♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tė panjohura nga Kalaja e Tiranės.

Shko poshtė

Tė panjohura nga Kalaja e Tiranės. Empty Tė panjohura nga Kalaja e Tiranės.

Mesazh nga Morena Sat Jan 15, 2011 10:05 am

Tė panjohura nga Kalaja e Tiranės. Img1
Nga Artan Shkreli (Shekulli)

Njė fakt i ri dhe entuziast pėr arkitekturėn dhe inxhinierinė e
viteve tridhjetė, vjen nga monumenti befasues. Njė hark i realizuar
sipas njė projekti perėndimor; njė hark tipik i arkitekturės sė
pėrtejdetit. E sa i takon funksionit tė harkadės, rebusi u zgjidh si me
magji nga zbulimi i disa projekteve nė arkivin e ndėrtimit

Me siguri nė tė ardhmen do tė shkruhet shumė mbi Kalanė e Tiranės dhe
mbi farėn qytetformuese qė kjo strukturė e lashtė hodhi mbi Tiranėn
(Tyrcan-Tyrcanos) bizantine. Do tė shkruhet edhe mbi momentin kur
perandori i madh Justinian, aty nga 635 m.K., vendosi tė riparojė
kėshtjellėn e vjetėr romake nė fushėn e Tiranės, pėr tė rritur mbrojtjen
e Durrėsit prej Ostrogotėve. Por e gjithė kjo u mbulua prej territ qė
kaploi kėtu me mbėrritjen e sllavėve dhe me rrėnimin e rendit romak nė
Iliri. Ato pak mure qė duket se kanė ngelur, por qė nuk janė zbuluar
krejtėsisht, flasin vėrtet mė shumė sė ē’mendojmė sot. Dhe kjo pėrbėn
njė joshje tė vijueshme qė duket se do tė vazhdojė pėr shumė kohė. Them
kėshtu, pasi edhe njė fakt i vogėl e i parėndėsishėm ndėrtimor qė ka
lėnė gjurmė nė muret e kalasė, shndėrrohet nga puna hulumtuese e
studiuesit nė njė histori kėrshėrore dhe nė emblemė tė njė qytetėrimi
koherent tė cilin Tirana, nga sa duket, e kish pėrqafuar vetėdijshėm nė
njė moment fatlum tė ekzistencės sė saj: nė vitet tridhjetė.

Pikėrisht ky ėshtė motivi i shkrimit, njė fakt i vogėl. Bėhet fjalė
pėr rudimentet e njė harkade “moderne” ngurtėsuar nė trupin e murit
kryesor tė kalasė.

Nė vitin 2002, gjatė restaurimit tė murit kryesor, tė atij qė shihet
aq mirė sot nga rruga, u patėn rilevuar edhe thembrat e portės sė
shkatėrruar nga Bushatllinjtė (sot tė rindėrtuar), dhe me atė rilevim
lidhet edhe zbulimi i kullave tė kalasė tė varrosura prej shekujsh nėn
dhe. Gjithsesi, menjėherė nė tė majtė tė Portares, sė rindėrtuar binte
nė sy (sikundėr bie edhe sot) njėfarė portali tjetėr me hark, krejt i
pazakontė e i murosur i shėmtuar me copa gurėsh tė palatuar.

Po ē’qe ky hark? Kjo ishte njė pyetje vėrtet kėrshėrore. Nuk ishte e
qartė nėse qe portare a diēka tjetėr, pasi zhvillimi planimetrik i
oborrit tė kalasė nuk sugjeronte ndonjė gjė tė madhe. Edhe forma e saj
nuk qe tipike. Funksioni i atij harku dukej se duhet tė kish rėnė me
kohė, pasi nė njė kohė tė mėvonshme ai qe murosur pėr tė mundėsuar
ndėrtimin e disa wc-ve tė repartit tė policisė aty pas murit. E meqenėse
kėto ėc qenė bėrė pas luftės (L2B), del se edhe murosja e harkut qe
bėrė pas luftės. E si tė mos mjaftonte ajo murosje barbare, nė kėtė mur
qe lėnė edhe njė dritare e vogėl pėr tė ajrisur lokalin sanitar (!). E
tash vonė, edhe ajo dritare ėshtė murosur. Mbi kėtė wc tė improvizuar,
mbulesa prej betoninuk kuptohet pėrse, pasi pėr tė mbuluar wc-nė nuk do
kish nėvojė pėr konsolin qė del jashtė gjurmės sė murit.

Dekualifikimi vizual qė solli kjo mėnyrė e trajtimit e ndėrtesės mė
“interesante” tė Tiranės, bėri mė pas qė tė ish e thjeshtė pėr tė vėnė
dorė edhe mbi vetė muret masive tė kalasė kur Kinema Pionieri u ndėrtua
bash mbi to.

Po le tė kthehemi te harku ynė. Gjėja tjetėr qė bie nė sy, ėshtė se
aty ku muri mbaron pėr t’i lenė vend kangjellės, shihen gjurmėte
fillimit tė njė tjetėr harku (sot i shembur). Aty nė kėnd, muri vetė,
ėshtė i skuadruar nė pjesėn e poshtme, por i mballosur keq nė pjesėn e
sipėrme ku duhet tė ishte vijimi i njė harku tė dytė. Pyetja ishte sa
harqe kanė qenė dhe pėr ēfarė kanė shėrbyer? Pėrsa u pėrpoqėm nuk e
zgjidhėm dot kėtė rebus. Kuptuam, duke u nisur nga elemente teknike, se
koha e ndėrtimit tė harkut duhej tė qe ajo e viteve Tridhjetė. Pėr nga
forma gjeometrike bėhej fjalė pėr njė hark realizuar sipas njė projekti
perėndimor; bėhej fjalė pėr njė hark gjysmė tė sheshtė. Harqet e sheshta
nuk ishin nė traditėn e Tiranės, dhe pėr mė tepėr harqet me tulla nuk
realizoheshin mė qė prej kohėrave tė para osmane. Ndėrsa kėtu bėhej
fjalė pėr njė hark tipik tė arkitekturės sė pėrtejdetit, dhe pėr kėtė
nuk kish pikė dyshimi. Qenė realizuar mjaft tė tillė nė Tiranėn e viteve
Tridhjetė. E sa i takon funksionit tė asaj harkade, rebusi u zgjidh si
me magji nga zbulimi i rastėsishėm i disa projekteve nė arkivin e
ndėrtimit AQTN.

Qenė ditėt e konferencės dedikuar artit dhe arkitekturės italiane nė
Shqipėri e Tiranė dhe nė ethet e kėrkimit tė materialeve, pėr tė
ilustruar kumtesat, syri ra mbi disa skica projektesh - tė padeshifruara
deri mė atėherė nga hulumtuesit. Punonjėsit e arkivės, pėrpos
katalogimit tė tyre me tė dhėnat qė pėrmbanin skicat, nuk kishin mundur
tė identifikonin objektin e projektuar, e as kėrkuesit e shumtė, pėrfshi
ata italianė (qė vitet e fundit po kalojnė nė krehėr gjithė
trashėgiminė italiane qė ndodhet nė arkivat tona). Dhe nėse nuk do kisha
bėrė kėtė ndajtėhyme pėr lexuesin, skicat qė po paraqes do tė ishin
vėshtirėsisht tė identifikueshme.

Kėto skica, a me saktė projekt-ide, del se janė realizuar nga
inxhinieri-arkitekt Guilio Berté, italiani qė punoi nė Tiranė bashkė me
Florestano de Fauston nė vitet Tridhjetė, e qė realizoi mjaft punime mė
pas edhe me Gherardio Bosion.

Periudha e skicave tė kalasė ėshtė e shėnuar nė njėrėn ndėr fletėt e
projektit tė cilėn e ka firmuar vetė mė dt. 7.VI.1933. Kjo ėshtė koha
kur Berté punontė me ark. De Fauston, me tė cilin pėrfundoi ansamblin e
ministrive.

Skica e mėsipėrme ėshtė kėrshėrore, ajo sugjeron njė hyrje
monumentale nė oborrin e Pallatit Mbretėror nga ana veriore e kalasė.
Pėr kėtė hyrje Berté tregohet i kujdesshėm, ai lė pa prekur rrėnojėn e
murit shekullor nė krahun e djathtė, pasi mendon sė ėshtė njė ēėshtje qė
i pėrket restauratorėve, dhe mbi themelet ekzistuese tė kalasė vendos
tė ndėrtojė njė Hyrje Monumentale me dy portare. Sot nuk janė bėrė ende
hulumtime mbi planimetrinė fillestare tė oborrit mbretėror, gjė qė do
shpjegonte edhe ekzigjencėn pėr dy porta, por muri, qė nė kėtė skicė
jepet nė prerje menjėherė pas kabinės sė rojės, sugjeron se bėhet fjalė
pėr njė mur rrethues tė parqeve nė tė djathtė. Ndėrsa fakti i vendosjes
sė njė kabine betoni pėr vendrojėn aty pranė, tregon se kjo hapėsirė e
gjelbėr brenda sė cilės ndodhej pallati mbretėror, ish hapėsirė e
rezervuar pėr Pallatin.

G. Berté, pėr tė rritur monumentalitetin e hyrjes nga kjo anė pėr nė
Pallat, natyrisht qė nuk sugjeron ndėrtimin e njė porte tė traditės
perandorake osmane, por me njė stil arkitekturor thuajse racional, ai i
referohet traditės romake. Pėr kėtė kombinon tullat e qemerit tė harkut
me muraturėn e gurit dhe mbi portare, nė mes dy pilonėve tė lartė
dykatėsh, nalton si nė njė hark triumfi elemente nga arkitektura e
akuadukteve monumentalė tė lashtėsisė. Fare pak vija, pa ornamente e pa
suvatim dhe monumentaliteti i hyrjes ėshtė i garantuar.

Nė kolonėn e mesit, (sot kėndi ku mbaron muri nė pėrfundim tė
harkadės sė vetme tė mbetur) ende shihet ēerniera e ēimentuar ku
valavitej njėra nga portat e dikurshme.

Por veē kėtij varianti tė Portares Monumentale, u gjet edhe njė
variant tjetėr, vėrtet i ēuditshėm. Ky variant i dytė sugjeronte
ndėrtimin e njė rezervuari uji (strukturė vėrtet elegante) mbi hyrjen e
Pallatit. Edhe kėtu duket se kemi tė bėjmė me njė stil arkitekturor
tipik tė racionalizmit tė vitevetridhjetė, por qė nuk ėshtė
karakteristik pėr stilin e Bertésė. Ende sot nė Itali janė ruajtur me
shumicė ndėrtime tė tilla inxhinierike.

Edhe mėnyra e vizatimit nuk duket e bėrė nga e njėjta dorė, ndėrsa
shėnimet kėtu janė nė gjuhėn shqipe. Kjo skicė nuk ėshtė e vetė Bertésė,
por me gjasė ėshtė njė evolucion i metejshėm i idesė fillestare tė tij.
Nė variantin e dytė ėshtė hequr dorė nga hyrja monumentale - duket sė
ajo ėshtė zhvendosur tani nė njė vend tjetėr - dhe mbi portaret
ndėrtohet njė rezervuar uji, ndėrsa pėr inspektimin e tij parashikohen
dy ballkonada prej betoni (gjurma e njėrės syresh ka mbetur sikurse
thamė mė lart mbi portėn e murosur ekzistuese). Njė kullė e ngushtė
lejon ngjitjen me shkallė marinari deri lart nė katin e tretė tė
strukturės, ku njė ballkon i dytė inspektimi qarkon strukturėn
cilindrike tė rezervuarit me diametėr mbi 4 m. Nė majė tė mbulesės
konike tė rezervuarit, duke shfrytėzuar rrufepritėsin, parashikohej
krijimi i njė strukture kabllore pėr shpalosjen e flamurit kombėtar. E
gjithė struktura ėshtė prej betoni, i cili nė kėtė projekt, ndryshe nga
pėrdorimi i tij masiv nė godinat e atėhershme qeveritare, kėtu
artikulohet zhdėrvjelltshėm, pa fshehur aspak entusiazmin e inxhinierėve
pėr kėtė material tė ri ndėrtimi, material qė sė shpejti do pushtonte
botėn.

Desha ta ndaja me lexuesin dėshminė e kėsaj aventure interesante tė
Kalasė sė Tiranės (nė vitet Tridhjetė), por edhe faktin sė kalaja ka
vėrtet shumė pėr tė treguar. Ajo duket se tani sapo ka rinisur
rrugėtimin e saj tė ndėrprerė nga topat e dy shekujve mė parė, rrugėtim
mbrapa, nė historinė e saj tė errėt, po edhe pėrpara – kėsaj here me
qėllimin pėr tu bėrė zemra e kryeqytetit tė ardhshėm.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi