♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parfumet, pjesa e padukshme e karakterit tonė

Shko poshtė

Parfumet, pjesa e padukshme e karakterit tonė Empty Parfumet, pjesa e padukshme e karakterit tonė

Mesazh nga Love Wed Jan 05, 2011 8:51 pm

Aromat i shtojnė karakterit tonė njė dimension mė shumė, na identifikojnė me lule, mjedise ekzotike, vende, persona. Aromat janė pjesė e pandarė e jetės sonė. Janė fillimisht ato natyrale si era e flladit tė detit, aroma e tokės sė lagur pas shiut nė njė pyll me pisha, aroma e njė fushe me grurė nė njė ditė tė nxehtė vere, apo aromat e pafund tė luleve dhe deri te vetė aroma e lėkurės sonė qė, nė disa variacione tė saj, ėshtė e jashtėzakonshme. Por qė nga lashtėsia, njeriu ka tentuar me tė gjitha mjetet dhe mėnyrat qė t’i shtojė vetes edhe aroma tė tjera, ose mė mirė t’ua marrė aromat luleve, ujėrave, fushave dhe t’i shndėrrojė nė parfume pėr pėrdorim tė pėrditshėm. Dihet nga faktet historike se qė nė kohėt antike, metodat e pėrpunimit dhe tė pėrftimit tė parfumeve kanė qenė tė sofistikuara. Nė ditėt tona, sigurisht qė teknologjia ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm dhe formulat e krijimit tė parfumeve janė tė pafund. Kjo ka bėrė qė edhe tregu i tyre tė jetė shumė i madh. Sigurisht qė ėshtė njė treg qė si nė rastin e ēdo malli ka njė shtresėzim, pra njė treg pėr parfumet e lira me pėrdorim tė pėrditshėm, pėr njė masė tė caktuar njerėzish dhe njė treg pėr njė konsumator mė elitar, qė kėrkon tė veēantėn dhe uniket nė produktet qė blen.

Gjithsesi parfumi ėshtė bėrė pjesė e pandarė e jetės sonė, pjesė e pandarė e ditės, e natės, e rasteve tė veēanta. Nė kėtė tėrėsi markash dhe tėrėsi produktesh tė pafund qė reklamohen nė mėnyrė tė vazhdueshme, qė dalin nė treg, qė pėlqehen dhe shijohen nga tė gjithė, ka nga ata qė mbesin gjatė nė memorien tonė si parfume qė lidhen me persona, apo ngjarje tė caktuara. Ėshtė bėrė traditė qė njerėz tė famshėm tė prodhojnė edhe linjėn e tyre tė parfumeve. Dhe nė shumė raste suksesi ėshtė i garantuar nga emri i personit. Nėse ėshtė njė sportist, ai zakonisht synon qė tė pėrcjellė me anė tė fragrancės sė re aromėn e shpejtėsisė, tė freskisė, tė rinisė sė pėrjetshme. Nėse ėshtė njė aktore e bukur, aroma e saj me siguri qė synon tė pėrcjellė sharmin e njė bukurie qė nuk njeh moshė, stilin dhe elegancėn e njė paraqitjeje tė lakmueshme nga tė gjithė. Nė rastin e njė kėngėtareje qė ėshtė energjike nė skenė, parfumi qė pėrcjell, synon tė pėrēojė gjithė forcėn, tingullin, entuziazmin, adrenalinėn e njė skene qė arrin tė ndezė zemrat e mijėra vetėve.

Njė kėngėtare nė kėtė rast do tė ishte pėrcjellėsja mė e mirė e njė parfumi tė denjė pėr jetėn moderne. Ajo ėshtė koncentrim i shumė arteve sė bashku dhe mbi tė gjitha koncentrim i artit me lėvizjen. Tė tillė shembuj janė tė shumtė dhe thuajse nė tė gjitha rastet bėhet fjalė pėr njė sukses tė garantuar tė produktit.

Imagjinoni njė kėngėtare si Fergie dhe pas kėsaj imagjinoni se cila do tė ishte fragranca qė do t’i pėrshtatej mė mirė energjisė sė saj dhe artit qė pėrcjell. Fergie ėshtė njė nga mė tė suksesshmet aktualisht nė industrinė e kėngės dhe veē kėsaj edhe njė promotore e zėrave tė rinj, talenteve tė reja. Ndaj njė parfum qė do tė mbante vulėn e saj nuk pėrcjell vetėm suksesin e njė zėri dhe adrenalinėn e skenės, por edhe pėrkujdesjen pėr tė ardhmen, pėr pėrzgjedhjen e atyre zėrave qė pėrbėjnė tė veēantėn dhe talentin. Ajo ka bashkuar forcat e saj me “Avon”, pėr tė sjellė njė parfum shumė tė veēantė, qė zgjon entuziazėm dhe njėkohėsisht tė bėn tė ėndėrrosh. “Do tė doja qė t’i shtoja pak ‘rock and roll’ jetės sė ēdo gruaje, duke pėrcjellė shpirtin tim artistik dhe luftarak njėherazi”, ka deklaruar Fergie nė njė nga intervistat e saj tė fundit. Parfumi qė mban aromėn e suksesit tė Fergie-t ėshtė njė parfum i njė vajze qė nuk ka nevojė pėr t’u prezantuar, sepse ka vetėbesim tė jashtėzakonshėm dhe e di fare mirė rolin e saj, duke e shpalosur personalitetin pa frikė dhe droje. “Jam shumė e ekzaltuar qė kam kėtė bashkėpunim me ‘Avon’ nė lidhje me sjelljen nė jetė tė parfumit tim tė parė. Unė kėrkoj vazhdimisht mėnyra tė reja pėr tė shprehur veten, talentin dhe energjinė qė kam dhe me kėtė parfum e realizoj njė dėshirė tė tillė, pra qė pak nga karakteri dhe arti im t’i bashkėngjiten trupit dhe ditės sė njė femre”.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi