
Piramidės, Ura e Lanės, hotel “Dajti”, Ministria e Mbrojtjes e deri tek
stacioni i autobusit pranė Bankės Kombėtare. Nė krye tė turmės ishte
edhe njė fotoreporter i huaj (spanjoll). Parullat nuk pushonin.


Ora 13:00, datė 20 shkurt ’91, sheshi “Skėnderbej”

(Adrian Heta: Unė nė makinėn qė rrėzoi bustin e Enverit)

Turma e protestuesve qe dhe mė
energjike kur arriti nė sheshin “Skėnderbej” pėr t’u vendosur afėr
monumentit tė diktatorit komunist. Pėr arsye se numri i forcave tė
policisė dhe i forcave tė ndėrhyrjes sė shpejtė qė ndodheshin pranė
sheshit “Skėnderbej” dhe Muzeut Historik Kombėtar, ishte tepėr i madh, u
vendos qė protestuesit tė prisnin valėn tjetėr tė protestuesve qė vinin
nga Qyteti Studenti. Nė sheshin “Skėnderbej” kaloi njė veturė e bardhė
dhe me sa morėm vesh brenda saj ndodhej Sali Berisha, kryetar i Partisė
Demokratike. Kjo gjė i entuziazmoi protestuesit. Njė grup protestuesish
qė ishin tek Liceu Artistik, pasi u pėrleshėn me policinė, u futėn tek
lulishtja pranė Parlamentit nėpėrmjet Rrugės sė Elbasanit. Pastaj pasi
kaluan pranė godinės sė baskisė, u vendosėn rreth monumentit tė
Skėnderbeut. Policia dhe forcat e ndėrhyrjes sė shpejtė tė shoqėruara me
qen kufiri, tė cilėt i kishin fshehur prapa Muzeut Historik Kombėtar,
filloi t’u bėjė presion protestuesve tė shumtė pėr t’u tėrhequr dhe pėr
t’u shpėrndarė larg monumentit tė Skėnderbeut. Policia pėrdori edhe
zjarrfikėsen e cila hidhte me presion ujė me ngjyrė tė kuqe qė njolloste
rrobat e protestuesve. Turma tjetėr e protestuesve qė ishin tė bllokuar
tek godina e Kryeministrisė, e frikėsuar nga breshėritė nė ajėr tė
armėve tė policisė, u tėrhoq nga tentativa pėr tė hyrė nė Bllokun
Qeveritar. Ata kaluan nė lulishten mbrapa Kryeministrisė dhe mbėrritėn
tek sheshi “Skėnderbej” pėr t’u vendosur tek kolonat e Pallatit tė
Kulturės. Ndėrkohė, ky grup protestuesish tentoi tė sulmojė pėr nga
shatėrvani, por u zmbrapsėn nga policia. Disa makina tė vogla tė
policisė qarkullonin nėpėr sheshin “Skėnderbej”, duke u rėnė sirenave
pėr t’u bėrė protestuesve presion psikologjik. Njė djalė i ri, i quajtur
Durim Hoxha, shkėputet nga grupi kryesor i protestuesve qė ndodhej
pranė Bankės sė Shtetit, pėr t’u kapur pas kabinės sė zjarrfikėses. Por,
pas pak ai rrėzohet i dėmtuar nėpėr trup dhe me fraktura tė brinjėve.
Grupi i katėrt i protestuesve vjen nga Qyteti Studenti dhe vendoset
pėrreth sheshit “Skėnderbej”.

Ndėrmjet protestuesve (banorė
kryesisht nė Rrugėn e Kavajės, nė Laprakė, nė rrugėn “Ali Demi”,
Kombinat etj.) qė ndodheshin pranė Bankės Kombėtare dhe monumentit tė
diktatorit, hodhėn mendimet se si tė sulmohej monumenti. Fillimisht,
duheshin thyer pllakat e mermerta tė shkallėve pėr tė zmbrapsur dhe pėr
t’u pėrleshur me policinė. Gjithashtu, pas kėsaj nevojitej tė ndalohej
ndonjė makinė e rastit, e tonazhit tė rėndė pėr tė rrėzuar me kavo
monumentin e diktatorit komunist. Pėr tė realizuar kėtė aksion, Saimir
Maloku sė bashku me shokėt e tij i kėrkojnė ndihmė protestuesve pėr tė
gjetur midis tyre njė shofer. Prania e ushtarėve tė armatosur me
snajperė sipėr Pallatit tė Kulturės, hotel “Tiranės”, Muzeut Historik
Kombėtar dhe nė pallatet pėrreth e bėnte tė pamundur dhe tepėr tė
rrezikshėm kėtė aksion dhe ky mund tė lihej pėr njė ditė tjetėr kur tė
krijohej mundėsia.

Minutė pas minute shtohej numri i
protestuesve nė shesh. Pėr njė moment u dėgjua njė e thirrur: “Mos u
prapsni dhe mos u trembni nga policia, se ata janė tė armatosur me
fishekė manovėr (fishekė stėrvitjeje qė bėjnė zhurmė, pa pasur plumb
brenda)”. Kjo u dha shumė kurajo protestuesve. Tri makina IFA tė
policisė tė mbuluara me tenda shkarkojnė pranė shatėrvanit njė grup tė
madh forcash speciale tė pajisura me skafandra plastike dhe me shkopinj
gome. Ata krijojnė njė gardh tė fuqishėm mbrojtės pėrreth sheshit tek
monumenti.

Ndėrkohė sheshi “Skėnderbej” ishte
mbushur plot e pėrplot nga dhjetėra mijėra vetė dhe tė vendosur rreth e
pėrqark tij, qė bėrtisnin duke thirrur: “Ushtria ėshtė me ne; Tė hiqet
qelbėsira, Liri – Demokraci” etj. Njė grup prej 40 deri 50 vetėsh
shkėputet nga turma e popullit protestues dhe vendoset pranė monumentit
tė diktatorit. Ata filluan tė thyejnė pllakat prej mermeri tė shkallėve
dhe nisėn tė qėllojnė policinė. Forcat speciale, tė ruajtjes sė rendit
dhe tė ndėrhyrjes sė shpejtė, tė armatosura me shotgun dhe armė tė
ndryshme filluan tė qėllojnė nė ajėr me fishekė manovėr dhe tė sulmonin
herė pas here grupin e protestuesve tek monumenti. Ndėrkaq protestuesit i
kundėrpėrgjigjeshin duke i qėlluar me gurė e copa mermeri. Nga krahu
lindor i Muzeut Historik Kombėtar, nė ndihmė tė policisė erdhėn forca tė
shumta tė ushtrisė dhe tė ndėrhyrjes sė shpejtė me qen kufiri. Njė
protestues pranė monumentit mbante njė flamur kombėtar. Sipėr godinės sė
Bankės Kombėtare, Muzeut Historik Kombėtar dhe pallateve nė hyrje tė
Rrugės sė Durrėsit dhe tė Kavajės etj., policia kishte vendosur snajperė
dhe kamera tė fshehta. Nė mes tė radhėve tė protestuesve policia dhe
Sigurimi i Shtetit kishin infiltruar shumė informatorė, tė cilėt kishin
pėr detyrė tė raportonin mbi veprimtarinė e elementeve tė rrezikshėm
rebel. Por pėrpjekjet e policisė dhe tė forcave tė ndėrhyrjes sė shpejtė
ishin tė kota para turmės sė madhe tė protestuesve tė cilėt u sulėn nga
tė gjitha krahėt dhe i detyruan ata tė tėrhiqen. Protestuesit duke
bėrtitur: “Fitore, Fitore” u sulėn drejt monumentit dhe u bėnė zot i
sheshit “Skėnderbej”. Njė helikopter policie fluturonte dhe filmonte
protestuesit e shumtė qė u mblodhėn pėrreth monumentit. Njė kameraman i
quajtur Agim Buxheli bėnte filmime me njė kamera amatore. Nė mes tė
turmės, njė qytetar rreth 70 vjeē i quajtur, Hysen Berberi, vjehrri i
Saimirit, ishte i goditur nė kokė dhe i mbuluar tėrė gjak nė fytyrė.
Disa gra protestuese e morėn pėr ta ēuar nė mjekim pranė ambulancės nr, 5
qė ndodhej pėrballė ish-godinės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve. Njė qytetar
tjetėr nė gjendje tė plagosur ishte i shtrirė pėr tokė. Gjashtė
qytetarė e marrin nė krah e vendosin tek njė makinė aty pranė dhe e
nisin drejt spitalit. Gjatė kohės sė pėrleshjeve tė protestuesve me
forcat speciale tek monumenti qytetari Ardian Heta (nipi i kirurgut tė
njohur prof. dr. Hysen Heta) mori njė makinė IFA tė braktisur, qė
ndodhej nė sheshin “Skėnderbej”. Ardiani merr drejtimin e makinės IFA
dhe pasi bėn dy xhiro rreth shatėrvanit, godet me spond njė makinė
zjarrfikėse qė lagte popullin me ujė tė ngjyrosur me bojė tė kuqe.
Makina zjarrfikėse nga kjo goditje ndalon sė lėvizuri. Ndėrkohė, aty
pranė ndodhej njė polic rreth 35 vjeē, i plagosur nė kokė nga gurėt e
protestuesve dhe i mbuluar me gjak. Ardian Heta sė bashku me shokun e
tij Indrit Sukaj, e marrin nė makinė policin e plagosur dhe e
transportojnė nė spitalin ushtarak nė Laprakė. Para se tė nisej makina,
shumė protestues i thonė Ardianit qė tė kthehej prapa se makina mund tė
nevojitej edhe pėr rrėzimin e monumentit. Ai e mbajti premtimin dhe u
kthye me makinėn pėrsėri nė shesh.


Ora 14:00, 20 shkurt ‘91- Rrėzohet Enveri

Astrit Hatellari: Unė vura litarin nė grykėn e diktatorit

Njė grup i madh qytetarėsh ishin tė
vendosur pranė vendit ku qėndronte akoma monumenti i diktatorit
komunist. Nga Rruga e Durrėsit vijnė dy djem tė rinj me njė rrotull
litari prej liri. Po nė kėtė kohė mbėrrin tek sheshi “Skėnderbej” makina
IFA e drejtuar nga Ardian Heta. Ai e drejton makinėn drejt e tek vendi
ku ndodhej monumenti i diktatorit. Pastaj njė grup njerėzish ndihmojnė
Astrit Hatellarin qė tė vendoste litarin tek monumenti i diktatorit.
Pėrpjekja e parė dėshton sepse litari shkėputet. Nga makina sjellin njė
kavo ēeliku jo shumė tė gjatė tė cilėn e lidhin me litarin. Nė
pėrpjekjen e dytė, Astrit Hatellari i ndihmuar edhe nga njė qytetar
tjetėr e vendos litarin pranė gishtave tė dorės sė majtė e ulur poshtė,
tė monumentit tė diktatorit. Pastaj i larguam tė gjithė njerėzit, qė tė
mos dėmtoheshin nga rreziku i shembjes sė monumentit gjigant. Makina e
tėrheq 3-4 herė monumentin e derdhur nė bronz tė diktatorit komunist, i
cili bie anash nė drejtim tė Muzeut Historik Kombėtar. Afro 100 mijė
vetė qė ndodheshin tek sheshi “Skėnderbej”, duke u pėrqafuar me
njėri-tjetrin nga gėzimi i madh i kėsaj ngjarje tė papėrsėritshme,
filluan tė brohorasin tė entuziazmuar tej mase. Ra simboli i komunizmit.
Gjatė kohės sė rrėzimit tė monumentit vazhdonin punimet e Komitetit
Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė. Hekuran Isai, nė atė kohė
ministėr i Brendshėm, duke informuar pėr situatėn e krijuar Ramiz Alinė,
thotė se megjithėse ka njė ligj pėr mbrojtjen e monumenteve, unė nuk
mund tė shkoj deri nė masakėr ose nė gjakderdhje ndaj popullit. Ramiz
Alia e miraton. Duke kujtuar momentin e inaugurimit tė kėtij monumenti
gjigand tė diktatorit komunist, militantėt ekstremistė komunistė
bėrtisnin: “Parti-Enver, jemi gati kurdoherė”. Ndėrsa nė momentin qė do
tė rrėzohej ky monument, populli demokrat i Tiranės me entuziazėm tė
papėrshkruar bėrtiste: “Ta heqim, ta heqim qelbėsirėn”. Njerėzit nga
kureshtja e madhe shkuan tek koka e monumentit tė diktatorit dhe me
veprime nga mė tė ēuditshme shprehnin urrejtjen e tyre tė madhe ndaj
tij. Pastaj protestuesit i vėnė kavon kokės sė kėtij monumenti gjigand.
Makina IFA e drejtuar nga Ardian Heta i shoqėruar nė kabinė nga shoku i
tij, Indrit Sukaj, e tėrheq zvarrė kėtė monument gjigand pėrgjatė
sheshit “Skėnderbej”. Mbi makinė dhe mbi monument, rrinin tė ulur njerėz
tė shumtė. Gjithė populli i Tiranės, qė ndodhesh nė sheshin
“Skėnderbej” e shoqėronte kamionin me thirrje dhe brohoritje tė shumta.



20 shkurt ‘91- Busti zvarrė tek studentėt

(Sulo Jaupaj: Me autobusin e minierės hoqa zvarrė Enverin)

Pas gjithė kėtyre, makina IFA e
drejtuar nga Ardian Heta vazhdon itinerarin nė drejtim tė Rrugės sė
Elbasanit. Pesėdhjetė metra larg nga godina e ish-tė pėrndje****e
politikė (sot), shkėputet busti nga pjesa tjetėr e monumentit gjigand tė
diktatorit. Gjithashtu makina IFA pėson defekt (i digjet freksioni) pėr
arsye tė peshės sė madhe tė demonstruesve tė hipur mbi makinė dhe mbi
monumentin e diktatorit. Turma e demonstruesve shkėpusin kavon nga
makina dhe fillojnė tė tėrheqin vetė bustin e diktatorit deri pranė
parkut tė lodrave nė Rrugėn e Elbasanit. Gjithashtu, tek pjesa e mbetur e
monumentit tė diktatorit, nga kėmbėt deri tek gjoksi, afrohet njė skodė
e parkut tė mallrave me shofer Sulo Jaupaj. Shumė demonstrues e lidhin
kėtė pjesė tė mbetur tė monumentit me skodėn. Shoferi Sulo Jaupaj me
makinėn e tij lėviz afro dy kilometra nėpėr rrugėt e Tiranės i
pėrshėndetur nga mijėra qytetarė. Nė pjesėn malore tė Rrugės sė
Elbasanit pėr t’u ardhur nė ndihmė demonstruesve tė lodhur vjen njė
autobus me ngjyrė tė kuqe qė ishte i punėtorėve tė minierės sė Kėrrabės.
Kjo makinė drejtohej nga njė shofer zeshkan 50-vjeēar, qė quhej Hysen
Alla. Autobusi ishte i mbushur me minatorė. Minatorėt dhe protestuesit e
lidhėn shpejt e shpejt bustin e diktatorit pas autobusit. Pastaj, Hysen
Alla e drejton makinėn e tij pėr tek godina e studentėve grevistė. Kur
autobusi mbėrriti atje, shpėrtheu njė gėzim i jashtėzakonshėm midis
studentėve grevistė tė urisė tė ngujuar dhe protestuesve. Busti i
diktatorit u la i varur lart tek godina e studentėve grevistė.

Pasdite, mjaft qytetarė mblidhen
pėrsėri tek sheshi “Skėnderbej”. Shumė prej tyre filluan tė thyejnė
bazamentin prej mermeri tė errėt tė ish-monumentit tė diktatorit. Mbasi u
errėsua, minatorėt e Kėrrabės e rilidhėn pėrsėri bustin e diktatorit
tek autobusi i tyre. Pas kėsaj, autobusi me disa minatorė brenda vazhdon
itinerarin pėr tek Rruga e Kavajės. Nė zonėn pranė ambasadave, policia
gjuan me snajperė autobusin dhe i thyen dy xhama. Arrestohen dhjetė
minatorė, midis tyre zotėrinjtė Hysen Alla, Vladimir Xhillari, Agim
Abazi, Arben Lame, Luan Paja (ish-themeluesi i degės sė PD-sė pėr
minierėn e Kėrrabės, i vdekur) etj. Po atė ditė nė qytetet e
Gjirokastrės dhe tė Korēės rrėzohen monumentet e diktatorit komunist.
Radiotelevizioni Shqiptar si dhe agjencitė e huaja tė lajmeve jepnin
njoftimin se nė Tiranė, nė mesditė, u rrėzua monumenti gjigand i
diktatorit komunist. Nė ora 20:00 shfaqet nė televizionin shqiptar Ramiz
Alia, ish-President i Republikės, i cili nė njė prononcim tė tij publik
ndėr tė tjera thotė: “Sot kryeqyteti ynė kaloi njė nga ditėt mė
dramatike dhe tė rėnda tė jetės sė tij. Turma tė irrituarish, duke
humbur ēdo arsye logjike kaluan nė akte vandalizmi dhe arritėn tė
rrėzonin monumentin e Enver Hoxhės”. Pas orės 21:00 tė asaj nate dhe nė
ditėt nė vazhdim, policia dhe Sigurimi komunist bazuar nė filmimet e
kamerave sekrete dhe nga tė dhėnat e informatorėve tė tyre tė infiltruar
midis protestuesve, arrestoi rreth 300 protestues. Ndėr ta, afro 70
veta u dėnuan me burgime tė ndryshme me akuzat pėr grumbullime tė
paligjshme, shkatėrrim monumentesh dhe goditje tė pėrfaqėsuesve tė
shtetit. Me qindra qytetarė tė tjerė u pushuan nga puna.


E martė, 21 shkurt 1991- Digjen veprat, rrėzohet parulla

(Xhovalin Ēokani: Me veglat e hidraulikut hoqa vidat e “lavdisė” nė Pallatin e Kulturės)

Me dhjetėra mijėra protestues
ndodheshin paradite tek Ura e Lanės pranė hotel “Dajtit” me qėllim qė tė
sulmonin Bllokun Qeveritar, ngaqė ishin pėrhapur lajme tė rreme sikur
Ramiz Alia kishte dhėnė dorėheqjen si President i Republikės. Pėr tė
penguar protestuesit qė tė realizonin qėllimin e tyre, ishin tė
angazhuar forca tė shumta tė policisė dhe tė ndėrhyrjes sė shpejtė tė
shoqėruara edhe me tanke tė pajisura dhe me mitraloza tė rėndė. Nė kėto
momente tepėr tė acaruara pranė demonstruesve rastėsisht vjen Neritan
Ceka (ish-drejtor i Institutit Arkeologjik dhe anėtar i kryesisė sė
PD-sė) i cili me njė megafon nė dorė dhe hipur nė njė makinė u bėn
thirrje protestuesve qė tė ktheheshin tek sheshi “Skėnderbej” qė tė
shmangej gjakderdhja. Turma e protestuesve prej afro 50 mijė vetėsh u
bashkua thirrjes sė tij dhe u drejtua pėr nė sheshin “Skėnderbej” duke
bėrtitur: “Poshtė burokratėt; Nuk duam gjak etj”. Nė kėtė kohė njė grup i
madh protestuesish kryesisht ish0tė burgosur politikė tė Rrugės sė
Kavajės u bėjnė thirrje protestuesve qė tė shkojnė tė djegin veprat e
diktatorit komunist pranė dyqanit “Flora” qė ndodhej nė krye tė Rrugės
sė Dibrės, fare pranė sheshit “Skėnderbej”. Turma e protestuesve e
irrituar sė tepėrmi, drejtohen pėr tek librari “Flora” dhe pasi
shpėrthyen derėn, rrėmbenin veprat e diktatorit komunist. Ata filluan
t’i grisnin kėto libra dhe pasi i grumbulluan aty pranė Rrugės sė Dibrės
i vunė flakėn duke krijuar njė zjarr gjigand i cili vazhdoi tė digjej
pėr disa orė. Gjithashtu njė grup tjetėr nisen nė drejtim tė Pallatit tė
Kulturės pėr tė hequr parullėn “Lavdi Partisė sė Punės sė Shqipėrisė”.
Tek Pallati i Kulturės nuk kishte policė. Duke pėrfituar nga ky rast,
Xhovalini, qė kishte me vete njė ēantė me ēelėsa tė mėdhenj mekanikė, sė
bashku me njė qytetar tjetėr e me ndihmėn e disa protestuesve, hipėn me
shumė vėshtirėsi nė tarracėn e Pallatit tė Kulturės duke u kacavjerrė
pas disa hekurave qė ndodheshin nė pjesėn e mbrapme tė shkallėve tė
kėtij pallati. Xhovalin Ēokani lagu me alkool metilik bulonat e dadot e
ndryshkura qė mbanin gėrmat metalike gjigande qė formonin parullėn afro
50 metra tė gjatė, e vendosur sipėr Pallatit tė Kulturės. Pastaj ai i
bėri njė zbėrthim provizor kėtyre dadove. Nė tė njėjtėn kohė ai u
bėrtiti nga lart qytetarėve protestues qė ndodheshin nė shkallėt e
Pallatit tė Kulturės tė spostoheshin mė tutje, nė mėnyrė qė tė mos binin
sipėr tyre gėrmat gjigande metalike tė parullės. Ishte afėrsisht ora 12
kur Xhovalini, i ndihmuar dhe nga qytetarė tė tjerė, filluan tė
rrėzonin njė nga njė kėto gėrma gjigande metalike tė parullės “LAVDI
PARTISĖ SĖ PUNĖS SĖ SHQIPĖRISĖ”. Njė gėzim i jashtėzakonshėm pėrshkoi
mijėra qytetarė protestues tė mbledhur nė sheshin “Skėnderbej”, sepse
populli rrėzoi dhe hoqi simbolet kryesore tė diktaturės komuniste.
Populli demokrat i Tiranės nė momentin e rrėzimit tė monumentit tė
diktatorit komunist lutej... liria erdhi.

E.Kapri
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Rrėfimi i ’91-shit; Ata qė i vunė litarin diktatorit. Empty Re: Rrėfimi i ’91-shit; Ata qė i vunė litarin diktatorit.

Mesazh nga Mona Thu Jan 20, 2011 5:04 pm

uau edhe pas kaq vitesh kjo histori tė mban nė ankth kur e lexon, un e kam par veē nga lajmet qė jepeshin nė atė kohė, kan qėn tė guximshėm, kishin njė qėllim tė drejt dhe unik nė tė kohė, kur qėllimi ėshtė i drejt populli fiton
Sa e trishtueshme ėshtė kur shikon ca potagonist tė kėsaj ngjarieje sa kn ndryshuar, ndrysuan si njerėz dhe ndryshuan qėllimet pėr tė cilėn protestuan nė to vite
Mona
Mona
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/01/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2777
Vendndodhja Vendndodhja : Tiranė
Hobi Hobi : faqet e ndryshme tė internetit
Humor Humor : eee mundohem tė jem githmon me humor
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/07/2010
Falenderimet Falenderimet : 57

http://wwwka2010.webs.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi