♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjendet gjeni i hipertensionit

Shko poshtė

Gjendet gjeni i hipertensionit  Empty Gjendet gjeni i hipertensionit

Mesazh nga Tironcja_omel Thu Dec 16, 2010 9:14 pm

Pinė ilaēe pėr gjithė jetėn. Por, njė studim italian ka zbuluar se gjetja e gjenit pėrgjegjės mund tė bėjė qė ēdo njeri tė ketė kurėn e tij

Ja si mund tė luftohet

Mė thuaj ēfarė gjenesh ke, tė tė them se ēfarė ilaēesh duhet tė marrėsh pėr tė ulur tensionin. Mund tė jetė kjo pėrgjigja e mjekut pėrballė njė personi qė vuan nga hipertensioni. Kjo, sepse falė studimit tė gjenomės sė njė individi tė veēantė, mund tė vlerėsohet lloji i ilaēeve qė i duhen dhėnė pėr tė qenė efikase. Ky zbulim, qė ka pėr qėllim personalizimin e terapisė, i takon mjekėve italianė. Studimi i publikuar nė “Science Trasnlational medicine” ka pėrshkruar mekanizma specifikė molekularė aktive nė disa pacientė me tension tė lartė, dhe jo tek tė tjerėt; ka identifikuar treguesit gjenetikė, falė tė cilėve ėshtė e mundur t’i gjesh me njė kampion gjaku, dhe i trajtoi me njė ilaē eksperimental tė quajtur rostafuroxin, i studiuar pėr tė ndėrhyrė nė mekanizmat molekularė pėrgjegjės pėr sėmundjen nė atė grup pacientėsh dhe i aftė tė veprojė nė mėnyrė selektive mbi tensionin e lidhur me mutacionin e gjeneve. Edhe pse njė pjesė e vogėl e pacientėve ka kėtė karakteristikė gjenetike, studimi inauguron njė rrugė tė re, sepse tregon se ėshtė e mundur tė mendosh pėr krijimin e ilaēeve tė reja pėr sėmundjet kardiovaskulare. Kėto sėmundje me numrin mė tė madh tė pacientėve pėrbėjnė njė biznes tė shndritshėm pėr industritė farmaceutike, qė prej disa vjetėsh nuk ka janė nė gjendje tė propozojė terapi tė reja pėr miliona tė sėmurėt tė prekur nga kėto patologji, ndėrsa shumė prej ilaēeve tė vjetra nuk janė mė efektive. Nga hipertensioni sot vuajnė dhe kurohen rreth njė miliardė e gjysmė njerėz, 7 milionė prej tė cilėve humbin jetėn ēdo vit.

Studimi

Me pak fjalė, miliona persona qė marrin miliarda ilaēe pėr shumė e shumė vite me radhė. Ai qė vendos sot se cilat ilaēe janė tė pėrshtatshme pėr pacientin, ėshtė mjeku, dhe jo gjenetika. Mjekėt, nė bazė tė karakteristikave klinike tė tė sėmurit, pėrcaktojnė terapinė qė duhet ndjekur, duke gjetur, mes ilaēeve tė shumta qė janė tė disponueshme, cilat janė mė tė mirat pėr tė ulur tensionin. Terapitė e mundshme shkojnė nga diuretikėt, qė favorizojnė eliminimin e natriumit dhe tė lėngjeve tė tepėrta, tek beta-bllokuesit, qė veprojnė mbi receptorėt e katekolaminės, substanca si adrenalina dhe noradrenalina, tė afta tė bėjnė ndryshime fiziologjike tė pėrgjithshme dhe tė ulin rritjen e rrahjeve kardiake dhe tensionit, ashtu siē bėjnė alfa-bllokuesit. Shpesh mjekėt zgjedhin edhe kombinim ilaēesh tė ndryshme pėr tė pasur rezultate mė tė mira nė kontrollin e tensionit tė lartė tė gjakut. Ato qė udhėheqin zgjedhjet terapeutike janė praktikat klinike dhe studimet e popullsisė. Nė tė ardhmen mendohet se do tė jetė efikase harta gjenetike e secilit prej nesh. E nė Amerikė tregu ka filluar tė lėvizė: jo me shumė dollarė mund tė njohėsh profilin tėnd gjenetik. Megjithatė, pėr momentin nuk ka ende siguri mbi efikasitetin e kėtyre testeve pėr tė pėrcaktuar mjekimin e duhur pėr ata qė kanė diferenca tė veēanta nė profilin gjenetik, nė krahasim me pjesėn tjetėr tė individėve.

Kripa

Pėr shumė prej atyre qė vuajnė nga kjo sėmundje, ėshtė armiku kryesor qė duhet eliminuar. Megjithatė, rregulli i parė pėr tė arritur nė shifrat 12/8, qėndron nė zakonet e mira tė jetesės. Para sė gjithash duhet ndaluar pirja e duhanit, sepse ēdo cigare e pirė shkakton njė ngushtim venash. Njė tjetėr armik ėshtė edhe stresi: tensioni i madh nervor mund tė ēojė nė prodhimin e tepruar tė hormoneve tė quajtura katekolaminė, qė po ashtu shkaktojnė ngushtimin e enėve tė gjakut dhe rritjen e numrit tė rrahjeve tė zemrės. Pastaj, vėmendje u duhet kushtuar edhe kileve tė tepėrta. Nė format mė tė lehta tė hipertensionit, rėnia nė peshė mund tė mjaftojė pėr ta ēuar atė nė vlera normale. Nė tavolinė, mė mirė t’i lėsh mė shumė hapėsirė produkteve tė freskėta bimore qė pėrmbajnė pak kalori dhe shumė fibra, tė cilat janė tė pasura me vitamina dhe veprim antioksidues, qė luftojnė dėmtimin e qelizave dhe tė enėve tė gjakut. Pastaj duhet kujtuar se tensioni i lartė dhe mbipesha janė shkaktarėt kryesorė tė kolesterolit tė lartė. Pėrveēse duhet kontrolluar doza e yndyrave, u duhet dhėnė pėrparėsi atyre me origjinė bimore, si vaji i ullirit dhe konsumimi i peshkut, i pasur me omega3. Por, siē e thamė, armiku mė i tmerrshėm ėshtė kripa, sepse kloruri i natriumit priret qė t’i mbajnė lėngjet nė gjak, duke rritur kėshtu punėn qė i duhet tė bėjė zemra pėr tė “shtyrė” gjakun nė organizėm. Duhet evituar kategorikisht qė t’i shtohet kripė ushqimeve dhe tė reduktohet konsumi i ushqimeve tė pasura me tė, si pėr shembull djathėrat e konservuar. Nė vend tė saj mund tė pėrdoren erėza. Studimet e fundit kanė treguar se borziloku, rigoni, rozmarina, pėrveēse i japin shije ushqimeve, favorizojnė mirėqenien e tij. Nė fund aktiviteti aerobik, por edhe noti, vrapi i lehtė, shėtitjet nė ajėr tė pastėr mund tė ndihmojnė nė uljen e vlerave tė larta tek kėta tė sėmurė. Gjithsesi, mjekėt nė tė gjithė botėn pėrballen sot me njė shqetėsim: shumė prej personave me tension tė lartė nuk janė trajtuar si duhet: vetėm njė nė pesė persona tė tillė trajtohet si duhet, edhe pse pi ilaēet e bezdisshme pėr tė gjithė jetėn. “Kėto tė dhėna tregojnė se sa tė rėndėsishme janė terapitė individuale. Gjithsesi, deri sa kjo tė bėhet e zakonshme, duhet tė gjemė zgjidhjen e duhur me ilaēet qė kemi nė dispozicion”, - pėrfundojnė mjekėt. Pėr ta, trajtimi nuk duhet tė ndihmojė vetėm nė uljen e vlerave tė larta, por tė ruajė sa mė shumė tė jetė e mundur enėt e gjakut dhe organet e ndryshme nga dėmtimet e mundshme tė lidhura me kėtė proces.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi