♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Formimi i gurėve nė veshka

Shko poshtė

Formimi i gurėve nė veshka Empty Formimi i gurėve nė veshka

Mesazh nga Love Mon Dec 06, 2010 3:02 pm


Problemet e shfaqura nė veshkė mund tė jenė shumė tė ndėrlikuara sa qė mund tė kėrkojnė edhe ndėrhyrjen kirurgjikale, apo edhe transplantin e saj. Edhe shfaqja e gurėve nė veshka kėrkon trajtim dhe kurim. Por e rėndėsishme ėshtė qė tė njihen shkaktarėt e formimit tė kėtyre gurėve dhe tė shmangen, duke ndihmuar veshkat nė mirėfunksionimin e tyre. Mjekėt dhe ekspertėt e shėndetit kėshillojnė pirjen e ujit dhe tė lėngjeve, pasi janė tė domosdoshme pėr jetėn e njeriut.

Pa ujė njeriu nuk mund tė jetojė. Njė njeri mund tė mos ushqehet gjatė shumė ditėve, por me kusht, qė tė pijė ujė. Marrja e ujit dhe e lėngjeve ėshtė njė domosdoshmėri akoma mė e madhe pėr ata qė vuajnė nga gurėt e veshkave. Trajtimi i tė gjitha llojeve tė sėmundjeve me gurėt nė veshka qėndron nė marrjen e njė sasie tė caktuar lėngjesh. Ky trajtim bėhet nė raport me llojin e gurėve. Sėmundja qė shkakton prodhimin e gurėve quhet Litiazė. Nė rastin e litiazes renale, gurėt prodhohen nga veshkat.

Prania e gurėve shkakton kriza tė dhimbshme

Nė sajė tė urinės, nė trupin tonė eliminohen njė sasi toksinash siē ėshtė ureja, acidi urik, kalciumi dhe “oxalate”-t, njė nga pėrbėrėsit e urinės). Quhet “diureze” sasia e urinės sė prodhuar ēdo ditė. Sa mė shumė pimė lėngje, aq mė shumė urina ėshtė e holluar dhe nė ngjyrė tė ēelet. Nė rast tė kundėrt, kur lėngjet janė tė pakta dhe djersitim shumė, urina bėhet mė e pėrqendruar dhe e errėt. Kur urina ėshtė shumė e koncentruar, ajo ka pėrmbajtje tė lartė tė toksinave, me prirjen pėr t’u kthyer nė formė kristaline nė nivelin e veshkės. Duke u mbledhur njėra pas tjetrės, kristalet formojnė gurėt. Prania e gurėve nė veshka apo nė rrugėt urinare quhet litiaze urinare. Prania e gurėve shkakton kriza tė dhimbshme, kolikat nefrotike si pasojė e bllokimit tė gurėve nė ureter, njė kanal i hollė qė ēon urinėn nė fshikėz. Pėrveē krizave tė dhimbshme, litiaza mund tė keqėsojė gjendjen e veshkave dhe tė rrugėve urinare, tė cilat mė vonė mund tė kenė pasoja tė rėnda pėr shėndetin. Ekzistojnė shumė lloje tė shfaqjes sė gurėve nė veshka, nė varėsi tė natyrės kimike tė toksinave apo mbetjeve nė to. Kėta gurė kanė karakteristikat e tyre tė veēanta, gjė qė lejon identifikimin e tyre.

Diagnoza dhe pėrbėrja e gurėve

Gurėt mund tė pėrbėhen dhe nga minerale tė tjera si magnez, ammonium apo fosfat. Formimi i gurėve shoqėrohet dhe me praninė e njė bakteri, siē mund tė jetė: Klebsiella, Serratia, Proteus, Providencia species; tė cilat transformojnė urenė nė amonium. Me shpesh bėhet fjalė pėr Proteus mirabilis. Shumė persona me gurė nė veshka nuk ndjejnė dhimbj. Ata e kuptojnė veēse kur shohin se kanė hematuri, pra gjak nė urinė, ēka ėshtė shenja kryesore e njė litiaze renale. Pėrveē gurit qė ėshtė shenja e parė dhe klinika tipike, mund tė gjendet dhe prania e gjakut nė urinė pėrmes njė analize me ”letėr reaktive“. Por kjo kėrkon dhe analiza tė tjera plotėsuese, si: ekografia abdominale, e cila vėzhgon veshkat dhe kanalet urinare, ku duket njė zgjerim i “pyelon“-it dhe gropės sė veshkave; radiografia e thjeshtė ose me tomografi; urolografia ndėr-venoze; skaneri; etj.

Simptomat e shfaqura te tė sėmurėt me gurė nė veshka: Sistemi tretės: Anoreksi, pėshtjellim, tė vjella. Gjaku: hemorragji si pasojė e keqfunksionimit tė trombociteve

Humbja e aftėsisė tė veshkave pėr tė rregulluar pėrqendrimin. Urinės. Anemia ėshtė pasojė e mosprodhimit tė eritropoetinė. Djersitje e vazhdueshme. Fryrje e trupit

Ethe. Dobėsi. Urinė e turbullt me erė tė keqe. Temperaturė.

Gurėt nė veshka nuk janė gjithmonė tė trashėguar

Specialistėt qė merren me sėmundjet e veshkave, deklarojnė se shfaqja e shqetėsimeve nuk ėshtė gjithmonė e trashėguar. Madje ata kanė vėnė re se pjesa mė e madhe e personave qė kanė probleme me veshkat dhe kryesisht me gurėt nė veshka, vijnė nga prindėr qė kurrė nuk i kanė ndjerė shqetėsimet, madje pavarėsisht moshės nė tė cilėn ndodhen, veshkėn e kanė organin mė tė shėndetshėm. Ajo ēfarė specialistėt u rekomandojnė tė gjithė prindėrve, nė kėtė rast ėshtė njė dietė e ekuilibruar qė nė ditėt e para tė lindjes sė fėmijės, madje ajo duhet tė nisė qė nė barkun e nėnės. Pikėrisht nė kėtė kohė nis edhe dėshira e fėmijės pėr kripė, lėngje, ėmbėlsira etj. Nisur nga kjo, specialistėt e nefrologjisė (mjekė tė sėmundjes sė veshkave), rekomandojnė qė nė ushqimin e pėrditshėm tė ketė sa mė shumė lėngje, supėra dhe fruta.

Nevojat pėr kalcium dhe formimi i gurėve

Njė sasi e pamjaftueshme e kalciumit favorizon krijimin e gurėve oxalo-kalcikė, prandaj lind nevoja e njė ushqimi tė ekilibruar. Nėse njė person merr shumė kalcium, kjo lėndė do tė jetė me shumicė nė urinė, ēka sjell formimin e gurėve oxalatė tė kalciumit. Nga ana tjetėr duhet konsumuar shumė kalcium pėr tė penguar absorbimin nga zorrėt tė oxalatės. Pra pengohet qė tė gjenden nė urinė shumė oxalatė, ēka do tė shkaktonte krijimin e gurėve tė oxalate-kalciumit. Edhe tepria nė tė ushqyer mund tė shkaktojė nė vetvete njė gur kalcik, duke shtuar absorbimin e kalciumit nga zorrėt. Megjithatė, me shpesh ato veēse favorizojnė shfaqjen e njė litiaze tė personat e predispozuar. Duke qenė se ushqehen njėlloj, 10 pėr qind e popullsisė perėndimore janė tė prekur nga litiaza.

Dieta pėr personat qė vuajnė nga gurėt ne veshka

Pas pėrcaktimit tė saktė tė diagnozės sė gurėve nė veshka, i sėmuri trajtohet me analgjezikė tė lehtė dhe anisperistatike me efekt jo tė fortė. Atij i jepen lėngje tė ngrohta dhe i rekomandohet bėrja e banjave nė vaske me ujė tė vaket. Uji i ngrohtė ēliron tek ai i sėmuri rrugėt urinare. Pėr tė lehtėsuar dhimbjet pėrdoren disa lloj ilaēesh, tė cilat jepem vetėm me rekomandimin e mjekut. Sidoqoftė ėshtė e kėshillueshme qė pas ēdo urinimi tė shoqėruar me gjak tė pėrdoren dizinfektantė gjatė njė jave. Po kėshtu rekomandohen ushqime tė lehta, supa me zarzavate, lėngje frutash, ēajra tė ndryshme, etj. por njėkohėsisht duhet qė i sėmuri tė lėvizė. Pacientėt qė kalojnė njė kolike renale ėshtė mirė tė bėjnė vazhdimisht analiza tė urinės.

Faktorėt qė ndikojnė nė formimin e gurėve nė veshka

Guri nė veshkė ėshtė njė masė e fortė, qė ndodh kur pėrbėrėsit e kalciumit ose kimikate tė tjera nė urinė, formojnė kristale qė ngjiten sė bashku. Kėto kristale, rriten dhe formojnė gurė, tė cilėt luhaten nga njė kokėrr gruri nė njė top golfi. Disa milionė amerikanė, shumica mes moshės 20 dhe 40, trajtohen ēdo vit pėr gurė nė veshka. Gurėt nė veshka janė mė tė zakonshme tek burrat, dhe mė saktėsisht, katėr nė pesė raste, kanė gurė nė veshka. Normalisht, urina pėrmban substanca qė parandalojnė formimin e kristaleve. Megjithatė, kjo nuk funksionon pėr tė gjithė. Disa nga faktorėt qė kontribuojnė nė formimin e gurėve tek njerėzit e prekshėm janė: marrja e pakėt e lėngjeve, infeksione kronike nė rrugėt urinare, keqpėrdorim i disa mjekimeve, bllokim i rrugėve urinare, etj.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi